E mërkurë, 29 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Serbia ekspozon të shndërruar “Luftëtarin arnaut”, që ia bleu Londrës për 350 mijë euro

9 Mars, 2024
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Shteti serb me çdo kusht i kishte hyrë betejës për blerjen e veprës së Paja Jovanoviqit, dhe ekspozimi i saj në Beograd rikthen edhe historinë me titullin e saj, “Pushimi i bashibozukut”, siç u “mbiemërua” kur u stërshit, e kësisoj me pompozitet proklamohet edhe nga autoritetet e Serbisë. Në “Sotheby’s” – prej së cilës e bleu Muzeu i Beogradit – arriti më 1994. Pronari e bleu prej shtëpisë prestigjioze të ankandeve, “Christie’s”. Dhe u shit jo si “Bashibozuk”, por si “Luftëtar arnaut”

“Luftëtari arnaut” – piktura e Paja Jovanoviqit, të cilën Serbia e bleu në Londër për 350 mijë euro – tashmë është ekspozuar në Beograd. Një ngjarje si kjo zbardh edhe historinë prapa: Betejën e shtetit serb që me çdo kusht ta bëjë të veten pikturën e vitit 1887, por jo vetëm. Ajo ekspozohet me titullin “Pushimi i bashibozukut”, siç u “pagëzua” kur u stërshit, e kësisoj me pompozitet proklamohet edhe nga autoritetet serbe. U ble në fund të vitit të kaluar nga Muzeu i Qytetit i Beogradit në ankandin e shtëpisë së famshme të ankandeve “Sotheby’s”. Disa nga mediat opozitare në Serbi asokohe raportuan se ka qenë vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që urdhëroi blerjen e saj pa kursyer buxhet.

Çmimi i saj fillestar ishte prej 70 mijë deri në 100 mijë funte, e para ofertë ishte 130 mijë, por Muzeu e bëri të veten me 304 mijë e 800 funte. Arriti në Beograd në ditën e gjashtë të muajit të kaluar, për t’u ekspozuar prej fillimit të kësaj jave në Konakun e princeshës Lubica tok me kanavacën, paletën e ngjyrave dhe disa brusha të njërit prej piktorëve të shquar realistë serbë (1859 – 1957), i njohur edhe për serinë e pikturave me shqiptarë. Do të jetë e ekspozuar për një muaj.

“Muzeu i Beogradit ka qenë kaherë i interesuar për këtë vepër edhe për faktin se në fondin tonë kemi 211 vepra të Jovanoviqit, por asnjë prej fazës së tij orientale, e kësaj tematike ai ia ka kushtuar një opus të madh. Vepra të tij prej kësaj periudhe mund të gjenden në koleksione të ndryshme private”, citohet të ketë thënë Jelena Madakoviq, drejtoreshë e Muzeut të Beogradit me rastin e hapjes së ekspozitës.

Ministrja e Kulturës e Serbisë, Maja Gojkoviq, citohet të ketë thënë se “kjo është një vepër madhore, ani pse nuk është krijuar në Serbi, në njëfarë forme është kthyer në vendlindje”.

Por me “kthimin e saj në vendlindje”, pikturës i është vulosur edhe titulli i ri, “Bashibozuku në pushim”, dhe një gjë e tillë bëhet jo pa hile. Fjalori i shqipes “bashibozukun” e njeh si “ushtar i trupave ndihmëse të parregullta në Perandorinë Osmane… pjesëtar i trupave të çrregullta, të paorganizuara e të padisiplinuara, që vrasin e plaçkitin popullsinë”. Piktura e Paja Jovanoviqit s’e kishte këtë emër fillimisht, e në jo pak katalogë njihet si “Luftëtari arnaut”. Në “Sotheby’s” – prej së cilës u bleu Muzeu i Beogradit – arriti më 1994. Pronari e bleu prej shtëpisë prestigjioze të ankandeve, “Christie’s”. Dhe u shit jo si “Bashibozuk”, por si “Luftëtar arnaut”.

Pikërisht për titullin e pikturës do të reagonte historiani i njohur Jusuf Buxhovi kur ajo u stërshit në nëntorin e kaluar. “Kur shqiptari kthehet në bashibozuk!”, e titulloi Buxhovi shkrimin e tij, që për shkas ka pikturën. “Këto ditë, Muzeu i Beogradit, në një aukcion në Londër, bleu pikturën e njohur ‘Bashibozuku’ të piktorit Paja Jovanoviq. Blerja e kësaj pikture në një shumë prej mbi 400 mijë funta dhe sjellja në Beograd u përcollën me një propagandë denigruese ndaj shqiptarëve, që sjell ‘Danasi’, meqë, sipas kësaj pikture, ata identifikohen bashibozukë, të cilët i shërbyen Perandorisë Osmane për zullum ndaj ‘rajës’ së krishterë dhe të serbëve në ‘Serbinë e vjetër’ Kosovën e sotme!”, kishte shkruar Buxhovi. Sipas tij, ky veprim nuk mund të shihet i shkëputur nga politika aktuale e destabilizimit të Kosovës, si dhe paraqitjes së saj si shtet i rrezikshëm për qytetërimin perëndimor” natyrisht “në fërkim të hapur me islamin politik”. Sipas Buxhovit, një rast si ky tregon se Serbia vazhdon në “planin aktual politik të njollosjes së shqiptarëve në përputhje me shpifjet dhe fyerjet e Vladan Gjorgjeviqit, Cvijiqit dhe të tjerëve, si ‘mbetje fanatike otomane’ dhe ‘zullumqarë të rrezikshëm për qytetërimin perëndimor’!”

“Kjo anatemë u përdor edhe në Londër, po edhe në Beograd me rastin e blerjes së pikturës së Paja Jovanoviqit ‘Pushimi i Bashibozukut’. Në prononcimin e Muzeut të Beogradit, rreth kësaj pikture, për bashibozukët thuhet se ishin mercenarë kryesisht nga radhët e shqiptarëve e të kurdëve, të paguar mirë për të ushtruar terror ndaj popullsisë së krishterë, ‘rajës’, veçmas ndaj asaj serbe në “Serbinë e vjetër”, kishte shkruar Buxhovi.

Për rastin e pikturës, studiuesi Artan Lame kishte akuzuar për ngathtësi institucionet shqiptare.

“Para rreth një muaji, në shtëpinë e ankandeve ‘Sotheby’ të Londrës doli në shitje një nga pikturat me temë shqiptare të piktorit malazias Paja Jovanoviç, vepër e vitit 1858. Paja ka bërë një pafundësi pikturash me temë shqiptare, që janë një kënaqësi e vërtetë për syrin dhe një dëshmi brilante e asaj bote arnaute tashmë të zhdukur”, e niste Lame reagimin e tij duke kritikuar autoritetet shqiptare që nuk u futën në garë për ta blerë pikturën, vaj në pëlhurë 68 me 60.5 centimetra.

“Askund nuk pashë që dikujt t’i shkonte mendja te gjëja më e thjeshtë e kësaj bote: Pse nuk e bleu shteti shqiptar?! Se ankand i hapur ishte dreqi ta hajë, nuk vajti Vuçiqi me çorape në kokë ta vidhte në Londër e ta çonte në Beograd. Ndoshta edhe po të kishte hyrë në ankand shteti shqiptar, prapë do ta kishim humbur, se Serbia ka para më shumë se ne, po të paktën edhe faqen do t’ia kishim shpëtuar shqipes (ja e provuam, po kaq e kishim takatin); por edhe një dëm do t’ia kishim bërë serbit, se do ta blinte më shtrenjtë. As kaq nuk bëmë…”, kishte shkruar Lame.

Në prillin e vitit 2018, piktura e njohur me titull “Dy rojat shqiptare para portës”, që paraqet dy roja shqiptare në Egjipt, e mbiemëruar edhe kjo si “Dy bashibozukë para portës” ishte shitur mbi gjysmë milioni euro në ankandin e shtëpisë së njohur londineze, “Sothby’s”. Çmimi fillestar për pikturën e realizuar midis viteve 1887-1888 ishte midis 100 mijë e 150 mijë funtesh, gjegjësisht prej 113 mijë deri në 170 mijë euro. Kjo pikturë ende mban rekordin e shitjes prej koleksionit të Jovanoviqit.

Etiketa: arnautekspozonluftetaripiktureserbia
Shkrimi Mëparshëm

National Geographic: Hidrogjeni në minierën e Bulqizës mund të transformojë botën

Shkrimi Vijues

Nderohet Hasan Prishtina! Përurohet në Elbasan memoriali për atdhetarin që kontribuoi për arsimin

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist