• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Protestë para ambasadës serbe në Tiranë, ja çfarë kërkojnë qytetarët

Vinny nga Vinny
16 Dhjetor, 2022
Në Aktualitet, Rajoni
0
Protestë para ambasadës serbe në Tiranë, ja çfarë kërkojnë qytetarët
0
NDARJET
99
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarë të shoqërisë civile zhvilluan sot një protestë para ambasadës së Serbisë në Tiranë në mbështetje të Kosovës, pas tensioneve në veri të vendit me Serbinë. Me pankarta nëpër duar qytetarët kërkojnë zgjedhje për Kosovën.

Barrikadat e vendosura në veri të vendit vazhdojnë të mbajnë rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjës dhe Bërnjakut prej shtatë ditësh të bllokuara.

Serbët lokalë kanë ngritur edhe një tjetër barrikadë krejt afër fshatit Çabër në drejtim të Zubin Potokut, ku kanë vendosur dy kamionë.

Si e përballon ndarjen, sipas shenjës së horoskopit?

Dyqanet pothuajse të gjitha janë të mbyllura përveç atyre të ushqimeve dhe barnatoreve, ndërkaq nëpër shkolla e fakultete mësimi nuk po mbahet.

Kjo situatë me dyqane dhe shkolla në veri do të zgjasë së paku deri më 18 dhjetor me urdhër të shtabit të krizës të formuar ditë më parë e që udhëhiqet nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Qëllimi i serbëve është që para botës të paraqitet “jetë e paralizuar” dhe situatë sa më e zymtë në atë pjesë.

Ndryshe, situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e brishtë. Qytetarët serbë nuk po lejohen të lëvizin lirshëm nga bandat kriminale që po qëndrojnë në barrikada. Ndërsa, siç ka mësuar KosovaPress Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një ish-polic serb nën dyshimet për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë.

Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri. Ndërkohë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës i ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim.

Thirrje për largimin e barrikadave kanë bërë edhe ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd, duke thënë se arrestimi i Pantiçit po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve.

Grupet kriminale serbe të maskuar kanë sulmuar Policinë e Kosovës, gazetarët dhe misionin e BE-së, EULEX. Si pasojë, një polic i Kosovës është lënduar, për çka ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Etiketa: ambasadaprotesteqytetareserbetirane
Shkrimi Mëparshëm

Përse Faik Konica ishte i shtrenjtë. 80 vjet pa ustain e kombit

Shkrimi Vijues

Konkretizohet nisma për mësimin e arbërishtes në Itali

Shkrimi Vijues
Konkretizohet nisma për mësimin e arbërishtes në Itali

Konkretizohet nisma për mësimin e arbërishtes në Itali

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mozaikët e antikitetit të vonë – gjurmë të kishave të hershme në Berat

Mozaikët e antikitetit të vonë – gjurmë të kishave të hershme në Berat

13 Mars, 2026
Amnezia të diktuar politike e arvanitasve të sotëm

Amnezia të diktuar politike e arvanitasve të sotëm

13 Mars, 2026
Mes lutjes dhe pranverës: orët e fundit të Fan Nolit dhe kujtimi i një mendjeje të madhe shqiptare

Mes lutjes dhe pranverës: orët e fundit të Fan Nolit dhe kujtimi i një mendjeje të madhe shqiptare

13 Mars, 2026
“Pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të vjetër” Historia dhe gjeografia shqiptare, në shkollat greke (1834-1914)

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

12 Mars, 2026
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist