• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Pëllumb Xhufi: 60 vjeç jetoja si student në Venecia me shpenzimet e mia, për të zbuluar historinë e Mesjetës!

Vinny nga Vinny
14 Qershor, 2023
Në Aktualitet, Kultura, Pikepamje
0
Pëllumb Xhufi: 60 vjeç jetoja si student në Venecia me shpenzimet e mia, për të zbuluar historinë e Mesjetës!
0
NDARJET
101
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Historiani Pëllumb Xhufi rrëfeu për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në DritareTV, kohën kur shkonte në arkivat e Venecias me shpenzimet e veta, për të kërkuar dokumente për Mesjetën e Shqipërisë. 

Drejtorët tanë, thotë akademiku nuk duan ta dinë historinë e Mesjetës, ndaj edhe nuk paguajnë. Unë, rrëfen Xhufi, 60 vjeç jetoja si student në Venecia, vetëm për të zbuluar sa më shumë për historinë e mesjetës.

“Drejtorët në departamentet e historisë thonë që çfarë na duhet ne historia e Mesjetës, ju nuk keni dokumente? Si nuk kemi dokumente? Mesjeta jonë është një Mesjetë e ndriçuar me një dokumentacion që nuk e ka kush në Ballkan. Ne kemi pasur fatin që ishim afër Italisë, se aty vinin gjithë Evropa. 

Të gjitha raportet mes vendeve kanë prodhuar dokumentacione historike dhe në Venecia ka mijëra dosje për Shqipërinë. Unë kam qenë 5-6 herë vete si individ, jo se më çoi puna apo shteti. Me rrogën që merrja nga puna shkoja e shpenzoja një muaj në Arkivin e Venecias. Unë 60 vjeç duke jetuar si student. Edhe më pëlqente t’i kthehesha kohës si student. Unë kërkoja dokumente individualisht, hyja në arkivat e tyre paguaja vetë.

Atëherë edhe filmimin që bëje me aparatin tënd e paguaje. Në vitin 2002 ne si Akademi e Shkencave kemi bërë një histori të Shqipërisë me katër vëllime. Unë kam bërë Mesjetën, një pjesë të saj deri te Skënderbeu. Ajo që kam shkruar unë në vitin 2002 nuk më hyn fare në sy mua, autorit sepse unë kam shkuar në Venecia kam parë arkivat, në Spanjë, Napoli dhe e them me plot gojë që historia e Mesjetës është krejt ndryshe nga ajo që themi ne. Nuk është Mesjeta vetëm mesi i shekullit te 15-të. 

Ne kemi shekullin e shekujve 10-11-12-13, pas Skënderbeut i 16-17-ti me një masë të jashtëzakonshme dokumentesh që hedhin poshtë edhe teza të ndryshme. Një nga tezat që thotë se shqiptarët kanë ardhur, është një gjuhëtar gjerman Vajgandi që thotë; Fakti që shqiptarët me lundrimin e detit nuk kanë një raport të mirë, nuk e njohin detin, nuk shquhen si lundërtarë…” Po të shohësh dokumentet mesjetare ka shqiptarë tregtarë të ndershëm e të pandershëm, piratë, detin e kishin të tyre. 

Prandaj them që ka dokumente që përmbysin teza që janë ngritur prej shekujsh dhe nuk i luan kush. Janë dokumente pa fund në Venecia. Disa dokumente, për çështjen e detit. Janë rreth 2500 dosje të mëdha, nga të cilat unë për katër here që shkova me një përpjekje gjiganteske munda të ezauroj vetëm 100 dosje. Aty janë dosje që flasin për Shqipërinë. Ka dosje ku 80% e materialit është vetëm për Shqipërinë. 

Shqipëria ka qenë një bazë për Republikën e Venedikut, sa i përket qyteteve. Tivari, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, Ishmi, Vlora, Butrinti, Kepi i Rodonit. Ka dokumente pafund. Ka dokumente për ta parë historinë në të gjitha dimensionet e saj, jo vetëm ushtarake, por ka histori politike, diplomatike, kulturore, të institucioneve”, u shpreh historiani.

Etiketa: mesjetapellumshqiptarestudentveneciaxhufi
Shkrimi Mëparshëm

“Liri, Pavarësi, Demokraci”/ Osmani nis fjalimin historik në PE me fjalët Rugovës

Shkrimi Vijues

Punime restaurimi në Muzeun Etnografik në Berat

Shkrimi Vijues
Punime restaurimi në Muzeun Etnografik në Berat

Punime restaurimi në Muzeun Etnografik në Berat

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Petros Fourikis: Etimologjia e shpirtit të Sulit. Rrugëtimi shkencor drejt zanafillës së emrit Arvanit

Petros Fourikis: Etimologjia e shpirtit të Sulit. Rrugëtimi shkencor drejt zanafillës së emrit Arvanit

6 Prill, 2026
Kryengritja e malësorëve, flamuri që u la me gjak në Deçiq dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 6 prill 1911

Kryengritja e malësorëve, flamuri që u la me gjak në Deçiq dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 6 prill 1911

6 Prill, 2026
Serbia vazhdon propagandën: “Harvest” filmi ku shqiptarët shesin zemrën e serbit

Serbia vazhdon propagandën: “Harvest” filmi ku shqiptarët shesin zemrën e serbit

6 Prill, 2026
Stradiotët: Heronjtë e harruar të Shqipërisë dhe mercenarët e Europës (Shek. XV–XVIII)

Shqiptarët në piedestalin e historisë: Vëzhgimet epistemologjike të Henry Holland

Shqiptarët në piedestalin e historisë: Vëzhgimet epistemologjike të Henry Holland

5 Prill, 2026
Shqipëria Etnike sipas Nikolaos Lorentis: Nga Epiri, Ohëri e deri në Kosovë, një komb nën një emër

Shqipëria Etnike sipas Nikolaos Lorentis: Nga Epiri, Ohëri e deri në Kosovë, një komb nën një emër

5 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist