• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

RKL: Monumentet e përjetësimit fizik të dëshmorëve, heronjve e martirëve anë e mbanë Kosovës, janë dritë përjetësie e lirisë

Vinny nga Vinny
6 Nëntor, 2024
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
0
RKL: Monumentet e përjetësimit fizik të dëshmorëve, heronjve e martirëve anë e mbanë Kosovës, janë dritë përjetësie e lirisë
0
NDARJET
37
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Monumentet e përjetësimit fizik të dëshmorëve, heronjve dhe martirëve anë e mbanë Kosovës,  janë shprehje shpirtërore-hyjnore e vitalitetit dhe emancipimit historik kombëtar, janë dritë përjetësie e lirisë që rrezaton, zbukuron, frymëzon brezat me atdhedashuri, begaton vlerat më të fisnikëruara, duke i dhënë Atdheut pamjen madhështore, lapidare të merituar nga më meritorët, më të dashuri e të paharrueshmit.

Lufta për çlirim nga robëria shekullore serbe, u pagua me një çmim shumë të lartë, me gjakun e 25oo dëshmorëve, të 13 mijë martirëve, 1600 të zhdukurve e mijëra invalidëve.

Kjo ka ndodhur edhe  gjatë robërisë paraprake shekullore, por pa fitoren e plotë kundër robërisë, brezat kanë arritur fare pak në përjetësimin fizik të dëshmorëve, heronjve dhe martirëve, përveç gjatë kohës së regjimit komunist, në Shqipëri. Pas vendosjes së ‘demokracisë fashiste’, ata i rrënuan, i dogjën, i zhduken pllakat e monumentet e çlirimtarëve dhe u ngiten pllaka  e shtatore, zjarrvënësve bastardë, si Ahmet Zogut, vrasësit të pesë personaliteteve më të njohura të historisë sonë kombëtare, i ngritën shtatore në Tiranë, mbretit tradhtar, që rrëmbeu arkën e shtetit dhe iku për ta shpëtuar veten e familjen e jo Atdheun nga pushtimi italian, në prill të vitit 1939.

Pllakat përkujtimore, individuale apo grupore të dëshmorëve, heronjve e martirëve, shtatoret madhështore, sidomos në sheshe qytetesh, obelisqe,  komplekse përkujtimore, lapidare, shtrihen kudo në mijëra vendbanime të Kosovës, duke rrezatuar dritën e lirisë, vitalitetin e përjetësisë, unitetin dhe homogjenizimin e vlerave kombëtare, për të mos e harruar të kaluarën, mbi bazë të së cilës po e ndërtojmë ardhmërinë.

Kemi fat që në mbrojtje, ngritje e përkujdesje  të këtyre vlerave fizike e shpirtërore funksionon Agjencinë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, si  organ i pavarur për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve …

Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari - Fushë Kosovë

Shtatorja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari – Fushë Kosovë 

Ja cila është Agjencia, kompetencat  dhe fushë-veprimtaria e saj.

AMMKM është Agjenci Ekzekutive për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Kompetencat e Agjencisë

Agjencia është përgjegjëse për menaxhimin e monumenteve dhe komplekseve memoriale të shpallura me vendim të Kuvendit si Zona me interes të veçantë kombëtar dhe më karakter historik.

Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së - Viti
Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së – Viti

Agjencia është përgjegjëse për :

Projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale, në përputhje me legjislacionin në fuqi, standardet vendore dhe ndërkombëtare.

Ajo përcakton programet kërkimore – shkencore, aktivitetet dhe manifestimet e ndryshme, që kanë të bëjnë me zonat dhe historinë e tyre.

Bashkëpunon  me institucionet qeveritare dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Komunat përkatëse, Agjencitë turistike, për projektet që kanë të bëjnë me këto zona.

Krijimin e WEB-Faqes dhe mirëmbajtjen e linçeve të veçanta për Komplekse memoriale, si dhe publikon revistën vjetore.

Inicimin e procedurën për shpalljen e Zonave me interes të veçantë dhe përgatitë propozim vendimin për miratim në Kuvend.

Hartimin e planeve hapësinore, urbane dhe rregulluese të zonave me interes të veçantë, që kanë të bëjnë me Komplekset memoriale.

Hartimin e Planeve për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Propozon shpalljen e Zonave më interes të veçantë kombëtarë dhe me karakter historik.

Përcaktimi i Kritereve për Komplekset Memoriale, rregullohet më akt nënligjor.

Lapidari i UÇK-së - Komoran, Drenas
Lapidari i UÇK-së – Komoran, Drenas

Kjo është një Agjenci meritore,  për më të merituarit e atdheut, e cila ka një barrë shumë të rëndë, sidomos në ngritjen, ruajtjen, përkujdesjen, restaurimin, hartimin dhe realizimin e planeve, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me faktorë relevantë. Kjo Agjenci mbi të gjitha deri tani ka treguar dhe është dëshmuar me punë të zellshme, projekte të realizuara me profesionalizëm dhe përgjegjësi maksimale.

Po ashtu është për t’ u  përshëndetur bashkëpunimi i ndërsjellë, veçmas  me TV-Diellin, ku të gjitha këto monumente fizike të lirisë, anë e mbanë Kosovës  shfaqen pandërprerë gjatë programit 24 orësh.

Lapidari i Dëshmorëve - Pejë
Lapidari i Dëshmorëve – Pejë

Ahmet Qeriqi

Etiketa: deshmorevefizikheronjvemartirevemonumentetperjetesimit
Shkrimi Mëparshëm

Gjuha Shqipe, daton 6 mijë vjet më parë? Studiuesi: Për vjetërsinë përdorëm edhe metodën e ADN-së

Shkrimi Vijues

Ndërtime me beton brenda zonës muzeale, ç’po ndodh te Kalaja e Ali Pashë Tepelenës?

Shkrimi Vijues
Ndërtime me beton brenda zonës muzeale, ç’po ndodh te Kalaja e Ali Pashë Tepelenës?

Ndërtime me beton brenda zonës muzeale, ç’po ndodh te Kalaja e Ali Pashë Tepelenës?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mozaikët e antikitetit të vonë – gjurmë të kishave të hershme në Berat

Mozaikët e antikitetit të vonë – gjurmë të kishave të hershme në Berat

13 Mars, 2026
Amnezia të diktuar politike e arvanitasve të sotëm

Amnezia të diktuar politike e arvanitasve të sotëm

13 Mars, 2026
Mes lutjes dhe pranverës: orët e fundit të Fan Nolit dhe kujtimi i një mendjeje të madhe shqiptare

Mes lutjes dhe pranverës: orët e fundit të Fan Nolit dhe kujtimi i një mendjeje të madhe shqiptare

13 Mars, 2026
“Pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të vjetër” Historia dhe gjeografia shqiptare, në shkollat greke (1834-1914)

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

12 Mars, 2026
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist