• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria ashpërson masat anti-Covid! Ja kufizimet e reja për festat

Vinny nga Vinny
22 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore
0
0
NDARJET
175
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 24 dhjetori kufizimi në lëvizje zhvendoset në orën 20:30 të mbrëmjes. Shifrat në rënie të rasteve të reja dhe vlerësimi i situatës nga Ministria si e qëndrueshme, nuk kanë shërbyer për vijimësinë e të njëjtave masa, aq më pak për lehtësimin e tyre.

“Frika nga festat e fundvitit” ka bërë që qeveria të ndërmarrë një tjetër hap pas në drejtim të masave antiCovid. Kështu, për gati 2 javë orët policore nisin pasi akrepat të kenë shënuar 20:30 minuta.

KUFIZIMET E REJA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha dje se pas kësaj ore nuk do të lejohet jo vetëm lëvizja e qytetarëve, por edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve. “Pra ashtu sikurse e përmendëm, ekspertët vlerësojnë se situata deri sot paraqet qëndrueshmëri. Por duke qenë se kemi hyrë në një periudhë të festave, bazuar në vlerësimin e riskut që sjellin grumbullimet dhe shtimi i kontakteve, pas kësaj analize të situatës kemi marrë disa vendime.

Kemi vendosur: Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fastfood, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery”, tha Manastirliu.

Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Ministrja sqaroi se personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit “e-albania”. Ndërkohë që duke nisur nga data 5 janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00. E njëjta gjë ndodh edhe me baret dhe restorantet për të cilat kufizimi i aktivitetit rikthehet po ashtu në orën 22:00.

“Por nëse do të jetë e nevojshme dhe do të rivlerësohet situata ashtu sikurse është bërë deri më sot, do të merren masa të reja, apo do të rivlerësohen ato ekzistuese”, paralajmëroi Manastirliu. Në prag të festave të fundvitit ministrja u ka bërë apel qytetarëve të shmangin grumbullimet dhe të festojë brenda familjes së tyre të vogël, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

TESTET E SHPEJTA

Prej ditës së djeshme testet e shpejta të antigjenit kanë nisur të kryhen në 6 pika, në qendra shëndetësore në Tiranë dhe rezervimi për kryerjen e tyre tashmë do të bëhet nga mjekët e familjes. Pas kësaj faze do të shtrihet gradualisht edhe në të gjithë vendin.

“Sigurisht do të vijojë në gjithë Shqipërinë, në qendrat e testimit në komunitet. Në Tiranë kemi filluar me 6 pika: në Qendrën Shëndetësore nr. 9, Qendrën Shëndetësore nr. 10, në Qendrën Shëndetësore të Kombinatit, në Qendrën Shëndetësore Qyteti Studenti, në Qendrën Shëndetësore Kodër-Kamzë dhe gjithashtu edhe në pikën e Bërrakës, në Qendrës Shëndetësore nr. 4”. Por pavarësisht përfshirjes së testit të shpejtë, testimi me medotën klasike të PCR do të vijojë. Ajo që vihet re është se pavarësisht përfshirjes së testeve të shpejta, situata me testimet mbetet e njëjta. Në harkun e 24 orëve kryhen më pak se 2500 teste, ndërkohë që në dy ditët e fundit shifra e testimeve ka qenë nën 2000.

SITUATA

Por cila është situata aktuale, sipas Ministrisë së Shëndetësisë? “Pas analizës së situatës nga Komiteti i Ekspertëve për sa u përket të dhënave epidemiologjike në përfundim të javës së 51-të të epidemisë, nga vlerësimi i kryer mbi baza dinamike në dy javët e fundit rezulton një incidencë, raste të reja për 100 mijë banorë, 359 raste për 100 mijë banorë. Vlerësohet në 4 javët e fundit që situata ka paraqitur një qëndrueshmëri lidhur me rastet pozitive të infektuara për 100 mijë banorë dhe përqindjen e pozitivitetit të rasteve. Nga ana tjetër, vlerësohet se përqindja e shtretërve të zënë në spitalet Covid në këtë javë, në dy javët e fundit, është 63.7% dhe përqindja e shtretërve të zënë në reanimacione në spitalet Covid është 25.3%”, vuri në dukje ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Shkrimi Mëparshëm

Zgjedhje në Kosovë / Vjosa Osmani do të mbledhë sot partitë politike për datën

Shkrimi Vijues

Quajti artistët trushplarë, aktivistja reagon ashpër ndaj Spiropalit: Imorale që…

Shkrimi Vijues

Quajti artistët trushplarë, aktivistja reagon ashpër ndaj Spiropalit: Imorale që...

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist