Kryeministri Edi Rama mohon kategorikisht se Shqipëria do të jetë një vend që do presë azilantët nga vendet e pasura.
Shqipëria nuk do jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kamp për refugjatë’– u shpreh Rama teksa doli nga mbledhja me krerët e degëve të Partisë Socialiste.
Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se patronazhistët janë aset i pazëvendësueshëm për partinë, ndërkohë që për satelitët, ai ftoi gazetarët që të jenë të pranishëm kur të ngrihen në mars.
‘Patronazhistët janë një aset i pazëvendësueshëm jo vetëm i PS-së por i të gjithë partive që funksionojnë të tilla dhe fitojnë. Nuk diskutohet që do të aktivizohem. Koston për satelitët do ta themi në mars kur të ngrihet dhe sateliti i parë”- tha Rama.