E premte, 23 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Pse të rinjtë që rrisin këto familje, janë garanci e shtyrjes në kohë, të tranzicionit

9 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

 

Ti nuk e di kë je duke frymëzuar!

 

Së fundmi, më ka tërhequr vëmendjen spoti i një kompanie të telefonisë, në të cilin mamaja futet në dhomë për t’i thënë të birit të përgatitet se do ikin familjarisht në piknik.

Më pas, e shqetësuar nga pezmatimi i të birit, që sakaq detyrohet të shkëputet nga lojrat kompiuterike, tableti, telefoni, etj, për një copë piknin, nëna e qetëson paksa.

Ajo e përkëdhel pak “sedrën e lënduar” të djaloshit, duke i thënë se s’do shkëputej nga lojrat, sepse internetin do ta kenë me vete, me një paisje marifetçie. Me anë të së cilës mund të kesh internet ngado.

 Kur do të shesësh një paisje të tillë, është mëse e ligjshme të bësh ç’të duash në spotet e marketingut. Por mesazhi kush është?

Cfarë po i mësohet këtij fëmije?! Përtej kësaj sa piknik i dështuar, kur prinderit s’gëzojnë dot me djalin një piknik, sepse ai po loz me telefonin. Sa qesharake!

 

Më kujtohet një pjesë nga teksti i Richard Ashcroft, tek “Bitter Sweet Symphony”

“Cause it’s a bittersweet symphony this life,

Trying to make ends meet, you’re a slave to the money then you die…”

–

“Sepse është një simfoni e hidhur dhe e ëmbël kjo jetë

Duke u përpjekur të sigurosh të ardhurat, bëhesh skllav i parave, e më pas vdes”.

Në këtë rast “…jeni skllav i teknologjisë dhe parave...”

 Në pikpamjen time personale, të rinjve të sotëm, për të qenë më konçiz po them, të lindurit në fund të viteve 90 dhe dillim të viteve 2000, u mungon një marsh në karakter. Ky është marshi i disiplinës, nëse personaliteti do të përfytyrohej si një makinë, ajo do ecte shumë ngadalë dhe duke hasur shumë disfata. Pak a shumë konteksti i shoqërisë moderne shqiptare.

 Fatkeqësisht një nga gjërat e fundit që shpesh të vjen në mendje kur sheh një miliarder, apo individ tejet të suksesshëm, është koncepti i disiplinës. Gabim! Eshtë e rëndësishme të pranojmë se disiplina nuk është një mënyrë për të hequr shpirtin nga adoleshentët, por është në të vërtetë një nga aftësitë më të dobishme dhe të rëndësishme që dikush mund të posedojë.

 Disiplina e duhur është thelbësore për çdo fushë të jetës dhe, në kundërshtim me besimin e përgjithshëm, nuk do të thotë të jesh i ashpër ndaj adoleshentëve ose t’i detyrosh ata të jetojnë një mënyrë jetese kufizuese. Përkundrazi, disiplina e vërtetë përqendrohet në forcën e brendshme, vetëkontrollin dhe aftësinë për të menaxhuar veprimet dhe reagimet.

 Disiplina si mënyrë për të marrë seriozisht veten

 Një seri studimesh të kryera në masë të gjërë, si në Europe edhe në Amerikë, flasin qartë për një dalldi kaplonjëse, që mbërthen individin që në adoleshencë, dhe nuk i ndahet deri sa ai të përballet me problemet e vërteta të jetës. Pra deri sa ai të detyrohet që të ndjekë, ose të vendosë rregulla për veten e tij. Pra disiplinim ose autodisiplinim. Ky stad, kjo gjendje e paekujlibërt, mund të zgjasë shumë. Madje mund të të shoqërojë gjithë jetën, nëse rrethanat janë të favorshmë që kjo të ndodhë. Shenjat më të dukshme të këtij llastimi shumëvjeçar janë gjumi i tëpërt, të folurit vend e pavend, abuzimi me alkoolin dhe eksperimentimi ose abuzimi me lëndët narkotike. Varësia nga prindërit dhe familjarë të tjerë edhe në moshë madhore. Mungesa e theksuar e etikës, si nga mosdija po aq edhe nga arroganca e papërmbajtshme që përjetohet si trimëri.

Mangësitë e aftësive në menaxhimin e marrdhënieve ndërpersonale, janë të gjendshme kudo, e madje po mbushin faqet e kronikës, pasi s’bëhet fjalë vetëm për një problem adoleshentësh, por një një plagë, që është trashëguar edhe më tej në moshë. Ndaj edhe sot e kësaj dite hasemi me plot individë të caktuar, të cilët i etiketojmë si me sedër të sëmurë. Pasi duket se s’janë të aftë të kapërcejnë pa konflikt me veten ose të tjerët, situata të caktuara ngërçi, që lypin logjikë dhe gjakftohtësi.

Duke mos gjetur një mënyrë për të menaxhuar nënshtresat emocionale të vetes, janë të palumtur dhe të pashëndetshëm pikërisht për këto arsye.

Madje minuset në logjikën e arsyetimit, bëhen palë me defiçitin në elokuencë dhe impulsiviteti merr kollaj revanim, për të bërë edhe më tej dëme.

Sa më lartë flet qartë për defiçite mbi të gjitha në kujdesin personal.

 

Intelektualë në thonjëza

 

Sepse në pikpamjen time të rinjtë e sotëm kanë shumë kohë të lirë. Dhe kohën e vrasin me plot kuptimin e fjalës, në menyrat më të pashëndetshme të mundshme.

Marrin shembujt më të gabuar të mundshëm. Mësojnë të jenë burra nga idhujt e showbizit. Mësojnë të dashurojnë për hir të seksit dhe kur seksi shuhet, bëhen të panjohur me partnerin, sepse bota emocionale është në nivele lebetitëse.

Ky është një problem që i kapërcen kufijtë e Shqipërisë, por ndryshe nga vendet e tjera, shqipëria ka shumë nevojë për frymë të re, ide të reja, novative. Sakaq që të gjithë e kanë kuptuar se në Shqipëri alternativat po ngushtohen në ose militant ose emigrant ose varfëri.

Shqiperia krahasuar me çdo vend tjetër në kontinent, ka dëshperimisht nevojë për rinovim, në të tre dimensionet kontekstuale të fjalës. Që jeta të mund të përtërijë veten dhe të gjendet paqe e brendëshme sa herë përmendet fjala Shqipëri.

Të rinjtë duhet të fillojnë të ndjejnë nevojën për disiplinë dhe të filtrojnë qartë rrethanat e jetës dhe të konceptojnë pa ndihmën e askujt prioritetet personale.

Është bërë trend që të luftojnë të gjithë për të bërë një shkollë të lartë, për të dalë intelektualë. Por si është e mundur, kur s’dini saktë as gjuhën e nënës?! Sa i vyen shoqërisë një intelektual me shkollë të blerë?! C’i hyn në punë shoqërisë një intelektual në thonjëza, një i notës 5?

Një rini e llastuar, një rini emigrantesh, një rini trafikantësh krenarë, shperndaresish droge, një rini rrepistash që s’e njohin muzikën dhe kulturën së cilës i janë futur, një rini që lufton të vishet me rroba të shtrenjta, dhe në xhepat Gucci u gjen vetëm para pa djersë, ose para jo të tyret, ose monedha hekuri dhe një telefon të fundit të blerë me këste. Një rini që nget makina të shtrenjta të marra me qera…

Nuk bën asgjë, veçse tallet me jetën e saj. Duke krijuar një imazh fasadë, që sjell në fund te ditës një frymë kaq depresive, sepse mjerimin edhe po ta veshësh me prada, gucci, balenciaga,  orgjinale ose fallco, prap mjerim mbetet.

Një rini e këtillë, që nesër do prinderojë e do japë shembullin personal tek të vegjëlit, është garanci në ç’do kohë, që ky truall të jetë streha më e rehatshme e çfardolloj diktature.

 Disiplina është cilësia më thelbësore e njeriut të suksesshëm. Disiplina është çelësi juaj për pushtet, efektivitet dhe liri mes të barabartësh. Mendojeni këtë!

/USALVISION.COM

Shkrimi Mëparshëm

“Jam aq mirë sa të mbaj një tubim që sonte.” Presidenti Trump gati për t’u rikthyer në punë

Shkrimi Vijues

10 naftëtarë të ngujuar brenda Uzinës, gjendja shëndetësore drejt përkeqësimit

Të Ngjashme

“The Daily Telegraph” për pushtimin e Prishtinës nga serbët më 1912, shkruan: “Banorët vriten si lepuj”
Kryesore

“The Daily Telegraph” për pushtimin e Prishtinës nga serbët më 1912, shkruan: “Banorët vriten si lepuj”

20 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare
Aktualitet

Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

10 naftëtarë të ngujuar brenda Uzinës, gjendja shëndetësore drejt përkeqësimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

21 Maj, 2025
Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

21 Maj, 2025
Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

21 Maj, 2025
​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

21 Maj, 2025
Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

21 Maj, 2025
Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

21 Maj, 2025
Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

21 Maj, 2025
​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

21 Maj, 2025
“The Daily Telegraph” për pushtimin e Prishtinës nga serbët më 1912, shkruan: “Banorët vriten si lepuj”

“The Daily Telegraph” për pushtimin e Prishtinës nga serbët më 1912, shkruan: “Banorët vriten si lepuj”

20 Maj, 2025
Komunizmi në Shqipëri, të pavërtetat, shpifjet dhe fyerjet për Faik Konicën

Komunizmi në Shqipëri, të pavërtetat, shpifjet dhe fyerjet për Faik Konicën

20 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist