E shtunë, 13 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Papa Klementi XI, shqiptari më i famshëm i shenjtërisë së papatit, sot në përvjetorin e vdekjes

20 Mars, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Krenar për prejardhjen e tij shqiptare, Klementi XI u interesua nga afër për fatet e vendit të të parëve. Papa Albani mbeti në historinë e Shqiptarëve si për organizimin e Kuvendit Kishtar të Arbërit e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht, për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës shqipe e të kulturës, duke bërë kështu hapin e parë drejt rilindjes shpirtërore e kombëtare të një populli që rënkonte në errësirën e thellë të pushtimit turk, duke pritur padurueshëm, një rreze drite.
Më 19 mars kujtojmë përvjetorin e vdekjes së Papës shqiptar Klementit XI, i cili ndërroi jetë më 19 mars 1721.
Papa Klementi XI – Gjon Françesk Albani, është ai nën kujdesin e të cilit, më 14 janar 1703, në Mërçi të Lezhës u organizua Sinodi i Kishës katolike në trevat shqiptare, që hyri në historinë e Shqiptarëve si ‘Kuvendi i Arbënit’.
Gjon Françesk Albani, sikur quhej në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 më Urbino të Italisë. Pas shkollimit që kreu në Romë, falë aftësive të tija, shumë shpejt ngjiti u ftua në detyra të rëndësishme: së pari si sekretar i kanonikëve (1687), më pas si kardinal (1690) e së fundi si i 261-ti pasardhës i Shën Pjetrit Apostull, pra si Papës (23 nëntor 1700).
Papa Klementi XI pati një papni të vështirë, të trazuar nga konflikti i vazhdueshëm ndërmjet Francës e Perandorisë spanjolle, që krijoi rrezikun e një sulmi të armatosur kundër papatit. Përballoi me urtësi këtë konflikt e të tjerë, që u krijuan pas Traktateve të Utrechtit, të Ratsadit e të Badenit (1712-1712) ku u caktuan normat për ndarjen e Evropës. Më pas iu desh të përballonte një tjetër rrezik: atë të pushtimit turk.
Papa Klementi XI dha një kontribut të shquar në fushën teologjike, duke luftuar herezitë e kohës; në fushën kanonike e liturgjike, duke kontribuar për përkryerjen e riteve lindore të kinezëve e malabaritëve; në fushën e misionit, duke rritur veprimtarinë misionare në Mesdheun Perëndimor, Persi, Indi e Kinë.
Krenar për prejardhjen e tij shqiptare, Klementi XI u interesua nga afër për fatet e vendit të të parëve. Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqiptarëve si për organizimin e Kuvendit Kishtar të Arbërit e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht, po ashtu edhe për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare, duke bërë kështu hapin e parë drejt rilindjes shpirtërore e kombëtare të një populli që rënkonte në errësirën e thellë të pushtimit turk, duke pritur padurueshëm, një rreze drite, që t’ia ndriçonte shtegun drejt lirisë. Vdiq më 19 mars të vitit 1721.
Njё nga lutjet e Papёs Klementi XI
O Zoti im, besoj në Ty, ma përforco besimin; shpresoj në Ty,
ma jep shpresën; të dua Ty, ma rrit dashurinë, pendohem para Teje,
ma shto pendesën.
Të adhuroj, si fillesën e parë, të dëshiroj si qëllimin e fundit, të lavdoj, si bamirësin tim të përhershëm; të thërras në ndihmë, si mbrojtësin tim sovran.
Të lutem, më drejto me urtinë tënde, më gjyko me drejtësinë tënde, më ngushëllo me mëshirën tënde, më mbro me fuqinë tënde.
Ty t’i kushtoj, o Zoti im, mendimet e mia, fjalët e mia, veprat e mia, vuajtjet e mia. Që sot e tutje, do të mendoj veç për Ty, do të flas për Ty, do të veproj si të më thuash Ti, do të vuaj për Ty.
Dua atë që do Ti, siç e do Ti, sepse e do Ti!
Të lutem o Zot, ma jep urtinë, ma kalit vullnetin, ma pastro trupin, ma shenjtëro shpirtin.
Më ndihmo o Zot, të pendohem për mëkatet, të fitoj mbi tundimet, të praktikoj virtytet.
Ma mbush zemrën me dashurinë e mirësinë tënde, me mërinë për hipokrizinë, me zellin për të afërmin, me neverinë për vesin.
Më ndihmo ta mund koprracinë me lëmoshë, zemërimin me ëmbëlsi, përtacinë me vetëmohim.
Më ndihmo të jem i pjekur në këshilla, i qëndrueshëm në rreziqe, durimtar në prova, i thjeshtë në sukses.
Bëj, o Zot, të jem i përkushtuar në lutje, i përmbajtur në të ngrënë, i zellshëm në punë, i qëndrueshëm në vendime.
Më mëso ta kem zemrën të pastër, veshjen të thjeshtë, bisedën bindëse, sjelljen të rregullt.
Më ndihmo ta sundoj natyrën, të jetoj sipas urdhërimeve të tua, të meritoj shëlbimin. Bëj që të jem gati për të vdekur, t’i druhem gjykimit tënd, të shpëtoj nga ferri, të fitoj parajsën. Nëpër Jezu Krishtin, Zotin tonë. Amen!
R.SH. – Vatikan

Etiketa: famshemklementipapashqiptari
Shkrimi Mëparshëm

Vilson Blloshmi, poeti martir që u dënua me vdekje nga regjimi komunist

Shkrimi Vijues

Ismail Kadare dhe libri i fundit i Bashkim Shehut!

Të Ngjashme

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur
Aktualitet

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare
Kultura

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete
Aktualitet

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari
Kultura

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut
Kultura

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Ismail Kadare dhe libri i fundit i Bashkim Shehut!

Ismail Kadare dhe libri i fundit i Bashkim Shehut!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist