• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Revista franceze ”Figaro Histoire” lavdëruese mbi librin “Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë”

Vinny nga Vinny
31 Tetor, 2025
Në Aktualitet, Kultura, Pikepamje
0
Revista franceze ”Figaro Histoire” lavdëruese mbi librin “Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë”
0
NDARJET
12
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Revista prestigjioze franceze Figaro Histoire (nr. 80, botimi qershor–korrik 2025 me një tirazh prej rreth 385 000 kopjesh) i kushton një artikull lavdërues veprës Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë përgjatë Via Egnatia, botuar nga Éditions Bilingue, Paris, 2025.

Shtypi francez mbi botime të librave mbi Shqipërinë dhe Ballkanin

Revista prestigjioze franceze Figaro Histoire (nr. 80, botimi qershor–korrik 2025 me një tirazh prej rreth 385 000 kopjesh) i kushton një artikull lavdërues veprës Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë përgjatë Via Egnatia ( Voyage entre Illyrie et Albanie par Via Egnatia), botuar nga Éditions Bilingue, Paris, 2025.

Ky libër i mrekullueshëm, bashkautorë të të cilit janë Odette Marquet dhe Michel Rivière, ndjek një itinerar historik, kulturor dhe shpirtëror nëpër Ballkanin Perëndimor, në gjurmët e Via Egnatia — rrugë e lashtë romake dhe itinerar apostolik.

Libri pasurohet nga 150 fotografi origjinale të realizuara nga Ronald Fitte, të cilat i japin thellësi të jashtëzakonshme vizuale këtij udhëtimi mes kujtesës së krishterë dhe peizazheve të harruara mbushur me ‘vestige’ të kishave të lashta shqiptare.

Figaro Histoire, në faqen 29, ofron një dritare të shkëlqyer mbi Shqipërinë, trashëgiminë e pluralitetin e saj fetar dhe qëndrueshmërinë e saj historike.

Një homazh vizual dhe erudit për një identitet evropian pak të njohur në Francë.

Më poshtë mund të ndiqni përkthimin shqip të artikullit të prestigjiozes Figaro Histoire, kopertinën e të cilës e keni këtu majtas, ndërsa artikulli, faqe 29 majtas.

Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë par Via Egnatia

Image

(Voyage entre Illyrie et Albanie par Via Egnatia)
Odette Marquet, Michel Rivière dhe Ronald Fitte.

Për shekuj të tërë nën pushtimin osman, e izoluar nga diktatura komuniste pas Luftës së Dytë Botërore ndaj pjesës tjetër të Perëndimit, më pas e tronditur nga përplasjet mes tribuve dhe mafieve, Shqipëria është konsideruar shpesh si një enklavë e huaj në zemër të Ballkanit.

Por populli i saj është ndër më të vjetrit e vendosur në Evropë, me rrënjë që datojnë nga pushtimet indo-evropiane, në mijëvjeçarin e dytë para erës sonë.

Me emrin Ilirë, dhe shumë kohë para ardhjes së sllavëve, ata luajtën një rol të madh në Antikitet, duke i dhënë Perandorisë Romake të shekullit III perandorët që e ringritën atë — nga Klaudi II Gotiku deri te Kostandini.

Të përballur me pushtimin e sllavëve dhe avarëve në shekullin VI, të kërcënuar nga zgjerimi bullgar, të pushtuar nga osmanët, shqiptarët megjithatë kaluan nëpër histori me një aftësi të rrallë për të mbijetuar përballë vështirësive: heroi i tyre, Skënderbeu, për një çerek shekulli, në shekullin XV, i qëndroi me disa mijëra burra ushtrive të panumërta të Sulltanit.

Duke u mbështetur në njohjen intime të vendit, autorët e këtij libri të bukur propozojnë një udhëtim në histori duke ndjekur gjurmët e Via Egnatia, që lidhte, në kohën e Perandorisë Romake, detin Adriatik me Bizantin. Nga Apolonia te kalaja e Krujës, rrethimi i së cilës frymëzoi Ismail Kadarenë për Daullet e shiut, e nga manastiri i Graçanicës deri në grykëderdhjen e Kotorrit, ky udhëtim në hapësirë është njëkohësisht një udhëtim i jashtëzakonshëm në kohë.

Bukuria e afreskeve të manastireve u përgjigjet atyre të peizazheve.

Aty gjendet jehona e misioneve të Shën Palit po aq sa kujtimet e fushatave të Kostandinit.

Aty zbulohet si pasuria e së kaluarës romake, ashtu edhe lashtësia dhe thellësia e një kristianizimi që pushtimi osman e detyroi për shekuj të tërë të mbijetojë vetëm nën hi.”

Nga Michel De Jaeghere, kryeredaktor i Figaro Histoire.

Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë përgjatë Via Egnatia, Éditions Bilingue, 344 faqe, 79 €, gjendet në Librari në Francë dhe Online në :

Fnac : https://bit.ly/4fi6QKW

Amazon : https://bit.ly/3OWkrwJ

Preview : Voyage entre Illyrie et Albanie par Via Egnatia

————-

Sa me larte citohet : klarabudapost

Etiketa: figarofrancezeiliriamediashqiperivia egnatia
Shkrimi Mëparshëm

Letra që Napoleon Bonaparti i dërgoi Ali Pashë Tepelenës

Shkrimi Vijues

Shqipëria prezanton Bylisin në Bursën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik

Shkrimi Vijues
Shqipëria prezanton Bylisin në Bursën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik

Shqipëria prezanton Bylisin në Bursën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
19 vite pa kolosin e skenës dhe ekranit, aktorin Kadri Roshi

19 vite pa kolosin e skenës dhe ekranit, aktorin Kadri Roshi

7 Shkurt, 2026
Prezantohet “Nuse”, filmi dokumentar mbi gratë e Zadrimës

Prezantohet “Nuse”, filmi dokumentar mbi gratë e Zadrimës

7 Shkurt, 2026
Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës

Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës

7 Shkurt, 2026
Dr.Panagiotes Potagos: Gjeniu me origjinë shqiptare, mjeshtri i eksplorimit dhe vizioni i tij mbi vazhdimësinë Pellasgo-Shqiptare

Kujtesa dardane/ Në Lisbonë, aty kur historia flet përmes Ambasadës së Kosovës

Kujtesa dardane/ Në Lisbonë, aty kur historia flet përmes Ambasadës së Kosovës

6 Shkurt, 2026
“Ali Pashë Tepelena në artin botëror” si portret midis mistikes dhe fakteve

“Ali Pashë Tepelena në artin botëror” si portret midis mistikes dhe fakteve

6 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist