E premte, 12 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Pjetër Bogdani gjeniu dardan që ia kushtoi jetën shkencës dhe atdheut

9 Dhjetor, 2023
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjon Keka

Më 8 dhjetor të këtij viti bëhen 334 vjet që kur gjeniu,filozofi,prijësi i urtë i Dardanëve,doktori i filozofisë dhe teologjisë Pjetër Bogdani mbylli sytë që e shihte me aq shkëlqim botën dhe vëzhgoi me kaq besnikëri e dashuri mbi popullin e tij dardan e arbëror.

Lexoj vazhdimisht se si me ose pa vetëdije përkujtohet më 6 dhjetor, gjë që nuk është e vërtetë, Pjetër Bogdani sipas dokumenteve arkivore dhe literaturës e kronikave të kohës ka vdek më 8 dhjetor,dhe kjo datë është e bazuar në dokumente.

Sidoqoftë dashuria e tij ishte e madhe për shkencën, për lirinë dhe për një Dardani pa zingjirët otoman të skllavërisë.Ai e shihte Peranorinë austriake ,ndërsa ne nëse e shohim nga koha e sotme,si garantuese dhe mbrojtëse të Dardanisë, me anë të një traktati që vetëm kishte lidhur ai me Piccolominin.

Pjetër Bogdani kishte shpirtin dhe mendjen e një soditësi të idealeve të larta,duke ia kushtuar jetën shkencës, dijes,besimit e atdheut të tij.

dr.Bogdani vetë kishte filozofinë në qendër të ndërgjegjes së tij ,dhe u ushqye e forcua përmes studimeve të tij, të cilat i dhanë atij një shpirt të fortë e detyra praktike dhe misionin që mbante në atë kohë. Sikur shkruante Volteri:”Filozofia na mëson të bëjmë detyrën, të kuptojmë gjakun dhe prehjen tonë për shërbimin e atdheut, t’i sakrifikojmë atij gjithë qenien tonë.”

Edhe nën tmerret e një lufte që u zhvillua pa mëshirë nga armiku otoman dhe që duhej të bëhej pa mëshirë prej tij, ai qëndroi i palëkundur pas idealit të tij, mblodhi arbërorët e tij dhe ai vetë doli në ballë për ta mbrojtë nderin dhe identitetin e kombit të tij ,për ta ruajtur Dardaninë që ai e deshi deri në frymën e fundit.Duke qenë një njeri i urtë e vizionar ai edhe nënshkroi traktatin sëbashku me gjeneralin Piccolomini,i cili kishte mbërri më 6 nëntor në Prizren“kryeqytetin e Shqipërisë, ku u prit nga ipeshkvi katolik i vendit dhe klerikë të tjerë.”(Ö.m. Z,A.S.,1891) Ai i premtoi gjeneralit Piccolomini se arbërorët e bashkuar kanë dhënë besën se do të qëndrojn krah tij në luftën e drejtë për ta dëbuar armikun otoman nga trojet dardane dhe arbërore në përgjithësi. Edhe Bogdani e dinte se vetëm krah për krah me Perandorinë austriake do të ishte e mundur dëbimi i pushtuesit otoman nga vendi,sepse arbërorët nuk kishin armë dhe as fuqi ta dëbonin të vetëm, sepse nuk kishin më një Gjergj Kastrioti që t’i printe dhe t’ia tregonte vendin armikut si më parë.

Por sikur shkruajnë kronistët, pas vdekjes së gjeneralit Piccolomini dhe më pas edhe ipeshkvit Pjetër Bogani më 8 dhjetor ndryshuan marrëdhëniet me popullsinë shqiptare dhe atë të Perandorisë së Austrisë,dhe sikur thuhet kjo marrëdhënie„ tashmë ishte shumë e lëkundur në besnikërinë e saj.“Ngase nuk ishte më një njeri i urtë në krye të tyre sikur ishte Pjetër Bogdani dhe nuk kishte më një gjeneral i talentuar e i guximshëm sikur ishte Piccolomini.“Ndoshta do të ishte dashur vetëm një kohë e shkurtër për të forcuar pazgjidhshmërisht këtë lidhje besimi reciproke; vetëm pak kohë po të qëndronte çështja në të njëjtat duar të mençura dhe të ndershme që e kishin nisur me kaq bekim atë.“(Kriegsarchiv,L. W. S., 1888)

Për vdekjen e Piccolominit shkruante një bashkëkohës kështu: Ai u sakrifikua për të mirën e përgjithshme dhe “nëse të gjithë krerët e tjerë të perandorit do të kishin bërë të njëjtën gjë, sigurisht që nuk do të kishte më turq në Europë …”(Kriegs-Archiv viti 1689,Fasz. XIII, 1 dhe 2.) Autorët e kronistët shkruajn kështu për vdekjen e Pjetër Bogdanit:“Me këtë princ të kishës kauza perandorake humbi shumë.Ipeshkvi kishte qenë një mbështetës besnik i perandorit dhe e kishte përdorur gjithmonë ndikimin e tij të fuqishëm në vend në favor të tij.

Etiketa: ardhetarbogdanipjeterpriftshqiptar
Shkrimi Mëparshëm

Qyteti historik pa bibliotekë, ndërtimi i saj s’përfundoi as pas dhjetë vjetësh

Shkrimi Vijues

Arkitektura iliro-epirote: Dodona dhe shkëlqimi që i dha Pirro

Të Ngjashme

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete
Aktualitet

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari
Kultura

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut
Kultura

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”
Kultura

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla
Aktualitet

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Arkitektura iliro-epirote: Dodona dhe shkëlqimi që i dha Pirro

Arkitektura iliro-epirote: Dodona dhe shkëlqimi që i dha Pirro

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist