E diel, 26 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Rilindasi Jeronim de Rada, personalitet, poet, publicist, folklorist, mësues dhe themeluesi i letërsisë e i kulturës arbëreshe

22 Korrik, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Jeronim de Rada u lind më 19 nëntor 1814 dhe vdiq më 1903.

Rrugëtimi i tij i gjatë i një veprimtarie të paepur nisi në vitin 1834, asokohe kur ai ndodhej në Napoli me studime.  Më 1848, nxori të parën gazetë shqiptare të titulluar “L’Albanese d’Italia”. Kjo gazetë u bë tribun i mendimit dhe pikëpamjeve të tij për ngjarjet e kohës.

Dështimi i revolucionit më 1848, shënon një krisje të thellë në themelet e kësaj shtatoreje të idealeve të mëdha. Në atë kohë e mbyll “L’Albanese d’Italia” dhe me një barrë të rëndë zhgënjimi u tërhoq në fshatin e tij të lindjes, deri në fillim të viteve 60 të shekullit XIX.

Një erë e re për de Radën nis më 1861, periudhë kur ai shfaqet i përtërirë dhe me energji të mëdha, një zë jehues i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Pas traktatit “Parimet e estetikës” më 1861, ai risjell një vepër, “Lashtësia e kombit shqiptar” dhe “Rapsodi të një poeme arbëreshe”, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirës të Shqipërisë dhe vlerave të saj dhe ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri.

Pikë kulmore për rolin e këtij veprimtari atdhetar është përkrahja që ai i dha më 1878 Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke ngritur zërin fuqishëm kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën “Flamuri Arbërit”, botuar prej tij në jetësimin ndër vite, 1883-1885.

Në “Testamentin politik” të 1902-it shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës së Italisë ndaj atdheut të të parëve.

Autori gjithashtu ka një kontribut të çmuar në fushën e studimeve gjuhësore. Gjurmët e tij janë të plazmuara fuqishëm në mendimin e kohës për prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, duke kumtuar dhe mbrojtur energjikisht zanafillën e lashtë të tyre.

De Rada është nga të parët studiues vendas të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dyja veprat gramatikore që hartoi më 1870 dhe 1894 vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura deri në atë kohë.

Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folurën arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine. Në veprimtarinë gjuhësore të de Radës duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari 1895 në Koriliano Kalabro, ndërsa i dyti 1897 në Lungro.

Autori dha me vetëmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh për dhjetëvjeçarë të tërë, gjersa vdiq për të mbetur një “Mësues i Popullit” dhe një Rilindas i madh i çështjes Kombëtare Shqiptare.

Mjaft e gjerë është edhe veprimtaria poetike e de Radës. Nisi të botojë që herët, por shkrimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike-epike “Këngët e Milosaos” (1836), vepra e parë e letërsisë me vlera aq të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash.

Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve, në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij. Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të poemës “Serafina Topia”, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843.

I pakënaqur nga puna e tij, de Rada këtë subjekt e rimori në poemën “Pasqyra e një jete njerëzore” duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman.

Vepra më e rëndësishme e de Radës është “Skënderbeu i pafan”, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896).  Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e de Radës.

Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shekullin XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve.

Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse.

Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet në luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve.

“Skënderbeu i pafan” është kryevepra e de Radës dhe në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve e të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në “Këngët e Milosaos”, de Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.

De Rada luajti një rol të jashtëzakonshëm në historinë e letërsisë shqiptare dhe ishte nismëtari i veprës letrare me frymë kombëtare.

Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh. Tradita poetike e shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe.

Fundi i tij i trishtë

Jeronim de Rada, njëri prej përfaqësuesve kryesorë të elitës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, inspiruesi kryesor e autoritar i intelektualëve arbëreshë të kohës, kumtohet se u nda nga jeta trishtueshëm në një varfëri që “guxoi” ta persekutonte në vitet e tij të vështira të moshës së thyer.

Atij i erdhi vdekja duke e gjetur të mbërthyer përbindshëm nga një skamje. Ai mbylli sytë si një virtuoz i mendimit dhe kontributit atdhetar, ani pse nën hijen e mrrolët të asaj skamje që duket se ia afroi më shumë varrin shtratit ku tretej ai.

Njerëzit që iu ndodhën më pranë ditën që iu shua qiriu i jetës, u shtangën dhe mbetën të habitur kur në xhepat e këtij intelektuali të spikatur, në vend të të hollave, u gjet vetëm një peshk i tharë në tym.

Një absurditet që mund të matet vetëm me vetveten, sepse me personalitete si de Rada mund të nderohet e krenohet çdo komb, në mos për patriotizmin e kulluar që ai shpalosi, së paku për majat e larta që arriti si poet, si gjuhëtar, si pedagog e jurist.

Shkrimi Mëparshëm

HORA DEGLI ALBANESI: Jeta e pasardhësve të Skënderbeut në Palermo (FOTO)

Shkrimi Vijues

Gjykata e Lartë ‘pezullon’ ndërtimin e 2 HEC-eve tashmë të përfunduar në Valbonë

Të Ngjashme

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar
Kultura

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit
Kultura

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Gjykata e Lartë ‘pezullon’ ndërtimin e 2 HEC-eve tashmë të përfunduar në Valbonë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist