E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Rama: Organizoi agresionin kibernetik

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Vendimi vjen pasi nga hetimi i kryer nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë rezultoi se republika islamike është autorja e sulmit kibernitik të 15 korrikut. Në video-mesazhin e posaçëm për prishjen e marrëdhënieve diplomatike, kryeministri Edi Rama tha se agresioni ndaj e-Albania është udhëhequr nga shteti i Iranit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron.

Vendimi i qeverisë i është bërë me dije edhe përfaqësisë diplomatike të Iranit në Tiranë. Ultimatumi i vendosur është largimi i gjithë punonjësve brenda 24 orëve.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurise. Kjo mase ekstreme, aspak e deshiruar po krejtësisht e detyruar, eshte ne proporcion te plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend.Dështimi i këtij sulmi masiv mbi vendin tonë, falë rezistencës së sistemeve që kemi ngritur dhe ndihmës së grupeve speciale që na u bashkuan në këtë luftë, nuk është fundi i kërcënimit kibernetik, po thjeshtë prova se tanimë edhe Shqipëria ka hyrë falë zhvillimit digjital në hartën e gjerë të luftës për sigurinë kibernetike

 

Në mesin e korrikut, një sulm kibernitik rrëzoi faqen e e-Albania. Të gjitha shërbimet online u paralizuan. Ato u rikthyen pas një bashkëpunimi mes ekspertëve të Microsoft nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarë.

Sipas kryeministrit Edi Rama, hakerat nuk arritën të grabisin të dhënat elektronike të sistemeve qeveritare. Pas sulmit kibernitik një grupim i njohur si “Homeland Justice”, “Drejtësi për Atdheun” nisin të publikonin disa nga dokumentet e përftuara nga sulmi kibernitik si postën elektronike zyrtare të kryeministrit Edi Rama apo komunikimet zyrtare të Ministrisë së Jashtme me përfaqësitë e saj jashtë vendit.

Për këtë vendim, kryeministri Edi Rama tha se janë informuar edhe vendet partnere të NATO-s dhe aleati strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe pikërisht në çastin kur Edi Rama po komunikonte vendimin përmes një video-mesazhi të regjistruar më herët, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndodhej brenda në kryeministri.

Të Ngjashme

Shkrimi Vijues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Add New Playlist