• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës

Vinny nga Vinny
10 Dhjetor, 2025
Në Kultura
0
Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës
0
NDARJET
16
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Muzeut të Forcave të Armatosura, Niko Kotherja, njëkohësisht historian e koleksionist, ka restauruar një disk i cili mban të regjistruar zërin e at Gjergj Fishtës.

Disku është një ndër të paktat kopje autentike që kanë mbërritur deri në ditët tona. Niko Kotherja tregoi për ATSH-në se, disku ishte në gjendje të papërdorshme, i thyer në tri pjesë.

Historiani shpjegon se në gjendjen fillestare, ishte e pamundur të dëgjohej dhe se është dashur një punë e madhe për puthitjen e tri pjesëve në një të vetme për të bërë të mundur leximin e saktë të pllakës. Në këtë mënyrë Fishta i madh u ringjall përmes zërit të tij.

I pyetur mbi detaje teknike rreth restaurimit, Kotherja tha se, restaurimi u realizua në Korçë, duke përdorur metoda efikase për ngjitjen dhe njëkohësisht krijimin e terrenit sa më të favorshëm të riprodhimit në gramafon. Disku ka ende nevojë për një ndërhyrje të fundit, për eliminimin e zhurmave dhe më tutje do të vijë momenti i digjitalizimit të përmbajtjes së të dy anëve të tij.

“Kjo që shihni është një ndër kopjet e vetme autentike të diskut mbërritur në ditët tona ku gjendet i regjistruar zeri origjinal i kolosit të letrave shqipe dhe mendimtarit at Gjergj Fishta. Në dijeninë time kopje të tjera origjinale të këtij disku kanë qenë të limituara, pra jo një tirazh i lartë siç ishin disqet e tjera me muzikë që tregtoheshin asokohe”, thotë Niko Kotherja.

Ai shpjegoi se, pas një kohe të gjatë pune, duke respektuar me korrektësi cilësimin e 78 rrotullimeve për minutë, në të dy faqet e diskut, në pothuajse 7 minuta, u arri të dëgjohej qartë zëri i kolosit, që reciton dy nga këngët e kryeveprës së e tij “Lahuta e malcis”.

Disku, i regjistruar në Shkodër, besohet t’i përkasë vitit 1937 ose 1938 dhe është i vetmi material zanor deri më sot i at Gjergj Fishtës. Ai është pjesë e koleksionit të historianit Kotherja, së bashku me qindra dëshmi të tjera zanore, që datojnë para Luftës II Botërore. Disqet e tjera që përmban ky koleksion janë të larmishme, si muzikë popullore, këngë patriotike, regjistrime audio të personaliteteve, si Aleksandër Moisiu, etj.

Vlen të theksohet se pjesë e këtij koleksioni janë dhe gjithë regjistrimet në disqe të “Himnit të flamurit”, prej vitit 1918 e deri më 1952. Në këtë fond gjenden regjistrime të kryera nga kompani diskografike në Itali, Amerikë, Francë, Turqi, etj.

Niko Kotherja tha për ATSH-në se do të ketë një prezantim të këtij regjistrimi, i cili mund te vijë në një përvjetor të Fishtës apo të ngjarjeve ku ai ka qenë protagonist, si p.sh. Kongresi i Manastirit.

Etiketa: diskugjergj fishtarestaurohetzeri
Shkrimi Mëparshëm

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës. Patriotët shkruan një faqe të artë të Shqipërisë

Shkrimi Vijues

Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

Shkrimi Vijues
Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

12 Mars, 2026
Intelektuali i rrallë Marash Ivanaj – njeriu që hodhi themelet e arsimit modern shqiptar

Intelektuali i rrallë Marash Ivanaj – njeriu që hodhi themelet e arsimit modern shqiptar

12 Mars, 2026
Paradoksi mitologjik i vazhdimësisë së grekëve nga antikiteti, përball realitetit shqipfolës të arvanitasve

Paradoksi mitologjik i vazhdimësisë së grekëve nga antikiteti, përball realitetit shqipfolës të arvanitasve

11 Mars, 2026

Eleni Bukura-Altamoura, piktorja e parë femër në Greqinë moderne, ishte arbërore

Eleni Bukura-Altamoura, piktorja e parë femër në Greqinë moderne, ishte arbërore

11 Mars, 2026
Kalaja e Prizrenit mbetet pa ciceronë, Ministria anulon konkursin e dytë

Kalaja e Prizrenit mbetet pa ciceronë, Ministria anulon konkursin e dytë

11 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist