E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Prania e elementit shqiptar në fushatën osmane të Maltës të vitit 1565

13 Gusht, 2025
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Eduart Caka

Hyrje

Marrja e Kostandinopojës prej Sulltan Mehmed Fatihut II qe një pikë kthese në historinë e botës e cila, përveç të tjerash, nxori edhe një aktor të ri në gjeopolitikën botërore të asaj periudhe, Perandorinë Osmane.[1] Katër dekada pas vdekjes së sulltanit që mori Kostandinopojën, Mehmedit II, në fronin e shtetit osman do të vinte njëri prej sundimtarëve më të mëdhenj të kësaj dinastie, Sulltan Sulejmani I. I njohur me nofkën Ligjvënësi (Kanuniu) ose i Madhërishmi (Magnificent), ai arriti ta kthejë Perandorinë Osmane në një fuqi dominuese dhe imponuese thuajse ndaj të gjitha shteteve e mbretërive në pellgun e Mesdheut. Ekspansioni i pandalshëm osman do të shkaktonte te të tjerët një ndjenjë frike ndaj ushtrive turke të cilat, në syrin e fuqive europiane, qenë të veshura me petkun e mitit “të pathyeshmërisë”.[2]

Parë në një këndvështrim mikro, megjithëse kishte kaluar në një periudhë më të vonë nën sundimin osman, nëse do ta krahasojmë me brendësinë e territorit të vendit,[3] bregdeti shqiptar gjatë këtyre sulmeve do të shërbejë si një bazë e flotës turke për aksionet e saj në det, aspekt i cili nxirret në pah edhe nga kronikat dhe dokumentet e kohës. Për shembull, në korrik të vitit 1554 flota turke do të organizojë një sulm në Pulje duke e rrënuar kështjellën e duke zënë një numër të madh robërish.[4] Pas këtij sulmi, mësojmë se anijet osmane do të kthehen në Vlorë për të kryer meremetimin e pjesëve që ishin dëmtuar gjatë aksionit në fjalë.[5] Vlora meriton të trajtohet në mënyrë të veçantë sidomos në periudhën e Kanuniut kur u kthye në një pikë strategjike për sulmet përtej Adriatikut. Vetë Sulejmani I kishte ardhur këtu në vitin 1537, gjatë fushatës ushtarake kundër Italisë, marshim në të cilin kishte dhënë edhe urdhrin për fillimin e rregullimeve, zgjerimeve dhe ndërtimit të kalasë së Vlorës.[6] Si përfundim, edhe në fushatën e rëndësishme të Maltës të vitit 1565, e cila është edhe objekt i këtij artikulli, shqiptarët dhe hapësira shqiptare duket se kanë patur një rol të konsiderueshëm.

Beteja e Maltës e vitit 1565 nuk është një temë e panjohur për ata që merren me historinë e Perandorisë Osmane apo atë të Mesdheut. Parë nga ky këndvështrim, edhe synimi i këtij artikulli nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë përleshje epike midis flotës osmane dhe mbrojtësve të ishullit, pra kalorësve të urdhrit të Shën Gjonit. Megjithëse, arena e zhvillimit të ngjarjeve mbetet kjo gjeografi dhe ajo ngjarje e madhe, qëllimi ynë është të evidentojmë elementin shqiptar dhe rolin që shqiptarët luajtën në të dy anët e luftës. Duke u bazuar në dokumentacionin osman, konkretisht në informacionin që gjejmë në Mühimme Defterleri[7] dhe në Regjistrin e Fushatës së Maltës,[8] përpiqemi të nxjerrim në pah zhvillimet që ndodhën në qytetet bregdetare shqiptare në kuadër të kësaj beteje si dhe elementin njerëzor shqiptar, i cili qe pjesë e kësaj lufte.

a. Kalorësit e Maltës dhe lufta për hegjemoni në Mesdhe

Nuk ka asnjë dyshim se osmanët qenë një fuqi e madhe në avancimin ushtarak nga ana tokësore. Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në atë detare. Kjo në vetvete ka edhe një linjë logjike pasi gjeografia ku osmanët patën përparuar qe brendësia e tokës dhe përballja me detin kishte ardhur vetëm me ekspansionin territorial të tyre. Një vlerësim krejt i ndryshëm vlen për Republikën e Shën Markut, lidhja e së cilës me detin qe natyrale. Venediku qe një fuqi ekonomike dhe një rivale ushtarake e rëndësishme e osmanëve në Mesdhe duke patur nën zotërim thuajse të gjitha brigjet lindore të Adriatikut, por edhe ishuj me peshë strategjike të detit Jon.[9] Nëse osmanët kishin si synim parësor zgjerimin e tyre territorial, e njëjta gjë nuk vlente për Republikën e Shën Markut e cila pikësëpari qe një fuqi ekonomike. Për këtë arsye, të dyja fuqitë i ruheshin një përballjeje me njëra-tjetrën.[10] Uljet dhe ngritjet e tensionit, por edhe të paqes në marrëdhëniet midis venecianëve dhe osmanëve, do të vëreheshin edhe në hapësirën shqiptare e cila në të njëjtën kohë qe edhe një vijë kufiri. Kështu, në vitin 1479 vetë Sulltan Mehmedi II do të dërgonte emin Halil Beun me qëllim caktimin e kufirit me venecianët. Pjesë e inspektimeve të tij dhe e vijës kufitare padyshim që ishin edhe zona e qytete shqiptare duke nisur nga Himara në jug për të vijuar drejt Shkodrës e Ulqinit në veri.[11]

Një aktor tjetër i rëndësishëm në Mesdhe gjatë periudhës së sundimit të Sulejmanit I qe edhe Spanja. Në fundin e shek. XVI, Mbretëria Spanjolle shtrihej në pjesë të ndryshme të Afrikës së Veriut, thuajse në të gjithë gadishullin Iberik dhe në një pjesë të konsiderueshme të Italisë së sotme duke u kthyer në njërën prej fuqive më të mëdha ushtarako-politike e ekonomike të Mesdheut.[12] Të ardhurat ekonomike që i përfitonte kryesisht nga kontinenti amerikan bënë që Spanja të rritej ekonomikisht dhe ushtarakisht duke i kaluar edhe kufijtë e Mesdheut. E gjitha kjo shtrirje gjeografike e Spanjës i falej edhe fuqisë së saj ushtarake e cila konsistonte në një flotë të fuqishme detare, mbronte anijet tregtare spanjolle veçanërisht ndaj sulmeve pirate të cilat asokohe ishin një nga kërcënimet më të mëdha të detarëve në Mesdhe.[13] Gjithashtu, ndryshe nga Venediku, i cili elementin tregtar e kishte objektivin parësor, spanjollët qenë më të angazhuar ushtarakisht kundër osmanëve, duke i mbështetur të gjitha aktet që do të ndërmerreshin në këtë kontekst.[14] Ky rivalitet i ashpër midis këtyre dy fuqive të mëdha të kohës do të vijonte deri në vitin 1581 kur Perandoria Osmane dhe Spanja do të firmosnin një marrëveshje paqeje, si në det ashtu edhe në tokë, për një periudhë trevjeçare.[15] Parë nga ky këndvështrim, më shumë se fuqia e Republikës së Shën Markut, dukej se qe Mbretëria Spanjolle ajo që përbënte pengesën më të madhe për avancimin osman.[16]

Rivaliteti ekonomiko-politik për hegjemoni në Mesdhe në shek. XVI do të arrinte kulmin e vet me betejat e mëdha që e karakterizuan këtë periudhë.[17] Kështu, dy fuqive të mëdha detare e tregtare, siç ishte Spanja dhe Venediku, do t’u bashkëngjitej edhe një e tretë: Perandoria Osmane. Përveç synimit të tyre për të avancuar në krahun jugor, pra në det, osmanët kishin edhe një arsye tjetër që i detyronte ata të forcoheshin në aspektin ushtarak detar; qysh prej vitit 1516-17 ata kishin futur nën zotërim pjesë të Sirisë e të Egjiptit të cilat, jo vetëm që përbënin të ardhura kolosale për buxhetin perandorak. por, gjithashtu qenë edhe rrugë më të shpejta për pelegrinët myslimanë të cilët shkonin në Haxh.[18]

Pikërisht në mesin e rivalitetit ekonomiko-ushtarak të tri fuqive të mësipërme, nga njëra anë, dhe të kërcënimit të kusarëve, nga ana tjetër, historia detare e Mesdheut të shek. XVI do të formësohet nga një lëvizje strategjike me shumë rëndësi: vendosjen e urdhrit të Shën Gjonit në ishullin e Maltës. Janë disa elemente të cilat e bëjnë një lëvizje të rëndësishme instalimin e këtij urdhri kalorësiak, i cili qe dëbuar së fundmi nga osmanët prej Rodosit duke mos patur një qendër të tyren. Së pari, në aspektin hierarkik ata vareshin nga Papa i Romës, për vetë faktin se ishin një urdhër fetar. Ndërsa, në aspektin juridiko-politik, besnikëria e tyre ishte ndaj Mbretërisë së Spanjës për arsye se Malta varej nga kjo e fundit.[19] Së dyti, vendosja e urdhrit në Maltë qe jo vetëm një lëvizje për të ruajtur rrugët kryesore tregtare nga sulmet e piratëve, por gjithashtu për të treguar kujdes edhe ndaj ndonjë sulmi të mundshëm osman drejt hapësirave perëndimore të Mesdheut.[20] Me inkursionet e tyre drejt hapësirave detare që ndodheshin në domenin osman, kalorësit përbënin një rrezik të vazhdueshëm për ekonominë dhe rrugët detare osmane. Prandaj, sulmi osman nuk do të vonohej, në vitin 1565, ishulli i Maltës dhe kalorësit që ndodheshin aty do të rrethoheshin nga flota osmane. Dhe, ndoshta elementi më kryesor që e bëri të rëndësishme vendosjen e urdhrit në këtë gjeografi lidhet me faktin se suksesi që ata treguan në mbrojtjen e ishullit duke i shkaktuar disfatë flotës osmane, jo vetëm që i bëri ushtritë perëndimore të besonin se mund t’i thyenin osmanët, por gjithashtu ngjalli tek ta sërish shpresën e reconquista’s ose të rimarrjes së atyre që kishin humbur.[21] Ndërsa, për autorët dhe sundimtarët perëndimorë, rezistenca e kalorësve do të konsiderohej si “mbrojtje e Krishterimit në skajin më jugor të Europës”.[22]

Parë nga ky këndvështrim, më shumë se sigurimi i rrugëve të brendshme tregtare detare dhe sigurimi i rrugës së Haxhit, argument që do të përdorej në nisjen e fushatës, për osmanët, marrja e Maltës kishte një rëndësi strategjike më së shumti në planin gjeopolitik. Kështu, marrja e Maltës do t’u jepte osmanëve përparësi në dy aspekte tejet kritike për avancimin e tyre drejt konsolidimit të vendosjes në Mesdhe. Së pari, përmes vendosjes këtu, osmanët do të siguronin një lidhje të qëndrueshme e të sigurt me zotërimet e tyre në Afrikën Veriore, përkatësisht me Trablusgarb’in (Tripoli) i cili kishte qenë vazhdimisht nën kërcënimin e spanjollëve.[23] Së dyti, duke qenë se ndodhej shumë afër Sicilisë, Malta kishte një rëndësi strategjike për osmanët të cilët kishin tentuar qysh në kohën e Sulltan Mehmedit II të organizonin sulme drejt jugut të Italisë.

Sipas të dhënave që japin studiuesit, numri i urdhrit të Shën Gjonit[24] të cilët mbrojtën Maltën në vitin 1565, arrinte shifrën e 540 kalorësve, ndërsa në vitin 1631 i gjithë urdhri në total kishte 1.755 kalorës.[25] Sigurisht që në betejën e tyre për mbrojtjen e ishullit numri mendohet të ketë qenë disa herë më i madh pasi ata kishin marrë edhe bujq apo mercenarë në atë rezistencë rreth katërmujore, dhe burimet gjithashtu, theksojnë faktin se atyre u kishin ardhur edhe përforcime.[26] Gjithsesi, qëllimi këtu nuk është të paraqitet zhvillimi i luftës për mbrojtjen e ishullit pasi kjo temë është lëvruar gjerësisht nga studiuesit. Ajo çka ne kemi si qëllim është evidentimi i elementëve shqiptarë të cilët kanë dalë në dritë nga burimet e fundit arkivore që flasin për këtë betejë.

b. Masat osmane në hapësirën shqiptare në kuadër të fushatës së Maltës

Kur Sulltan Sulejmani dha urdhër për organizimin e fushatës ushtarake drejt Maltës, thuajse po mbushte të shtatëdhjetat. Megjithëse për të marrja e Maltës kishte një rëndësi strategjike, duket se osmanët e kishin nënvleftësuar këtë fushatë pasi në të njëjtën kohë ushtria osmane qe ndarë në dy fronte: nga deti u nisën drejt Maltës, ndërsa nga toka vijonin përgatitjet për marshimin drejt Austrisë.[27] Madje, duhet theksuar se me kërkesë të prijësit (Hanit) të Tataristanit ishte kërkuar ndërmarrja e një fushate ushtarake drejt Moskovit (Rusisë), fushatë e cila do të shtyhet në kohë për shkak të përgatitjes për frontin e Hungarisë në tokë dhe atë të Maltës në det.[28] Vetë sulltani, me një urdhër që mban datën 23 mars 1565[29] ia besoi detyrën e komandantit të fushatës drejt Maltës, vezir Mustafa Pashës[30] të cilin do ta ndihmonin nga afër admirali i flotës Pijale Pasha dhe Turgut Pasha,[31] ky i fundit bejlerbej i Tripolit dhe që kishte njohuri shumë të mira të ishullit e terrenit. Pas disa muaj përgatitjesh, më 26 Shaban të vitit 972 Hixhri (29 mars 1565)[32] flota osmane e drejtuar nga Pijale Pasha u nis drejt Maltës me një numër që i kalonte 200 anijet të cilat kishin në bord rreth 36 mijë ushtarë.[33]

Historiografia shqiptare nuk i ka kushtuar vëmendje fushatës osmane për pushtimin e Maltës. Mostrajtimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme në vetvete mbart një linjë logjike, sepse as vendi ku janë zhvilluar luftimet e as palët që morën pjesë në këtë luftë nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Por, burimet arkivore osmane dhe ato perëndimore na paraqesin të dhëna krejtësisht të ndryshme, duke nxjerrë në pah argumente se elementi shqiptar ishte i pranishëm në fazën përgatitore të kësaj fushate, gjatë rrjedhës së saj dhe luajti rol edhe në zhvillimin e kësaj lufte të ashpër.

Janë dy elementë të cilët e bënin të detyrueshëm edhe përfshirjen e elementit shqiptar në betejën e Maltës por edhe thuajse në të gjitha ekspeditat osmane në Adriatik e Jon: aspekti ushtarak dhe ai gjeografik. I pari ka të bëjë me anën njerëzore: në rast të një mobilizimi ushtarak osman për t’u nisur drejt frontit, edhe sanxhaqet shqiptare ishin të detyruara të dërgonin ushtarë sipas numrit të kërkuar. Ndërsa aspekti i dytë ka të bëjë me pozitën gjeografike të hapësirës shqiptare. Duke qenë se Shqipëria pozicionohej në skajin më perëndimor të Perandorisë Osmane, domosdoshmërisht qytetet, kështjellat dhe portet e saj do të shërbenin si pika organizimi drejt frontit të luftës, ashtu edhe si pozicione fortifikimi në rast të një sulmi të mundshëm që mund të vinte nga deti. Si përfundim, këtë logjikë e vërejmë edhe gjatë fazës përgatitore për fushatën ushtarake drejt Maltës.

Trupat ushtarake të mbledhura për fushatën përbëheshin nga jeniçerë, kalorës, spahinj, kapitenë e marinarë. Nga shqyrtimi i defterëve lidhur me këtë fushatë vërehet se nga pjesa e Rumelisë, shumica dërrmuese e forcave të mbledhura i përkisnin vendeve si Selanik, Rodos, Çirmen, Moton, Karli-ili, Morea etj.[34] Sigurisht që, pjesë e këtyre formacioneve ushtarake që u nisën drejt Maltës ishin edhe trupat e mbledhura nga hapësira shqiptare. Në krye të sanxhaqeve shqiptare, nga u mblodhën ushtarët, vinte ai i Elbasanit. Në urdhrin që vjen nga Stambolli për Shaban Beun, sanxhakbeun e Elbasanit, kërkohet që të gjithë spahinjtë që zotërojnë timare me të ardhura më shumë se 5 mijë akçe, të përgatiten e të jenë të gatshëm për t’iu bashkëngjitur flotës.[35] Një numër i konsiderueshëm ushtarësh, kryesisht këmbësori e pajisur lehtë, mendohet të jenë mbledhur edhe nga sanxhaku i Vlorës. Interesante janë edhe vlerësimet në lidhje me kapacitetin luftarak të trupave që u mblodhën nga viset shqiptare. Për shembull, ndërsa ushtarët që u mblodhën nga Elbasani qenë më së shumti kalorës, ata që vinin nga Vlora ishin të aftë të luftonin në det dhe në tokë.[36]

Pas kapacitetit luftarak, një mjet tjetër i domosdoshëm për luftën në det padyshim që ishin edhe anijet. Në fazën përgatitore të fushatës vërejmë se ka disa vendime në të cilat urdhërohet ndërtimi i anijeve luftarake. Përveç kantierit kryesor të flotës osmane që ndodhej në Stamboll, në ishullin e Rodit, e në Çanakkale mësojmë se ndërtimi i galerave qe bërë edhe në pjesët e Anadollit por edhe në zonën e Rumelisë, përkatësisht edhe në Vlorë. Pikërisht këtu na tërheq vëmendjen një vendim që u përket muajve janar/shkurt të vitit 1565. Kështu, në kuadër të përgatitjeve për fushatën ushtarake, mësojmë se kapitenët detarë të portit të Vlorës kanë dalë vetë vullnetarë duke thënë se janë të aftë të ndërtojnë dy varka me nga tetëmbëdhjetë rrema. Në vendim, theksohet se, pritet që ato varka të ndërtohen me cilësi e të bëhen pjesë e flotës perandorake dhe, nëse nuk janë ndërtuar në mënyrë cilësore, të shkatërrohen.[37] Në vijim të të njëjtit vendim, një urdhër tjetër i është dërguar edhe agait të azepëve të Vlorës, Hasan Agait ku urdhërohet që së bashku me forcat që ka nën urdhër dhe me varkat që do të përgatisin, të jenë të gatshëm për t’i shërbyer flotës në fushatën që do të ndërmerret drejt Maltës.[38]

Një fushatë e tillë ushtarake, e cila do të zgjaste për një periudhë të gjatë kohore kërkonte edhe një përgatitje në ushqime, po të kihet parasysh edhe numri i madh i ushtrisë që ishte dërguar në front. Për këtë arsye, vërejmë se nga pjesë të ndryshme të Anadollit dhe të Rumelisë janë mbledhur ushqime të nevojshme për konsumim nga ana e ushtarëve gjatë periudhës, kur ata do të ishin në front. Për shembull, Mustafa Pasha ishte urdhëruar të blinte në tregjet e Anadollit dhe të Rumelisë[39] sasi të mëdha galetash, artikull i cili ishte ushqimi kryesor që përdorej nga detarët asokohe.[40] Gjithashtu, edhe gjatë kohës kur flota gjendej në fushatë, ajo do të furnizohej vazhdimisht me miell e grurë të cilat qenë përbërësit kryesorë për përgatitjen e galetave, por edhe me ushqime të tjera dhe municione.[41]

Lënda parësore në luftë janë armët. Për këtë arsye, flota osmane duket se ka bërë përgatitje të mëdha si në modernizimin e mjeteve të luftës ashtu edhe në atë të materialeve bazë, siç ishte baruti. Në shek. XV, teknologjia e luftës kishte ndryshuar shumë. Përveç topave që përdoreshin gjerësisht për rrahjen e anijeve në det, por edhe të fortesave në rrethimin e Maltës, vërejmë se janë përdorur në masë lloje të tjera të artilerisë, siç ishte arkebuzi apo pushka. Sidomos në një terren të vështirë apo gjatë rrethimit kur lufta ballë për ballë ndodhte rrallë, përdorimi i armëve të tilla qe gjithnjë e më i shpeshtë. Kjo për vetë faktin se një pjesë e konsiderueshme e luftimeve realizoheshin në distancë të largët, ndryshe nga betejat trup më trup ku nevojitej më së shumti shpata. Sipas burimeve, në rrethimin e Maltës ushtria osmane kishte hedhur drejt forcave mbrojtëse mbi 60.000 predha.[42] Sigurisht që i gjithi ky armatim kërkonte përgatitje të mëdha nga zyrtarët osmanë të cilët, me sa duket, sigurimin e barutit e kanë patur një problem më vete. Kështu, pas përfundimit të fushatës ushtarake të Maltës, duket se osmanët u përballën me mungesa baruti. Në një shkresë që mban datën 2 tetor 1565, u kërkohet informacion, mbi sasinë e barutit që kanë në dispozicion, disa kalave në bregdetin e Jonit, mes tyre edhe kalave e fortesave të Janinës.[43] Gjithashtu, në një shkresë dërguar dizdarëve të kalave të Vlorës dhe Kaninës, në mars të vitit 1566, urdhërohet që të mos gjuhet me top në shenjë festimi kur sanxhakbeu vjen në Vlorë, për arsye se këto kohë nuk kishte sasi të mjaftueshme baruti. Prandaj, duhej treguar kujdes në përdorimin e rezervave.[44]

Dokumentacioni osman mbi fushatën e Maltës na jep të dhëna me rëndësi edhe për masat që u morën lidhur me ruajtjen e brigjeve, të qyteteve e kalave bregdetare, në rast të një sulmi të mundshëm gjatë kohës kur flota osmane qe angazhuar në rrethimin e Maltës. Janë një sërë vendimesh e urdhrash që vijnë nga Stambolli për bejlerët e dizdarët e të gjitha brigjeve në Adriatik e Jon, porse ne këtu do të mjaftohemi vetëm duke paraqitur ato dokumente që flasin për qytetet dhe kalatë në brigjet shqiptare. Në urdhrat që lëshohen në fillimet e muajit qershor të vitit 1565, ndërkohë që ushtria ndodhej në front, spahinjtë dhe ushtarët e mbetur urdhëroheshin të mbronin kalatë dhe brigjet. Përkatësisht: sanxhakbeu i Elbasanit kishte për detyrë të mbronte edhe kalanë e Durrësit,[45] ndërsa spahinjtë e Karli-ilit do të mbronin kalanë e Prevezës.[46] Beu i Delvinës gjithashtu duhet të dërgonte spahinjtë me të ardhura mbi 3 mijë akçe për ruajtjen e kalasë së Prevezës,[47] ndërsa në veri, beu i Dukagjinit kishte për detyrë edhe ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në sanxhakun e Shkodrës.[48]

c. Shqiptarët në luftë kundër shqiptarëve

Dokumentacioni arkivor na jep të dhëna interesante lidhur me elementin shqiptar në betejën e Maltës. Madje, si pjesë e të dyja palëve në luftë. Më sipër u paraqitën hollësisht mënyra e mbledhjes së ushtarëve të cilët morën pjesë në përbërjen e ushtrisë osmane, si dhe përgatitjet që u bënë në qytetet bregdetare shqiptare për organizimin e fushatës. Në vijim do të paraqitet edhe një listë e personave nga qytete të ndryshme të hapësirës shqiptare, që ranë në këtë luftë nga radhët e turqve. Por, një element tjetër që meriton vëmendje është edhe prezenca e ushtarakëve shqiptarë në krahun e forcave mbrojtëse, pra, të kalorësve që mbronin Maltën. Madje, burimet historike flasin edhe për një person me mbiemrin Kastrioti për të cilin supozohet se ishte ndër pasardhësit e Skënderbeut.[49]

Figura e Kostantin Kastriotit, si pasardhës i Skënderbeut, na paraqitet nga një dëshmi e shek. XVII që flet për betejën e Sant’Elmos, e cila ishte njëra ndër betejat më të përgjakshme të fushatës osmane të Maltës.

Madje, në këtë betejë, Kastrioti në fjalë, biri i markezit të Tripaldës,[50] na del protagonist në një situatë tepër të vështirë për ushtarët që gjendeshin të rrethuar në një pjesë të kështjellës dhe kishin vendosur të dorëzoheshin, ndërsa ai propozon të shkojë me 600 ushtarë për t’i bërë ballë sulmit nga jashtë.[51] Baudier e përshkruan me këto fjalë skenën:

“Kastrioti, biri i markezit të Tripaldës (i cili thuhet se ishte nga pasardhësit e Skënderbeut) duke parë këtë përzierje, sepse kishte qenë urdhri nga ana e Mjeshtrit të Madh, u tregua i gatshëm të mblidhte 600 burra, në varosh dhe në [gjithë] ishullin dhe të futet brenda… Atëherë, ata iu përgjigjën [Mjeshtrit të Madh] se nuk njihnin të tjerë më të aftë se veten e tyre për ta mbrojtur atë forcome, dhe se ata donin të vdisnin me këtë vendim. Kjo gjë u bë shkak që të largohet kompania e Kastriotit dhe që t’i dërgoheshin [njerëz] për ta falenderuar…”[52]

Të dhënat në lidhje me Kastriotin nuk janë kaq të pakta. Në arkivat e kalorësve të urdhrit të Shën Gjonit gjenden edhe shumë dokumente e të dhëna të tjera të cilat hedhin dritë mbi figurën e tij. Ai cilësohet si njëri prej dhjetë kapitenëve më të rëndësishëm e guximtarë që morën pjesë në mbrojtjen e ishullit.[53] Përveç aktivitetit të tij të spikatur ushtarak, burimet shkruajnë se Kostantin Kastrioti kishte edhe një pasion tjetër, atë të profilit letrar duke arritur madje edhe të botonte vepra të shkruara prej tij.[54] Një aspekt tjetër që thekson Malcolm në lidhje me profilin e Kastriotit, ka të bëjë me faktin se ai kishte mbajtur gjithashtu lidhje edhe me pinjollë të tjerë të familjeve të mëdha shqiptare të kësaj periudhe.[55]

Prania e shqiptarëve, si pjesëtarë të urdhrit, nuk është e kufizuar vetëm me Kostantin Kastriotin që përmendëm më sipër. Një tjetër shqiptar, Gasparo Bruni, do të bëhej pjesëtar i urdhrit në vitin 1567, dy vite pas rrethimit të madh të Maltës nga flota osmane. Malcolm na jep të dhëna me rëndësi për origjinën e Brunit, jetën dhe aktivitetin e tij brenda urdhrit.[56] Prandaj, ne nuk do të futemi në detaje të kësaj teme, pasi është jashtë qëllimit të këtij artikulli. Por, ajo çka duam të theksojmë ka të bëjë me faktin se prania e elementit shqiptar[57] në urdhrin e kalorësve të Shën Gjonit dhe, për pasojë edhe pjesëmarrja e tyre në mbrojtjen e Maltës, duket se ka qenë një realitet. Si rrjedhojë, rrethimi i madh i Maltës i vitit 1565 jo vetëm që përplasi osmanët me trupat perëndimore, por, në këndvështrimin mikro, kjo ngjarje na rezulton të ketë sjellë përballë njëri- tjetrit në fushën e betejës edhe shqiptarë kundër shqiptarësh.

d. Të dhënat mbi shqiptarët e vrarë e të plagosur në fushatën e Maltës

Sigurisht që është e pamundur që të nxjerrim një numër të saktë të trupave shqiptare të cilët morën pjesë në të dyja anët e frontit e veçanërisht ata që ishin pjesë e ushtrisë osmane që, siç duket edhe nga urdhrat e lëshuara për mobilizim, nuk kanë qenë të paktë në numër. Parë nga ky këndvështrim, një dokument që hedh dritë mbi trupat që morën pjesë në këtë fushatë është Regjistri i fushatës së Maltës i cili përmban emrat e 533 ushtarëve osmanë të plagosur apo të vrarë gjatë rrethimit rreth katërmujor të ishullit.[58]

Siç u theksua edhe më sipër, forcat që iu bashkuan flotës osmane, nga hapësira shqiptare, qenë kryesisht spahinj dhe ushtarë të cilët në pjesën dërrmuese vinin nga sanxhakët e Elbasanit dhe të Vlorës. Në sistemin e timarit ka raste të shumta kur poseduesi i timarit është i ardhur, porse në shek. XVI këtë fenomen e hasim më rrallë nga shekulli paraardhës. Kjo për vetë faktin se tanimë pushteti osman qe konsoliduar dhe se konvertimi në fenë islame kishte bërë që spahinjtë e vjetër t’i ruanin zotërimet e veta. Pra, megjithëse elementi etnik i ushtarëve të rënë nuk është shënuar, fakti se ata vinin nga njësi administrative të banuara prej shqiptarësh, na jep të mendojmë se ishin shqiptarë. Ashtu sikurse edhe spahinjtë që duken se posedojnë timare në sanxhaqe të tjera të Rumelisë e Anadollit mund t’i përkisnin etnisë shqiptare. Megjithatë, ka edhe raste të qarta kur personi që ka marrë pjesë në këtë luftë ishte shqiptar. Si shembull këtu mund të përmendim Ismail arnavudin (shqiptarin) nga regjimenti i 34, i cili kishte treguar guxim të madh në marrjen e fortesës së Santarnas dhe në të gjithë periudhën e luftës në Maltë, madje duke u plagosur në këtë betejë. Për trimërinë që kishte treguar, propozohet që atij t’i jepej posti i allajbeut të sanxhakut të Bigas së bashku me zeametin e të njëjtit sanxhak, pasi ai mëparshëm, Haxhi Osmani kishte rënë dëshmor në këtë fushatë dhe ky post kishte mbetur vakant.[59]

Nga regjistri i mësipërm mësojmë se në këtë betejë kanë rënë: Ahmedi, spahi që zotëronte një timar në sanxhakun e Vlorës e që është vrarë në rrethimin e fortesës së Santarmas;[60] Hasani, spahi në sanxhakun e Vlorës, vrarë në Degirmen Burcu;[61] Isai, timarli në sanxhakun e Vlorës;[62] Hasani, timarli në sanxhakun e Elbasanit ishte vrarë në Degirmen Burcu;[63] Hasan Agai, aga i azapëve të Vlorës ishte vrarë në betejën për marrjen e fortesës së Maltës;[64] Zikriu nga azapët e Vlorës ishte vrarë në përpjekje për marrjen e fortesës së Santarmas;[65] po nga azapët e kalasë së Vlorës kishin rënë edhe Ali bin Mustafai dhe Jusuf bin Jakubi;[66] Aliu, një timarli nga sanxhaku i Elbasanit gjithashtu kishte mbetur i vrarë në ishullin e Maltës;[67] Mahmudi, timarli nga sanxhaku i Elbasanit kishte rënë në përpjekje për marrjen e fortesës së Maltës;[68] Jusufi, timarli nga sanxhaku i Elbasanit gjithashtu kishte rënë në këtë luftë.[69]

Megjithëse nuk dihet numri i saktë i të plagosurve nga pala osmane, fakti është se shumica e tyre, së bashku me ata që treguan trimëri në luftë, u promovuan në detyrë ose u shpërblyen me prona e pasuri pas përfundimit të fushatës. E njëjta procedurë vërejmë të jetë ndjekur edhe me trupat të cilat vinin nga sanxhaqet shqiptare e që morën pjesë në luftë. Për shembull, Hiziri, i biri i Mustafait që ishte plagosur në betejën për marrjen e fortesës së Santarmas, është promovuar në postin e rojes në sanxhakun e Vlorës.[70] Të plagosur të tjerë që rezultojnë nga sanxhaqet e hapësirës shqiptare rezultojnë edhe Aliu nga sanxhaku i Janinës, Ismail arnavudi (shqiptari) që përmendëm më sipër, Iljasi nga sanxhaku i Delvinës dhe Sulejmani nga sanxhaku i Prizrenit.[71]

Në regjistrin osman të fushatës së Maltës tërheqin vëmendjen edhe disa kërkesa për promovim ose shpërblim të luftëtarëve që kishin marrë pjesë në këtë betejë. Këtu mund të veçohen disa prej tyre që vinin nga hapësira shqiptare. Për shembull: Isai që dikur kishte patur një timar në sanxhakun e Delvinës, bën kërkesë për të marrë timarin e Jakubit, i rënë në betejën e Maltës, që ndodhej në sanxhakun e Selanikut;[72] një vendim tjetër urdhëron që timari i Mustafait nga sanxhaku i Selanikut që kishte vdekur në rrethimin e Maltës t’i kalojë Jusufit nga sanxhaku i Shkodrës;[73] një vendim tjetër urdhëron që timari i Ramazanit nga Moreja, i cili u vra në rrethimin e Maltës, t’i kalojë Sulejmanit nga sanxhaku i Prizrenit që zotëron një timar me të ardhura prej 3.000 akçesh;[74] Hyseni i cili zotëronte një timar në Selanik kishte rënë në rrethimin e ishullit të Maltës dhe, doli vendimi se timari i tij duhet t’i jepej Shuxhasë, djali i Aliut që ishte prej spahinjve të Elbasanit;[75] gjithashtu, edhe posti i allajbeut të Selanikut, zotëruesi i të cilit kishte rënë martir, iu dha Mehmedit që zotëronte një ziamet në Durrës;[76] Jusufi që zotëronte një timar në sanxhakun e Ohrit deklaronte se Hidiri, i cili kishte një timar në sanxhakun e Elbasanit, ishte vrarë në Maltë dhe se kërkonte t’i jepej atij timari i mbetur pa posedues.[77]

Ajo që të tërheq vëmendjen në shënimet e mësipërme është se ushtarët prej zonave të Shqipërisë, shumica e të cilëve ishin spahinj, kanë kërkuar që atyre t’u jepen timare të mbetura vakante nga zona të afërta siç ishte Moreja apo Selaniku. Parë nga ky këndvështrim, regjistri i fushatës së Maltës vlen të studiohet edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë kryesisht me ekonominë e hapësirës së Ballkanit gjatë kësaj periudhe. Këtu mund të veçohen elemente të ndryshme, siç ishte gjendja ekonomike e spahinjve që u thirrën për luftë,[78] mallrat që prodhonte secili sanxhak,[79] por edhe kapacitetin ndërtues të mjeteve të lundrimit ku vërejmë se në Selanik, Vlorë, Prevezë etj., janë ndërtuar varka të cilësisë së lartë të cilat janë përdorur në frontin e luftës si pjesë përbërëse të flotës osmane.

Përfundim

Rrethimi osman i Maltës i vitit 1565 ishte njëra ndër betejat më të mëdha të shek. XVI e cila, më shumë se aspekti ushtarak, ka hyrë në histori për rëndësinë e madhe që ajo kishte në ekuilibrat gjeopolitike të Mesdheut. Megjithëse kjo betejë nuk kishte asnjë lidhje me hapësirat shqiptare dhe shqiptarët në përgjithësi, pozitat e saj strategjike duke qenë në skajin perëndimor të Perandorisë Osmane dhe gjendja nën sundimin osman na tregon se elementi shqiptar qe i pranishëm edhe në këtë betejë të madhe. Parë nga ky këndvështrim, dokumentacioni arkivor na jep të dhëna të rëndësishme në lidhje me përgatitjet që osmanët kryen në viset shqiptare teksa planifikonin mësymjen drejt Maltës, momente të rëndësishme të mbrojtjes së ishullit ku, përveç shqiptarëve të cilët kanë shkuar në këtë luftë si ushtarë të flotës osmane, hasim edhe në shqiptarë të tjerë të cilët janë pjesë të Urdhrit të Shën Gjonit e që janë të angazhuar në mbrojtjen e Maltës, duke nxjerrë në pah një panoramë të çuditshme ku shqiptarë luftojnë kundër shqiptarësh në një betejë e cila nuk ka lidhje as me shqiptarët e aq me gjeografinë ku ata jetonin. Në këtë kontekst, duke u përqendruar te rrethimi i Maltës i vitit 1565, ky artikull përpiqet të nxjerrë në pah disa aspekte të historisë detare të shqiptarëve, por edhe të gjurmojë pjesëmarrjen e tyre në ngjarje të përmasave botërore e historike siç ishte edhe beteja në fjalë. /Akademia e Studimeve Albanologjike – Instituti i Historisë/


[1] Halil inalcik, Osmanli Imparatorlugu, Klasik Çag (1300-1600), çev. Ruçen Sezer, Yapi Kredi Yayinlari, istanbul: 2003, f. 31.
[2] Sipas autorëve të ndryshëm, duke nisur nga marrja e Kostandinopojës në vitin 1453 deri në rrethimin e dytë të Vjenës të vitit 1683, ushtritë osmane qenë perceptuar prej europianëve si të pathyeshëm. Ky element, më shumë se në aspektin ekonomiko- politik, qe një pengesë psikologjike që ndikonte tek ushtritë e mbretërive perëndimore në përballje me osmanët. Për më shumë shih: Arnold Cassola, The 1565 Ottoman Malta Campaign Register, with the Collaboration of Idris Bostan and Thomas Scheben, Malta: Publishers Enterprises Press, 1998, f. 59.
[3] Këtu kemi parasysh faktin se qendra të rëndësishme si Berati e Gjirokastra ishin futur nën sundimin osman qysh në dekadat e para të shek. XV, ndërsa qyteti i Durrësit qe marrë në vitin 1501. Shih: Michael Kiel, “Diraç”, TDV Islam Ansiklopedisi, c. IX, istanbul: 1994, f. 522.
[4] Në fakt, sulmet drejt brigjeve italiane nga Vlora kishin filluar qysh në vitet 80’ të shek. XV, kur Ahmed Gedik Pasha, asokohe sanxhakbej i Vlorës, kishte sulmuar Otranton. Shih: Hedda Reindl Kiel, “Gedik Ahmed Paça”, TDV Islam Ansiklopedisi, c. XIII, Istanbul: 1996, f. 543.
[5] Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, vëll. I, përg. Injac Zamputi, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë: 1989, f. 188-189.
[6] Për më shumë të dhëna mbi fushatën e Sulejmanit I dhe rregullimet e bëra në kalanë e Vlorës, shih: Michael Kiel, “Avlonya”, TDV Islam Ansiklopedisi, c. IV, istanbul: 1991, f. 118-120. Gjithashtu shih: Michael Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri 1385-1912, përktheu Klodiana Smajlaj, AIITC, Tiranë 2002.
[7] Bëhet fjalë për regjistra që përmbajnë vendimet e nxjerra nga diskutimet që bëheshin në Divân-ı Humayûn për çështje të rëndësishme të karakterit politik, ekonomik, ushtarak e shoqëror. Konkretisht, vendimet e marra në lidhje me fushatën ushtarake ndaj Maltës i gjejmë në defterët nr. 5 dhe 6, të cilat janë përgatitur për botim në mënyrë të përmbledhur ose të trasnkriptuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Turqisë. Shih: 5 Numaralı Mühimme Defteri (973/ 1565-1566) (Özet ve Indeks), Babakanlık Devlet Arivleri Genel Müdürlüü Osmanlı Arivi Daire Bakanlıı, Ankara: 1994; 6 Numaralı Mühimme Defteri (972/ 1564-1565) (Özet, Transkripsiyon ve Indeks), I-II, Babakanlık Devlet Arivleri Genel Müdürlüü Osmanlı Arivi Daire Bakanlıı, Ankara: 1995.
[8] Regjistri në fjalë përbëhet nga kërkesa për ndryshime, promovime e rritje rrogash të trupave që kanë marrë pjesë në fushatën ushtarake drejt Maltës. Ai gjendej i koleksionuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit në Stamboll, përkatësisht në fondin Kamil Kepeci me indikacionin Divan-ı Humayun Tahvil Kalemi, Genel Sayı- 7501, Özel Sayı- 358 dhe është përgatitur për botim nga studiuesi maltez Arnold Cassola.
[9] Rreth marrëdhënieve veneto-osmane dhe kufirit të tyre gjatë shek. XV-XVIII, shih: Maria Pia Pedani, The Ottoman-Venetian Border (15-18th Centuries), transl. Mariateresa Sala, Edizioni Ca’ Foscari, Venezia: 2017; Ndërsa për marrëdhëniet e ngatërruara ekonomike në Adriatik gjatë rivalitetit veneto-osman dhe luftërat midis këtyre dy fuqive, shih: H. Inalcik, Klasik çag…, f. 140. Në lidhje me gjendjen politike, ekonomike, shoqërore e ushtarake të hapësirave të banuara prej shqiptarëve që ishin nën sundimin e Venedikut gjatë mësymjeve osmane të shek. XV në këtë gjeografi, shih: Olivers Jens Schmitt, Arbëria Venedike (1392-1479), shqip nga Ardian Klosi, Tiranë: Fjala Publishing, 2014. Madje, duke nisur që nga gjysma e parë e shek. XV, Venediku paguante tribut tek osmanët për disa zotërime që posedonin në hapësirën shqiptare. Shih: Peter Bartl, Ballkani Perëndimor midis Monarkisë Spanjolle dhe Perandorisë Osmane. Mbi çështjet e luftës antiturke në kapërcyell të shekujve XVI dhe XVII, përktheu Pëllumb Xhufi, Tiranë: Dituria, 2011, f. 71.
[10] Megjithëse ushtritë osmane do të dilnin në brigjet e Adriatikut qysh në fillimin e shek. XV, përballjet e vërteta luftarake me venedikasit do të ndodhin vetëm gjysmë shekulli më pas. Duke nisur nga gjysma e dytë e shek. XV, të dyja fuqitë do të përballen në disa luftëra të gjata dhe traktate të herëpashershme paqeje për të ardhur deri në vitin 1573 kur ata do të nënshkruanin një traktat paqeje të qëndrueshëm. Në lidhje me rivalitetin ekonomiko-ushtarak midis Venedikut dhe Perandorisë Osmane gjatë shek. XV-XVI shih: H. Inalcik, Klasik Çag…, f. 148-149; Gjithashtu shih: Suraiya Faroqhi, “The Venetian Presenve in the Ottoman Empire (1600-1630)”, The Journal of European Economic History, no. 15, Rome: 1986, f. 345-384.
[11] Burimet e shumta dokumentare të botuara nga studiuesit shqiptarë e të huaj nxjerrin në pah elementë dhe ngjarje të shumta ku nga lufta apo traktati i paqes midis Venedikut dhe Perandorisë Osmane ndikohet edhe gjeografia e banuar prej shqiptarëve, ekonomia e kësaj hapësire, aktivitetin tregtar dhe ruajtjen nga sulmet e piratëve në Adriatik. Traktatet e paqes përfshinin edhe shkëmbime zonash e territoresh. Një shembull në këtë rast mund të jepet propozimi i sulltanit për shkëmbimin e Durrësit me ishullin e Santa Mauras (Lefkadhës) me venecianët në vitin 1502, marrëveshje e cila nuk do të bëhej, ose rikalimin e Ishullit të Lezhës (1503 ?) nga venecianët tek osmanët, pikë e parashikuar në marrëveshjen e paqes. Për më shumë shih: I “Documenti Turchi” Dell’Archivio di Stato di Venezia, Inventario della miscellanea a cura di Maria Pia Pedani Fabris, con l’edicione dei regesti di Alessio Bombaci, Pubblicazioni Degli Archivi di Stato, Venezia: 1994, f. 37. Në lidhje me marrëdhëniet veneto-osmane dhe impaktin e këtyre marrëdhënieve edhe në hapësirën shqiptare e cila, në të njëjtën kohë qe edhe një hapësirë kufitare midis të dy fuqive shih: Pëllumb Xhufi, Arbërit e Jonit: Vlora, Delvina e Janina në shek. XV-XVII, Tiranë: Onufri, 2016, f. 469-474. Lidhur me vendosjen e kufirit veneto-osman dhe marrëveshjen e paqes të vitit 1479 midis dy fuqive të sipërpërmendura shih: M. Pedani, The Ottoman-Venedian Border …, f. 50.
[12] Bartl, Ballkani Perëndimor midis Monarkisë Spanjolle dhe Perandorisë Osmane …, f. 32-33.
[13] Një kërcënim i vërtetë për anijet tregtare në këtë periudhë ishin piratët që vinin nga Afrika Veriore. Për më shumë të dhëna rreth sulmeve të tyre shih: Noel Malcolm, Agjentë Perandorakë. Një familje shqiptare në botën mesdhetare të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, përktheu Kastriot Myftiu, Tiranë: Dudaj, 2016, f. 93.
[14] Spanja u kushtoi vëmendje dhe mbështetje si fushatave ushtarake që u përpoqën të ndërmerren kundrejt osmanëve nga shtetet europiane, ashtu sikurse mbështeti edhe aksionet çlirimtare në pjesë të ndryshme të Ballkanit për të shpëtuar nga sundimi osman. Për më shumë të dhëna në lidhje me këtë temë shih: P. Bartl, Ballkani Perëndimor midis Monarkisë Spanjolle dhe Perandorisë Osmane …, f. 10-15.
[15] A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 77.
[16] A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 77.
[17] Rrethimi i Maltës (1565) nuk qe e vetmja betejë e madhe që u zhvillua gjatë shek. XVI në Mesdhe. Ky shekull u karakterizua edhe nga beteja të tjera të mëdha si ajo e Prevezës (1538), e Lepantos (1571), e Cerbes (1510, 1520, 1560) etj. Për më shumë shih: Fernand Braudel, Akdeniz ve Akdeniz Dünyası, v. I, Çev. Mehmet Ali Kılıçbay, Eren Yayincilik, istanbul: 1989, f. 79.
[18] Pikërisht sulmi i templarëve të Shën Gjonit mbi anijet tregtare osmane dhe me ato të mbushura me pelegrinë paraqiten nga studiuesit edhe si shkaku që Sulejmani do të jepte urdhrin për organizimin e fushatës ushtarake drejt ishullit të Maltës. Shih: M. Akif Erdogdu, “The Great Siege of Malta (1565): New Information from the Ottoman Perspective”, SDU Faculty of Sciences Journal of Social Sciences, A Tribute to Kemal GODE, Isparta, 2013, f. 384-385; Levent Kirval, “Osmanli imparatorlugu’nun 1565 Malta Kuçatmasi ve 16. Yuzyilda Kanuni Sultan Suleyman’in Akdeniz Stratejisi”, Journal of ETA Maritime Science, v. I, no. 2, Izmir, 2014, f. 42; A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 96-97.
[19] Për më shumë shih: N. Malcolm, Agjentë Perandorakë …, f. 93.
[20] P. Bartl, Ballkani Perëndimor midis Monarkisë Spanjolle dhe Perandorisë Osmane …, f. 29.
[21] Këtë gjë e vërejmë tek “lëvizjet çlirimtare” të organizuara kryesisht nga Spanja por edhe nga Roma për organizimin e lëvizjeve me qëllim rimarrjen e zonave të humbura tek osmanët, kryesisht në pjesën e Ballkanit. Shih: P. Bartl, Ballkani Perëndimor midis Monarkisë Spanjolle dhe Perandorisë Osmane …, f. 29.
[22] A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 83.
[23] Duhet theksuar se kjo gjeografi pati një rëndësi të veçantë në historinë detare të Perandorisë Osmane. Për arsye se kishin qenë vazhdimisht në lidhje me detin, ishin marrë për periudha shumë të gjata me kusari dhe i njihnin shumë mirë hapësirat perëndimore të Mesdheut ashtu si edhe flotat perëndimore, admiralët dhe marinarët që erdhën nga Trablusgarbi luajtën një rol të rëndësishëm brenda flotës osmane. Madje, edhe në rastin e rrethimit të Maltës, thuajse i gjithë konfigurimi strategjik i sulmeve i qe besuar pashait të Trablusgarbit, Murat Reisit. Për më shumë rreth historisë së Trablusgarbit nën administrimin osman shih: Ahmet Kavas, “Trablusgarp”, TDVIslam Ansiklopedisi, c. XLI, Istanbul: 2012, f. 288-291.
[24] Njihen si urdhri i Shën Gjonit në Jeruzalem ose si Hospitallers. Ata u themeluan si urdhër me qëllimin për t’u ardhur në ndihmë pelegrinëve dhe të sëmurëve që udhëtonin drejt tokave të shenjta. Me kalimin e shekujve do të ktheheshin në një urdhër ushtarak. Ata qenë të pozicionuar në vende të ndryshme dhe me deportimin nga Franca në vitin 1312, fillimisht u vendosën në Qipro e më pas në ishullin e Rodit. Me ekspansionin osman dhe sulmet e herëpashershme të tyre ndaj këtij ishulli, në vitin 1522 ata do ta braktisnin Rodin për të kaluar në Maltë, qendër e cila kalorësve iu ishte dhuruar nga perandori Karli V. Për më shumë të dhëna mbi historinë e urdhrit shih: Corlis K. Slack, Historical Dictionary of the Crusades, Oxford: The Scarecrow Press, 2003, f. 172-173; N. Malcolm, Agjentë Perandorakë …, f. 92-93.
[25] Anthony Luttrell, “The Military Orders, 1312-1798”, The Oxford History of the Crusades, ed. Jonathan Riley-Smith, Oxford University Press, Oxford: 1999, f. 339. Anëtarësimi në urdhër nuk ishte një procedurë e thjeshtë. Përkundrazi, kandidatët duhet të ishin pinjollë të familjeve të njohura e me traditë dhe se kushtet që duhet të plotësonte kandidati që dëshironte të ishte pjesë e urdhrit ishin të përcaktuara me statut. Shih: Papas Francesco Chetta-Schiro, I Castriota Principi D’Albania Nell’Ordine Sovrano e Militare di Malta, Valletta: Tipografia del “Malta”,1929, f. 62- 63.
[26] Studiuesit shprehen se numri i përgjithshëm i mbrojtësve që organizuan kalorësit e Shën Gjonit arrinin deri në 9000. Shih: L. Kirval, Osmanli Imparatorlugu’nun 1565 Malta Ku§atmasi…, f. 42. Me zgjatjen e rezistencës atyre do t’u vijnë në ndihmë edhe përforcime të tjera. Në lidhje me shifrat e ushtarëve që u nisën në ndihmë të kalorësve të cilët mbronin Maltën dhe vendet nga u nisën këto përforcime shih: A. Cassola, Malta Campaign Register…, f. 84-86. Gjithashtu shih. P. F. Chetta-Schiro, I Castriota Principi D’Albania …, f. 71.
[27] M. A. Erdogdu, The Great Siege of Malta …, f. 385.
[28] Në këtë periudhë kjo gjeografi nga osmanët emërtohej si knjazllëku i Moskovit. Në lidhje me urdhrin për Hanin tatar shih: 6 Numaralı Mühimme Defteri …, vendimet nr. 868, 906.
[29] Po aty, vendimi nr. 902.
[30] Po aty, vendimet nr. 429, 565. Gjithashtu shih: A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 97.
[31] Për më shumë të dhëna në lidhje me Turgut Pashën dhe rolin e tij në fushatën e Maltës shih: Idris Bostan, “Turgut Reis”, TDV Islam Ansiklopedisi, Istanbul: 2012, f. 417- 418.
[32] A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 112.
[33] Uzunçarçili e paraqet si 300 numrin e anijeve osmane që morën pjesë në këtë ekspeditë ushtarake. Shih: ismail Hakki Uzunçarçili, Osmanli Tarihi, C. III, Turk Tarih Kurumu Basımevi, Ankara: 1964, f. 389. Megjithatë, duhet theksuar fakti se si në lidhje me numrin e anijeve ashtu edhe me atë të ushtarëve që u nisën drejt Maltës ka ende debate. Megjithatë, shifrat që jepen arrijnë deri në 40.000. Për më shumë shih: M. A. Erdogdu, The Great Siege of Malta …, f. 389-391; L. Kirval, Osmanli Imparatorlugu’nun 1565 Malta Ku$atmasi…, f. 42.
[34] Urdhri për përgatitjen për luftë të subashëve, spahinjve dhe xhebeluve dërguar sanxhakbejlerëve të Anadollit dhe Rumelisë për fushatën ushtarake që do të ndërmerrte flota perandorake vërejmë të jetë dërguar në fundin e vitit 1564-1565. Kopjet e urdhrit, për pjesën e Rumelisë u janë nisur përkatësisht sanxhakbejlerëve të Karli-ili, Çirmen, Agriboz, Moresë (nga Moreja urdhërohen të shkojnë në fushatë ata që kanë të ardhurat nën 4000 akçe), Inebahti, Midilli, Rodosit dhe Menteshesë. Shih: 6 Numaralı Mühimme Defteri…, vendimi nr. 453. Gjithashtu shih: A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 92-93.
[35] 6 Numaralı Mühimme Defteri…, vendimi nr. 570; A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 92.
[36] M. A. Erdogdu, The Great Siege of Malta …, f. 390.
[37] 6 Numaralı Mühimme Defteri…, vendimi nr. 476.
[38] Shih: po aty, vendimi nr. 566.
[39] Nga urdhrat e dhëna për furnizime me galeta në pjesën e Rumelisë vërejmë se nga sanxhaku i Moresë është kërkuar përgatitja dhe pjekja e 5.250 kantarëve me galeta, nga Koroni 1.000 kantarë, ndërsa nga Selaniku 1.000 mydde me grurë. Shih: A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 332-332. Një urdhër tjetër që vlen të veçohet është edhe ai që u dërgohet të gjithë kadilerëve të Rumelisë ku thuhet se kapiteni i quajtur Shollok Mehmed Reis ishte dërguar në këto zona për një detyrë të rëndësishme dhe se, në rast të ndonjë nevoje që do të kishte, ata duhet ta ndihmonin kapitenin me të holla për të blerë gjithçka që i nevojitej. Po aty, f. 335.
[40] Po aty, f. 113.
[41] M. A. Erdogdu, The Great Siege of Malta …, f. 389, 394. Në një shkresë që mban datën 24 gusht 1565 dërguar Mustafa Pashës, theksohet se kohët e fundit qenë dërguar nga Stambolli shtatë anije të mbushura me municione dhe materiale ushqimore për flotën osmane që ndodhej në fushatën e Maltës. Shih: 5 Numaralı Mühimme Defteri …, vendimi nr. 146. Për një listë të plotë të furnizimeve që i është bërë ushtrisë në front gjatë periudhës së rrethimit sipas datave, sasisë dhe vendit nga janë nisur këto furnizime shih: A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 358.
[42] Fernand Braudel, Civilisation and Capitalism (15th– 18th Century), V. I, Translation from French Revised by Sian Reynolds, London: William Collins Sons & Co Ltd, 1981, f. 396.
[43] A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 355.
[44] 5 Numaralı Mühimme Defteri …, vendimi nr. 1272.
[45] 6 Numaralı Mühimme Defteri …, vendimi nr. 1210.
[46] Po aty, vendimi nr. 1208.
[47] Po aty, vendimi nr. 1239. Praktikisht, allajbeu i Delvinës, Osman Beu mësohet se me spahinjtë që kishte nën urdhra e që kishin të ardhura mbi 3.000 akçe janë urdhëruar për të kryer shërbimin e caktuar në kalanë e Prevezës. Shih: po aty, vendimi nr. 1240.
[48] Kjo për faktin se një pjesë e forcave të sanxhakut të Shkodrës, nën komandën e Tur Aliut, qenë thirrur për të marrë pjesë në fushatën ushtarake drejt Erdelit. Për më shumë shih: po aty, vendimi nr. 1238, 1299.
[49] Michel Baudier, Inventaire de L’histoire Generalle des Turcz, Paris: Chez Sebastien
Chappelet, 1617, f. 379. Gjithashtu shih: Dokumente të shekujve XVI-XVII …, f. 214.
[50] Noli thekson se ishte Vrana Konti ai që mbante titullin “Markez i Tripaldës” i cili, nga ana e të atit ishte nip i Simon Altisferit, Princ i Shqipërisë dhe Zot i Danjës. Ndërsa nga e ëma qe Tripaldë, çka përkon edhe me mbiemrin e Vojsava Kastriotit, nënës së Skënderbeut. Vetë ai (Vrana Konti), sipas Nolit, qe martuar me një vajzë nga dera e Tripaldës. Pra, nëse do të konsiderohet nga ky këndvështrim, Vrana Konti del të kishte edhe lidhje farefisnore me Kastriotët. Për më shumë shih: Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut (Gjerq Kastriotit) Mbretit të Shqipërisë 1412-1468, Boston: Shtypshkronja e “Diellit”, 1921, f. 123. Nisur nga shpjegimi i mësipërm i Nolit por edhe të dhëna të tjera që ka zbuluar, Chetta-Schiro thekson se Kostandin Kastrioti qe i biri i Alfonsos, Markezit të Tripaldës dhe ishte bërë pjesë e urdhrit në vitin 1561. Për më shumë shih: P. F. Chetta-Schiro, I Castriota Principi D’Albania …, f. 55; N. Malcolm, Agjentë Perandorakë …, f. 102-103.
[51] N. Malcolm, Agjentë Perandorakë …, f. 102.
[52] M. Baudier, Inventaire de L’histoire Generalle .., f. 379; Dokumente të shekujve XVI-XVII.., f. 214; P. F. Chetta-Schiro, I Castriota Principi D’Albania …, f. 77-78.
[53] P. F. Chetta-Schiro, I Castriota Principi D’Albania …, f. 81.
[54] N. Malcolm, Agjentë Perandorakë …, f. 103.
[55] Në mesin e procedurave për anëtarësim në Urdhër ishte edhe verifikimi i personit nëse me të vërtetë i përkiste një familjeje fisnike apo jo. Në këtë kontekst, njëri prej personave prej të cilëve Urdhri ka kërkuar dëshmi mbi prejardhjen e Kostantin Kastriotit duket se ka qenë edhe Kostantino Muzaka, pasardhës i familjes së famshme të Muzakajve, e cila qe vendosur në Napoli. Shih: N. Malcolm, Agjentë Perandorakë …, f. 103.
[56] Po aty, f. 92; P. F. Chetta-Schiro, I Castriota Principi D’Albania …, f. 89-93.
[57] Një figurë tjetër që ishte pjesë e urdhrit të Shën Gjonit dhe që lidhet me hapësirën shqiptare ishte edhe Françesko Antonio Bertuçi. Megjithëse në lidhje me origjinën e tij nuk dihen shumë gjëra, Bertuçi ishte nga Ballkani (ka mundësi kroat, boshnjak ose shqiptar) dhe gjatë shek. XVII ai kishte qenë tejet aktiv në projektet çlirimtare të popujve ballkanas nga osmanët. Për më shumë të dhëna mbi jetën dhe aktivitetin e Bertuçit në hapësirën e Ballkanit e në veçanti të Shqipërisë shih: P. Bartl, Ballkani Perëndimor midis Monarkisë Spanjolle dhe Perandorisë Osmane …, f. 130-142.
[58] A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 123.
[59] Për më shumë shih: po aty, f. 285.
[60] Po aty, f. 207.
[61] Po aty, f. 239.
[62] Po aty, f. 259.
[63] Po aty, f. 267.
[64] Po aty, f. 275.
[65] Po aty, f. 281.
[66] Po aty.
[67] Po aty.
[68] Po aty, f. 293.
[69] Po aty, f. 295.
[70] Po aty, f. 247.
[71] Po aty, f. 364-365.
[72] Po aty, f. 217.
[73] Po aty, f. 233.
[74] Po aty, f. 261.
[75] Po aty, f. 265.
[76] Po aty, f. 267.
[77] Po aty, f. 295.
[78] Këtë përfundim e nxjerrim nëse do të kemi parasysh faktin se thirrja për të marrë pjesë në fushimet ushtarake bëhej sipas të ardhurave që vilnin spahinjtë nga timaret e tyre. Shih më sipër, referencat. nr. 28, 29, 41.
[79] Këtë e mësojmë nga urdhrat e dhëna për furnizimin e anijeve gjatë fushatës. Shih: A. Cassola, Malta Campaign Register …, f. 357-358.

Etiketa: betejatelementikonstandinopojeosmaneshqiptar
Shkrimi Mëparshëm

Pazari i Vjetër i Shkodrës dhe jeta ekonomike e qytetit në fillimin e shekullit të 20-të

Shkrimi Vijues

Ahmet Qeriqi: Përpjekjet për ta mjegulluar dhe deformuar origjinën e Hasan Prishtinës, janë të papërgjegjshme dhe antihistorike

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri
Kryesore

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Ahmet Qeriqi: Përpjekjet për ta mjegulluar dhe deformuar origjinën e Hasan Prishtinës, janë të papërgjegjshme dhe antihistorike

Ahmet Qeriqi: Përpjekjet për ta mjegulluar dhe deformuar origjinën e Hasan Prishtinës, janë të papërgjegjshme dhe antihistorike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist