E premte, 12 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Shqiptarët, protagonistë të Pavarësisë së Greqisë, 90 nga 100 heronj ishin arvanitas!’ Diskutohet botimi i Arben Llallës: Historia greke e rreme

28 Shkurt, 2024
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e aktiviteteve të mbajtura për 80-vjetorin e masakrave ndaj popullsisë çame,  është prezantuar këtë të hënë botimi i studiuesit Arben Llalla “Arvanitët, themeluesit e Greqisë së re”.

Në vazhdë të aktiviteteve të mbajtura me rastin e 80-vjetorit të masakrave ndaj shqiptarëve të Çamërisë, shoqata “Çamëria” ndalet këtë fillim jave tek arbëreshët e Greqisë. I sjell në vëmendje përmes botimit “Arvanitët, themeluesit e Greqisë së re” që studiuesi Arben Llalla ka shkruar.

“Libri i Llallës flet me fakte, na e tregon ndryshe historinë e rreme greke, se shqiptarët arbëreshë, arban, çamët etj., janë vendas të vjetër, dhe në Greqi kanë shkuar gjatë shekujve IX-XIII”, shprehet kryetari i Shoqatës Patriotike Çamëria Liljan Idrizaj.

Në praninë e studiuesve, figurave politike e të fushave të tjera, flitet për rolin kyç të arvanitasve në Pavarësinë e Greqisë, që ky libër nxjerr në pah.

“Siç thuhet në libër, 90 nga 100 heronjtë e kohës janë shqiptarë arvanitas dhe gjuha arvanitase ishte shqipe e vjetër. Llalla shtjellon në libër më gjatë për rregulloren e flotës greke në gjuhën shqipe dhe se akademikë, kryeministra, presidentë etj., janë formuar nga arvanitë, çamë, epiriotë, pra nga shqiptarët”, thotë më tej Idrizaj.

Autori, tregon si nisi ti grumbullojë këto materiale në Greqi ku emigroi.

“Unë kisha emigruar në Greqi si shumë shqiptarë, por Dritëro Agolli më lidhi me studiuesin Aristidh Kola dhe që atëherë unë nisa t’i grumbulloj këto materiale”, tregon studiuesi Arben Balla, autor i librit.

Rrëfen më tej, se gjatë viteve ’93-2004 pati mundësi të studiojë mbi arvanitasit e Greqisë dhe të hulumtojë më gjerë mbi këtë temë.

“Në fillim vitet ‘2000, pasi kisha grumbulluar disa materiale, doja t’ia bëja dhuratë Akademisë pasi unë isha edhe shumë i ri në moshë. M’u përgjigj sekretari në atë kohë, duke më thënë që i kishin. Pas kësaj takova studiuesin çam Ibrahim Hoxhën dhe ai më tha: “Ke dy rrugë, ose t’i dorëzosh në Ambasadën Greke për pak dhrami, dhe ata t’i groposin shtatë pashë nën dhe, ose t’i mbash, t’i pasurosh, t’i studiosh e pse jo të jenë të botuara. Kështu nisi rruga ime si studiues”, thotë më tej Llalla.

Libri gjendet tanimë i përkthyer edhe në gjuhët greke dhe atë angleze, deputeti Shpëtim Idrizi, vlerëson kontributin e Llallës për t’i dhënë zë çështjes së arvanitasve.

“Llalla ka qenë një zë i fortë me botimet, shkrimet e tij, pasi shtetet me propagandë të madhe përmbysin të vërteta shumë të mëdha”, tha deputeti i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Botime, të tilla siç thotë ai duhen vlerësuar, si pika përbashkuese mes Shqipërisë e Greqisë.

“Ky libër shërben edhe për ta ftuar Greqinë që gjithë këto figura shqiptare që kanë luftuar për Pavarësinë e Greqisë t’i shohim si ura të përbashkëta, jo siç i shikon Greqia si mure e barriera që nxisin racizmin”, thotë më tej Idrizi.

Shoqata “Çamëria do të vijojë të kujtojë gjenocidin ndaj popullsisë çame dhe me të tjera aktivitete./ReportTv

Etiketa: arbencamerigreqihistorillallarevolucionrreme
Shkrimi Mëparshëm

Gustav Meyer, shkencëtari gjerman që ia kushtoi jetën gjuhës shqipe

Shkrimi Vijues

​26 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

Të Ngjashme

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari
Kultura

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist