E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Presidenti Willson dhe Lufta e Vlorës

6 Shtator, 2025
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Willson me notën e vet të 6 marsit të vitit 1920 deklaroi: se ishte gati të pranonte që “kufijtë e përbashkët në krahinën e Fiumes” të caktoheshin me anë të bisedimesh të veçanta midis palëve të interesuara Italisë dhe Jugosllavisë, me kusht që të mos prekej në parim memorandum i 9 dhjetorit 1919, të mos cënohej pika mbi krijimin e qytetit të Fiumes dhe të mos i jepeshin Jugosllavisë toka shqiptare për lëshimet që ajo do të bënte në Fiume, “Çështja shqiptare,- thuhej në notën e Willsonit, nuk duhej të përfshihej në bisedimet që do të zhvilloheshin mes Italisë dhe Jugosllavisë” dhe ai “nuk do të pranonte asnjë plan që do t’i jepte Jugosllavisë një kompesim tokësor në pjesën veriore të Shqipërisë për atë që asaj do t’i merrej gjetkë”. Aprovimi i kësaj note nga Fuqitë e mëdha krijonte një rrethanë të re për “çështjen shqiptare”. Në këto kushte edhe qeveria e Beogradit duke e parë veten jashtë përfitimit tokësor në kurriz të Shqipërisë dhe duke u shqetësuar nga depërtimi i Italisë në Ballkan do ta kundërshtonte me këmbëngulje aneksimin Italian të Vlorës dhe mandatin e Romës mbi Shqipërinë. Si rrjedhim u bë e qartë nga patriotët shqiptarë se problem kryesor dhe zgjidhja e fatit të Shqipërisë ishte kundërshtimi në mënyrë kategorike i mandatit Italian në Shqipëri dhe mbi të gjitha dëbimi i ushtrive italiane nga Vlora dhe rrethinat e saj. Zgjidhja e kësaj çështje me sukses do ta bënte të pavlefshme edhe marrëveshjen Titoni Venizellos, sipas së cilës synimet e Greqisë në Shqipërinë e Jugut kushtëzoheshin përveç të tjerave edhe nga aneksimi Italian i Vlorës dhe vendosja e mandatit italian mbi Shqipërinë e cunguar. Qeveria e Tiranës ndërsa vazhdonte të rekrutonte vullnetarë për t’i dërguar në Vlorë, ndër të tjera, ajo shpalli më 27 prill “Ligjin ndëshkimor për faje politike” sipas të cilit dënoheshin ashpër të gjithë ata që viheshin në shërbim të fuqive të huaja dhe bënin propagandë kundër “kombësisë shqiptare”, kundër “flamurit kuqezi me shqipe, kundër mëvetësisë shqiptare e kundër gjuhës me shkronja kombëtare”, si dhe kundër atyre që shkaktonin përçarje fetare. Kështu deputetët e Vlorës në Këshillin Kombëtar Qazim Koculi dhe Spiro. G.

Koleka ishin për një veprim energjik deri në luftë të armatosur kundër ushtrisë italiane në Shqipëri. Sipas tyre një luftë e armatosur do t’i tregonte opinionit publik ndërkombëtar vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të atdheut të tyre, por po të realizohej me sukses do t’u jepte shqiptarëve një armë më të fortë kundër pretendimeve të shovinitëve jugosllavë dhe grekë në kurriz të Shqipërisë.

Më 10 mars të vitit 1920 do të riorganizohet “Komiteti fshehtë i Mbrojtjes Kombëtare”, siç dihet “Komiteti i Fshehtë i Vlorës” ishte ngritur më parë në vitin 1919 në mënyrë të fshehtë u mblodhën jo vetëm burrat e Vlorës në shtëpinë e atdhetarit Abaz Mezini, ku merrnin pjesë patriotët Osman Haxhiu, Jani Minga, Hamza Isai firmëtar të Pavarsisë dhe disa burra nga paria e Vlorës. Në atë mbledhje të fshehtë morën pjesë  40 burra të cilët kishin autoritet në zonat e tyre. Nga Beuni Komiteti i “Mbrojtjes kombëtare” i drejtoi më 3 qershor një ultimatum gjeneralit Piaçentini” Populli shqiptar,- thuhej ndër të tjera në ultimatum,-nuk mund të  pranojë ndarjen e Shqipërisë sipas traktatit të fshehtë të vitit 1915.

