E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Së shpejti hapet Muzeu i Arbëreshëve në Vuno! Projekti që sjell në atdhe kulturën arbëreshe që ruajti gjuhën dhe traditat për më shumë se pesë shekuj larg Shqipërisë

21 Gusht, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Ekonomisë ka bërë publike kriteret e reja për përfituesit e Programit të Strehimit Social, duke çelur një mundësi të rëndësishme për individët dhe familjet që përballen me vështirësi ekonomike.

Në Vuno, në Himarë do të ngrihet së shpejti Muzeu i Arbëreshëve, një projekt që sjell në atdhe kujtesën, kulturën dhe shpirtin e një komuniteti që ka ruajtur gjuhën dhe traditat për më shumë se pesë shekuj larg Shqipërisë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja inspektoi hapësirën ku do të ngrihet Muzeu i Arbëreshëve. “Ky muze nuk do të jetë vetëm një godinë, por një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve, ku rrëfimet e të parëve tanë do të marrin jetë përmes ekspozitave, kujtimeve dhe dialogut kulturor”, tha Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

“Ky muze do të lidhë historinë e diasporës më të vjetër shqiptare me brezat e sotëm, duke forcuar bashkëpunimin shpirtëror e kulturor me komunitetet arbëreshe në Itali”, theksoi Gonxhja. I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës historike të Vunoit, pranë kishave të Shën Spiridhonit dhe Shën Mëhillit, projekti parashikon gjithashtu restaurimin e këtyre monumenteve të çmuara.

“Ky restaurim i kishave si dh ngritja e muzeut do ta kthejnë zonën në një ansambël mozaik të gjallë ku trashëgimia shpirtërore ndërthuret me muzealizimin bashkëkohor, rijetëzimin arkitekturor të lagjes e itinerareve”, tha Gonxhja.

Ministri vuri në dukje se “ky është një hap i madh për gjallërimin e Vunoit, për forcimin e identitetit kulturor shqiptar dhe për pasurimin e turizmit historik e kulturor përtej sezonit të plazhit dhe zhvillimit të programeve të ndryshme edukative e kulturore, por edhe të angazhimit të komunitetit”.

Ky muze, sipas ministrit Gonxhja është një ftesë për të gjithë, vendas, vizitorë dhe diasporë që të ndihen pjesë e një historie që na bashkon e na bën krenarë. Muzeu parashikohet të ndërtohet në ish-shkollën 8-vjeçare në Vuno, ku kanë prejardhjen shekullore një numër i madh arbëreshësh, familjet e të cilave u shpërngulën nga kjo krahinë në shekullin XVII. Muzeu do të shërbejë gjithashtu si një pikë turistike e shtuar në fshatin Vuno. Vunoi, si një nga fshatrat historike të Himarës, me lidhje të forta me Kishën Ortodokse dhe me një traditë të pasur kulturore, ishte një nga vendet ku këta arbëreshë u vendosën. Disa prej tyre u integruan në jetën e fshatit, duke ndikuar në arsim, jetën fetare dhe lidhjet me komunitete të tjera arbëreshe në Itali.

LIDHJA E ARBËRESHËVE ME VUNOIN

Arbëreshët janë shqiptarët që emigruan drejt Italisë në shekujt XV-XVIII, kryesisht pas vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe pushtimit të Arbërisë nga Perandoria Osmane. Ata u vendosën në rajone të ndryshme të Italisë si Kalabria, Sicilia, Molise dhe Basilicata, ku krijuan komunitete të qëndrueshme. Me gjithë distancën dhe kalimin e kohës, arbëreshët arritën të ruajnë gjuhën e tyre (të quajtur “arbërishtja”), traditat, këngët, kostumet dhe identitetin kombëtar. Ata ruajtën për shekuj me radhë gjuhën, zakonet dhe traditat shqiptare, duke krijuar komunitete të fuqishme në Kalabri, Sicili dhe rajone të tjera të Italisë Jugore. Këto komunitete kontribuan shumë në lëvizjet patriotike shqiptare të shekullit XIX dhe XX.

Arbëreshët si Jeronim de Rada, Zef Serembe, Giuseppe Schirò dhe shumë të tjerë ishin figura qendrore në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Disa prej tyre jo vetëm që ndikuan nga jashtë, por edhe udhëtuan në Shqipëri për të ndihmuar në forcimin e ndërgjegjes kombëtare. Gjatë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, disa familje arbëreshe u kthyen nga Italia në trojet shqiptare, përfshirë edhe në Vuno. Këta të kthyer, që shpesh ishin të arsimuar dhe me përvojë në organizimin shoqëror dhe kulturor, sollën frymë të re në jetën e fshatit. Ata kontribuan në zhvillimin arsimor, ndërtimin e kishave dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar në këtë zonë. Në disa rrëfime gojore dhe në kujtesën e banorëve të Vunos, përmenden figura të caktuara që besohet se kishin prejardhje arbëreshe. Gjithashtu, ndikimi i kulturës arbëreshe mund të shihet në disa elementë të folklorit lokal, në gjuhën e folur dhe në zakone të veçanta. Sot, edhe pse ndikimi arbëresh në Vuno nuk është aq i dukshëm sa në fshatra të tjera me histori të ngjashme, kujtimi i këtyre lidhjeve jeton përmes historive të trashëguara dhe interesit të studiuesve për të dokumentuar këtë kapitull të veçantë të historisë kulturore shqiptare.

TRASHËGIMIA KULTURORE

Historia e popullit shqiptar është një histori migrimesh, qëndrese dhe lidhjesh të thella me atdheun. Një nga rrëfimet më të veçanta është ai i arbëreshëve – shqiptarëve që u larguan nga trojet e tyre për t’i shpëtuar pushtimeve osmane dhe që krijuan koloni shqiptare në Italinë e Jugut. Megjithatë, historia nuk mbaron me largimin e tyre. Një pjesë e këtyre arbëreshëve, pas shumë brezash, zgjodhën të kthehen në atdhe, duke sjellë me vete kulturën, gjuhën dhe përvojën e tyre të ruajtur ndër shekuj. Një nga vendet ku ndihen gjurmët e këtij kthimi është fshati Vuno, në jug të Shqipërisë. Ky fshat i vendosur mbi kodrat e Rivierës Shqiptare, përveç bukurive natyrore dhe arkitekturës tradicionale, mbart në vete edhe një trashëgimi të veçantë kulturore që lidhet me arbëreshët.

Sot, lidhjet mes arbëreshëve dhe Vunos nuk janë aq të prekshme fizikisht, por jetojnë në kujtesën historike dhe në trashëgiminë kulturore të rajonit. Studiuesit kanë filluar të rikthejnë vëmendjen drejt kësaj marrëdhënieje për të dokumentuar më mirë ndikimin e këtyre komuniteteve në jug të Shqipërisë. Për banorët e Vunoit, si dhe për brezat e rinj, është me rëndësi të njihen këto rrënjë të përbashkëta. Kjo lidhje historike është një pasuri kulturore që tregon sa i gjallë ka qenë dhe vazhdon të jetë shpirtin shqiptar, kudo ku ai ka jetuar. Historia e arbëreshëve në Vuno është një dëshmi e kthimit në rrënjë, e dashurisë për atdheun dhe e kontributit të pakursyer për identitetin kombëtar. Ky kapitull i veçantë i historisë shqiptare meriton të ruhet, të dokumentohet dhe të promovohet, si një shembull i rrallë i ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe përkatësisë kombëtare, edhe pas shumë shekujsh largimi. Arbëreshët kishin përvojë në shkollim dhe u bënë pjesë e përpjekjeve për të hapur shkolla shqipe në zonë, në një kohë kur identiteti shqiptar rrezikohej nga ndikimi grek dhe osman. Si pjesë e besimit ortodoks, ata ndihmuan në forcimin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe në përdorimin e gjuhës shqipe në shërbesat fetare. Në disa elementë të këngëve, veshjeve dhe riteve të Vunoit është vënë re një ngjashmëri me ato arbëreshe, duke sugjeruar ndikim të ndërsjellë.

KONTRIBUTI I ARBËRESHËVE

Arbëreshët flasin një variant të vjetër të shqipes së shekullit XV, të quajtur arbërisht, që ka mbetur pothuajse i pandryshuar për më shumë se 500 vjet. Megjithëse sot shumica e arbëreshëve e flasin italishten si gjuhë të parë, në shumë komunitete arbërishtja ende përdoret në: Jetën familjare, Liturgjinë fetare (në ritin bizantin). Festat tradicionale. Këngët dhe poezinë popullore. Disa shkolla dhe bashki ofrojnë mësim fakultativ të arbërishtes, por ka shqetësime për humbjen graduale të gjuhës, sidomos tek brezi i ri. Një element unik i arbëreshëve është ruajtja e ritit bizantin në fenë e krishterë, që i dallon nga shumica e katolikëve në Itali. Liturgjia në disa kisha mbahet ende në greqisht dhe arbërisht. Festa të tilla si: Pashkët me ritet e tyre të veçanta. Festa e Shën Gjergjit. “Vallja e arbëreshëve” dhe kostumet tradicionale janë pjesë e identitetit të gjallë arbëresh.

Kontributi i arbëreshëve në çështjen shqiptare. Arbëreshët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Disa figura të njohura përfshijnë: Jeronim de Rada – poet dhe intelektual i madh arbëresh. Girolamo De Rada, Zef Serembe, Giuseppe Schirò – që shkruan poezi, drama dhe vepra mbi historinë dhe identitetin shqiptar. Arbëreshët luftuan për pavarësinë e Shqipërisë, dhe disa prej tyre erdhën për të ndihmuar në ngritjen e shkollave dhe organizimin e jetës politike.

Etiketa: arberesheveatdhekulturemuzeumivuno
Shkrimi Mëparshëm

Leon Trotsky, marksisti që denoncoi Traktatin e Fshehtë të Londrës dhe masakrat serbe ndaj popullsisë shqiptare

Shkrimi Vijues

Gjergj Fishta: Kriteret që duhet të plotësojë ai që kërkon të jetë deputet

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Gjergj Fishta: Kriteret që duhet të plotësojë ai që kërkon të jetë deputet

Gjergj Fishta: Kriteret që duhet të plotësojë ai që kërkon të jetë deputet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist