E mërkurë, 22 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kronike

“Shenjat e prangave s’do më ikin kurrë” Pas arrestimit rrëfehet kryeredaktori i ‘Koha Jonë’: Në qeli edhe minorenë… Dhuna ka emër!

12 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kronike, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeredaktori i gazetës ‘Koha Jonë’ Qamil Xhani ka reaguar për herë të parë pas lirimit të tij nga komisariati, pasi u arrestua teksa ishte në krye të detyrës gjatë protestës së djeshme për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Xhani ka sjellë detaje nga arrestimi i tij, ndërsa thekson se shenjat e prangave në duar nuk kanë për t’i ikur kurrë.

Mes të tjerash ai në rrëfimi e tij tregon se mes të ndaluarve në qelitë e komisariateve të mbipopulluara kishte dhe minorenë, ndërsa flet dhe për dhunë. Xhani sqaroi se ai u prangos para redaksisë kur po fotografonte arrestimin e dhunshëm të dy të miturve, dhe se iu firmosën letrat për “Pjesëmarrje në tubim të paligjshëm!”.

“Nuk isha në protestë dhe as pjesë e ndonjë grupi protestuesish. Isha 5 metra larg hyrjes së redaksisë e gazetës dhe dola pas zhurmës së sirenave të policisë dhe ulërimave që vinin nga oborri.”, tha ai, ndërsa shton se; “Në 15 vite punë si gazetar s’më ka ndodhur kurrë të përballem më një brutalitet dhe arrogance të tillë nga policia; goditje, pranga dhe qelitë e paraburgimit.”.

REAGIMI I KRYEREDAKTORIT
Miq, faleminderit për mbështetjen!
Ju kërkoj ndjesë që nuk kam pasur mundësi tu ktheja përgjigje të gjithëve!

Jam mirë, por shenjat që lanë prangat në duart e një gazetari të arrestuar para redaksisë nuk kanë për të më ikur kurrë.
Kur dola nga komisariati isha i dërrmuar, jo thjesht nga efekti i goditjeve dhe duart që më dhembnin nga shtrëngimi i fort i prangave, por sepse pashë me sytë e mi atë që e merrja me pak rezerva kur ma thoshin të tjerët këto ditë. Qelitë nuk kishin më vende dhe mes të arrestuarve kishte minorenë. Më shumë se 55 qytetarë rrinin bashkë në një dhomë 4 me 4 m2 dhe të tjerë mbaheshin në korridor, sipas vlerësimit paraprak të sjelljes që u bënin “shefat”. Disa oficere firmosnin në korridore procesverbale që kthehen në vite burg dhe miliona lekë gjobë për qytetarë që as vet efektivët nuk e dinin se përse i kishin sjellë në komisariat.
Unë që u prangosa para redaksisë kur po fotografoja arrestimin e dhunshëm të dy të miturve, po më firmoseshin letrat për “Pjesëmarrje në tubim të paligjshëm!”. Nuk isha në protestë dhe as pjesë e ndonjë grupi protestuesish. Isha 5 metra larg hyrjes së redaksisë e gazetës dhe dola pas zhurmës së sirenave të policisë dhe ulërimave që vinin nga oborri.
Në 15 vite punë si gazetar s’më ka ndodhur kurrë të përballem më një brutalitet dhe arrogance të tillë nga policia; goditje, pranga dhe qelitë e paraburgimit.

 

 

E kuptoj, dhe pse sot e kam shumë të vështirë, agresivitetin e policëve të protestave që kthehen me urdhër në makina dhune dhe terrori për të çuar rrogën te familja. Ashtu siç kuptoj, pas përvojës së parë personale me përfaqësuesit e rendit, arsyen përse mes të rinjve ka kaq zemërim me policinë. Por nuk kuptoj heshtjen e atij shefit me kostum firmato poshtë pelerinës ushtarake të shiut, që shihte i qetë si dhunoheshin dy minorenë. Kur 10-15 policë me shkopinj hekuri dhe gome ndjekin si gjah në rrugicat e ish-Bllokut dy minorenë, çfarë vlere kanë mediat dhe gazetarët në këtë vend!
Ata që më shoqëruan rrugës për në komisariat punonin si “urban linje” për të rinj që prangoseshin rrugëve dhe nuk e dinin së çfarë kishin bërë edhe pse u thashë disa herë se jam gazetar dhe nuk po më shoqëronin për protestën, por po më merrnin peng nga redaksia. Ndërsa shefat që ndiqnin operacionet rrugicave të Tiranës dhe ata më fytyrë të mbuluar që u kujdesën të fshihnin fotot dhe videot në telefon, ata po, ata e dinin se çfarë po bënin dhe mu krijua përshtypja se e shijonin çdo urdhër për reagim brutal që jepnin.
Pas daljes nga komisariati po prisja një sqarim apo dhe ndjesë për atë që ndodhi. Jo nga shefat që urdhëronin dhunën në terren apo ata me kapuçët e zinj që grushti u fliste para gojës, por nga ata që drejtojnë. Nuk e bënë dhe mirë bënë, tani jam i qartë se nuk ishte rastësi dhe as ngatërresë.
Dhuna ka emër.

Shkrimi Mëparshëm

Pas bastisjes së selisë së PS-së, Rama: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë

Shkrimi Vijues

Solidaritet me bashkombasit tanë në protestë

Të Ngjashme

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh
Kryesore

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike
Kryesore

Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

21 Tetor, 2025
Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni evropian për vitin 2025
Aktualitet

Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni evropian për vitin 2025

20 Tetor, 2025
Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Solidaritet me bashkombasit tanë në protestë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist