E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Pse politika ka të njëjtën rracë me kalin e Trojës?!

22 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

 

Historinë e mësojmë për mos ta përsëritur

Para pak ditësh në Meksikë një anëtar i parlamentit heq të gjitha rrobat e tij në parlament gjatë debateve … -“Ju keni turp të më shihni lakuriq por nuk keni turp të shihni njerëzit tuaj në rrugë të zhveshur, zbathur, të dëshpëruar, pa punë dhe të uritur pasi u kanë vjedhur të gjitha paratë dhe pasuritë dhe të drejtat “…  i tha ai Parlamentit!

Një burrë i meçur ka thënë se politika ka të njëjtën rracë me kalin e trojës. Dhe çdo politikan, në këtë linjë mendimi, simbolizon një kal troje, për atë që sjell në veten e tij kur kalon muret imagjinarë dhe prek pushtetin.

Revolucioni Francez ka qenë gjithnjë një nga temat e mia të preferuara të studimit. Parimet e Robespierit dhe talenti i Dantonit, më kanë frymëzuar gjithnjë. Por rezultatet e këtij revolucioni me trembin, la Grande Armee me një Napoleon tashmë perandor në krye, është vula fundore e një kryengritje të pajisur me aq shumë parime humane… Kryengritjet dhe revolucionet edhe pse të lavdishëm, riciklojnë historinë. E njëjta gjë edhe me realitetin shqiptar, fill pas rënies së monumentit të Enverit, me faqe pas pllakave të sheshit Skëndërbej… Sikur ra me faqe në dhe edhe ndëshkueshmëria, përgjegjësia. Fakt është se aktorë dhe faktorë të atij regjimi nuk u ndëshkuan kurrë. Kjo pandëshkueshmëri është bërë si hije pas parasë dhe pushtetit këto tre dekada të vështira.

Paraja dhe pushteti sprovojnë më të mirët prej nesh, jo më kriminelët e regjur. Edhe më budallai një herë në jetë mëson diçka, nëse kjo diçka e godet… Ne na ka goditur dhe njerëzit po ndërgjegjësohen, madje janë në fazën finale të ndërgjegjësimit, por të pamundur për të bërë diçka.

Pasi në mungesë të alternativave politike, e mohojnë një revoltë më tepër në numër, qoftë edhe aq të fuqishme sa për të përmbysur njërën palë e për të ngritur në pushtet palën tjetër.

Eshtë tashmë në mendësinë e përgjithshme që të mendohet për pushtetarët si njerëz të pasuruar për hir të pozitës dhe për hir të kësaj, të paprekshëm.

Ndaj edhe njerëzit aktrojnë nepër tubime partiake, aktrojne nëpër rrjete sociale sikur janë besnikë të liderit, aktrojnë kudo ku flitet për politikë. Bëjnë gjoja dhe nuk u lekundet qerpiku nga pacipësia, pasi me këtë tifozllëk fallco, ata mbajne familjet me bukë. Pasi ne vendin tonë nuk është sekret, pozitat në punë janë të lidhura ngushtësisht me militantizmin politik.

 

Të njëjtën gjë të kishin bërë edhe kushdo që mundej, nga eterit e vetshpallur të Shqipërisë.  Baballarët virtual të kombit, që po sillen si dashnorët e nonës me këta njerëz, të ruanin një status quo neutraliteti me njëri-tjetrin, deri sa të finalizohej hyrja në Europë për ata fukarenj, të cilët nuk i fusin fare në defter. Me pas le të shuheshin me farë e me fis, duke u shterruar mes tyre. Ama populli të ishte i lirë, për të mos qenë spektatorë kriminelësh qe u zënë frymën.

Me nder burra!

Një politikë arternative pro shqipetarëve

Këta të aktronin deri sa të futeshim në Europë. Quhet makiavelizëm dhe i ka shpënë vendët e zhvilluara aty ku janë. Sepse kanë parasysh interesat e përbashkëta e jo të përveçme. Pastaj të hanin kokat, vetëm t’i jepnin mundësinë dhe lirinë shqiptarëve qe duan të punojnë e jetojne ndershmërisht, ta bëjnë këtë gjë. Larg nga atdheu që ndoshta s’bën vend për ta. Kjo padyshim do krijonte edhe ekuilibra të brenshëm.

Kjo do qe një politikë arternative pro shqipetarëve. Sepse askush nuk është i lumtur të dëshmojë se si hajdutë të veshur me pushtet të niveleve të ndryshme hahen si qenë me akuza shumë të rënda bërë në mënyrë të ndërsjelltë.

Duke i trajtuar partitë si feude farefisnore dhe monopole personale, historia ka vërtetuar se lidershipi i dikurshem i PD ka filtruar me nikoqirllëk, pasardhesit dhe Berisha me mekatet tashmë të hedhur pas krahëve, feston ditelindjen i qetë, pasi PD është në dorë të trashegimtarit të bindur, sakaq që të pabindurit, s’rrojnë më.

Gjithaq e ngjashme skena në të majten vetëm me fjalë. Replikat barazohen me blasfemi, ndërsa mendimet dhe menduesit ndryshe shumëzohen me zero. Gafa historike, për të cilën Nano u shpreh i penduar, s’ka gjasa të përsëritet. PS do i kalojë një të besuari dhe të binduri të Ramës. Ai ka ende moshën dhe energjitë e duhura të udheheqë në hije, siç duket se ka bërë prej kohesh edhe antgonisti i paraardhësit të tij.

Kryemadhi u shpreh se edhe brenda PS e dinë se me 1000% mandati i 3 është i pamundur, ndaj edhe gara s’bëhet shumë për elektorat se sa për trashëgimi.

Por është e qartë si drita e diellit, që të dy, ose tre palët politike, edhe pse denoncojnë për abuzime shumëplanëshe njëra – tjetrën, kur vijne në pushtet, nuk marrin masa ndaj të anatemuarve të tyre.

Rotacionet pasojne njëri – tjetrin dhe përgjegjësi para drejtesise nuk mban askush. Nëse njëra apo tjetra palë do të qe pa mëkate, me të marre frerët e ekzekutivit, s’do linte dy gurë bashkë deri në denimin e merituar të fajtorëve.

Arsyeja pse kjo nuk ndodh kurrë nuk e di vërtet askush. Por sigurisht që mund e kuptohet se të dy apo tre palët, kur vjen puna te mekatet e të tjerëve, bëhen tolerantë, pasi kanë haqet e tyre për të larë.

Bota është portokalle dhe me këtë skemë të shëmtuar të rrotacionit në infinit, ku hajdutët këmbejnë njëri-tjetrin, Shqiperia dhe shqiptaret vuajnë nga varfëria e herë pas here bëhen gazi i botës.

 

Shkrimi Mëparshëm

Trump apo Biden për president të SHBA-ve/ Si do të votojnë shqiptarët e Amerikës?

Shkrimi Vijues

Sekuestrohen kontratat e PP-ve, 450 milionë euro/ SPAK-u nis hetimet për inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Sekuestrohen kontratat e PP-ve, 450 milionë euro/ SPAK-u nis hetimet për inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist