E premte, 12 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

SHBA ‘nxjerr nga shinat’ Vuçiçin: Kryespiuni serb, Aleksandar Vulin ka futur para ruse në Kosovë

13 Korrik, 2023
Në Aktualitet, Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i qeverisë së SHBA për të ndëshkuar shefin e shërbimit sekret serb- BIA, e njëkohësisht një nga njerëzit më të afërt të Aleksandër Vuçiçin, po rezulton një uragan i vërtetë politik.

Me kalimin e orëve, mediat serbe dhe ato ndërkombëtare publikojnë fakte të reja mbi këtë vendim shumë të fortë të Uashingtonit, i cili u mor pikërisht në momentin kur Vuçiç ka shpenzuar një djallë e gjysmë para për të lobuar në Uashington, dhe që në fund nuk i kanë bërë ‘asnjë fajde’.

Aleksandër Vulin është një nga miqtë më të afërt të adashit të tij Vuçiç, që bashkë themeluan Partinë Progresiste serbe si bashkëaksionerë.

Vuçiç vinte nga një karrerë si asistent e nxënës i Vojislav Sheshelit në Partinë Radikale, e Vulini, si shegert i Mira Markoviçit, gruas së Sllobodan Milosheviçit në partinë e majtë neokomuniste të Serbisë.

Por që të dy ishin rekomandim i drejtëpërdrejtë i Moskës. Që prej vitit 2012, kur partia e Vuçiç mori në duar qeverisjen e Serbisë, Aleksandër Vulin ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm të pushtetit të Beogradit; ministër i Mbrojtjes, ministër i Brendshëm, Shef i Shërbimit Sekret BIA, e njeri shumë i afërt i Moskës në SNS-në e Vuçiçit.

Moska ka një fuqi direkte në të gjitha qendrat e pushtetit në Beograd; në SNS ka Vulinin, në Partinë Socialiste Serbe ka Daçiçin, e në opozitë ka partitë e ekstremit të djathtë.

Por, siç bën të ditur gazeta e Beogradit ‘Danas’, kleçka që e ka ‘derdhur gotën’, është një marrëveshje e pisët e Aleksandër Vulinit që në muajin mars, kur ishte në Moskë dhe takoi kryeshefin e shërbimeve sekrete të Putinit Nikollaj Patrushev. SHBA ka arritur të zbulojë se ka pasur transaksione sekrete parash dhe armësh ruse në Ballkan.

E siç mësohet, është zbuluar me prova të qarta se Vulin është përgjegjës për armët ruse që janë futur në veriun e Kosovës, të cilat kanë depërtuar atje nëpërmjet BIA-s.

Me këto armë u gjuajt ndaj KFOR në Leposaviç e Zveçan. Madje mësohet se armë ruse janë futur edhe në thellësi të Kosovës. Amerikanët i kanë të bërë të ditur Vuçicit prova të pakontestueshme, gjë që e kanë nxjerrë nga shinat atë. Ndaj Vuçiç sulmoi Shtëpinë e Bardhë, kur tha se atje është gjetur kokainë e jo këtu. Ky sulm, ishte një shkarje e fortë e presidentit serb, i cili është vënë me shpatulla për muri, dhe i është kërkuar urgjent të zbatojë marrëveshjen për Kosovën. Duke iu bërë të qartë madje që sa më shpejt të vendosë a do ta njohë apo jo. Ndryshe do të nisin sanksionet ndaj Serbisë, duke filluar me ndërprerjen e menjëhershme të procesit të integrimit në BE.

Ndërkaq, mediat amerikane shkruajnë se SHBA ka dënuar “konen e Patrushevit”, siç e cilësuan ata Vulin.

“Ndëshkimi i Alexander Vulin tregon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të kërkuar llogari nga ata të përfshirë në aktivitete korruptive që avancojnë axhendat e tyre politike dhe interesat personale në dëm të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, theksohet nga ‘Washington Post’.

The ‘Washington Examiner’, nga ana e saj, në një artikull të titulluar “SHBA sanksionon këlyshin e Nikolai Patrushev” (Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë), shkruan se ndërsa ai e paraqet veten si një ultra-nacionalist serb i akredituar, Vulin është kryesisht i preferuari i Kremlinit, një kafshë shtëpiake dhe armik amerikan.

“Vulin është i afërt si personalisht ashtu edhe profesionalisht me Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë Nikolai Patrushev. Një mjeshtër i arteve më të errëta të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë ruse, Patrushev është një ideolog antiperëndimor që e bën presidentin rus Vladimir Putin të duket i moderuar në krahasim me të. Patrushev përçmon me forcë Shtetet e Bashkuara, duke e parë Amerikën si “armikun kryesor” të përhershëm të Rusisë. Ndërsa komuniteti i inteligjencës amerikane ka zgjedhur të mos merret me të ashtuquajturën sindromën e Havanës. Patrushev është i lidhur ngushtë me këtë operacion”, shkruan Tom Rogan, redaktor dhe reporter i politikës së jashtme për ‘Washington Examiner’.

Etiketa: putinshbaspiunvucicvulin
Shkrimi Mëparshëm

Arkivi i vëllezërve Janak e Milto Manaki ekspozohet në ‘Marubi’

Shkrimi Vijues

Vlerat e çmuara të alfabetit Fenikas – Si u shndërrua ai nga gjuhë tregëtare, në gjuhë etnike për grekët e rinj?

Të Ngjashme

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete
Aktualitet

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla
Aktualitet

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025
Behlul (Karaçica) lahuta, këngët për historinë shqiptare
Aktualitet

Behlul (Karaçica) lahuta, këngët për historinë shqiptare

11 Dhjetor, 2025
“Për të dëshmuar se je grek, mjafton të tregosh se je Arvanit” Pse teksti i Aristidh Kolës shkaktoi bujë të jashtëzakonshme në Greqi?
Kryesore

“Për të dëshmuar se je grek, mjafton të tregosh se je Arvanit” Pse teksti i Aristidh Kolës shkaktoi bujë të jashtëzakonshme në Greqi?

11 Dhjetor, 2025
LAHUTA NË UNESCO/ Fitorja shqiptare përballë pretendimeve serbe
Aktualitet

LAHUTA NË UNESCO/ Fitorja shqiptare përballë pretendimeve serbe

10 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Vlerat e çmuara të alfabetit Fenikas – Si u shndërrua ai nga gjuhë tregëtare, në gjuhë etnike për grekët e rinj?

Vlerat e çmuara të alfabetit Fenikas - Si u shndërrua ai nga gjuhë tregëtare, në gjuhë etnike për grekët e rinj?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist