E hënë, 15 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Pse gjenitë si Ismail Kadare mbeten të pavdekshëm

28 Qershor, 2025
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter
SPARTAK TOPOLLAJ
SPARTAK TOPOLLAJ 

NGA SPARTAK TOPOLLAJ 

Historikisht njerëzimi ka ditur të vlerësojë dhe të ruaj me fanatizëm në mijëra, apo qindra vite, veprën gjeniale të Homerit, Eskilit, Aristotelit, Sokratit, Sofokliut, Euripidit, Konfucit, Virgjilit, Ciceronit, Horacit, Tit Livit, Platonit, Avicenës, Dantes, Petrarkës, Bokaccios, Servantesit, Shekspirit, Volterit, Russoit, Monteskjésë, Gëtes Pushkinit, Balzakut, Hugoit, Dostojevskijt, Tagorës, Drajzerit, Heminguejit, Remarkut, për të mos folur për emra të tjerë, po kaq të mëdhenj dhe nobelistë të famshëm! Edhe ne shqiptarët, e patëm, e kemi dhe patjetër do ta kemi përjetësisht në zemrat e mendjet tona, gjeniun Kadare, se gjenitë për popujt janë dhe mbeten të pavdekshëm! Si sot pra, plot një vit më parë, më 1 korrik 2024, Ismail Kadare u ngjit në amëshim dhe shpirti i tij i madh, fluturoi në qiellin e kaltër të Parajsës! Por, teksa shohim gati çdo ditë qoka pa fund, plot superlativa në media të shkruara dhe vizive, në salla me kolltuqe të rehatshme dhe me ajër të kondicionuar, për lloj-lloj mediokrish, shkrimtarucë e poetucë, në çdo përvjetor lindjeje apo vdekjeje, madje jo rrallë, edhe pa asnjë datë përkujtimore për këta të tillët, që s’janë më mes nesh, ashtu si edhe për shumë syresh, që janë të gjallë në këtë botë, sponsorizuar nga institucionet shtetërore (me taksat e shqiptarëve), apo edhe ndonjë oligark, që s’ka lexuar kurrë as edhe një libër artistik, ka një heshtje, sa paradoksale aq edhe të turpshme e, të pafalshme ndaj Ismail Kadaresë, të cilit, në gjallje të tij i serviloseshin, i lëpiheshin e i rrinin sa para mbrapa, sidomos për të shkëputur djallëzisht edhe ndonjë fotografi me të, por që ai, me finesën, intuitën e inteligjencën e rrallë e të pakrahasueshme, dinte t’i shmangte bukur, pavarësisht ofiqeve zyrtare hierarkike të pushtetit që kishin?!

Edhe pse shumica dërrmuese e Kombit Shqiptar, e ka dashur, e do dhe do ta dojë përjetësisht Gjeniun e vet të Letrave, veprën e të cilit e përshkon edhe një filozofi e hollë, si te askush tjetër, përkthyer në mbi 50 gjuhë të botës dhe 11 herë serialkandidat në treshen fituese për çmimin ‘Nobel’, si shqiptari më i njohur ndërkombëtarisht në planet! Vepra madhore e Kadaresë u botua dhe u publikua e plotë për herë të parë (gjithçka deri në atë kohë) në Prishtinë, pra në Kosovë, në një kolanë luksoze me kapakë ngjyrë kafe, ndërsa Tirana zyrtare, habitshëm dhe paradoksalisht, u kujtua me vonesë, teksa e botoi edhe ajo pas shumë vitesh, duke i ndryshuar vetëm ngjyrën, të gjelbër?! Po të gjelbër, por shumë më luksoze dhe cilësore, kolanën e plotë e publikoi pas viteve ‘90-të, Shtëpia Botuese “Onufri”, që mori ekskluzivitetin e publikimit të librave të tij, ku meritë të veçantë, ka personalisht botuesi Bujar Hudhri, njeriu që edhe i qëndroi më pranë, në gati çerek shekullin e fundit Kadaresë. Dhe si për t’i vënë kapak floriri botimit të kolanës gjithëpërfshirëse të Ismailit tonë, në gjallje të tij, “Onufri” publikoi edhe kolanën shtatë vëllimshe, botim ky superluksoz, i denjë për Gjeniun dhe veprën madhore të tij, (me kapakë ngjyrë tulle, zbukuruar me shkronja dhe ornamente të arta), kolanë, që ashtu si edhe të mëparshmet dhe të gjithë librat e tjerë të tij, ndihem përjetësisht i nderuar, që i kam me dedikime speciale, për mua dhe familjen time, nga vetë autori, në 55 vite dhe me firmën autentike të tij! Kadare nuk i donte funksionet as partiake dhe as

shtetërore.Me dinakërinë e tyre, në fundin e viteve ‘80-të, “vejusha e zezë”, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, të cilët sundonin Shqipërinë postenveriane, vendosën ta “joshin” Ismailin, me postin e nënkryetarit të Frontit Demokratik, madje duke e vënë përpara faktit të kryer, pa i marrë as edhe mendimin personal, e duke i caktuar edhe një autoveturë të vogël “Volkswagen” me shofer në dispozicion (se “Mercedes-Benz” dhe “Volvo”, ishin për “kokat e mëdha”, si Pilo, Lenka, Pali, Simoni etj., personazhe anekdotike udhëheqësish partiakë e shtetërorë?! Por, Kadare edhe në demokraci refuzoi kategorikisht propozimin e të dy krahëve politikë (Partisë Demokratike me dëshirë dhe Partisë Socialiste me hipokrizi), për postin më të lartë shtetëror, atë të Presidentit të Republikës, ndryshe nga ç’kishin bërë homologët e tij shkrimtarë të shquar e disidentë, Václav Havel i Kartës 77, në Çekosllovaki, e më pas në Çeki, (pas ndarjes me Sllovakinë) dhe Zhelju Zheljev, në Bullgari! Në takimin me Presidentin Zheljev, që pata nderin dhe fatin të jem i pranishëm, u ndjeva krenar për vlerësimin me superlativa, që ai i bëri Kadaresë, i cili nga ana e tij, vlerësoi lartë urtësinë, mençurinë dhe modestinë, aspak të shtirur të Zheljevit! Vetë Kadare, duke mos lënë rast pa humbur, theksonte se, nuk e kish mbajtur kurrë veten për disident, edhe pse e vërteta, patjetër ishte krejt ndryshe! Si guxoi ai të anatemojë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Sigurimin e Shtetit, “majën e mprehtë të shpatës së diktaturës të proletariatit”, (siç e cilësonte diktatori Enver Hoxha) te; “Dimri i Vetmisë së Madhe”, apo të shkruajë një nga kryeveprat e tij; “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, ku aluzioni antiregjim dhe antisistem, ishte qartësisht i kuptueshëm! Mjaft të citojmë saktësisht diktatorin Hoxha, teksa Ramiz Alia i vuri përpara poemën e Kadaresë “Në mesditë u mblodh Byroja…”, e njohur edhe si “Pashallar½t e Kuq”, të cilën, pasi ai lexoi tre strofat e para, ia hodhi surratit Ramizit, shoqëruar me fjalorin më banal (që unë për etikë, s’mund ta shkruaj këtu) dhe përcaktimin absurd, se; “ne e dimë mirë, që Ismaili mbetet një shkrimtar reaksionar, përfaqësues i letërsisë dekadente, borgjeze e revizioniste”! Po ashtu, s’mund të mohojë askush, largimin nga Tirana dhe çuarjen për “riedukim” me vite të Kadaresë, fshatrave të Myzeqesë e Beratit në vitet ‘70-të, gjoja për qarkullim. Apo fjalën e Enver Hoxhës, mbajtur në mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, më 20 shtator 1982, (mbledhje e thirrur “për të analizuar gabimet e Kadri Hazbiut”) ku ai (Enveri), midis të tjerash u shpreh: “Pas puçistëve në ushtri, zbuluam grupin tradhtar në ekonomi të Abdyl Këllezit, Koço Theodhosi dhe Kiço Ngjela me shokë.

Edhe këtë grup e zbuluam ne këtu, nuk e zbuloi Sigurimi i Shtetit. Sigurimi i Shtetit veproi pastaj për të bërë hetuesinë, që të mundte të nxirrte diçka në dritë. Po kështu mund të themi edhe për zbulimin e grupit të Fadil Paçramit, të Todi Lubonjës dhe të një sërë njerëzish të tjerë të lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokë, që vinin rrotull këtij grupi. Edhe kjo punë prapë u bë nga ana e Komitetit Qendror, jo nga Sigurimi i Shtetit”. (Gazeta ‘Panorama’, 5 mars 2022, autor Dashnor Kaloçi). Si edhe në qindra dokumente të tjera autentike të Arkivit t½ Komitetit Qendror të PPSH-së, Arkivit të Shtetit, apo Arkivit të MPB-së, zbuluar dhe publikuar në dy vëllime (me rreth 1000 faqe gjithsej), prej gazetarit e studiuesit pasionant, të palodhshëm, të talentuar dhe të guximshëm investigativ të arkivave, për krimet e komunizmit, Dashnor Kaloçi. (Botim i UET PRESS, në vitet 2015- 2018, duke u ribotuar katër herë)! Me çfarë durimi i qëndroi Gjeniu Kadare refuzimit absurd të injorantëve, apo më saktë idiotëve të dobishëm, të regjimit stalinist të Enver Hoxhës, për të lejuar realizimin me skenar të tij, të filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, sipas romanit me rezonancë universal, me të njëjtin titull, ofruar bujarisht nga franko-italianët (regjisor Luçiano Tóvoli) dhe trioja e aktorëve ndër më të mëdhenjtë europianë e botërorë, si Jacques Daniel Michel Piçoli (1925- 2020), me 178 filma si aktor dhe 5 si regjisor, Marcello Mastroianni (1924-1996), me 153 filma kinematografikë e televizivë dhe Anouk Aimée (1932-2024) me 76 filma kinematografikë dhe televizivë! Paradoksi më i madh me Kadarenë, qëndronte në faktin, se sa më shumë e donte shumica dërrmuese e Kombit dhe e popullit shqiptar dhe sa më shumë rritej fama ndërkombëtare e tij, me akordimin e çmimeve më të mëdha letrare, aq më shumë urrehej nga aparatçik½t burokratë enveristë të regjimit, ku paraprinin pa asnjë mëdyshje ata të Sigurimit të Shtetit…!

E megjithatë, kishte edhe më keq… ishin ata më të poshtrit, urryesit pa shkak, që s’kishin lexuar kurrë në jetën e tyre, as edhe një rresht nga Kadareja!… Nuk thoshte kot i madhi Maksim Gorkij (që bashkë me të birin, Maksim Aleksejeviç Peshkov, vdiqën në rrethana të dyshimta staliniane): “Është në natyrën e njeriut, që shpesh të urrejë madhështinë”! Dhe akoma më i poshtër, mbetet qëndrimi i atyre që festonin çdo të enjte të parë të tetorit, kur juria letrare e Akademisë Mbretërore Suedeze në Stokholm, shpallte fituesin e përvitshëm të radhës së çmimit Nobél dhe fitues, edhe pse 11 herë në treshen më të votuar, nuk ishte Kadare!… Po kështu e pakuptueshme, se si kishte shqiptarë me emër, apo anonimë, të cilët i bënin letra jurisë së akullt, apo prej parafine skandinave, që ky Çmim, të mos i akordohej Kadaresë!… Fati e desh, që sa isha Konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Milano, të kisha ftesën dhe nderin, të merrja pjesë në ceremonitë respektive në akordimin e çmimeve fituese “Cavour”, në Kështjellën Grinzane Cavour, në Langhe të Piemontes dhe Flaiano n½, Pescara të Abruzzos, (ku konkuruan Alice Munro 1931-2024), fituese e Nobélit 2013, dhe Nino Alberto Arbasino, (1930-2020), shoqëruar nga e pandara, zonja dhe shkrimtarja më e njohur shqiptare, bashkëshortja e tij, Helena!

Ndërkohë Kadare, përpos çmimeve të tjera të panumërta, fitoi dhe dy çmimet më të mëdha të letërsisë, në gjuhët angleze dhe spanjolle, respektivisht: Man Booker Prize (madje Kadare shënohet, edhe si i pari shkrimtar, të cilit iu akordua ky çmim më 2005) dhe Principe delle Asturie në Oviedo, dorëzuar nga vetë Mbreti Felipe VI, i Spanjës (aso kohe Princi trashëgimtar), më 2009! Kadare e donte me shpirt Kosovën, se edhe ajo, ashtu e donte, e do dhe do ta dojë përjetë atë! Ai bëri ç’ishte e mundur prej tij, me personalitetin dhe autoritetin e emrit të madh, për lirinë, sovranitetin dhe pavarësinë e saj, si edhe për të drejtat e vëllezërve tanë atje! Ai guxoi, ende pa u shembur diktatura komuniste në Shqipëri, t’i shkruajë letër Presidentit amerikan George Herbert Walker Bush (George H.W. Bush, apo George Bush Sr. 1924- 2018), qysh më 1989-ën, (duke rrezikuar kokën), për padrejtësinë historike ndaj Kombit Shqiptar, të përgjysmuar padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha më 1913, në Konferencën famëkeqe të Ambasadorëve në Londër, dhjetor 1913, letër të cilën, dorazi ia dha mikut të tij, Elie Wiesel (1928-2016, nobelist i Paqes më 1986), shkrimtar, filozof, dijetar i famshëm rumun, i natyralizuar amerikan, me origjinë hebraike dhe një nga të mbijetuarit e holokaustit! Ai vazhdoi edhe me një letër të dytë ndaj Presidentit Bush, më 1991, ashtu si edhe me letrën e papërsëritshme për nga argumentet dhe logjika, për Presidentin e Francës, Zhak Shirak (Jacques René Chirac, 1932-2019), më 26 gusht 1998, prej të cilit, mori edhe një përgjigje të shkëlqyer, më 9 shtator 1998, gati e pabesueshme kjo, ngaqë Franca pothuaj përherë ka anuar nga Serbia!

Dihet botërisht se Kadare, përkrahu fuqimisht si rrugën paqësore të “Ghandit” të Ballkanit, dr. Ibrahim Rugovës, ashtu edhe luftën heroike të UÇKsë dhe FARK-ut, ndaj dhe mori përsipër të ishte de facto, kryekëshilltar i Delegacionit Shqiptar të Kosovës, me në krye Presidentin, dr. Ibrahim Rugova, në Konferencën e Rambujesë, në afërsi të Parisit (06.02-23.02.1999), e më pas në muajin mars, deri sa kryekasapi i Ballkanit, Sllobodan Milosheviç, e refuzoi Marrëveshjen, çka detyroi NATO-n dhe SHBA-të të bombardojnë Serbinë e deri edhe Beogradin, e ta detyrojnë Millosheviçin të kapitullojë e të dorëzohet, duke e detyruar të nënshkruaj Marrëveshjen e Kumanovës! Armata, e Milicia serbe, si edhe paramilitarët, “Tigrat” e Arkanit, kryen gjenocid, krime lufte, masakra, përdhunime në Kosovë, pas atyre të Vukovarit në Kroaci dhe Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë! 13.000 të vrarë (1763 ende pa varr), 20.000 gra dhe vajza të përdhunuara, mijëra të plagosur dhe 188.000 shtëpi të djegura e, rreth 1 milion shqiptarë të deportuar me dhunë! Por, Kosova e fitoi pavarësinë, duke e shpallur atë më 17 shkurt 2008 dhe duke u njohur si e tillë aktualisht, nga 115 shtete! Rrallë e kam parë Kadarenë aq të gëzuar e të lumtur për këtë arritje historike të kombit shqiptar, teksa pinim kafe një paradite të ndritshme me diell në Paris, në Kafé Le Rostand (që mban emrin e Edmond Eugéne Alexis Rostand – poet dhe dramaturg francez, 1868-1918, vdekur 50 vjeç, nga gripi spanjoll).

Ish-Presidenti i Republikës, prof. dr. Sali Berisha, i dha titullin më të lartë “Nderi i Kombit” Kadaresë e po ashtu çmimi “Kadare”, si një vlerësim i lartë, iu dha së pari Ernesto Roque Sabato, 1911-2011, shkrimtarit të madh argjentinas me nënën arbëreshe (Giovanna Maria Ferrari) edhe Franca (që pas ikjes së detyruar të tij nga Shqipëria e regjimit dhelparak të të djallëzuarit Ramiz Alia, i cili s’kish ndërmend të ndryshonte asgjë, në tetor 1990), e ka nderuar me dekoratat më të larta, madje, dorëzuar personalisht nga vetë Presidenti Makron! Vlerësimet me superlativa të personaliteteve më të mëdha të të gjitha fushave dhe mediave më në zë, për Kadarenë e jashtëzakonshëm, do të më pëlqente t’i publikoja më 28 janar 2026, kur do të përkujtohet edhe 90-vjetori i lindjes së tij. Ashtu si të gjithë njerëzit e kësaj bote, që një ditë do të ikim prej saj, edhe Kadare, pavarësisht dëshirës sonë të madhe, që ai të jetonte sa më gjatë e të prodhonte kryevepra të tjera, që vetëm mendja e një Gjeniu, mund t’i shkruajë, ai iku në Parajsë pa pengje, me Shqipërinë demokratike e pluraliste në NATO, me Kosovën e pavarur dhe me Helenën e mrekullueshme e proverbiale të “Kohë e Pamjaftueshme”, me Gresën shkencëtare të inxhinierisë gjenetike në Paris, me Besjanën ambasadore e spikatur dhe diplomate e talentuar, me kontribute për Shqipërinë në UNESCO dhe me mbesën Doruntinë, e nipin Adrian, të dy superekselenca në shkollat përkatëse parisienë.

Kadareja i meriton të gjitha nderimet më të larta, në këtë përvjetor të ikjes në amshim, detyrë kjo, së pari e autoriteteve drejtuese shtetërore të radhës, të cilët dihet se janë të përkohshëm, ndërkohë që Ismail Kadare do të mbetet i përjetshëm, por paradoksalisht dhe habitshëm, kjo s’po duket të ndodhë! Vepra monumentale prej Gjeniu e Kadaresë është krenari kombëtare dhe si e tillë, patjetër që çdo shqiptar e ka dhe do ta ketë përherë ndër breza, në mendje dhe në zemër atë, se ashtu siç ka thëne prof. dr. Sali Berisha: “Kombi ynë ka dy gjeni, Ismail Kadarenë dhe Shenjtoren, Nënë Tereza”!

* DIPLOMAT

Etiketa: gjeniismailkadarepavdekshemshkrimtar
Shkrimi Mëparshëm

Gjetje të reja në Lin të Pogradecit, zbulimet konfirmojnë se vendbanimi palafit është më i vjetri në Europë

Shkrimi Vijues

Gjenocidi grek! Përkujtohet në Kllogjer me dëshmi për masakrimin dhe eksodin e çamëve

Të Ngjashme

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde
Kryesore

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

15 Shtator, 2025
Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë
Aktualitet

Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

15 Shtator, 2025
Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas
Kryesore

Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

15 Shtator, 2025
Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë
Kryesore

Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

15 Shtator, 2025
“Komunistët me Vasil Shanton i vranë në atentat djalin e babanë tim”, rrëfehet nipi i Isa Boletinit: Nga familja u ekzekutuan 15 vetë
Kryesore

“Komunistët me Vasil Shanton i vranë në atentat djalin e babanë tim”, rrëfehet nipi i Isa Boletinit: Nga familja u ekzekutuan 15 vetë

13 Shtator, 2025
Prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit
Aktualitet

Prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit

13 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Gjenocidi grek! Përkujtohet në Kllogjer me dëshmi për masakrimin dhe eksodin e çamëve

Gjenocidi grek! Përkujtohet në Kllogjer me dëshmi për masakrimin dhe eksodin e çamëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

15 Shtator, 2025
Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

15 Shtator, 2025
Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

15 Shtator, 2025
Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

15 Shtator, 2025
Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

15 Shtator, 2025
Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

15 Shtator, 2025
Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

15 Shtator, 2025
Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

15 Shtator, 2025
“Komunistët me Vasil Shanton i vranë në atentat djalin e babanë tim”, rrëfehet nipi i Isa Boletinit: Nga familja u ekzekutuan 15 vetë

“Komunistët me Vasil Shanton i vranë në atentat djalin e babanë tim”, rrëfehet nipi i Isa Boletinit: Nga familja u ekzekutuan 15 vetë

13 Shtator, 2025
Prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit

13 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist