E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Serbia i kthehet propagandës me kinematografi në përvjetorin e masakrës së Reçakut

18 Janar, 2024
Në Aktualitet, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Në dokumentar intervistohen personazhet përgjegjës për krimet e kryera në Reçak dhe ata japin versionin e tyre se gjoja kanë vrarë “terroristë shqiptarë”. Dokumentari shkon deri te versioni se si gjatë natës ushtarëve të UÇK-së u janë hequr uniformat në mënyrë që të paraqiten si civilë para vëzhguesve ndërkombëtarë. Dhe, për naivët që nuk kanë parë e as dëgjuar deklaratat e shefit të asokohshëm të misionit të OSBE-së, William Walker, se në atë rast është bërë krim kundër njerëzimit, dokumentarët e tillë edhe mund të jenë të besueshëm

Televizioni shtetëror serb ka rikthyer propagandën në përvjetorin e 25-të të masakrës së Reçakut. Këtë e ka bërë nëpërmjet dokumentarit “Dosije Kosovo – Račak” (“Dosja e Kosovës – Reçaku”). Radiotelevizioni i Serbisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme e ka rishfaqur dokumentarin në ditën e 15-të të janarit me qëllimin që të “shfaqen edhe fotografi ekskluzive të pjesëtarëve të njësitit të UÇK-së në Reçak të Shtimes, të cilat hedhin poshtë tezën se në Reçak janë vrarë ‘civilë të pafajshëm’”. Filmi, nën regji të Slagjana Zariqit, “hedh dritë mbi të vërtetën e Reçakut”. Natyrisht, propaganda serbe faktet e njohura ndërkombëtarisht se aty në janarin e vitit 1999 janë vrarë 45 civilë shqiptarë nuk i përmend fare. Ky dokumentar i rikthyer në ekranin e RTS-sit nga filmbërësit shqiptarë shihet vazhdimësi e propagandës.

Në dokumentar intervistohen personazhet përgjegjës për krimet e kryera në Reçak dhe ata japin versionin e tyre se gjoja kanë vrarë “terroristë shqiptarë”. Dokumentari shkon deri te versioni se si gjatë natës ushtarëve të UÇK-së u janë hequr uniformat në mënyrë që të paraqiten si civilë para vëzhguesve ndërkombëtarë. Dhe për naivët që nuk kanë parë e as dëgjuar deklaratat e shefit të asokohshëm të misionit të OSBE-së, William Walker, se në atë rast është bërë krim kundër njerëzimit, dokumentarët e tillë edhe mund të jenë të besueshëm.

Sipas regjisorit Agim Sopi, krejt kjo është vazhdimësi e propagandës serbe që mundohet të arsyetojë veprimet shtetërore në Kosovë.

“Për 20 vjet janë bërë 100 filma kundër Kosovës dhe kundër NATO-s. Ne nuk e kemi bërë asnjë. Para disa vjetëve serbët janë përgatitur që ta bëjnë një film për Sebrenicën, që kinse është gënjeshtër e sajuar nga boshnjakët. Por boshnjakët janë mobilizuar, kanë mbledhur disa miliona dhe ka bërë filmin për Sebrenicën”, ka thënë ai në emisionin “Konfront” në KTV. Sipas tij, Kosova nuk ka bërë sa duhet në raport me viktimat e luftës.

“Kjo periudhë 25-vjeçare ka qenë dështim i madh, nëse janë bërë hapa të vegjël në çdo fushë, pavarësisht a në kinematografi, janë bërë falë vullnetit të madh e sakrificës së individëve, por jo të shoqërisë e shtetit”, ka thënë ai.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se shteti ka çaluar që të merret me viktimat e po ashtu me përgjegjësit.

“Janë 34 pjesëtarë të forcave serbe, janë gjetur fajtorë për krimet e kryera në Kosovë. Kjo tregon se shteti ka çaluar edhe në aspektin e gjyqësisë dhe drejtësisë”, ka thënë ai.

Propaganda serbe me filma e dokumentarë për luftën në Kosovë ka një histori të vjetër.

Në vitin 2021 Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe televizioni publik serb kishin bashkuar forcat për një projekt të madh. Bëhet fjalë për serinë e filmave dokumentarë “Dosja e Kosovës”. Në një takim midis ministrit të atëhershëm të Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, përfaqësuesve të RTS-it e strukturave të sigurisë në Serbi, qe biseduar për dokumentarin që planifikohet t’i ketë 6 episode.

Mediat serbe kishin raportuar se seria do të nxjerrë në pah “kronologjinë e ngjarjeve dhe fatet e civilëve dhe pjesëtarëve të policisë në Kosovë dhe Metohi, në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 2001”. Për autore qe përzgjedhur regjisorja Slagjana Zariq. Kjo kinematografe serbe vazhdimisht punon për RTS-in. U takon qarqeve të artistëve që nëpërmjet filmit e vazhdojnë avazin se si populli serb është ndër më të vuajturit në rajon. Midis të tjerash, ajo mban autorësinë e dokumentarëve “Histori lufte në Pashtrik” e “Histori lufte në Koshare”. Që të dyja këto projekte qenë lansuar më 2019. Historinë krijuese e ka nisur në vitin 2005 me një dokumentar për largimin e Slobodan Milosheviqit nga pushteti e po ashtu nga Serbia. Milosheviqi edhe qe gjykuar në Hagë për luftërat në ish-Jugosllavi. Por, “Dosja e Kosovës” mëton të tregojë tjetër gjë.

Paraprakisht më 2015 filmi “Enclave” (Enklava) i regjisorit Goran Radovanoviq qe kandidati i Serbisë për “Oscar”. Aty paraqitet se si serbët pas luftës në Kosovë jetojnë nëpër enklava dhe ushtrohet padrejtësi ndaj tyre.

Më 2019 Serbia shfaqi filmin “Balkan Line” ku NATO-ja bombardon Serbinë, ushtria jugosllave tërhiqet nga Kosova, ajo ruse merr nën kontroll Aeroportin e Prishtinës e shqiptarët nisin të vrasin serbë. Ky film, “Balkanske međe” “Balkan Line” (Kufijtë e Ballkanit) e të cilin edhe kritika ndërkombëtare e ka cilësuar si një vepër propagandistike është bashkëprodhim ruso-serb, nën regji të Andrey Volgin e skenar të Andrey Anaykin e Ivan Naumoz. Në film luajnë aktorët si: Emir Kusturica, Milosh Bikoviq e Milena Raduloviq.

Në vitin 2021 filmi “Mrak” (Errësira) ishte kandidati i Serbisë për edicionin e 95-të të çmimit të madh “Oscar”. Ky film, siç shkruajnë mediat serbe, shpalos “ditët e errëta të një familjeje serbe, të izoluar dhe të pambrojtur në Kosovë”.

“Filmi ‘Errësira’ përcjell disa ditë të një familjeje serbe në një enklavë të ndarë e të pambrojtur në Kosovë e Metohi. Nëpërmjet tensionit, atmosferës, gjuhës mjeshtërore filmike me elemente të horrorit, filmi na shpie në botën e frikës dhe të paqartësisë ku tri gjenerata të një familjeje tentojnë të bëjnë jetë normale. Në garë për t’u bërë kandidatë të Serbisë për nominim kanë qenë pesë filma, përderisa “Errësira”, familjen që “përballet me tmerre” një muaj pas trazirave të marsit 2004, kishte marrë 11 vota.

Përtej tyre propaganda me kinematografi kishte hyrë në punë edhe më 2017, kur Kosova kandidonte për t’u bërë anëtare e UNESCO-s.

Boris Malagurski, që e quan veten regjisor serbo-kanadez, më 2017 nëpërmjet Qendrës Kulturore të Serbisë në Paris, ku kishte dhënë premierën botërore të filmit dokumentar “Kosova – moment në civilizim”, pikërisht në kohën kur Kosova synonte anëtarësimin në UNESCO, këtë nuk e arriti shkaku i tri votave. Dokumentari hapet me një lloj krahasimi midis shqiptarëve dhe pjesëtarëve të ISIS-it. Nis me pamjet kur i ashtuquajturi Shteti Islamik i shkatërron tempujt antikë. Më pas shtrohet pyetja: “A e keni ditur se kjo po ndodh edhe në Evropë?”. Shfaqen pamjet e trazirave të vitit 2004. Kur asokohe KOHA kishte raportuar për këtë dokumentar, Malagurski kishte reaguar.

Më pas, më 2022, ka shfaqur dokumentarin e radhës, “Republika Srpska: Borba za slobodu” (Republika Srpska: Lufta për liri). Kësaj radhe të paktën prej asaj që shihet në “trailerin” prej 1 minutë e 18 sekondash, serbët e Bosnjë-Hercegovinës janë viktima e ushtria serbe rezistoi heroikisht. Pas një turneu që kishte nëpër Evropë me këtë dokumentar, Malagurski, me shtetësi kanadeze, synonte që dokumentarin ta shfaqte edhe në shtëpinë e kulturës “Trepça” në Zveçan në mes të një turi që kishte nisur në Beograd. E institucionet e Kosovës qenë aktivizuar për këtë rast.

Etiketa: masakerpropaganderecakserbia
Shkrimi Mëparshëm

“Skënderbeu përtej figurës së luftëtarit”, historiani Xhufi zbulon më shumë rreth Heroit Kombëtar

Shkrimi Vijues

Gjimnazi publik i Shkodrës, monument kulture me vlera historike

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar
Aktualitet

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist