• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Shpëtim Idrizi: Rama, vëllai i Vuçiçit, nuk e shpall 17 Shkurtin festë zyrtare

“Ka ardhur koha e Shengenit Kuq e Zi”

Vinny nga Vinny
18 Shkurt, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
238
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetar i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka uruar Kosovën në 13 vjetorin e Pavarësisë ndërsa në një postim në rrjetet sociale, thotë se “ka ardhur koha e Shengenit Kuq e Zi”.

Idrizi madje thekson se 17 Shkurti duhet të ishte festë zyrtare, por teksa e quan Ramën “vëllai i Vucicit”, thotë se këtë festë nuk e shpall kryeministri edhe pse “ajo është ngjarja e dytë më e rëndësishme e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë”.

“Të zgjojmë tani ndërgjegjen dhe detyrimin kombëtar! Forca Shengeni Kuq e Zi!
Sot është dita e Pavarësisë së Kosovës, por Edi Rama, vëllai i Aleksandër Vuçiçit, nuk e shpall 17 Shkurtin festë zyrtare, megjithëse ajo është ngjarja e dytë më e rëndësishme e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në fakt, ne nuk presim që atyre që i vënë tra dhe i ngrenë taksat Kosovës, që heqin nga programi i qeverisë Çështjen Çame, t’iu zgjohet ndërgjegjja kombëtare!”, thekson Idrizi.

Sakaq, ne nje tjeter postim ne rrjetet sociale, Idrizi theksonte:

“Ne shqiptarët e Çamërisë, që e kemi provuar spastrimin etnik mbi krye, e duam Kosovën edhe sepse ajo është ëndrra e bërë realitet. Për këtë arsye ne kemi zgjedhur të ndjekim amanetin e të parëve dhe të punojmë për të qenë të bashkuar shpirtërisht, ekonomikisht dhe kulturalisht. Ndaj edhe zgjodhëm 17 shkurtin si ditën e themelimit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, thuhet në reagim.

POSTIMI I PLOTE

Ka ardhur koha e Shengenit Kuq e Zi

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës 13 vite më parë, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të gjatë mes padrejtësive, vrasjeve dhe spastrimit etnik.

Në emrin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe mbështetësve të saj, më lejoni të uroj të gjithë shqiptarët e Kosovës për plotësimin e ëndrrës së tyre një shekullore për një shtet të pavarur. Tani është koha për ndërtimin e një shteti me demokraci funksionale dhe të begatë për qytetarët e tij.

Ky përvjetor vjen pak ditë pas votimit plebishitar të 14 shkurtit, që rrëfeu më së miri se Kosova po rend drejt të qenit një shtet ku mirëqeverisja, demokracia, të drejtat e njeriut dhe bashkëjetesa, janë të shenjta dhe hapin perspektiva për integrimin e saj të afërt euro-atlantik.

Pa dyshim që përmbushja e idealit për pavarësinë e Kosovës ishte udhë e gjatë dhe e dhimbshme. Për vite me radhë shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga Serbia.
Ne shqiptarët e Çamërisë, që e kemi provuar spastrimin etnik mbi krye, e duam Kosovën edhe sepse ajo është ëndrra e bërë realitet. Për këtë arsye ne kemi zgjedhur të ndjekim amanetin e të parëve dhe të punojmë për të qenë të bashkuar shpirtërisht, ekonomikisht dhe kulturalisht. Ndaj edhe zgjodhëm 17 shkurtin si ditën e themelimit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Ndaj, sot jam i bekuar që uroj dy ngjarje të shënuara, festën e Pavarësisë së Kosovës dhe ditën kur mori udhë rruga jonë pa kthim për zgjidhjen e çështjes së shenjtë çame.
Lutem sot të jemi të bashkuar nën një flamur nga Nishi në Prevezë. Ka ardhur koha të jetësojmë SHENGENIN KUQ E ZI!

Gëzuar Kosovë! Gëzuar Shqiptari!
Shpëtim Idrizi
Kryetar i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Shkrimi Mëparshëm

Kërkon lirinë dhe kthimin e parave të sekuestruara. Mjeku Prifti apelon vendimin

Shkrimi Vijues

Vaksinimi i personaliteteve të moshuar/ Artan Fuga: Kush përcakton se kush do të vdesë

Shkrimi Vijues

Vaksinimi i personaliteteve të moshuar/ Artan Fuga: Kush përcakton se kush do të vdesë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist