E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Rrogat kërkojani privatit, jo shtetit!” Qeveria i kthen shpinën naftëtarëve

18 Shtator, 2020
Në Aktualitet, Ekonomia, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Në përgjigje të protestës së fundit në Tiranë, kërkesat e naftëtarëve u refuzuan përfundimisht.

Për t’i përcjellë nga Tirana u zgjodh zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja që tha në një intervistë në Tv Klan, se shteti nuk jep paga për naftëtarët dhe se konflikti me kompanitë private zgjidhet vetëm në gjykatë.

Kur është pyetur nëse ekziston mundësia që shteti t’i paguajë këto paga, zv.ministri i energjisë jo vetëm e refuzoi një variant të tillë, por foli edhe për falimentim dhe mbyllje të uzinës, që nënkupton lënien përfundimisht në rrugë të qindra familjeve.

“Jo në asnjë rast. Në vendin tonë falimentojnë dhe ngrihen biznese çdo ditë dhe unë nuk di ndonjë rast që shteti të ketë marrë përsipër të paguajë pagat e punonjësve. Ata duhet të ndjekin rrugën ligjore. Pronari që e ka duhet ta ndezi, nëse nuk e ndezin ka edhe falimentim, ka edhe mbyllje, por nuk është shteti që i merr këto vendime” tha Bejtja.

I pyetur se përse naftëtarët i drejtohen qeverisë t’i paguajë pagat, Bejtja tha se këtë “e dinë ata”.

Në fakt ajo që dinë naftëtarët është një seri premtimesh dhe garancish të dhëna nga kryeministri Rama dhe ministrat dhe deputetet e Partisë Socialiste për zgjidhjen e problemit me pagesën e rrogave të prapambetura.

E fundit ishte pak ditë më parë, kur gjatë një vizite në Turqi, Edi Rama postoi një foto me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev (, të cilin e quajti “mikun e mirë”. Rama u dha shpresë naftëtarëve se mund të ketë një zgjidhje për rrogat e prapambetura, kur shkruajti se ” prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere,

duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentit për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më pare”.

Por e gjitha duket se ka qenë nën vazhdën e mashtrimeve për të ndalur protestat. Sepse premtimet për pagat e prapambetura të naftëtarëve janë të hershme. Ato vazhdojnë prej vitit 2016, kur Edi Rama u fliste për një investitor të fuqishëm nga Amerika që nisi punën në rafineri dhe mori përsipër të paguante pagat e prapambetura. Rama dha garanci se pagat e prapambetura do të paguheshin dhe se kompania do të riniste punën sipas standarteve më të mira për sigurimin e punonjësve.

Por kompanitë kanë shkuar në Ballsh, kanë përdorur rafinerinë dhe janë larguar, duke lënë pas problemet me pagat dhe bashkë me to edhe premtimet për ndërhyrjen e shtetit, që sot kanë marrë fund, duke lënë në mëshirë të fatit qindra familje të mashtruara nga kompanitë private./Lapsi

Shkrimi Mëparshëm

Vatër prostitucioni në qendër masazhi / Ja si rekrutoheshin vajzat

Shkrimi Vijues

COVID-19: Sipërmarrjet në Kosovë kanë humbur një shifër të frikshme

Të Ngjashme

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh
Aktualitet

Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh

14 Tetor, 2025
14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar
Aktualitet

14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar

13 Tetor, 2025
Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë
Aktualitet

Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë

11 Tetor, 2025
Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm
Aktualitet

Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm

11 Tetor, 2025
“Tetori i At Fishtës” në Lezhë, shkrimtarë dhe botues kërkojnë më shumë lexim të veprës së tij
Aktualitet

“Tetori i At Fishtës” në Lezhë, shkrimtarë dhe botues kërkojnë më shumë lexim të veprës së tij

11 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

COVID-19: Sipërmarrjet në Kosovë kanë humbur një shifër të frikshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist