Laura Llozi, përfaqësuesja e Shqipërisë në Worldvision Music Contest u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të saj që ta mbështesin në këtë konkurs. Në një postim në Facebook, Llozi shkruan se i ka kaluar dy fazat e para, por që për të shkuar në finale ka nevojë për mbështetjen e votat e publikut.
Të gjithë shqiptarët që duan ta votojnë duhet të kenë adresë e-maili dhe një passëord të çfarëdoshëm (ndoshta dhe vetëm numra) për tu rregjistruar në website dhe për të hedhur votën.
Statusi i plotë:
AFATI I FUNDIT 29 JANAR. Krenare që përfaqësoj Shqipërinë në një nga konkurset më prestigjoze online që është zhvilluar së fundmi. Pasi kalova 2 fazat e para, konkuroj me 48 muzikantë nga i gjithë globi, ku secili përfaqëson shtetin nga vjen. Në këtë fazë të 3-të për të shkuar në finale, kam nevojë vërtetë për votat dhe mbështetjen e publikut dhe do ju lutesha e do e vlerësoja nëse do më votonit në performancën time të mëposhtme. Për të votuar, ju duhet vetëm adresa e E-Mail dhe një password i çfardoshëm (ndoshta dhe vetëm numra) për tu rregjistruar në ëebsite dhe për të hedhur votën. Votimet mbyllen në 29 Janar dhe për çdo paqartesi që mund të lindi nga mënyra e votimit mund të më shkruani dhe jua shpjegoj hapat përkatës. Faleminderit dhe shpresoj që me ndihmën tuaj, të bëj gjithë Shqiptarët krenar!
















