Nga Sami Arifi
Sipas Spiro Kondës nga Egjeu deri në Atlantik, flitej gjuha e pellazgëve dhe shkruhej me alfabetin e tyre, e cila verifikohet se kjo gjuhë pellazgjishte, për mrekulli është ruajtur në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe.
“Pellazgët popull shumë i lashtë që banonte në periudhën parahistorike, në Greqi, në Arkipelag, në brigjet e Azisë së Vogël dhe të Italisë, frigët, lidët, karientët, etruskët, epirotët, ilirët, italiotët, (sanitët, oskët etj) dhe shqiptarët e sotëm janë degët kryesore të pellazgëve”.
Enciklopedia e madhe greke (vëllimi XIX fq. 873) shprehet pikërisht me këto fjalë: “… pra, stër-pasardhës të vetëm të pellazgëve janë shqiptarët e sotëm me traditat zakonet dhe gjuhën e moçme të tyre. Pellazgët, stërgjyshërit e shqiptarëve, kanë banuar që në kohët parahistorike në pjesën më të madhe të botës që njihet aso kohe, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm dhe duke ngritur vepra me vlera të jashtëzakonshme”.
Në studimet mbi trakët Konstantino Dragan në librin e tij “IL Mondo Dei Traci”; Athinë,1985. f. 87: nënvizon tezën e studimit rumun I. Russu, me këto fjalë:
“Shqipja, rumanishtja dhe bullgarishtja janë tri hipoteza të së njejtës gjuhë: Shqiptarët janë trakë të cilët e kanë ruajtur gjuhën e lashtë, rumunët janë trakë të romanizuar dhe bullgarët janë trakë të sllavizuar”. Trakët dhe ilirët ishin fisi më i lashtë i pellazgëve. Mbi argumentin gjuhësor të tyre, ka bërë gërmime shkencore të përpikta studiuesi gjerman Johan Thurman, në veprën e tij: Untersuchungen über die Geschichte der Ostlichen Europischen Volker. Lipsia,1774. Ai shprehet me köto fjalë:
“Sidoqoftë trashëgimia e arritur deri tek ne nga gjuhët e lashta ballkanike, si ilirishtja dhe trakishtja, kanë lidhje të ngushta me gjuhën shqipe. Kjo lidhje e dyfishtë mund të sqarohet vetëm duke pasur parasysh egzistencën e raporteve midis ilirëve dhe trakëve”.
Lidhja e raporteve midis ilirishtës dhe trakishtës, ashtu si edhe etruskishtës, bazohej nga prejardhja e tyre e përbashkët pellazgjike. Kultura trake, në kundërshtim me dy të tjerat, u zhvillua më shumë si kulturë orale. Prandaj, në këtë veçori, ne mund të vrejmë degëzimet e para të monogjenezës së gjuhëve.
Në gërmime për zbulimin e mbishkrimeve të reja, nga Egjeu deri në Atlantik dhe, rastësisht, në Egjipt, dhe përtej, jo vetëm për ta zbërthyer përmbajtjen e tyre, por edhe për të vërtetuar monogjenezën e gjuhëve të ndryshme, e cila përkrahet nga autorë të mirëfillët, të mirënjohur, në Muzeun Arkeologjik të Athinës hasim me një shtyllë shumë të lashtë, e cila përmban një mbishkrim bustrofedik të shkruar me alfabetin pellazgjik, në formë të poezisë, me përmbajtje vajtimi. Kjo shtyllë ishte zbuluar në Ishullin e Lemos dhe, dhe ishte konsideruar shumë i vështirë interpretimi i mbishkrimit që përmbanë. Duke e vështruar me vëmendje atë mbishkrim të, “Shtyllës së Lemos”, që nga fjalët e para kuptohet se është shkruar në gjuhën pellazgo-ilire dhe në përgjithësi, për sa i përket hapësirës Euro-Mesdhetare, e cila kuptohet vetëm me anën e gjuhës shqipe. Nga analiza e dy radhëve të para të këtij mbishkrimi vrehet përmbajtja:
(Stela e Lemos në faqe 183).
Në këto dy radhët e para mund të vërtetohet lehtësisht identiteti i fjalëve pellazgjike me ato të shqipes së sotme. Në këtë mënyrë shpreheshin pellazgët në kohën e Shtyllës së Lemos, e cila është një nga dokumentet më të lashta dhe, po me ato fjalë shprehen shqiptarët e sotëm.
Tani, le ta lexojmë poezinë që shprehë vajtimin e gjatë e të prekshëm:
Forma e shprehjes në këto vargje të kësaj poezie pellazgo-ilire, shkruar nga e djathta në të majtë, është e thjeshtë, primitive, megjithatë është për t’u habitur se si mund të zgjidhet e të kuptohet ky mbishkrim, mbas më se 3.000 (tremijë) vitesh me anën e gjuhës së sotme shqipe. Nga ky mbishkrim, ndoshta, më mirë se në shumë mbishkrime të tjera, kanë të drejtë autorët e ndryshëm, të cilët me bindje të pamohueshme kanë shkruar se “shqipja është çelësi i gjuhëve të lashta.
Shikoni poezinë e vajtimit para 3.000 (tremijë) vitesh të shkruar në formën dinamike letrare të shqipës së sotme. Vrehet se gramatika është lëvruar, por fjalët dhe përmbajtja filozofike janë të njejta.
Për qëllimin dhe rëdëdsinë e “Akademisë së Dietarëve Shqiptarë” (Cemi yet-i Ilmiyye-i Arnavudiyye), ndër të tjera shkroi Hoxh Hasan Tasini (1812-1880) në “Revista e Shkencave” (Mecmua-i Ulum):
“Të gjithë njerëzit e qytetëruar kanë përparuar duke shkruar e lexuar (studime shkencore) në gjuhën e vet, kurse ata njerëz që nuk kanë lexuar dhe shkruar në gjuhën e vet kanë mbetur injorantë dhe barbarë. Shqiptarët, ndërkaq, i kanë, deri më tani, më se 3.000 vjet që nuk janë duke e përdorur shkrim-leximin në gjuhën e vetë amtare. Përkitazi duke u qytetëruar (mësuar dhe shkruar) në gjuhë të huaja studimet e shqiptarëve shkuan huq (kot) dhe kurrfarë dobi shqiptarët nuk patën prej tyre. Për këtë arsye, ata që vrejtën këtë dukuri, këtë situat, d.m.th., ata që panë se ishte nevojë jetësore dhe egzistenciale të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën shqipe, formuan këtë Akademi si imperativ të kohës.”
Patjetër shqipja e lashtë (pellazgjishtja) duhet të ketë qenë gjuhë e shkrim-leximit para latinishtës, greqishtës, hebreishtës, arabishtës, persishtës, por që ka mbetur në harresë. Prandaj mendimi i Hoxh Kadri Tasinit është në përputhje të plotë me Biblën dhe Kur’anin që egzistonte një gjuhë, gjuha “nënë” e profetëve që e flisnin tërë njerëzia, e ajo gjuhë ishte shqipja e moçme (pellazgjishtja). Me një fjalë shqipja para 3.000 vitesh jo vetëm që ishte gjuhë e të folurit të popujve në vise të ndryshme të botës, por ishte edhe gjuhë admisnistrative, kuptohet, para latinishtes, greqishtes, sllavishtes dhe osmanishtes./botasot