E premte, 12 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Poezia e Dritëro Agollit përkthehet në pesë gjuhë njëkohësisht

13 Shtator, 2024
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti në kuadër të programit “Kultura lëviz Evropën” do ta bëjë poezinë e Dritëro Agollit të flasë njëkohësisht në pesë gjuhë. Përkthyes nga Polonia, Belgjika, Italia, Gjermania dhe Franca janë bashkuar në Qendrën e Botimeve për Diasporën për ta finalizuar projektin e përkthimit në pesë gjuhë të përmbledhjes me poezi

Qendra e Botimeve për Diasporën ka bashkuar përkthyesit e redaktorëve letrarë, pedagogë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, të angazhuar në projektin e përkthimit në pesë gjuhë të poezive të Dritëro Agollit.

Siç shkruhet në njoftim, përkthyesit pjesëmarrës për 52 ditë në rezidencën “Fan Noli” të Qendrës së Botimeve për Diasporën janë: Rigels Halili nga Polonia, Eleana Zhako nga Belgjika, Griselda Doka nga Italia, Loreta Shillcok nga Gjermania dhe Evelyne Noygues nga Franca.

“Gjatë kësaj periudhe përkthyesit në rezidencë në bashkëpunim me redaktorët letrarë do të përmbyllin projektin e përkthimit në pesë gjuhë të përmbledhjes me poezi nga shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli”, shkruhet në njoftim. 

Projekti i rezidencës së përthyesve është fitues i programit “Kultura lëviz Evropën”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga instituti “Goethe”.

Lidhur me sfidat e përkthimit të poezisë së Dritëroit, në takim është theksuar vështirësia “në ruajtjen e drejtpeshimit midis thjeshtësisë së gjuhës dhe kompleksitetit të përmbajtjes, të përcjelljes së kontekstit specifik shqiptar për një lexues të huaj, të ruajtjes së nuancave të humorit dhe ironisë, apo të ritmit dhe rimës, si dhe të referencave kulturore, elementeve të folklorit apo simbolikave të ngulitura në traditën shqiptare”. 

Përkthyesit Manjola Nasi, Evelyne Noygues, Loreta Shillock, Griselda Doka ishin të pranishëm në përkthim bashkë me redaktorët Rudina Xhillari, Mirela Papa, Marsela Likaj dhe Lorena Dedja.
Dritëro Agolli vdiq më 3 shkurt të vitit 2017. 

I lindur më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit, Agolli shquhej si njeri që nëpërmjet vargjeve nxiti dashuri për jetën, për tokën, atdheun, vendlindjen e për njeriun. Sharmi i tij krijues është vërejtur herët, qysh kur ishte gjimnazist në Gjirokastër. Asokohe poezitë e tij zinin vend në faqet e gazetës “Rinia”. E vite më pas u shndërrua në njërin prej mjeshtërve më me nam të letërsisë shqipe. Pas gjimnazit, Agolli kishte ndjekur studimet jashtë vendit. Studenti i Shën Petërburgut në moshën 25-vjeçare u kthye nga Bashkimi Sovjetik dhe nisi punën në Tiranë fillimisht si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”. Publicistika e tij përbëhet nga mijëra artikuj, fejtone, ese dhe reportazhe. Për shumë vjet Agolli ka dhënë kontribut edhe në zhvillimin e letërsisë shqipe. Ai ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për 19 vjet. U emërua në vitin 1973 dhe u tërhoq nga ky post më 31 janar 1992. Vëllimet poetike ndër më të njohurat të Agollit janë: “Në rrugë dola”, “Hapat e mia në asfalt”, “Shtigje malesh dhe trotuare”, “Devoll-Devoll”, “Mesditë”, “Baballarët”, “Nënë Shqipëri”, “Fjala gdhend gurin”, “Udhëtoj i menduar”, “Pelegrini i vonuar” e të tjera. Krijimtaria e tij bëri që të cilësohej si inovator i poezisë shqiptare sa i përket gërshetimit që i ka bërë folklorit me poezinë moderne, duke sjellë perla lirike të gjuhës shqipe. Romanet e tij nuk mbetën vetëm të tilla, por u shndërruan edhe në skenarë filmash.

Projektet kinematografike shqiptare si “I teti në bronz”, “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Njeriu me top” e të tjera janë bazuar në romanet e Agollit. Si shkrimtar, krijimtaria e të cilit ka kohë që ka kaluar kufijtë shqiptarë, është vlerësuar edhe me titullin “Nderi i Kombit”. Është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003. Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës së Shqipërisë dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. U pranua anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Në 82- vjetorin e lindjes, në vitin 2013, shkrimtari i madh Dritëro Agolli është vlerësuar edhe me çmimin “Carlo Levi” në Itali. Më 2016, asokohe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi shkrimtarin me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”. Asokohe mes rreshtash Agolli kishte lënë të kuptohej se Shqipëria dhe Kosova janë një. “Dy republika, Republika e Kosovës edhe Republika e Shqipërisë, bile edhe unë mezi e them e Shqipërisë dhe e Kosovës, se ato mund të thuhen më mirë e Shqipërisë këtej Drinit dhe e Shqipërisë përtej Drinit”, kishte thënë Agolli.

Etiketa: agollidriterogjuhehuajaperkthimepoezi
Shkrimi Mëparshëm

Shuhet kompozitori dhe studiuesi Edmond Buharaja!

Shkrimi Vijues

Roli i Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve/ Diplomati i parë shqiptar që punoi në diplomacinë ndërkombëtare

Të Ngjashme

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete
Aktualitet

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari
Kultura

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut
Kultura

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”
Kultura

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist