E diel, 19 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Po asociacioni i komunave me shumicë shqiptare brenda Serbisë?!”

25 Janar, 2023
Në Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Diten e djeshme 24 janar, Ambasada Amerikane konfirmon organizimin e diskutimit për Asociacionin

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ne jemi duke ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

“Ku është asociacioni i komunave me shumicë shqiptare brenda Serbisë”

Si antitezë për këtë njëanshmëri dhe deficencë në strategji stabilizuese, po ribotojmë një çështje të ngritur më herët nga Profesori në Universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, kur ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës e ShBA-së, dialogun Kosovë – Serbi e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Serwer në “Edicioni Special” tha se amerikanët e konsiderojnë dialogun si të rëndësishme për marrëdhëniet mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se marrëdhëniet Kosovë – ShBA janë shumë të mira, pasi sipas tij, Kosova është një mbështetëse e fortë e Perëndimit në përgjithësi, e ShBA-së në veçanti dhe se dëshiron të jetë anëtare e NATO-s.

“Ju e dini se nuk ka asnjë problem të madh dypalësh, por Shtetet e Bashkuara duan që dialogu me Serbinë të vazhdojë. Nuk shoh që dita e njohjes do të vijë së shpejti, por mendoj se është e rëndësishme që dialogu të bazohet në njohjen si objektivë përfundimtare dhe nëse BE, SHBA dhe Kosova bien dakord që njohja është faza e fundit e dialogut, kjo është një gjë e mirë”, është shprehur Serwer.

Tutje, ai ka folur edhe për qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se nuk ka ndonjë dyshim në të, por sipas tij, ka një histori të keqe mes amerikanëve dhe Albin Kurtit.

“Lidhet pjesërisht me periudhën e tij në opozitë, kur ai drejtoi disa protesta të dhunshme, jo vetëm jashtë parlamentit por edhe brenda, dhe kjo shkaktoi shumë shqetësime në Washington dhe mendoj se një pjesë e këtij shqetësimi vazhdon, por tani mendoj se çështja kryesore është dialogu Beograd- Prishtinë”, është shprehur Serwer , njofton Klankosova.tv.

Sa i përket cështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Serwer tha se qëndrimi i kryeministrit Kurti për këtë temë i shkakton Washingtonit djegie, pasi sipas tij, ata duan ta shohin këtë temë në dialog.

“Për shembull njohja diplomatike, shkëmbimi i ndërsjellë i ambasadorëve, në këtë mënyrë mendoj se asociacioni do të dukej shumë më ndryshe nga këndvështrimi i Kosovës, gjithashtu mendoj se Kosova ka të drejtë të insistojë që për çdo gjë që i jep Serbisë të kërkojë të njëjtën prapa. Pra që Serbia të jetë e përgatitur t’i japë Kosovës ekuivalentin e asaj që merr. Unë e di se Albini është i ashpër në këtë parim”.

“Ku është asociacioni i komunave me shumicë shqiptare brenda Serbisë, ku janë përfaqësuesit, vendet rezervë për shqiptarët në parlamentin serb? dua të them se ka shumë gjëra që mund të diskutohen nëse dëshironi, por për të diskutuar mbi asociacionin unë mendoj se është gabim të thuash jo nuk do ta diskutojmë fare. Edhe nëse ka një problem me Kushtetutën. Kushtetutat mund të ndryshohen”, është shprehur Serwer në “Edicioni Special” .

Ai shtoi se nuk po sugjeron që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, por sipas tij, duke e ditur që asociacioni është gjëja që Serbia e dëshiron më së shumti dhe njohja është gjëja që Kosova e do më së shumti, atëherë, siç tha ai, këto të dyja duhet të diskutohen bashkë.

Etiketa: asociacionidanielserbiservershqiptareshumicesrbi
Shkrimi Mëparshëm

Dinastia e Komnenëve, Dukagjinëve dhe Principatat e para të Arbërit

Shkrimi Vijues

Despotati shqiptar i Artës

Të Ngjashme

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh
Aktualitet

Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh

14 Tetor, 2025
14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar
Aktualitet

14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar

13 Tetor, 2025
Kosova 1389: E vërteta e harruar pas mitit serb
Kryesore

Kosova 1389: E vërteta e harruar pas mitit serb

11 Tetor, 2025
Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë
Aktualitet

Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë

11 Tetor, 2025
Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm
Aktualitet

Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm

11 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues
Despotati shqiptar i Artës

Despotati shqiptar i Artës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist