E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Pertro Marko – Hekurat dhe breshkat

16 Gusht, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Petro MARKO*

Me rastin e 145 vjetorin e lindjes të Heroit të Popullit Sali Vranishti

Nga vinte hekuri? Që përtej detit! Hekur ishte jatagani! Hekur ishte maliheri! Hekur ishin thika, kama! Hekur ishin kosa, drapëri! Hekur ishin pirustia, sqepari, sëpata, kazma, lopata, shati…

Por me të ardhur Italia, vendi u mbush me hekura. Vaporët shkarkonin hekura.

Çuditej Bukuria kur shikonte gjithë ato makina që trembnin shelegët. Uturima e tyre trembte edhe shpendët e qiellit. Gjëmonin grykat nga minat,  për të çelur rrugë, nga do të kalonin ato hekura. Dridhej toka dhe gjëmimet nuk pushonin.

Bukuria që larg, ashtu siç ishte në këmbë duke bërë çorape, lëviste me shpejtësi shtizat, lëviste me shpejtësi edhe buzët:

“ Ç’janë këto hekura? Si ecin këto hekura mbi ato katër rrota?! Ku venë ato hekura?! Përse erdhën gjer këtu  ato hekura?! Dhe njerzit që janë mbi to, hekura kanë në duar, hekura kanë mbi kokë…”

Sali Vranishti zbriste me katër komitë të tjerë. Bukuria e njihte. Shumë herë kish biseduar me të. Shumë herë i kishte  shpënë edhe bukë. Se  i fejuari i saj, Totoja, e kish mik kapedan Saliun. Dhe kur e pa, u gëzua.

–       E, Bukuri!

–       Kapedan!

–       Si je?

Asaj i qeshi buza. Sytë e zinj i shkëlqyen kur pa komitët t’i afroheshin. Ajo u fliste pa e ndalur lëvizjen e shtizave, që pleksnin çorape leshi.

Kapedani dhe katër shokët e tij u ndalën. Ata u ulën rrëzë një shkëmbi me shpinë nga ana e maleve të Vetëtimës. Koha ishte e vrejtur. Vjeshtë. Bukuria u afrua, por nuk u ul. Me sytë te shtizat ajo dukej si një statujë helenike. As një pjesë e trupit të saj qeparis nuk i lëviste, përveç gishtave të duarve. Komitët që të pestë e shikonin. Kurse ajo ngandonjëherë ngrinte qepallat e saj të gjata për të parë se si ishte kumbisur te shkëmbi kapedani.

Ishte i pashëm kapedani.  Ishte vërtetë kapedan, edhe nga trupi i mbushur, edhe nga fytyra i ashpër, por njerëzore, edhe nga sytë bojë bari, që  i shkëlqenin. Vetullat i kishte të zeza dhe flokët e gjatë i binin në supe. Mjekrën e kishte ovale, por jo gjer në gjoks. Dy gjerdanë të argjendtë i kishte krahëqafë dhe si brez kishte një rrip meshini bojë mjalti. Ishte me fustanellë. Dhe tirqet e gjatë dhe të bardhë i tregonin këmbët e tij të harmonishme deri lartë mbi gjunjë. Opingat i kishte me xhufka të zeza në majë dhe të qëndisura. Ishin nga ato caruhe që nxirrnin duart e mjeshtërve të Delvinës dhe të Janinës.

–       Ç’na thua, moj Bukuri?

–       Hekura! Shumë hekura, kapedan!

–       Edhe shtizat që ke ti në duar, hekur janë. Edhe këto armë që mbajmë ne në duar, hekur janë.

Kapedani rrallëherë qeshte. Ende nuk i kishte mbushur të dyzetat. Po jeta i qe dukur shumë e gjatë. Ashtu u duket jeta komitëve. Një vit jetë komiti është më i gjatë se dhjetë vjet bariu ose bujku. Një buzëqeshje komiti, i ngjan një hareje të madhe të një fshati të tërë. Po pse rrinte ashtu i vrejtur kapedani?!

–       Edhe sot i goditëm! – tha një shok i tij, që quhej Mehmet.

–       U ramë në befasi. “Mamma mia!¨”- thirrën sa patën frymë, – tha një tjetër, që ishte më i ri.

Sali kapedani tundi kokën. Bukuria vazhdonte t’i lëviste më shpejt shtizat. 

–       Bukuri, u trembe nga hekurat?

–       Jo, kapedan!  Çuditesha e thosha me vete se si ecin ato hekura mbi ato katër rrota. Ku venë dhe pse erdhën? Trembën qetësinë e këtyre maleve.

Bukuria kishte dëgjuar për jetën e këtij kapedani që kishte pranë dhe që hera herës i hidhte ndonjë shikim. Kush nuk e njihte kapedan Saliun?! Dhe ku nuk përmendej emri i tij?! Ndaj i thoshnin edhe kapedan. Një qerthull legjendash ishin thurrur rreth tij. Bukuria e shikonte dhe mendimi e çonte larg, në vende të panjohura, emra që i kishte dëgjuar kur flitej për jetën e kapedanit: Janinë, Delvinë, Vlorë, Borsh, Skërficë, male, male me emra të çuditshëm…

Po! Ai që më 1900 emigroi gjer në Bogdan të Janinës. Shërbente si ruajtës i pasurisë së një agai. Po ja, që një zaptie turk u tall me të dhe i tha: “Pis arnaut”. Dhe ky, të gjitha i harroi.  Zaptien e shtriu përdhe. Për të mos rënë në duar të turqve, doli komit. Dhe maleve, duke u endur me pushkë në dorë, takoi komitë të tjerë. Dhe ata i thanë se kudo kishin dalë komitë për të luftuar turkun. Por ja që turqit e zunë tradhëtisht dhe e shpunë në burgun e Janinës, ku priste që ta varnin te rrapi i madh. Mirëpo edhe në burgun e Janinës ndodheshin njerës si ai. Së bashku me njërin prej tyre, pas pak ditëve, u arratis.  Turqit i ndoqën, por nuk i kapën dot. Saliu u plagos në këmbë, por nuk ra… Eci maleve, i lirë si era. Nga malet e Janinës   u hodh në malet e Zagorisë dhe që andej u hodh te malet e tij…  Piu ujë në Gurrë dhe nga Bogonica ngriti limere në Val të Bufit dhe u hodh në Sorrëz e te stani i Kushtës, në Hauz e në mal të Dërrasës, kërceu te përroi i Shtokthit  dhe te përroi i Honit… Pastaj nga  Çika, te Stogoi e te Qorrja, e përtej te malet e Këndrevicës. U takua me trima të tjerë e këndoi e bisedoi me ta  te Çipini i Bolenës, në malin e Tartarit e  në malet e Smokthinës. Dhe zemra i gufonte për liri. Ato vende e gjallëruan më shumë dhe e tërbuan kundër zaptuesit të vatanit. Edhe Ismail Qemali, patrioti i madh që luftonte për ngritjen e flamurit kombëtar, kishte ardhur gjer në këto male duke dhënë mesazhe të qarta. Dhe midis atyre trimave që luftonin me pushkë në dorë, kishte takuar edhe Sali Vranishtin. Me t’u larguar nga këto male Ismail Qemali, kapedani në nëntor 1908 krijoi çetën  e tij, që të godiste kurdoherë armikun.

–       Ato hekura, moj Bukuri…., – i ndërpreu Bukurisë gjithë ato që ajo dinte për rrugën e gjatë luftarake të kapedanit, – nuk janë më të forta se këto male. Apo jo?!

Vasha labe lëviste shpejt shtizat dhe nganjëherë ngrinte qerpikët e gjatë për të parë atë kapedan, që ishte i dashur për të gjithë, e veçanërisht për stanarët.

–       Hekur jemi edhe ne, moj Bukuri! – i tha Mehmeti, që rrinte si fajkua, gati për të fluturuar.

–       E njeh Mehmet Beqon? – e pyeti kapedani.

Asaj komitët njësoj i  dukeshin. Vetëm kapedani ndryshonte nga të tjerët. Ndonëse ata  edhe armët i kishin të ndryshme. Ja përshembull, Mehmeti mbante një martinë, kurse dy të tjerët nga një maliher.

Dhe , siç i ndodh çdo njeriu kur ka përpara një personazh të dëgjuar, rreth të cilit sa e sa gjëra janë thënë e e thuhen, ashtu i ngjau edhe Bukurisë. Ja ky njeri në gusht 1912 hyri në Vlorë me çetën e tij dhe hapi burgun. Të dënuarit nga turku fluturuan maleve. Por tregtarët e Vlorës u trembën dhe mbyllën dyqanet kur dëgjuan se kapedani hyri me çetën e tij në qytet. 

–       “ Do t’ju vjedhin!”- thoshin zyrtarët dhe bejlerët…”

–       Ata janë kaçakë e kusarë!” –  thoshin pasanikët dhe shërbëtorët e turqve.

Mirëpo kapedani zuri tellallin dhe i tha të thërriste: “ O vlonjatë, o popull!  Sali Vranishti ka hyrë në qytet për të liruar të dënuarit nga turku. Hapni dyqanet, o tregëtarë, se Sali Vranishti do ta varë nga gjuha atë që do t’ju prekë qoftë edhe një gjilpërë….”

–       O Nase! Ç’ke që mendohesh! – i tha kapedani Thanasit, që ishte mbështetur te shkëmbi dhe shikonte malet përrreth.

–       Mendoja e thosha, o kapedan, se si ushqehen njerzit, si ushqehen kafshët, si ushqehen peshqit, shpendët?…. Ç’ka bërë natyra!

Edhe kapedani, edhe tre të tjerët kthyen kokën nga ai. Edhe Bukuria ngriti qerpikët e gjatë për të parë Nasen, që nxorri nga goja këto fjalë të çuditshme.

–       Po a e keni parë se ç’hanë italianët? – pyeti kësaj radhe Nasja duke i shikuar me radhë në sy.

–       Ata hanë makarona, – tha Mehmeti.

–       Ata hanë breshka, – tha Thanasi.

–       Breshka? – pyeti njëri nga ata.

–       Po. Breshkën e hanë si ne thëllëzën.

Mehmeti pështu në tokë duke mbledhur buzët. Kapedani nuk lëviste. Dëgjonte duke shikuar se si lëviznin gishtrinjtë e Bukurisë. Sali kapedani këtë e dinte. Kaçakët, me të vërtetë limere kanë malet, por dinë çdo gjë.

–       Mos, more! – tha Mehmeti.

Bukurisë në këto çaste i përfytyroheshin breshkat e shkreta, që dilnin nga ferrat dhe si e fusnin kokën menjëherë në samar, porsa dëgjonin ndonjë fluturim shpendi.

–       E kanë si gjellë të rrallë dhe shumë të shtrenjtë,- tha kapedani. Siç kemi ne cipën e brinjëve të qengjit të pjekur në hell…

–       Mos, more! – tha Mehmeti, duke lëvizur nga vendi.

Breshkë moj breshkë e frëngut,

S’këndon dot në vend të thatë!

Se këtu këndon bilbili,

Që e ka namin e lartë.

Recitoi Nasja,  duke shikuar malet përkundrejt.

Të lumtë ajo gojë, more Nase! – i tha Mehmeti. Breshka janë, ndaj dhe nuk i shoh dot me sy. Breshkaxhinjtë e dreqit.

Bukuria nuk ngriti vetëm qerpikët e gjatë, por edhe kokën, për të parë më mirë Thanasin që recitoi këto vargje. I pëlqyen shumë! Edhe shtizat i ndali. Ajo kish dëgjuar barinjtë që këndonin:

Ranë telat anembanë

Në Vlorë mbi kajmekanë

Në rrap e varën fermanë

Të zinin Sali Muranë

Jo të vdekur, por të gjallë.

E rrethosën në Qishbardhë

Tetëqind asqerë  i  vanë,

Por s’i qaseshin dot pranë.

Ose edhe këngën tjetër, kur kapedan Sali Murati shkoi me çetën e tij në vjeshtën e vitit 1912 në Delvinë duke shpartalluar forcat shoviniste greke, që i komndonte një farë Thimjo Loli:

Në Krane kur u përpoqnë

Foli Saliu me gojë:

Dil pusht të shohim shoshoqnë

Se burrat fshehurazi s’luftojnë.

Bukuria kishte dëgjuar t’i këndonin trimërisë së kapedan Saliut edhe kur në Borsh më 1914 i tha grekut:” Ndal! Këtej nuk kalon”!:

Kalanë e Borshit e zure,

Kapedan more Sali

Dhe nga vendi nuk u tunde,

Kapedan more Sali.

Por këngën që recitoi Thanasi, Bukuria e dëgjonte për herë të parë.Thanasit iu lutën ta recitonte përsëri, gjersa e mësuan të gjithë. E mësoi edhe Bukuria.

Breshkaxhinjtë e qenit! – tha njëri nga të katër, që ishte më i riu.

Bukuria nisi t’i lëviste shtizat përsëri. Dhe tani iu bë sikur Totoja i ngjitej malit duke fluturuar. Ajo dëshironte që ta shihte edhe atë me armë në dorë, me gjerdanin krahëqafë, me revole e me kamë në brez, si kapedanin dhe komitët e tjerë. “ Që t’ju bjerë breshkaxhinjve, si kapedan Sali Murat Vranishti!”, – mendoi.

Marrë nga romani “Ultimatum”

Etiketa: markopetrosalivranishti
Shkrimi Mëparshëm

28 vjet më parë ndërroi jetë Çesk Zadeja, një nga themeluesit e muzikës klasike shqiptare

Shkrimi Vijues

“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist