Një kontribut të madh për krijimin e themeleve të kishës ortodokse shqiptare të pavarur nga shovinizmi grek , luajti Petro Nini Luarasi, i pari emigrant politik shqiptar në ShBA dhe themeluesi i te parave shoqeri ortodokse shqiptare”Pellazgu” e “Malli i Memedheut”.
Ja disa indikacione për aktivitetin e tij si besimtar ortodoks i shquar shqiptar ne kurorezimin e FanNolit prift e meshën e pare ku Petro Nini qe psallt ( gjithnjë ortodoks)
Gazeta Kombi, 10 janar 1908
“Zgjedhjet e shoqërisë Besa-Besë ( ku u diskutua edhe per një prift shqiptar)
Folën Kristo Dako dhe FanNoli …Pas priftit Jakob që bëri të njohur se arkipeshkopi rus Platoni do të ndihmojë, z.Petro Luarasi me një fjalë të shkurtër rrëfeu mirënjohjen që do të kenë shqiptarët në kishën ruse porsa të ndihmojë të fillojë kisha shqip. Kështu mbetën të gjithë të kënaqur e plot gëzim nga kjo.’’
Nga një rekord zyrtar i marrë nga arshiva e zyrës civile Hudson, të botuar më vonë në Kalendarin e botës, 1939
‘’U mbajt një mbledhje tjetër e cila zgjodhi një komision që të kërkojë kandidaturën e një shqiptari për prift. Dhe kandidatë ishin dy: Fan Noli nga Bostoni dhe Petro Luarasi nga Klintoni Mass të cilët u votuan prej delegatëve të Natic-ut,Balboro-it, dhe Hudson-it, dhe fitoi Fan Noli që të dorëzohej prift’’
Veterani Guri Sevo, shkruan
“Edhe në çështjen e kishës shqipe që lojti një rol të madh në lëvizjen kombëtare tonës, Petro Nini Luarasi ka qenë flamurtar i parë, jo vetëm në Shqipëri po e po, por edhe në Amerikë. Më 1905 me rastin e refuzimit të priftit grek të Wochester-it,Mass, që të mbulonte një shqiptar të vdekur, shqiptarët iu lutën Petros të bëhej prift…Për hir të çështjes shqiptare edhe prift do të kish pranuar të bëhej Petroja por ai ia lëshoi vendin një shqiptari më ‘’aksios’’ për këtë zyrë të shenjtë Fan Nolit…”
(Guri Sevo, Mësuesi im i shqipes, 1936, f.84-85)
‘’Pasi u dorëzua Fan Noli prift më 25 mars 1908 nxorri meshën e parë shqip në Boston. I vetmi që mund të zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi…natyrisht nuk gjendej psallt tjetër në gjuhën shqipe i përgatitur. Z.Luarasi psallti mirë. Pas ungjillit mbajti një fjalë për këtë çështje dhe provoi dobitë që do të kish patur atdheu tonë porsa të kish përdorur gjuhën e vet në kishë. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi përmbi këtë çështje shumë bukur.’’ Shumë shqiptarë porsa dëgjuan se ai (Fan Noli) u urdhërua (prift) prej episkopit rus u bindën se me të vërtetë është ortodoks. Pas kësaj ata që ishin më fanatikë ndjekës të Patrikanës, u bënë më të zjarrtit e kishës shqipe. Kuptuan se nuk është mëkat të përdoret gjuha shqipe në kishë siç u kish thënë dhespoti dhe që të gjitha mallkimet kishin qëllim politike’’ Kombi 22 mars 2008
Guri Sevo shkruan: “Si mbaroi mesha Petro sa s’qante nga gëzimi! Dikush i tha që prifti shqiptar qenkësh me të vërtetë shumë i zoti.
-përndryshe nuk do të vinte mitron pa vënë kamillafin, iu përgjegj Petro për të caktuar kryelartësinë me të cilën e nxorri meshën e parë prifti i parë shqiptar’’ Guri Sevo, Mësuesi im i shqipes, 1936, f.86)
Mesha në Hudson Mass
Siç dihet në Hudson u fillua shoqëria kishtare ‘’Nderi Shqiptar’’ prandaj pas Bostonit natyrisht vjen Hudsoni. Kjo shoqëri vuri në praktikë idenë e fillimit të një kishe shqip duke mbledhur ndihma dhe duke dërguar priftin Fan Noli në Nju Jork. Pas meshës mbajti një fjalë greqisht Fan Noli (që krijoi keqkuptime ndër dëgjuesit). Pas fjalës së priftit z.Petro Luarasi foli shqip mjaft orë dhe shumë bukur “ kombi, 27 mars 1908
Fan Noli ka shkruar:” Petro Nini Luarasi ishte Paul Reeveri shqiptar, ai qe i pari pionier i lëvizjes kombëtare në Amerikë ‘’Kostandim Demo është një nga shqiptarët atdhetarë, veteran i emigracionit në ShBA. Librin e tij “Shqiptarët në Amerikë”, Fan Noli e ka quajtur Bibla e atdhetarisë shqiptare në ShBA. Në këtë libër përshkruhen personalitete shqiptare dhe përpjekjet e tyre për ngritjen e shoqërive, gazetave dhe kishës shqiptare.
Veterani Kostandin Demo në librin Shqiptarët në Amerikë shkruan mbi emigrantët e parë shqiptare ne SHBA:
Nuk dua të lë përshtypjen se burrat e Katundit e kishin monopolizuar shqiptarizmën. Po fati e solli që ata u frymëzuan me ndjenja kombëtare njëzet vjet më parë nga bashkatdhetarët e tyre dhe kësisoj përfituan nga rasti. Duhet përmendur Petro Nini Luarasi që ishte mësues në Katund për dy vjet, 1886-1888 dhe u mësoi fshatarëve abetaren shqipe, këngën e Krishtlindjes: ” Vete sot në Vithania, Zoti Krisht e Perëndia”, si edhe ngjarjen nga Ungjilli: ” Jakovi dhe të dymbëdhjetë bijtë e tij, nga të cilët më i vogli ish Josifi”. Male Selenica, trim i fshatit, një burrë që kish marrë emër në fshatrat e Vakëfeve ishte një nga nxënësit e Petro Ninit.
Pas burgosjes së tij nga autoritetet osmane ai arriti të arratisej dhe të migronte në Amerikë në vitin 1904, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare si atdhetar nga mërgata (diaspora) shqiptare. Ishte një ndër themeluesit e shoqërive patriotike në mërgim “Mall i mëmëdheut” dhe “Pellazgu”.
Fillimi i lëvizjes kombëtare në SHBA
Lëvizja shqiptare në Amerikë filloi seriozisht në maj 1904, me ardhjen e Petro Nini Luarasit. Petrua ish “The Paul Revere” i shqiptarëve, mbasi vinte në çdo vend ku kishte shqiptarë. Dhe gjithmonë predikonte patriotizëm. Ai ishte një librari me dy këmbë, me xhepat mbushur plot pamfleta, revista dhe gazeta. Petron mundet gjithashtu ta krahasojmë me Shën Janin, sepse përgatiti udhën e lëvizjes kombëtare për ata që erdhën pas tij. Dhe pasardhësit nuk vonuan. Në grupin e tyre bënin pjesë Sotir Peci, Fan Noli, Kristo Dako, Faik Konica, Mihal Grameno, Kostë Çekrezi, Kristo Floqi, Bari Omari, Loni Kristo dhe më së fundi, po jo i fundit në zotësi, djaloshi kavalier, Anton Frashëri.
Kolonia shqiptare e Natick-ut në atë kohë ishte një nga kolonitë më të mëdha dhe më aktive në Amerikë. Kjo koloni pati ndihmë nga Kisha Protestante në Natick, e cila interesohej për shqiptarët dhe Shqipërinë, mbasi kishte lidhje me shkollën amerikane në Korçë që hapi zoti dhe zonja Kennedy, të cilët i ndihmonte me të holla. Kontrollorët e kishës në fjalë na lëshuan një dhomë ku mblidheshim çdo të dielë mbrëma të dëgjonim Petro Nini Luarasin, Kristo Dakon, Fan Nolin si edhe të tjerë folës. Kjo dhomë ishte një farësoj klubi për ne ku mund të takonim njëri-tjetrin. Programi i çdo mbledhjeje ishte ndarë në tri pjesë: një pjesë fetare, një tjetër politike dhe një pjesë shoqërore. Pas mbledhjes pinim nga një kafe dhe hanim ndonjë “donut”. Prifti i kishës, Dr.Morris H. Turk, i donte shqiptarët. Së bashku me të shoqen, ai vizitoi Shqipërinë dhe e udhëtoi vendin hipur mbi kalë. Gjatë vizitës mori edhe shumë piktura. Kur u kthye në Amerikë, mbajti fjalime në shumë komunitete mbi Shqipërinë dhe njëkohësisht rrëfeu edhe pikturat që kish marrë atje, piktura të popullit si edhe të pamjeve natyrale. Mënyra më e mirë për të kënduar librin e historisë është të fillosh nga faqja e parë. Po të bëjmë këtë do të shikojmë se themelet e lëvizjes kombëtare në Amerikë u hodhën në fshatrat e Vakëfeve në Shqipëri, me hapjen e shkollave shqipe prej Petro Nini Luarasit, në Katund, në dy Treskat, Trebickë, Stratobërdhë, Selenicë dhe në të tjera fshatra që ishin rrotull. Qeveria e Turqisë i mbylli këto shkolla pas pak kohe, po fara e shqiptarizmës u mboll në zemrat e shqiptarëve, të cilët vazhduan të studionin gjuhën e tyre me ato pak libra që u kishin mbetur. Kështu pra, kur erdhën katundllinjtë në Amerikë, të parët emigrantë shqiptarë këtu, ishin në gjendje t’iu shkruanin letra nga kurbeti të dashurve të tyre në Shqipëri në gjuhën e mëmës. Kur erdhi Petro Nini Luarasi në Amerikë më 1904, gjeti këtu miq të vjetër si dhe disa nga nxënësit e tij dhe me ndihmën e tyre, mundi ta vazhdojë këtu punën e tij patriotike në liri të plotë, e jo si përtej Atlantikut ku jeta e tij shpeshherë ishte në rrezik. Me fjalë të tjera, vazhdoi edhe këtu të predikojë shqiptarizmën dhe të përhapë ndjenjat kombëtare kudo që vinte. Shoqëria “Mall i Mëmëdheut”, e para shoqëri patriotike shqiptare në Amerikë, u themelua në Jamestoun, N.Y. nën udhëheqjen e Petro Nini Luarasit. Përgatiti Elis Buba / usalbanianmediagroup

Ne foto, Petro N.Luarasi, rreshti i dyte, i katerti, nga e djathta
Petro N.Luarasi, rreshti i dyte, i katerti, nga e djathta, 1904

Petro Nini Luarasi, ne qender.
Petro Nini Luarasi themelues i shoqerise se pare atdhetare “Mall i Memedheut” ne SHBA, 1 janar1906.
Petro Nini Luarasi, ne qender.

Nderim martirit te gjuhes shqipe Petro Nini Luarasi

ndermjet dy djemve te tij Skenderit dhe Dhimitrit
Petro Nini Luarasi ne shkollen shqipe te Negovanit (1909-1910)
ndermjet dy djemve te tij Skenderit dhe Dhimitrit

Kjo foto botohet per here te pare dhe paraqet Dhimitri Luarasin me uniformen e vullnetarit qe shoqeroi banden ” Vatra” nga SHBA ne Shqiperi ne vitin 1919.
Dhimitri Nini -Luarasi ka dhene nje ndihmese te madhe ne shoqerite atdhetare “Vatra” dhe “Shqiperia e Lire” si dhe per kishen ortodokse autoqefale me Imzot Fan S.Nolin ne krye.
Atdhetari Dhimitri Petro Nini-Luarasi, djali i madh i Petro Nini Luarasit.
Kjo foto botohet per here te pare dhe paraqet Dhimitri Luarasin me uniformen e vullnetarit qe shoqeroi banden ” Vatra” nga SHBA ne Shqiperi ne vitin 1919.
Dhimitri Nini -Luarasi ka dhene nje ndihmese te madhe ne shoqerite atdhetare “Vatra” dhe “Shqiperia e Lire” si dhe per kishen ortodokse autoqefale me Imzot Fan S.Nolin ne krye.

Si vlereson shteti shqiptar atdhetarin Petro Nini Luarasi