Sot populli shqiptar i bashkuar më shumë se çdo herë duke mos mundur të durojë të shitet si bagëti në pazaret e Evropës si shpërblim italo-greko-serbëve, vendosi të marrë armët. Tepelena dhe Himara t’i dorëzohen me të shpejtë qeverisë së Tiranës. Komiteti e ftonte pastaj komandantin që t’i përgjigjej kësaj kërkese deri në mbrëmjen e 4 qershorit, përndryshe siç linte të nënkuptohej ultimatumi, shqiptarët do të fillonin kryengritjen e armatosur. Gjeneral Piaçentini drejtonte 20 mijë trupa. Në bregun e Vlorës ishin ankoruar një skuadër e flotës ushtarake e përbërë nga një dyzinë anijesh. Për të drejtuar një lëvizje të armatosur u krijua brenda në Vlorë ashtu si më 1919 një Komitet i fshehtë me emrin “Mbrojtja Kombëtare”, i kryesuar nga prefekti i Vlorës Osman Haxhiu, në të ciln hyri edhe Q. Koculi. Deputeti tjetër Spiro. G. Koleka u ngarkua të kryente fuksionet e përfaqësuesit të fshehtë të komitetit pranë qeverisë së Tiranës. Më 5 qershor të 1920 kryengritësit filluan sulmin pasi nuk morën përgjigje nga general Piaçentini.

Kryeministri italian u gjend nënën presionin e të majtës italiane në parlamentin italian dhe urdhëroi fillimin e bisedimeve me qeverinë e Tiranës. Ministri fuqiplotë i Italisë Alioti nuk arriti rezultate në bisedime dhe u dërgua një tjetër ministër Maxoni i cili nënshkroi protokollin e 17 gushtit të vitit 1920. Me nënshkrimin e këtij protokolli, filloi tërheqja e trupave italiane nga Vlora. Gëzimi i qytetarëve të Vlorës shpërtheu më 3 shtator të 1920, duke tundur flamujt kuqezi për atdheun e pavarur. Për të festuar këtë ditë feste u muar me zbukurimin e qytetit Don Mark Vasa. Në Vlorë do të parakalonin të gjithë luftëtarët që kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria për të luftua, sepse çlirimi I Vlorës ishte çlirim kombëtar. Ndër të tjera në shtypin e kohës si në Itali edhe në Shqipëri Vlora për Italinë përcaktonte të ardhmen e Italisë, po ashtu për Shqipërinë Vlora përcaktonte ekzistencën e Shqipërisë, fatin e saj. Heronjtë e Luftës së Vlorës Selam Musaj, Zigur Lelo, Toto Hosi, Sino Micoli, Dule Dalani etj u përjetësuan në këngë popullore të cilat i thurin lavdi trimërisë së tyre. Fitorja e luftës së Vlorës pati efektin e saj të menjëhershëmnë zgjidhjen e “çështjes shqiptare” e cila parakuptonte çështjen e copëtimit të Shqipërisë. Në Konferencën e Paqes nuk u shtrua më për diskutim “Çështja shqiptare”. Një figurë me vlera të larta për çështjen kombëtare ishte edhe patriot Ahmet Lepenica. Kryeministri Sulejman Delvina u takua me major Ahmet Lepenicën në afërsi të staneve të tija në Krivovë dhe pa vendosmërinë e luftëtarëve për të çliruar atdheun nga okupatori.

Duke organizuar këshillin e Luftës së Vlorës, me ushtarakë e luftëtarë të shquar popullorë nga krahinat e Vlorës, Kurveleshit, Mallakastrës atdhetarët Osman Haxhiu, Murat Tërbaçi, Halim Xhelo, Memo Mete Brati, Toto Hosin, Zaçe Xhelon, Çaush Mehmetin, Abduraman Çirakun, Kanan Mazen e Rexhep Sulejmanin ia besuan organizimin e luftës major Ahmet Lepenicës më 4 qershor të vitit 1920 duke emeëruar komandant i përgjithsëm i trupave kombëtare. Ngarkoheni me këtë barrë shumë të shenjtë dhe të rëndë “Komiteti Mbrojtja Kombëtare”. Ahmet Lepenica e kishte treguar trimërinë dhe atdhedashurinë e tij për atdheun qysh në vitet 1909 në Manastir ku bashkëpunoi ngushtë me “Komitetin e Manastirit” me patriotët Feim Zavalani dhe Hamdi Ohrin, në Janinë me Kadri Gjatën, Namik Delvinën. Ai ishte shok shkolle me Qemal Ataturkun ku së bashku përkrahën në fillim lëvizjen e xhonturqëve në “Komitetin e Selanikut”. Kjo figurë e lartë e patriotizmës shqiptare në Shpalljen e Pavarsisë shërbeu pranë ministrit të luftës Mehmet Pashë Dërralla. Më 1913 Ahmeti i gjendet pranë Ismail Qemalit si njeriu i tij besnik në krye të njësie ushtarake pranë qeverisë së Vlorës, ku bënin pjesë edhe 25 luftëtarët e Isa Boletinit. Në 22 janar të vitit 1914, Ahmet Lepenica, së bashku me Ali Asllanin, Osmanë Haxhinë, e Ibraim Abdullain, u gjendën pranë Ismail Qemalit në momentet e dorëheqjes së tij dhe të Qeverisë së Vlorës pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, në godinën e bashkisë së Vlorës. Ai luftoi kundër trupave rebele të Haxhi Qamilit dhe trupave greke që po kryenin masakra në zonat e Kolonjës në vitin 1914. Nga viti 1915 e deri në vitin 1920 Ahmet Lepnica qëndroi në krah të Osman Haxhisë dhe atdhetarëve të tjerë të Vlorës, për organizimin e rezistencës kundër pushtuesit Italian. Në dhjetor të vitit 1919 ai u emërua komandant i xhandarmërisë së Lushnjës.

Bashkë me Besim Nurin kryetar bashkie dhe prefekt Veli Vasjarin, këta kanë lojtur një rol të madh në punimet e Kongresit të Lushnjës. Ahmet Lepenica me ushtarakë të tjerë si Kasem Qafëzezi, Ismai Kuçi dhe kapiten Meleq Frashëri organizuan mbrojtjen e Kongresit të Lushnjës. Me këto merita erdhi major Ahmet Lepenica në Luftëne Vlorës, hartoi planin e luftimeve për të organizuar ofensivën kundër garnizoneve italiane në Kotë, Gjorm, Drashovicë dhe Llogara. Në betejat e Bistrovës, Risilisë, Qafa e Vlorës e Vreshta e Mëdha major A. Lepenica tregoi aftësi të larta ushtarake. Ai drejtoi edhe çetat e Kaninës, për t’i qëlluar aeroplanët e armikut në Ujin e Ftohtë. Forcat ushtarake të drejtuara nga Ahmet Lepenica dhe Idriz Sadiraj zhvilluan luftime të ashpra kundër ushtrisë serbe më 25 tetor të vitit 1921 në Lis të Matit. Më pas ai shërbeu si komandant i krahut të Vjosës, qark-komandant i xhandarmarisë në Gjirokastër.

Luftoi kundër bandave greke të cilat kryenin masakra në Jug të Shqipërisë. Ahmeti së bashku me Avni Rustemin ishtin anëtarë të Federatës “Atdheu” dhe në vitin 1922, ai aderoi në shoqërinë “Bashkimi”. A. Lepenica mbështeti revolucionin e Nolit dhe qeverinë demokratike të tij. Noli e emëroi qark-komandant të Beratit, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Me urdhër të Nolit, ai, doli me një batalion tek Shkalla e Tujanit për të zbrapsur forcat mercenare të Ahmet Zogut, për të hyrë në Tiranë. Ahmeti detyrohet të emigroj në Itali me hypjen në pushtet të regjimit zogist. Vdiq më 14 janar të vitit 1941 dhe u varros në Shënmitër të Lepenicës.

KASTRIOT KOTONI

Etiketa: luftapresidentivloreswillson
Shkrimi Mëparshëm

Gjirokastra “vesh” trashëgiminë, vendas dhe të huaj shfaqin interes për kostumet tradicionale

Shkrimi Vijues

Teqeja e Frashërit, aty ku 117 vite më parë nisi të mësohej gjuha shqipe në Përmet

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Teqeja e Frashërit, aty ku 117 vite më parë nisi të mësohej gjuha shqipe në Përmet

Teqeja e Frashërit, aty ku 117 vite më parë nisi të mësohej gjuha shqipe në Përmet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist