E shtunë, 14 Qershor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Roli udhëheqës i UÇK-së për krijimin e shtetit të Republikës së Kosovës

28 Nëntor, 2022
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Dorian KOÇI

Represioni serb në Kosovë, në demonstratat e vitit 1981, heqja e autono­misë së Kosovës më 1989, helmimet e fëmijëve më 1992, represioni dhe masakrat më 1998 e, së fundi, dëbimi biblik i bashkëkombësve tanë më 1999, përgatitën momentin historik me datën 17 shkurt të vitit 2008, që Kosova të shpallej e lirë dhe e pavarur. Ngjarje të tilla historike të takojnë shumë radhë t’i përjetosh e t’i ndiesh, ndaj në optikën e ngjarjeve që kalojnë si ujë që rrjedh, të duken gati-gati të pabesueshme. Krijimi dhe fillimi i luftës së armatosur nga UÇK-ja në Kosovë në vitet ’90 është në fakt sa një lindje e lirisë së Kosovës, por edhe një rrugëtim i përjetimit të idesë së lirisë mes vetë kontinentit evropian. Rënia e Murit të Berlinit në Evropë, përfun­dimi i Luftës së Ftohtë dhe triumfi i demokracisë liberale në Evropën Lindore dhanë pamjen e gënjeshtërt se erdhi fundi i historisë që Francis Fukuyama profetizoi në studimin e tij të njohur[1] por, në fakt, konfliktet e ngrira filluan të dalin në sipërfaqe. Shkrirja e akujve të totalitarizmit do të sillte edhe shkrirjen e konflikteve ndëretnike ku vakuumin e ideologjisë së përmbysur të socializmit shkencor do ta zinte shumë shpejt ideologjia e nacionalizmit ekstrem. Rrugëtimi i rinisë shqiptare i Kosovës në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90 është një rrugëtim identitar për të parë sesi shoqëria jugosllave e fundit të viteve ’80, e dominuar nga nacionalizmi serb, shkoi buzë greminës në luftërat e Kroacisë, Bosnjës dhe në paranda­limin që iu bë tmerrit pa fund të makthit ndëretnik në Kosovë. Pikësëpari Jugosllavia u përball me krizën e marrëdhënieve ndëretnike midis kombë­sive që synonin të krijonin shtetet e veta kombëtare. Kjo krizë vinte si një pasqyrim i tendencave të forcës centrifugale që ishte ushtruar mbi Jugosll­avinë për të qenë e bashkuar, por që nën realitetet e reja gjithçka po rishi­kohej, përfshirë edhe tërësinë territoriale të shtetit jugosllav. Nacionalizmi politik si forma më e lartë e nacionalizmit e ushtruar nga politikat shtetërore që ndjekin vendet në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare gjeti shprehjen e tij më të lartë në periudha të ndryshme në marrëdhëniet e ndërsjella serbe, kroate, sllovene, boshnjake, maqedonase, malazeze dhe shqiptare në vitet ’90. Në fushën politike, zhvillimet e veçanta apo ngjarjet , siç është një luftë apo ndryshimi i një regjimi, do t’u japin hov shpresave dhe mundësive ose do të shkaktojnë frenim dhe pengesa.[2] Ndryshe nga rasti i Çekosllovakisë, ku me aktin e miratuar më 25 nëntor 1992, përfaqësuesit çekë dhe sllovakë ranë dakord për shpërbërjen e Çekosllovakisë që nga 31 dhjetori 1992, Jugosllavia përjetoi ndryshime të tjera. Shpërbërja e Çekosllovakisë ishte rasti i parë dhe i vetëm në Evropën Qendrore e Lindore që një konflikt etnik u zgjidh në mënyrë paqësore pasi zhvillimet në Jugosllavi dhe ish-republikat e BS-së treguan se spiralet e nacionalizmit etnik tërhoqën në vorbullën e tyre dhe morën peng zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e këtyre vendeve. Vakumi i pushtetit që po ndihej në Evropën Lindore, për­fshirë këtu dhe Jugosllavinë, po nxirrte në pah mekanizma të rinj pushteti të ngjashëm me autoritarizmin dhe centralizmin komunist. Nacionalizmi etnik mundësoi dhe aleancat e reja fiktive ndërmjet ish-komunistëve dhe ultranacionalistëve antikomunistë. Leninizmi i zhvleftësoi shoqëritë ball­kanike nëpërmjet mospërmbushjes së nevojave për shoqëritë civile. Në vend të tyre ai mbështeti modelet kolektiviste, ku individi i dedikohej tërësisht shtetit dhe jo parimeve të lirisë së individit e të drejtave njerëzore. Kur u shkatërrua pushteti komunist, institucionet demokratike filluan të ngrihe­shin ngadalë dhe ndërhyrja e publikut në vendimmarrje ishte e kufizuar.[3] Sfidat dhe problematikat e tranzicionit të vendeve të Evropës Lindore drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut duke u përqendruar në var­iablat kryesore apo faktorët kyçë që e pamundësuan “normalitetin” demo­kratik janë : (a) regjimi totalitar dhe kohëzgjatja e tij përkundër formave të tjera autoritare; (b) mungesa e një kulture politike dhe institucionale të trashëguar; (c) ekonomia jofunksionale e paaftë për të konkurruar në tre­gjet globale si pasojë e privatizimeve klienteliste, mungesa e modeleve të zhvillimit dhe strategjive koherente; (ç) mungesa e shtetit të së drejtës, ku pushteti i tretë, do të ishte arbitri i paanshëm në garancitë procedurale, marrëdhëniet konktraktuore dhe mbikëqyrëse të pushteteve ekzekutive dhe legjislative.[4] Disa vende në ish-Evropën Lindore, ku përfshihen shumica e vendeve të Evropës Lindore, në saje të reformave të ndërmarra në të gjitha aspektet, e patën më të lehtë kapërcimin e këtyre sfidave duke bërë të mun­dur që të pranohen anëtarë të NATO-s dhe BE-së pas një periudhe 15-vjeçare. Disa të tjera, përfshirë disa vende të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërinë, janë ende në procesin e hapjes së negociatave me BE-në. Ndërsa Kosova, për shkak të pengesave ndërkombëtare të vendeve të BE-së(Greqisë, Rumanisë, Qipros,Sllovakisë dhe Spanjës) që nuk e kanë njohur ende si shtet të pavarur, edhe pse i ka plotësuar kushtet teknike, nuk e ka fituar ende liberalizimin e vizave.

Pikërisht në zhgënjimet nga era e rrëzimit të Murit të Berlinit zë fill edhe përforcimi i rezistencës së shqiptarëve në Kosovë. Historia e themelimit dhe luftës së UÇK-së për t’i dhënë popullit shqiptar në Kosovë dinjitetin e munguar dhe lirinë politike nuk mund të mos shikohen si një kronikë e paralajmëruar rrokopujës dhe prishjes së Jugosllavisë, agresioneve serbe në Kroaci e Bosnjë, Konferenca e Dejtonit, lindja e UÇK-së Konferenca e Rambujesë, bombardimet ndaj Serbisë, rezolutat e kombeve të Bashkuara, diplomacia ndëraktive, diplomacia fluturuese, dorëzimi i “Kasapit të Ball­kanit”-Millosheviqit, hyrja e trupave të KFOR-it në Kosovë, përpjekjet për stabilizimin e vendit, pakoja Ahtisari e, së fundi, shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Në gjithë këtë rrugëtim lëvizin personazhet më të rëndësishëm politikë të fundshekullit XX, si presidenti amerikan Bill Clinton, sekretarja e shtetit Madlin Ollbrajt, ambasadorët Hollbruk e Kristofer Hill, krye­ministri britanik Tony Bler, presidenti francez Zhak Shirak, ministri i Punëve të Jashtme italiane Lamberto Dini, kancelari gjerman Gerhard Shroder e ministrat e jashtëm gjermanë Klaus Kinkel e Joshka Fisher, ish-kryeministri spanjoll Felipe Gonzales etj. Në vitin e fundit të shekullit të XX duket sikur Fushë-Kosova e Kosova kthehen në skenë tragjedish shek­spiriane, ku luhet fati i një populli të vogël. Mes gjithë këtyre personazheve politikë evropianë shfaqet dhe roli i UÇK-së dhe Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Hysenit, Ramush Hajradinajt, Fatmir Limajt etj. që me staturën e studentëve të etur për arsim, kulturë e identitet për shqiptarët, gjejnë metaforën e lirisë të plazmuar në historinë e pothuajse çdo familjeje shqiptare në Kosovë. Që nga shekulli i iluminizmit e deri në ditët tona humanizmi dhe liria kanë ushqyer breza të tërë të njerëzimit duke mbetur piketa të rëndësishme të shtetndërtimit e filozofisë politike të popujve të Evropës. Pikërisht në këto dy piketa u ringjall feniksi i shpresës për theme­limin e shtetit të Kosovës nga UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj. Akti i rebelimit të tyre ndaj pushtetit nacionalist e shovinist serb nuk duhet parë si një pri­shje e sistemit të së drejtës ndërkombëtare as si kundërshtim i një sistemi mbi një krahinë autonome të shtetit të Serbisë.[5] Ai qëndron në fakt si një reflektim i thelbit të konceptit të Evropës si vend ku triumfuan rilindja evropiane dhe humanizmi. Humanistët e Rilindjes besonin se edukimi duhet të përgatisë një njeri për të pasur një ekzistencë dhe mësim të denjë jo vetëm për ta shfaqur realitetin, por edhe për t’i nxitur individët drejt njohjes dhe aplikimit të saj. Ata besonin se një njeri mund të formohej nëpërmjet “artit të elokuencës” dhe se njeriu duhej të ishte në qendër të gjithësisë. Këtë formim intelektual të marrë në katedrat e Evropës, djemtë e rinj të UÇK-së e transformuan në një filozofi udhëheqëse të luftës së vet për liri. Lufta çlirimtare, e udhëhequr nga UÇK-ja, në thelbin e saj progra­mor, kishte shpëtimin e qenies etnike shqiptare nga shfarosja, mbrojtjen e ndaljen e krimeve ndaj shqiptarëve dhe jo ushtrimin e tyre ndaj të tjerëve. Përdorimi i armëve ishte mjeti i fundit i imponuar nga rrethanat, pasi UÇK-ja, në çdo kohë, ka qenë e gatshme për të përqafuar zgjidhjet diplo­matike e paqësore, çka dëshmojnë faktet e mirënjohura historike: firmosja e Marrëveshjes së Rambujesë nga ana e përfaqësuesve të saj për zgjidhjen paqësore të krizës, e ofruar nga faktori ndërkombëtar; çarmatosja e menjë­hershme e pa rezistencë e UÇK-së me hyrjen e forcave të NATO-së e atyre paqeruajtëse si dhe pranimi, ushtrimi e respektimi i zgjedhjeve të lira e demokratike nga tërë forcat politike në Kosovën e çliruar.[6]

Pa dyshim që Hashim Thaçi ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim, në të njëjtën kohë ai e komandantët e tjerë të UÇK-së u shndërruan në gardianët e lirisë së shqiptarëve duke e ruajtur luftën për liri të shqiptarëve të Kosovës nga inflitrimet e lëvizjeve islamike, bashkëngjitjes me idetë e mykura marksiste-leniniste apo dhe akuzave si një produkt i krimit të orga­nizuar. Presidenti Thaçi ka treguar intuitën politike të një burri shteti kur kërkoi garancitë shtesë në Rambuje për ta firmosur marrëveshjen që do t’i hapte rrugë formimit të shtetit të Kosovës, organizimit të Partisë Demo­kratike të Kosovës në paqe, negociatat për pavarësi me Ahtisarin dhe fillimin e dialogut Serbi-Kosovë.

Etiketa: doriankocikosovesrepublikauck
Shkrimi Mëparshëm

Prekazi mirëpret ekspozitën “Të ndarë, por të pashkëputur”

Shkrimi Vijues

Kush ishte dhe si e nga kush u vra Isa Boletini?

Të Ngjashme

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash
Aktualitet

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!
Kultura

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)
Aktualitet

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore
Aktualitet

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb
Kryesore

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare
Kryesore

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Shkrimi Vijues
Kush ishte dhe si e nga kush u vra Isa Boletini?

Kush ishte dhe si e nga kush u vra Isa Boletini?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist