E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Struktura e kishës dardane më të madhe në Ballkan me absidë të veçantë e mozaik shumëngjyrësh

17 Gusht, 2024
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Strukturat e ndërtesës kanë shenjat e kohës dhe dëmtimi nuk është i vogël. Njashtu edhe në rastin e mozaikëve. Por deri tash të paktën në një rast, mozaikët shpërfaqin qartë artin dhe dedikimet e kohës. Një figurë zogu dhe fontana me ujë janë punuar kujdesshëm përderisa pjesën më të madhe të zogut në anën tjetër të fontanës e ka bjerrë koha. Një grup i madh arkeologësh e punonjës të tjerë shkencorë janë duke punuar për të zbuluar strukturat e kishës. Kuadro të Universitetit të Prishtinës, Institutit Arkeologjik të Kosovës, “Ecole Normale Supérieure” nga Parisi dhe “La Sapienza” të Romës janë aty, duke përfshirë edhe kuadro të vendeve të tjera.

Zgjerimi i gërmimeve arkeologjike në strukturën kishtare më të madhe të zbuluar deri më tash në Ballkan, ka nisur të nxjerrë të mëdha të reja për objektin sakral. Bazilika paleokristiane në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës ka specifika që ngjajnë me ndërtesa të tilla të asaj kohe. Deri më tash mund të krahasohet me një kishë në Cariçingrad të Serbisë dhe një tjetër në Ravena të Italisë. Arkeologë vendës e ndërkombëtarë prej ditës së 10-të të korrikut janë bashkuar rreth 700 metra në lindje të parkut arkeologjik “Ulpiana”. Saktësisht në Justiniana Secunda.

Motivet e pagëzimit

Gërmimet e deritashme kanë zbuluar pjesë shumëngjyrëshe të mozaikut që shpërfaq figura gjeometrike, zogj e fontana uji. Bëhet fjalë për pjesën e baptisterit, ose pagëzimores. Strukturat e ndërtesës kanë shenjat e kohës dhe dëmtimi nuk është i vogël. Njashtu edhe në rastin e mozaikëve. Por deri tash të paktën në një rast, mozaikët shpërfaqin qartë artin dhe dedikimet e kohës. Një figurë zogu dhe fontana me ujë janë punuar kujdesshëm përderisa pjesën më të madhe të zogut në anën tjetër të fontanës e ka bjerrë koha. 

Një grup i madh arkeologësh e punonjës të tjerë shkencorë janë duke punuar për të zbuluar strukturat e kishës. Kuadro të Universitetit të Prishtinës, Institutit Arkeologjik të Kosovës, “Ecole Normale Supérieure” nga Parisi dhe “La Sapienza” të Romës janë aty, duke përfshirë edhe kuadro të vendeve të tjera. Financimi bëhet nga Bashkimi Evropian. 

Christophe Goddard, i cili është përfaqësues i “Ecole Normale Supérieure” nga Parisi dhe drejton laboratorin “Aoroc”, ka shpjeguar se kanë të bëjnë me mozaik të bukur me zogj dhe fontana që janë simbol i baptizmit. I ka përshkruar si gjetje elegante. 

“Mendojmë se mozaiku duhet të jetë i qasshëm për publikun. Duhet të gjendet mënyra që të bëhet një konsolidim dhe mbrojtje e saj, në mënyrë që kur ka vizitorë, të zbulohen mozaikët”, ka thënë ai.
Arkeologu Arben Hajdari, njëherësh profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se është një kompozim me motive gjeometrike dhe pastaj me zogj, fontana, shporta dhe elemente të tjera të cilat janë karakteristike për këtë periudhë, fazat e hershme të krishterimit. 

“Pra, është diçka e zakonshme që e gjejmë. Por për nga motivet, kompozimi është një mozaik cilësor, gjë që është e shpjegueshme për faktin që është destinuar për një bazilikë madhështore çfarë ka qenë kjo. Pra një bazilikë peshkopale”, ka thënë ai.

Rikonstitum digjital i kishës ku po punohet bazuar në zbulimet e deritashme punuar nga arkitekti E. Follain (MAFKO/IPA EU) 

Absida e veçantë

Gjatë ditës së premte ka vazhduar puna për të zgjeruar gërmimet. Sipas të dhënave që posedojnë arkeologët deri më tani, është zbuluar veç një e treta e saj. Arkeologu francez, Goddard, ka treguar se gjëja e parë që donin të bënin është që të gërmojnë në absida. 

“Kemi gjetur një absidë shumë interesante dhe origjinale që nuk është bërë me gjysmë rreth, por është nga tri mure, si një trekëndësh. Kjo është interesante pasi është dukuri që e gjejmë në arkitekturën e vonë bizantine. Shembulli i parë është ai i kishës në Cariçingrad, tash në Serbi, por hapësirë në provincën Dardane në antikitetin e vonë në kohën e Justinianit”, ka treguar ai. Sipas tij, në këtë rast mund të nxirret edhe një konstatim. 

“Mund të themi se kjo është kisha e parë në botën romake që prezanton sistemin e absidave me tri mure që janë me gjysmërreth nga brenda, por jo edhe nga jashtë, gjë që e bën këtë ndërtesë më të famshme sesa që është”, ka thënë Goddard.  

Sipas tij, çfarë bën përjashtim te kjo ndërtesë, pasi gjithnjë ndërtesat e asaj kohe janë punuar me përzierje të tullave dhe gurit, në këtë rast, pjesa kryesore e kishës është e ndërtuar me tulla. “Kjo i ngjan kishës Sant’Apollinare Nuovo në Ravena. Në këtë rast ka përmendur kishën ikonike që daton prej vitit 504 në qytetin bregdetar të Italisë.  Ka thënë se edhe elementet e dekorit e japin këtë. 
“Tash duhet të shohim shtrirjen nëse i ngjan më shumë asaj në Cariçingrad apo asaj në Ravena. Aktualisht kemi vetëm të dhënat e incizimeve gjeofizike. Shpresojmë që në shtator të vazhdojmë pasi të përfundojnë proceset administrative të shpronësimit. Por mendoj që në fund të verës së ardhshme të kemi të zbuluara krejt strukturat”, ka thënë ai. Incizimet gjeofizike kanë treguar në fund të 2019-s se arkeologët do të kenë të bëjë me një kishë të madhe, 78 metra të gjatë dhe 23 të gjerë, që është më e madhe se katedralja ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë. Krahas kishës ishte një shtëpi e madhe 40 me 40 metra.

Zgjerimi i gërmimit

Ana perëndimore e hapësirës ku po gërmohet ka pjesën më të madhe të objektit sakral. 

Arkeologu Arben Hajdari, ka thënë se këtë vit janë të shtrënguar në kuptimin e zgjerimit, shkaku se prona në atë anë është ende private dhe nuk është arritur marrëveshje për shfrytëzim.  

“Jemi zgjeruar për disa metra në drejtim të lindjes dhe perëndimit me qëllim që të ndjekim planimetrinë e shtrirjes së bazilikës. Pastaj kemi arritur të negociojmë me njërin nga pronarët në lindje dhe jemi zgjeruar andej, duke parë limitet e bazilikës në atë anë. Trupi kryesor shtrihet në perëndim. Besoj se nga shtatori do ta kemi të mundshme atë pas shpronësimit dhe ta zbulojmë krejt planimetrinë e bazilikës”, ka thënë ai. Kjo çështje pritet të zgjidhet shpejt.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, të 216-n me radhë, Qeveria ka autorizuar institucionet që të bëjnë pagesat për parcela. 

“Plotësuar dhe ndryshuar vendimin përfundimtar nr.05/188 të datës 14 shkurt 2024. Me miratimin e këtij plotësim-ndryshimi, Departamenti i Shpronësimit do të ketë mundësinë që të realizojë pagesën për pronat e shpronësuara për projektin ‘Mbrojtja dhe menaxhimi i trashëgimisë kulturore: Konservimi dhe investimi në lokalitetin arkeologjik Municipiumi Ulpiana – Justiniana Secunda’, që njëherësh është pjesë e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme”, shkruhet në njoftimin e Qeverisë, ku bëhen të ditura vendimet e marra. Njëjtë shkruhet edhe për lokalitetin arkeologjik të Dresnikut.
Paraprakisht, Qeveria në shkurt për lokalitetin e Ulpianës dhe në dhjetor për atë të Dresnikut kishte marrë vendimet përfundimtare për shpronësim. “Ulpiana” është aseti më reprezentativ i shekujve të parë në këto anë, e njëkohësisht monumenti më i vizituar në Kosovë. Prej vjeshtës së vitit 2016, aty gjendet edhe parku arkeologjik “Ulpiana”, i vetmi i tillë në vend. Shteti vazhdimisht paguan qira vjetore për pronat private që shfrytëzon në këtë lokalitet. Aktualisht në vit paguhen rreth 6 mijë euro. Në rastin e Ulpianës bëhet fjalë për shpronësim të 21 hektarëve.

Foto e kishës Sant’Apollinare Nuovo në Ravena, e cila daton nga viti 204 dhe bazuar në zbulimet e deritashme është prej versioneve më të përafërta të kishës që në Justiniana Secunda qe ndërtuar nga perandori Justinian

Lidhja e perandorit Justinian me lokalitetin

Në punimet e realizuara vjet, në strukturat e kishës mbi mozaikun me motive të ndryshme është hasur në mbishkrimin latin. Megjithëse shkaku i sigurisë dhe studimit të mëtejmë janë publikuar vetëm segmente të mbishkrimit, aty qartësohet se ishte perandori Justinian ai i cili personalisht ka iniciuar ndërtimin e qytetit Justiniana Secunda. Mbishkrimi gjendet në zonën qendrore të kishës, hapësirë që është parë nga të gjitha anët e objektit të kultit. Ky perandor ka sunduar prej vitit 527 deri më 565, gjë që merret edhe si e dhënë e kohës së ndërtimit të kishës dhe qytetit Justiniana Secunda pas rrënimit nga tërmeti të Ulpianës ose Justiniana Primas më 518.  

Në tre hektarë vizitorët qysh nga viti 2016 – kur një pjesë e lokalitetit u shpall park arkeologjik – mund të shohin shumë struktura e gjetje. Në sektorin e parë të Parkut gjenden banja romake, tempulli e bazilika e fortifikuar me katër kulla. Por, e gatshme për t’u parë është vetëm një kullë. I dyti përbëhet nga vila suburbane apo vila periferike, përkatësisht nga rrënojat e mureve të një krahu të vilës, që pas gjysmës së shekullit I hapësira është shndërruar në varrezë dhe tash quhet nekropoli verior. E sektori i tretë ua ofron vizitorëve bazilikën episkopate, që ndryshe quhet edhe katedrale. Është kompleks i madh kishtar i periudhës së antikitetit të vonë, ndërtim paleokristian./koha

Etiketa: ballkandardanekishemozaikshumengjyreshstruktura
Shkrimi Mëparshëm

I përjetshmi, martiri i gjuhës shqipe Petro Nini Luarasi 

Shkrimi Vijues

“Më mirë vdekje e lirë se sa turp dhe robëri”/ Çfarë shkroi Mit’hat Frashëri për Sulin dhe suljotët në vitin 1912: Ata njerëz trima a e dinë se janë shqiptarë?

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
“Më mirë vdekje e lirë se sa turp dhe robëri”/ Çfarë shkroi Mit’hat Frashëri për Sulin dhe suljotët në vitin 1912: Ata njerëz trima a e dinë se janë shqiptarë?

“Më mirë vdekje e lirë se sa turp dhe robëri”/ Çfarë shkroi Mit’hat Frashëri për Sulin dhe suljotët në vitin 1912: Ata njerëz trima a e dinë se janë shqiptarë?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist