E enjte, 13 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane

13 Nëntor, 2025
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro

Shqiptarët në zotërimet katalane dhe në Despotatin e Moresë

Shumë studiues i kanë datuar migrimet e para shqiptare drejt Greqisë në fund të shekullit XIII dhe fillimin e shekullit XIV. Arsyeja për këtë është ose mungesa e njohurive të mjaftueshme historike, ose sepse — siç thekson me të drejtë Ducellier — nacionalizmat e ndryshëm grekë, serbë dhe bullgarë kanë dashur me vetëdije të fshehin praninë e madhe të kësaj etnie në Greqi që prej shekullit VI. Lidhur me këtë çështje, kam botuar tashmë një studim në të cilin kam analizuar Kronikat Qipriote të Macheras, të cilat vërtetojnë në mënyrë të padiskutueshme praninë shqiptare në Heladë që në periudhën protomesjetare. Prandaj, migrimet e shekullit XIII nuk duhet të konsiderohen si të parat, por si një hallkë e një procesi shumë më të hershëm.

Në fund të shekullit XIII dhe në fillim të shekullit XIV, shumë fise shqiptare, për t’u shpëtuar përplasjeve të vazhdueshme ndërmjet Topiajve dhe Balshajve, regjimit të ashpër feudal të vendosur nga Orsinët, si dhe taksave të rënda të imponuara kryesisht nga sllavët, u vendosën, përmes maleve të Pindit, në Thesali. Aty, sipas burimeve, u shpërndanë në mënyrë aq të dendur sa mbushën pothuajse të gjitha krahinat e rajonit.

Perandori dhe kronisti bizantin Gjon Kantakuzeni shkruan:

“Sirxhani (në kohën e Andronikut II, perandor i romejve 1282–1328), pasi kaloi nëpër Lokris dhe Akarnani, gjeti strehë te shqiptarët, të cilët banonin rreth Thesalisë; ata ishin njerëz të fshatrave, të dhënë pas blegtorisë dhe jetonin sipas ligjeve të tyre.”

Në një pasazh tjetër ai shton:

“Ndërsa perandori ndodhej në Thesali, shqiptarët që banonin në malet e asaj krahine, pa mbret dhe të quajtur me emrat Malakasë, Bua (Bovi, Lopesi) dhe Masareti, sipas prijësve të tyre, në numër prej 12 mijë vetash, i shprehën nënshtrimin e tyre, nga frika se mos shkatërroheshin nga romejt gjatë dimrit, pasi nuk banonin në qytete, por në vende të ashpra malore.”

Në fillim të shekullit XIV, valë të tjera migratore shqiptare përfshinë Thesalinë, e njohur nga perëndimorët si Vlakinë (Vllahinë). Këtë e përmend qartë Marino Sanudo i Vjetri në një raport drejtuar peshkopit të Kapuas, të cilin Rubió y Lluch e sjell në Diplomatari de l’Orient Català (1325):

“Zoti dërgoi këtë murtajë në vendin e quajtur Vllaki, sepse kishte sjellë aty një popull të quajtur shqiptarë, aq të shumtë në numër sa shkatërruan çdo gjë jashtë kështjellave, qofshin ato të kastelanëve apo të grekëve. Edhe kur këta u përpoqën t’i dëbonin, nuk patën sukses.”

Nga ky dokument del qartë se kjo valë migratore shqiptare drejt Thesalisë ishte masive dhe ndikoi në zhvendosje të mëtejshme në pjesë të tjera të Greqisë.

Një nga faktorët që favorizuan këto lëvizje ishte padyshim Murtaja e Zezë (1347–1348), e cila përfshiu të gjitha krahinat e Perandorisë Bizantine, duke zhdukur gjysmën e popullsisë autoktone në Atikë dhe Peloponez.

Rreth vitit 1370, shqiptarët nisën të depërtonin në Beoti, Lokridë dhe Atikë, duke iu përgjigjur ftesës së Dukatit Katalan të Athinës dhe Tebës për të ripopulluar tokat e shkatërruara.

Një burim i ndritshëm për këtë periudhë është dokumentacioni i pasur i Arkivit të Kurorës Aragonese në Barcelonë, i cili përshkruan me qartësi këtë fenomen migrimi. Rubió y Lluch në Diplomatari de l’Orient Català shkruan:

“Mbretëria e Aragonës shpall: thërrasim të gjithë grekët dhe shqiptarët që duan të vendosen në Dukatin e Athinës, duke u dhënë për dy vjet privilegjet e frankëve.”
(Doc. DXXXVI, f. 583)

Një tjetër dokument i vitit 1381, dërguar nga mbreti Pere III, falënderon shqiptarët për mbrojtjen e Dukatit të Athinës dhe Neopatrës kundër navarrezëve dhe armikut të përbashkët. Ky tekst i shkruar në katalonisht të mesjetës dëshmon për besnikërinë dhe forcën ushtarake të shqiptarëve në shërbim të mbretit të Aragonës.

Kështu nisi zgjerimi i popullsisë shqiptare në shumë zona të Greqisë, si forcë punëtore dhe ushtarake. Fama e tyre si kalorës të zotë dhe si blegtorë e bujq të rregullt u përhap shpejt dhe u vlerësua nga Paleologët dhe princër të tjerë evropianë që sundonin pjesë të Greqisë mesjetare.

Studiuesit bizantinë dhe grekë janë të njëzëri se despotët e Peloponezit nxitën kolonizimin e tokave të tyre nga shqiptarët, që prej kohës së Manuel Kantakuzenit (1350). Arsyet kryesore ishin shtimi i popullsisë dhe rikthimi i zhvillimit bujqësor, i dëmtuar nga luftërat e gjata me latinët, kryengritjet civile, sulmet turke dhe murtaja e zezë (1347, 1383). Manuel Paleologu shkruan në fjalimin për vëllain e tij Teodorin:

“Të ardhurit u vendosën në toka të shkretuara, shpesh strehë e hajdutëve. Në duart e bujqve të zotë, ato do të lulëzojnë sërish.”
(V. Panayotopoulos, Popullsia dhe vendbanimet e Peloponezit (shek. XIII–XVIII), Athinë 1985)

Paleologët synonin gjithashtu të formonin një milici për mbrojtjen e vendit kundër armiqve të jashtëm — venedikasve, turqve dhe rebelëve lokalë. Manuel Kantakuzeni përdorte që në mesin e shek. XIV trupa shqiptare, por kolonizimi masiv ndodhi gjatë sundimit të Teodorit (1404–1406), kur emigrantët shqiptarë arritën rreth 10.000 vetë.

Sipas burimeve venedikase të Stefan Magno-s (1453), shqiptarët në Peloponez numëronin tashmë 30.000. Shumica u vendosën në Arkadi, nga Karytaina e deri në Tege, Lusi, pastaj në Akaia, Elidë, Argolidë e Mesenia. Ata banonin kryesisht në zona malore, në fshatra të vegjël të lirë, me rreth dhjetë familje, të dhënë pas bujqësisë e blegtorisë. Një pjesë punonte me qira tokat e feudalëve, ndërsa shumë të tjerë fituan famë si luftëtarë — stradiotët — mercenarë të respektuar në gjithë Greqinë, të cilët për trimërinë e tyre shpërbleheshin me toka e pasuri, duke u shndërruar në një kastë të veçantë fisnikësh luftëtarë.
(Mnemeia Hellenikes Historias, K. Sathas, vëll. IV, f. 77)

Zacynthinos shkruan se trupat shqiptare, që nuk ishin pjesë e ushtrisë së rregullt të despotëve, ishin nën autoritetin e prijësve të tyre, si Pal Bua, Kolokondila (Krokodil) Klada, Thoma Lusha etj. Në vitet e fundit të despotatit, shumë prej këtyre prijësve u dalluan në luftërat kundër armiqve të bizantinëve.

Në vitin 1453, shqiptarët u ngritën në kryengritje kundër Despotatit dhe zotërve vendas — një ngjarje që shënoi kulmin e antagonizmit greko-shqiptar. Qëllimi i tyre ishte themelimi i një principate shqiptare pas përmbysjes së sundimit grek.
(W. Miller, Sundimtarët e Peloponezit, Neos Ellinomnimon 21 (1927), 298)

Një zbulim interesant i prof. Leandros Vranoussi nga Akademia e Athinës ka nxjerrë në dritë dokumente bizantine të viteve 1436–1451 që përmendin kryefamiljarë shqiptarë në Despotatin e Moresë, të cilët paguanin taksa (floriatikon) për shërbime ushtarake dhe detyrime ndaj qendrës. Përmenden katundet Palumbi dhe Zoga, në Arkadi pranë Karithinës dhe Lusit. Ndër emrat janë: Zoga, Pellumbi, Suli, Dara, Konto, Sarakini, Andreas, Lata, Dragza, Damiza etj.

Kam menduar të botoj vetëm këtë pjesë të historisë fisnike të shqiptarëve në Greqinë mesjetare — atë që lidhet me shpërnguljet nga Shqipëria drejt Thesalisë, për t’u bërë më vonë kolonizues të Atikës katalane dhe të Despotatit bizantin të Moresë — duke lënë mënjanë pjesën më të gjerë mbi praninë shqiptare në zotërimet venedikase. Për të shmangur ngarkesën e lexuesit, trajtimi do të ndahet në dy pjesë. Përgatiti në shqip Elis Buba / usalbanianmediagroup.com


Burime dhe bibliografi

  • Alain Ducellier, Les Albanais dans l’empire byzantin: de la communauté à l’expansion, në “Οι Αλβανοί στο Μεσαίωνα”, Athinë 2015.
  • Rubió y Lluch, Diplomatari de l’Orient Català, f. 160.
  • Kantakuzen, Historia, libri 10, kap. 6.
  • Rubió y Lluch, La Població de Grècia catalana en el XIVen segle, Barcelonë 1933, f. 22.
  • Rubió y Lluch, Navarros, f. 220.
  • V.D.A. Vaccaro, Shqiptarët në Greqi në protomesjetë. Ekzegjezë historike nëpërmjet burimeve bizantine dhe qipriote, La Voce dell’Arberia, 2017.
  • L. Vranoussi, Deux documents byzantins inédits sur la présence des Albanais dans le Péloponnèse au XVe siècle, në “Οι Αλβανοί στο Μεσαίωνα”, Athinë 2015.
Etiketa: bizantineburimegreqikatalaneprincipateshqiptareshqiptaret
Shkrimi Mëparshëm

Shqiptarët vendas në Greqinë paramesjetare. Ekzegjezë historike përmes kronikave bizantine dhe qipriote

Të Ngjashme

Shqiptarët vendas në Greqinë paramesjetare. Ekzegjezë historike përmes kronikave bizantine dhe qipriote
Kultura

Shqiptarët vendas në Greqinë paramesjetare. Ekzegjezë historike përmes kronikave bizantine dhe qipriote

13 Nëntor, 2025
Arvanitët-Arbërorët – Një popull i rëndësishëm në historinë e Greqisë: Kontributi i tyre politik dhe roli i harruar
Pikepamje

Arvanitët-Arbërorët – Një popull i rëndësishëm në historinë e Greqisë: Kontributi i tyre politik dhe roli i harruar

13 Nëntor, 2025
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë
Aktualitet

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë

13 Nëntor, 2025
Dodona: Një enigmë gjeografike dhe mitologjike në kryqëzimin e historisë para-helene
Kultura

Dodona: Një enigmë gjeografike dhe mitologjike në kryqëzimin e historisë para-helene

12 Nëntor, 2025
“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse
Aktualitet

“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse

12 Nëntor, 2025
“Wandsworth Times”: Turistet britanikë zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë
Aktualitet

“Wandsworth Times”: Turistet britanikë zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë

12 Nëntor, 2025

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane

Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane

13 Nëntor, 2025
Shqiptarët vendas në Greqinë paramesjetare. Ekzegjezë historike përmes kronikave bizantine dhe qipriote

Shqiptarët vendas në Greqinë paramesjetare. Ekzegjezë historike përmes kronikave bizantine dhe qipriote

13 Nëntor, 2025
Arvanitët-Arbërorët – Një popull i rëndësishëm në historinë e Greqisë: Kontributi i tyre politik dhe roli i harruar

Arvanitët-Arbërorët – Një popull i rëndësishëm në historinë e Greqisë: Kontributi i tyre politik dhe roli i harruar

13 Nëntor, 2025
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë

13 Nëntor, 2025
Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane

Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane

13 Nëntor, 2025
Shqiptarët vendas në Greqinë paramesjetare. Ekzegjezë historike përmes kronikave bizantine dhe qipriote

Shqiptarët vendas në Greqinë paramesjetare. Ekzegjezë historike përmes kronikave bizantine dhe qipriote

13 Nëntor, 2025
Arvanitët-Arbërorët – Një popull i rëndësishëm në historinë e Greqisë: Kontributi i tyre politik dhe roli i harruar

Arvanitët-Arbërorët – Një popull i rëndësishëm në historinë e Greqisë: Kontributi i tyre politik dhe roli i harruar

13 Nëntor, 2025
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë

13 Nëntor, 2025
Dodona: Një enigmë gjeografike dhe mitologjike në kryqëzimin e historisë para-helene

Dodona: Një enigmë gjeografike dhe mitologjike në kryqëzimin e historisë para-helene

12 Nëntor, 2025
“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse

“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse

12 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist