E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Përurohet qendra kulturore shqiptare në Nju Jork, veprimtarë të Usa Albanian Society i bashkohen nismës

21 Shtator, 2021
Në Aktualitet, Diaspora, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Të dielën në lagjen Bronks të Nju Jorkut u përurua qendra kulturore dhe e mirëqenies për komunitetin shqiptaro-amerikan. Qendra Illyria shtrihet në një hapësirë prej mbi 10 mijë metrash katrorë, ku do të ofrohen klasë për mësimin e gjuhës shqipe dhe shumë mjedise për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive. Investimi kap vlerën e mbi 8.7 milionë dollarëve.

Përurohet qendra kulturore shqiptare në Nju Jork

 

 EMBED SHARE

Përurohet qendra kulturore shqiptare në Nju Jork

 EMBED SHARE

The code has been copied to your clipboard.

 
  • Facebook
  • Twitter

The URL has been copied to your clipboard

 

No media source currently available

0:000:05:140:00

 

 

 

Tani e tutje, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë hapësirë të veçantë për mësimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore me qëllim të ruajtjes së traditave dhe vlerave kombëtare.

Në ceremoninë e hapjes së qendrës shumë-funksionale Illyria në lagjen Bronks të Nju Jorkut, i pranishëm ishte edhe udhëheqësi i shumicës së Senatit, demokrati Chuck Schumer.

Në një koment për Zërin e Amerikës ai foli për rolin e komunitetit shqiptar në ShBA ndërsa u zotua se do të angazhohet në çështje si dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne në Nju Jork e duam komunitetin shqiptar. Njerëzit vijnë këtu për zhvillim ekonomik, për liri fetare. Ata punojnë shumë dhe krijojnë jetë të suksesshme për veten dhe fëmijët e tyre. Në atë mënyrë ata ndërtojnë Nju Jorkun dhe Amerikën. Prandaj sa më shumë emigrantë shqiptarë që të kemi, aq më mirë do të jemi. Poashtu unë luftojë në Senat që të mbrojmë Kosovën që të sigurohemi se negociatat janë të drejta. Pra ne do të ushtrojmë presion mbi Administratën shtetërore që të arrihet një marrëveshje e drejtë për popullin e Kosovës”, tha zoti Schumer për Zërin e Amerikës.

Më shumë se 8.7 milionë dollarë janë investuar nga shteti i Nju Jorkut dhe Këshilli i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut për krijimin e qendrës Illyria, që përveç shkollës shqipe do të ketë edhe një sallë teknologjie, amfitatër, sallë për konferenca dhe simpoziume, sallë sportive dhe kopsht.

Në total është një hapësirë prej mbi 1 mijë metrash katrorë që do të jetë në shërbim të komunitetit shqiptar. Nismëtari i këtij projekti, anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe veprimtari Mark Gjonaj u shpreh i lumtur për siç tha ai realizimin e një ëndrre të kahershme

“Kjo është një ditë që është pritur me dekada. Një ditë që shqiptarët sot mund ta gëzojnë së bashku. Kjo është një bërthamë që është mbjellur dekada më parë, ndërsa sot është rritur pema dhe kanë dalur frutat e parar që kjo gjeneratë po e gëzon. // Është një gjë që e kemi për detyrë jo vetëm për gjeneratet e ardhme por ua kemi borgj të parëve tanë që kanë vuajtur e hoqën keq për secilën pëllëmb tokë që e kemi në vendlindjen tonë, sepse çdo pëllëmb atje është e lagun me djers, me vaj e me gjakl. E kemi borgjin e tyre dhe detyrimin për të ardhmen”, tha zoti Gjonaj.

Mysafire në ceremoni ishte edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Ajo tha se është koha që Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mundësitë e përfshirjes së diasporës shqiptare në vendimmarrje.

“Sepse kemi kaq shumë ekspertë të shpërndarë në gjithë botën, kemi kaq shumë njerëz me kompetencë të jashtëzakonshme profesionale saqë po të krijojmë një platformë, po të krijojmë një formë për përfshirjen e tyre në të gjitha vendimet dhe hapat që merren në Kosovë dhe në Shqipëri atëherë dy vendet tona do të ken një potencial për të ecur përpara, për të ndërtuar ekonomi të shëndosha, për një reformim të sistemit arsimor, për një kulturë në një nivel krejt tjetër I cili sot mua më duket komplet I paimagjinueshëm”, tha zonja Gërvalla.

Pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan, mes të cilëve edhe veprimtarët e organizatës
Usa Albanian Society, Behlul Gashi dhe Mevlan Mata, u shprehën të lumtur për
krijimin e kësaj qendre.

Është nder dhe privilegj të jemi pjesë e këtij hapi të rëndësishëm
për komunitetin shqiptar në ShBA. Është një dëshirë dhe aspiratë e kahershme e
të gjithëve, që më në fund u finalizua. Gjuha, kultura, tradita dhe zakonet
tona janë thelbi i identitetit tonë shqiptar. Ato janë elemente të kombit am,
që na bëjnë ata që jemi, kudo në botë. Komuniteti shqiptar në ShBA do të ketë
hapësirë të veçantë për mësimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e aktiviteteve
të ndryshme kulturore, kjo është një ditë historike.- 
u
shpreh një nga veprimtarët e Usa Albanian Society, Behlul Gashi.

Ka shumë vlerë për komunitetin dhe gjeneratat e reja. Unë jam rritur duke qenë pjesë e grupeve të vallëzimit, kam folur shqip, kam punuar me komunitetin shqiptar dhe është diçka shumë e rëndësishme ta ketë ky vend”, tha shqiptaro-amerikania Eleni Mazija.

“Ne kur kemi qenë shumë të vogla, vëllau na ka angazhuar në vallëzim shqiptar. Herën e parë nuk kemi dashur të shkojmë. Por kur filluam u kënaqëm dhe tash me të thënë të drejtën nuk mund të jetojë pa të. Besoj se është gjë shumë e rëndësishëm për fëmijë më të vegjël të mësojnë atë që kemi mësuar ne”, tha motra e Elenisë, shqiptaro-amerikania Murlena Mazija.

“Ne kur kemi emigruar në Amerikë, komuniteti shqiptar ka qenë i vogël. Organizimet dhe angazhimet e tilla sikur shkolla shqipe që shkon vajza ime ishin të pakta. Kjo mundësi për komunitetin tonë sjell frymëzim për kulturën tonë dhe mbështetjen që organizime si kjo mund të sjellim për komunitetin shqiptar”, tha shqiptaro-amerikania Kaltrina Osmani.

“Ka munguar infrastruktura, kanë munguar mjediset. Kështuqë besoj se kjo nismë do ta lehtësojë që çdo shqiptarë të jetë më afër me gjuhën, më afër me kulturën e pse jo edhe ne me njëri tjetrin”, tha shqiptaro-amerikani Sebastian Tinaj.

“Unë shpresoj që gjeneratat e reja do të vazhdojnë atë çfarë kemi bërë ne dhe do ti ruajnë këto tradita të cilat kanë vlerë tepër tëç madhe edhe për gjeneratat që janë këtu sepse një ditë ka mundësi që të shkojnë dh etë punopjnë edhe në vendlindje atje ku kanë lindur baballarët, gjyshërit dhe stërgjyrësit e tyre”, tha shqiptaro-amerikani Kolë Cacaj./VOA

Behlul Gashi dhe Mevlan Mata nga Usa Albanian Society

 

Shkrimi Mëparshëm

Presidenti i Kroacisë: Vuçiç ishte një nga nxitësit më të spikatur të luftës në vitet ’90

Shkrimi Vijues

Histori frymëzuese / Pastiçieri kukësian në Venecia tregon tragjedinë që i ndryshoi jetën

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar
Kultura

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Histori frymëzuese / Pastiçieri kukësian në Venecia tregon tragjedinë që i ndryshoi jetën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist