E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Si mund të arrihet zgjidhja afatgjatë dhe shpresëdhënëse për jetët e Shqipërisë dhe shqiptarëve?

31 Maj, 2021
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

Mirëqenia, ky koncept kaq shpesh i ngatërrueshëm me pasurinë, duket sikur troket në dyert e shumë shqiptarëve, por jo në derën e madhe të Shqipërisë…

Sipas të dhënave të bëra publike nga Eurostat,  Shqipëria qëndron shumë poshtë nivelit të pagave edhe krahasimisht me vendet e rajonit thuajse për të gjithë sektorët, me një pagë mesatare prej 440 euro në vitin 2020, teksa në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor paga mesatare kapërcen 600 euro.

Përse nuk përparon si në Europë ekonomia shqiptare?

Në ekonominë shqiptare duket se është rrënjosur tashmë një standard. Sipërmarrësit e të gjitha niveleve, punojnë prej kohësh me dy balance financiare në bizneset e tyre. Duke gjeneruar të ardhura më të larta se ato që deklarojnë në shtet e mbi të cilat tatohen.

Kësisoj ata nuk vjedhin vetëm shtetin, për të cilin nuk kam ndonjë merak të majmur, pasi vetë ai, [Shteti] abuzon në mënyrë faktike me mjete financiare publike… Por le të anashkalojmë këtë për momentin.

Pra sipërmarrësit, duke dubluar bilancet e tyre, jo vetëm shtetin e vjedhin, duke enjtur informalitetin, por më kryesorja, punëtorët e tyre i mbajnë në punë me rroga minimale. Ky është edhe ngërçi, kjo është kleçka kryesore, pse nuk funksionon si në Europë, ekonomia shqiptare. Ky vend nuk do jetë kurrë si Europa, për aq kohë sa shtresa e mesme, e cila përbën masën, të mos vlerësohet financiarisht, siç e meriton, ose më saktë, aq sa vlerësohet në rajon ose Europë, kjo shtresë.

Rritja e pagave të masës së të punësuarve, është një detyrim që të gjithë së bashku e kemi mbi të gjitha ndaj këtij vendi. Këtu gjejmë edhe treguesin e kujdesit dhe përkrahjes që shteti ka ndaj shtetasve. Që ky vend të mos shndërrohet në parajsën e skllavopronarëve modern, siç edhe po vihet re.

Sepse për një rini ambicioze dhe përgjithësisht me talente si e jona, është dekurajuese një rrogë që nuk justifikon jetesë normale.

Në vendin tonë, statistikat tregojnë qartë se përgjithësisht sipërmarrësit gjenerojnë minimalisht, sa të ardhurat për frymë, të punëmarrësve në vendet e zhvilluara të Europës.

Për këtë arsye shumë individë, parapëlqejnë të kenë një aktivitet tregëtar të tyren, se sa të punojnë në aktivitetin e dikujt tjetër. Kjo edhe për arsye se sipërmarrësve u është dhënë dorë e lirë, për të bërë me punëmarrësin si të duan, financiarisht.

Pikërisht kjo duhet të ndryshojë. Mbi të gjitha në të mirë të vendit. Për të krijuar një të ardhme solide dhe shpresëdhënëse.

Shumëkush mund të mendojë se kjo është diçka e pamundur dhe se vetë pronarët nuk gjenerojnë aq shumë, sa të mund të paguajnë punëtorët me rroga të larta. Kapitalizmi cilësohet i egër saktësisht për këtë arsye. Kapitalistët duhet të kenë performancë të kënaqëshme deri në pikën që të jenë të kënaqur funksionarët e shtresave të ndryshme të sipërmarrjes. Përndryshe rrezikon mbylljen si aktivitet.  Kjo do ishte ideale, por të paktën të mos i trokitet në derë mbijetesës. Në këtë rast është e nevojshme ndërhyrja e atij që është zgjedhur si rregullator. Shteti!

Nëse një subjekt tregëtar s’ka të ardhura për të paguar mirë punëtorët, atëherë nuk ka pse “të marrë në qafë” profesionistë familjarë, ose nevojtarë, duke u konsumuar kohën dhe uzurpuar shpresën për të ardhmen.

Për këto subjekte duhen masa, ose një reformë e detyruar me sanksione serioze. Pasi kjo është një kundravajtje në kurriz të punëtorit. Ndërsa subjektet që i fshehin të ardhurat e tyre, do të detyrohen, të rishpërndajnë një pjesë të kapitalit të tyre, pasi realisht ky vend Europë nuk bëhet vetëm me fjalë. Por me norma të forta, me ligje të vëna në vend me ndërgjegje.

Të gjithë qytetarët kanë të drejtën e  dinjitetit. Të drejtën e jetës. S’mund t’i lihet më gjatë dorë e lirë punëdhënësve të papërgjegjshëm dhe konkurencës së padrejtë. Sepse kjo konkurencë e padrejtë, i intimidon punëmarrësit që të pretendojmë më shumë e të ankohen. Pasi mund të rrezikojnë vendin e punës, të cilin e humbasin arbitrarisht, me një të rënë të lapsit. Sepse të drejtat e punëmarrësit nëpërkëmben haptazi dhe ky nuk është një sekret. Duke pasur prurje, në dukje pafund, sidomos në kryeqytet dhe zonat rreth tij, nuk është për tu habitur që punëdhënësi të gjej një zëvendësim shumë shpejt dhe me më pak rrogë.

Është anomali shoqërore, që ç’do qendër banimi të jetë, deri në katin e tretë të banimit, qendër biznesi. Kjo pasi shqiptarët preferojnë sipërmarrjet për të jetuar më mirë.

Çdo cep një lokal, një farmaci, një furrë buke…Është anormale dhe shterruese për një ekonomi që pretendon të rritet. Është anti-civilizim dhe anti të ardhmes.

Shumë të rinj e të reja, familjarë, preferojnë të punësohen në instancat e administratës shtetërore, që të mund të trajtohen njerëzisht dhe kjo duket qartazi që i volit “Shtetit”. Pasi ky i fundit, duke i ofruar punë, i nënshtror politikisht dhe i shndërron në militantë ose elektorat. Në bazë të një kontrate të pashkruar askund, por që në Shqipëri zbatohet me përpikmëri dhe pafytyrësi, gjerësisht.

Kjo është tragjike. Që të kesh pak pavarësi, duhet të heqësh dorë nga shumë liri! Kjo mendësi duhet të çrrënjoset, nëse duam të projektojmë të ardhmen në këtë vend.

Teoria moniste e “Njeriut tonë të ri” po realizohet edhe pse mbi norma dhe standarde të paparashikuara.

Koncepti i “Njeriut tonë të ri” le të shprehemi kështu, ndahet në dy nëngrupe. Grupi i parë është ai tradicionalisti, konformist deri në vetrrafshim. Ndërsa grupi i dytë është ai që sheh errësirë dhe shëmti kudo e thjesht uron ta braktisë këtë vend një orë e më parë.

Sidoqoftë… diçka duhet pasur parasysh më shpesh:

Në qoftë se ti shikon të bukurën dhe të mirën ngado, ajo është pasqyrim i të bukurës që ke brenda vetes. Nëse shquan shëmtirën dhe të keqen kudo, sërisht po sheh mbi të gjitha shëmtinë brenda vetes.  

Shkrimi Mëparshëm

Legjenda shqiptaro-amerikane Anthony Athanas, që i dha famë Shqipërisë në mbarë botën

Shkrimi Vijues

Llalla: Ambasadorja e BE më kërkoi që të arrestoja Berishën

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

Llalla: Ambasadorja e BE më kërkoi që të arrestoja Berishën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist