• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Vinny nga Vinny
13 Maj, 2025
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
0
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
0
NDARJET
163
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Albert Vataj

Shkodra Elektronike nuk është veç një grup muzikor, por një shpërthim i dritës shpirtërore dhe trashëgimisë kulturore shqiptare në një skenë botërore si ajo e Eurovisionit. Këtë vit, në Bazel të Zvicrës, në edicionin e vitit 2025, ata sollën një paraqitje të jashtëzakonshme, një akt i rrallë ku modernja ndërthuret natyrshëm me rrënjët më të thella etnografike. Në çdo paraqitje të tyre, Shkodra Elektronike bëhet zë dhe pamje e një Shqipërie që ruan me krenari identitetin, duke e përthithur në format më bashkëkohore të artit muzikor dhe skenik.

Prezantimi në ceremoninë e hapjes së Eurovisionit, në tapetin e bruztë të yjeve, ishte një moment solemn e i paharrueshëm. Slogani i tyre, “Home is where qylym is”, tingëllon si një kredo shpirtërore që ngërthen brenda gjithë filozofinë e mikpritjes dhe të vatrës shqiptare. E thjeshtë në tingull, e thellë në kuptim, kjo thënie mishëron lidhjen organike ndërmjet njeriut dhe atdheut, ndërmjet trashëgimisë dhe përkatësisë.

Në qendër të kësaj paraqitjeje ishte Beatriçe Gjergji, që me fisnikëri dhe bukuri solli në skenë një fustan unik, të realizuar me dashuri nga nëna e saj, stilistja Irina Dema. Kostumi përçonte temën “Oda mikpritëse e gjyshes”, një udhëtim i ndjerë në kujtesën kolektive shqiptare. Elementet e fustanit përfshinin simbole tradicionale, punime artizanale dhe kujtime personale, ndër to, një çantë e vogël prej druri që dikur ruante bizhuteritë e gjyshes, tani e shndërruar në një relike simbolike e artit të kujtesës.

Në një kohë kur shumë artistë përpiqen të bien në sy përmes efekteve, Shkodra Elektronike ndriçoi përmes autenticitetit. Aty ku elektronika bëhet jehonë e lahutës, dhe aty ku ndriçimi modern përqafon hijen e oxhakut të shtëpisë, Shkodra Elektronike na dëshmon se e ardhmja më e ndritur është ajo që buron nga rrënjët.

Kjo paraqitje është një homazh për Shkodrën si djep kulture, për të gjitha nënat që thurin kujtesën në çdo qylym, për çdo gjyshe që trashëgon një botë në një kuti të vogël. Eurovisioni 2025 nuk ka pasur ndonjëherë një Shqipëri kaq të bukur, kaq të denjë, kaq të thellë në mesazhin e saj.

Etiketa: albertbaselelektronikaeurovisionshkodravataj
Shkrimi Mëparshëm

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Shkrimi Vijues

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

Shkrimi Vijues
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist