• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Studiuesi arbëresh dhe fotoja e fundit e Fishtës në arkivin e familjes Kamsi e shoqëruar me një letër

Vinny nga Vinny
31 Maj, 2025
Në Kryesore, Kultura
0
Studiuesi arbëresh dhe fotoja e fundit e Fishtës në arkivin e familjes Kamsi e shoqëruar me një letër
0
NDARJET
23
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

FRANO KULLI/ Studiuesi arbëresh Alessandro Serra (Spezzano Albanese 1912 – Romë 2000), na ka lënë të skicuar njërin prej portreteve më të bukur letrar të Fishtës. Me mjeshtri të përkorë e me një respekt e vlerësim dehës përshkruan një episod të pjekjes së tij me “Poetin e madh shqiptar”- cilësor me të cilin ai e titullon shkrimin e tij. Zjarrmia e dëshirës për ta njohur poetin i vjen, sikurse ai e kumton, mbasi kishte lexuar kryeveprën e tij “Lahutën…”

Duhet të ketë qenë vera e vitit 1938, autori gazetar, asokohe gjendej në Tiranë. ”Në shtëpinë e Nush Gjokës, në rrugën Tafaj, në orët e nxehta të gjumit të drekës, poshtë gjetheve të fikut që lëshonin hije, lexova atë verë “Lahutën e Malcis”, kryevepër e Fishtës”. Kërshërinë për ta njohur e takuar autorin, që i lind ç’prej asohere, duket se do t’ia sjellë rasti kur Fishta gjindej në Romë, në ceremoninë rituale të zgjedhjes së tij në Akademinë Italiane, në majin e vitit 1939. Edhe ai ndodhej në Romë ato ditë, por…kërshëria mbeti pezull, rasti nuk e solli takimin. Do të jetë tetori i vitit 1940, kur ai gjindet prapë në Tiranë. Asokohe jepte mësim në liceun e Shën Dhimitër Korones (në Kozencë) dhe u thirr nën armë , në Komandën e Armatës së Tiranës… Nuk vonon e niset për në Shkodër në përmbushje të dëshirës së vet. Katër hapa larg i duket Shkodra…E mandej, mrekullohet prej takimit të asaj ditë. Kah fundi i takimit…” ju luta t’i bëja një fotografi me aparatin tim, të cilën e shkrepa me gëzim të madh.”…

Ajo foto, gjindej në arkivin e familjes Kamsi e shoqëruar me një letër, shkruar me 18 prill 1994, dërguar Willy Kamsit, ambasadorit tonë pranë Selisë së Shejtë, dhuruar bujarisht Bibliotekës Françeskane. Gjithashtu, nuk dimë se prej atij tetori e deri sa mbylli sytë, të ketë foto tjetër, ase thënë më saktë, nuk është publikuar ndonjë foto tjetër e Poetit, prej asnjërit prej biografëve bashkëkohës. Po edhe shkrepësi i fotos në fjalë, shprehet gjithashtu se ajo është e fundmja foto në gjallje të Poetit. Kurse shkrimin e gjejmë të publikuar për së pari në vitin 1971. (Serra, Alessandro-titolo: A Scutari con p. Fishta il, grande poeta albanese-pubblicazione: Roma, s.e.[ sensa editore] 1971- Descizione fisica: 3 p.)

NË SHKODËR ME AT FISHTËN, POETIN E MADH SHQIPTAR [1]

Nga treshja e poetëve të mëdhenj shqiptarë – Jeronim De Rada, Naim Frashëri e Gjergj Fishta- ishte gjallë më i madhi, françeskani At Gjergj Fishta, i cili banonte në Shkodër, në Kuvendin e Urdhrit të tij. Në atë kohë unë ndodhesha në Shqipëri, në periudhën e luftës që i ndryshoi faqen popujve e kontinenteve. Ishte një verë e bukur. Në Tiranë dielli ishte i fortë; shtëpitë shëmbëllenin me ato të Lindjes: të ëmbla dhe të freskëta. Në fshatra frynin fllade lumenjsh, ultësira mbytëse, të populluara nga dele e lopë të kuqërremta.

Në shtëpinë e Nush Gjokës, në rrugën Tafaj, në orët e nxehta të gjumit të drekës, poshtë gjetheve të fikut që lëshonin hije, lexova atë verë Lahutën e Malcis, kryevepër e Fishtës. Dhe më befasoi forca lirike dhe epike, me të cilat poeti nxiste burrat dhe shfaqte pjesë të mjedisit malor, si dhe klima historike dhe e nxehtë, që nisi në vitin 1878 dhe përfundoi më 1912, kur shqiptarët u bënë ballë luftërave të furishme kundër serbëve e turqve.

Leximi i kësaj kryevepre më ngjalli dëshirën për të njohur autorin, dëshirë, e cila zë fill në maj të vitit 1939, kur At Fishta ishte zgjedhur akademik i Italisë. Kishte ardhur në Romë për ceremoninë rituale. Në atë kohë isha edhe unë në Romë, por nuk m’u dha mundësia ta shoh poetin e madh françeskan. Tashmë, ndodhesha në Shqipëri, katër hapa larg Shkodrës, domethënë nga banesa e At Fishtës dhe, më në fund, munda të përmbush dëshirën time. Rastisa në muajin tetor, përpara se lufta të prekte këto zona. Udhëtoja me automobil, në shoqërinë e një familjeje myslimane, që po shkonte në një ceremoni dasme. Pas meje, gratë bisedonin qetësisht, sikur murmurisnin lutje. Para meje, një adoleshent i paduruar këndonte herë pas herë nën zë një këngë që shprehte angështinë e luftës. Ishte e trishtë në nota. Sa e bukur ishte rruga dhe akoma më i bukur peizazhi! Ishte e mrekullueshme ajo ditë e kthjellët vjeshte! Pas një rruge në fusha kaluam në Lezhë, u ngjitëm përgjatë Drinit dhe mbërritëm në Zadrimë, në shtëpinë ku kishte lindur Fishta, në shtëpinë e poetit.

Më pas, kaluam nëpër fshatin e Barbullushit dhe Bushatit dhe sërish lundruam anës Drinit: të gjitha vendet ishin të mbushura me kujtime historike e legjenda magjepsëse. Në fund, mbërritëm në Shkodër. Në kasollet e vjetra, njerëzit rrekeshin mes barakash e stallash, në të cilat shisnin lloj-lloj sendesh; na thoshin se ishim në pazar, në një cep të Lindjes. Para nesh, në të djathtën tonë shtrihej një lumë: ishte Buna. Përtej lumit, një kodër historike ngrihej si në qiell, e zhveshur, Taraboshi. Kodra e lumenj kishin qenë për shekuj teatro luftërash të përgjakshme ndërmjet shqiptarëve, serbëve dhe turqve, por rrjedha e lumit derdhej mizorisht dhe e përgjumur, e dukej sikur simbolizonte kohën që shkatërron kujtimet. Zbrisja në shesh e përshëndesja. Gratë përgjigjeshin me vështrime tinëzare. Një shqiptar bujar më shoqëroi në kuvendin e françeskanëve. Ishte një ndërtesë e vjetër, prej shekujsh, thuajse e maskuar nga koha. Një murg i ri më përcolli në korridorin e kuvendit, ku kundërmonte erë myk, gëlqere dhe temjan. Ndaluam në një qeli dhe murgu trokiti. – Hajde! – gjëmoi një zë pak i ngjirur. Udhërrëfyesi u zmbraps dhe papritmas, u shfaq një tryezë e madhe, pas së cilës ndodhej një murg i vjetër, me fytyrë të freskët e të rrumbullakët.

Më përshëndeti i buzëqeshur: më në fund, ishte At Fishta! U ngrit, duke çuar krahët e tij të fuqishëm, më zgjati dorën dhe më ftoi të ulesha; u ul edhe ai. Më pas, me një shqipe të rrjedhshme, më ftoi të pija duhan. E ndezi cigaren e tij duke e dredhur. At Fishta ishte atëherë 69 vjeç, por nuk tregonte as gjashtëdhjetë. Megjithëse tryeza fshihte një pjesë të trupit të tij, struktura e bustit, e kokës dhe e krahëve ravijëzonin një personazh të veshur mirë e madhështor. Shikim i gjallë, shprehës, nën ballin e gjerë e pa rrudha. Fytyra e pastër, e trëndafiltë; fjala e peshuar, gjesti i ngadaltë e i sigurtë, zbulonin një murg të regjur në studime dhe meditim. Është malësori ekspert në përshkrimin e burrave dhe luftërave. Mbante veshur një zhgun të ri, të errët, në të cilin, në vend të vrimës së një kopse, spikaste distinktivi i Akademisë së Italisë. Mbi tryezë kishte letra e libra, jo në një përsosuri rregulli, por as edhe çrregullt. Në të majtë i varej një kryq. Qela nuk ishte e madhe, megjithëse e rehatshme, e ndriçuar dhe e qetë. Dy dritare nga kopshti shquanin një fik të bukur, që shkëlqente në diell dhe ndër gjethet e pemëve frutore, disa harabela çukitnin fshehurazi, duke lëvizur herë – herë mbi kryet tanë. Nuk e dinin që ai fik u përkiste bijve të Shën Françeskut!… Mbi tryezë, poshtë syve, at Fishta kishte një dorëshkrim, në të cilin po bënte disa korrigjime.

Përfitova nga rasti ta pyesja:

-Një tjetër vepër si Lahuta?

-Jo, është një tragjedi me shije klasike – m’u përgjigj poeti.

-Shkëlqyeshëm! – komentova – Nga Shqipëria antike në Greqinë klasike, hapi është i shkurtër.

Në këtë përfundim mbërritëm, kur u ndalëm pak në argumentin më të rëndësishëm, në Lahutën e tij të Malcis:

– Për sa i përket gjuhës, – shtova – dikush ka vërejtur se ju përdorni shumë fjalë serbe e turke.

– Gabim: – saktësoi poeti – . Si nevojë shprehjesh më është dashur të përdor fjalë që nuk gjejnë përgjigje në gjuhën tonë. Por, përdor një shumë të madhe fjalësh dhe mënyrash që i ka vetë gjuha shqipe, që flitet në male, ku edhe zhvillohen luftërat e malësorëve tanë. Në këtë qasje u shpreh At Fishta:

– Nëse dikush dëshiron të hulumtojë – shtoi – të shkruajë menjëherë në gazetë e të vërë firmën!

Pastaj, e drejtoi bisedën rreth veprës së tij satirike, fetare, oratorike, sepse At Fishta ishte edhe një orator i madh, i shenjtë. E, duke biseduar, u ngrit ngadalë, shkoi pranë bibliotekës, mori një kopje të “Lahutës së Malcis” dhe e vendosi mbi tryezë; e zgjati penën në faqen e parë dhe shkroi. Ma dhuroi librin dhe buzëqeshi prej kënaqësisë së tij dhe prej buzëqeshjes sime mirënjohëse e plot vlerësim.

Pashë orën: kishte kaluar më shumë se një orë. Sa shpejt kalon koha me burra mendjendritur si At Fishta! Iu luta t’i bëja një fotografi me aparatin tim, të cilën e shkrepa me gëzim të madh. Kur u ndamë, poeti më ftoi ta vizitoja sërish. I mallëngjyer, i premtova, dhe ai, duke u ngritur me vështirësi më zgjati dorën dhe më shoqëroi drejt daljes. Në fund të shkallëve, u ktheva. At Fishta qëndronte ulur si një statujë, por një statujë e buzëqeshur, që ngrinte krahun të më përshëndeste e më ftonte ende të kthehesha sërish.

Kohë më vonë, në janar të ‘41, u riktheva në Shkodër, por At Fishta nuk ishte më! Vdekja e kishte marrë pak ditë më parë, më 30 dhjetor, dhe fotografia që i kisha bërë dhe që kishte dalë vërtet e bukur ishte e fundit e poetit të madh shqiptar. Nga Buna atë ditë dilte ngadalë një mjegull e lehtë dhe e squllët, e cila mbështillte Taraboshin dhe pushtonte rrugë e shtëpi. Njerëzit lëviznin ngadalë e të heshtur si në një varrim. Dukej sikur natyra, me njerëzit e gjithçka të saj merrte pjesë në zinë e Shqipërisë, për vdekjen e poetit të fundit të madh të kombit.

[1] Shkrimi është përkthyer nga: Erla A.Velaj, Titulli në origjinal: A Scutari con p. Fishta il grande poeta albanese

Etiketa: fishtafotografiafunditpoetishkrimtarishqiptar
Shkrimi Mëparshëm

I hapi derën gjatë luftës së Kosovës, gruaja nga Tirana takohet pas 26 vitesh me vajzën nga Peja

Shkrimi Vijues

Shpallen fituesit e konkursit për monumentin e Skënderbeut në Ulqin…

Shkrimi Vijues
Shpallen fituesit e konkursit për monumentin e Skënderbeut në Ulqin…

Shpallen fituesit e konkursit për monumentin e Skënderbeut në Ulqin…

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

24 Janar, 2026
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

24 Janar, 2026
Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.