• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Përkujtohet Sulejman Pashë Delvina, atdhetari dhe politikani i shquar

Vinny nga Vinny
6 Tetor, 2023
Në Kultura
0
Përkujtohet Sulejman Pashë Delvina, atdhetari dhe politikani i shquar
0
NDARJET
28
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Më 5 tetor 1871 lindi Sulejman Pashë Delvina, në Delvinë dhe vdiq në Vlorë më 1 gusht 1933. Ishte atdhetar dhe politikan i shquar shqiptar, kryeministër për periudhën 30 janar 1920-14 nëntor 1920 dhe pjesëtar i qeverisë së Fan Nolit më 1924.

Arsimin e mesëm e kreu ne gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Studimet e larta i kreu në Stamboll në vitin 1898, Universitetin “Mylkie”. U emërua atashe në MPB-në Osmane dhe më pas sekretar në zyrën e dekreteve të Kryeministrisë, si dhe profesor në liceun e Gallatasarait e në gjimnazin e Vefa-s. U bë shef seksioni në MPB dhe drejtor i përgjithshëm i vilajeteve.

Sulejman Pashë Delvina ishte një ndër figurat qendrore të klubit shqiptar të Stambollit. Bashkë me patriotë të tjerë iu kundërvu politikës xhonturke dhe synimeve shoviniste ndaj Shqipërisë të monarkive fqinje. Në korrik 1911 udhëhoqi manifestimin e studentëve shqiptarë në Stamboll për të mbështetur alfabetin dhe kërkesat shqiptare. Ishte një nga nënshkruesit e thirrjes së 18 nëntorit dorëzuar përfaqësive të Fuqive të Mëdha në Stamboll ku kërkohej të njiheshin të drejtat kombëtare të popullit tonë.

Në prill 1919 kolonia shqiptare në Turqi, e dërgoi atë në Konferencën e Paqes në Paris, për të mbrojtur në emër të saj interesat e Shqipërisë dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike të lindura në gjirin e përfaqësuesve shqiptarë të atjeshëm. Projektet për copëtimin e Shqipërisë nuk mund të ndryshoheshin dot nga përfaqësuesit shqiptarë në krye të të cilëve ishte Delvina. Megjithatë ishte Kongresi i Lushnjës që u mbajt në janar të vitit 1920 ai që hodhi poshtë gjithë vendimet e marra në Konferencën e Paqes në Paris. Kongresi zgjodhi dhe qeverinë e tij, në krye të së cilës u zgjodh atdhetari dhe njeriu i respektuar, Sulejman Delvina.

Kjo qeveri drejtonte në atë kohë pjesën më të madhe të vendit dhe u përpoq që të kishte jehonë edhe në fushën ndërkombëtare, duke vendosur marrëdhënie diplomatike me shtetet e huaja, me kusht që të respektohej tërësia territoriale e Shqipërisë.

Më pas, Delvina mbështeti luftën kundër bandave esatiste më 1920 dhe ndihmoi në përfundimin me sukses të luftës së Vlorës kundër pushtuesve imperialistë italianë.

Po kështu mori pjesë edhe në nënshkrimin e protokollit italo-shqiptar të datës 2 gusht 1920. Në moshën 37 vjeç Sulejman Delvina kreu detyrën si Ministër i Brendshëm, 11 korrik 1921 deri më 16 tetor 1921. Në këtë detyrë ndenji 3 muaj e 5 ditë. Mori pjesë në revolucionin e qershorit 1924 dhe në qeverinë e kryesuar nga Fan Noli u emërua ministër i Punëve të Jashtme për periudhën nga 16 qershor 1924 – 23 dhjetor 1924. Pas dështimit të këtij revolucioni, Delvina u largua nga Shqipëria dhe u end në Evropë për disa vjet si emigrant politik. Më vonë i sëmurë u kthye në Shqipëri dhe vdiq në Vlorë në vitin 1933. U varros në qytetin e tij të lindjes, në varrezat publike, së bashku me të vëllain patriotin tjetër të shquar, ish kryetarin e bashkisë së Delvinës, Namik Delvinën.

Etiketa: atdhetardelvinapashepolitikansulejman
Shkrimi Mëparshëm

Gërmimet nxjerrin në dritë monumentin e ri në Parkun Arkeologjik Bylis

Shkrimi Vijues

Lufta e Janinës/ Si u pushtua nga Greqia, kryeqyteti i Toskërisë!

Shkrimi Vijues
Lufta e Janinës/ Si u pushtua nga Greqia, kryeqyteti i Toskërisë!

Lufta e Janinës/ Si u pushtua nga Greqia, kryeqyteti i Toskërisë!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist