OSBE ka reaguar për sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarit Klevis Muka në konferencë pak dite me pare, pas nje pyetje qe ai i beri ministres se Jashtme Olta Xhaçka per akuzat e opozites se ka perfituar nga shpallja e bashkeshortit te saj si investitor strategjik.
“E drejta e gazetarëve për informacion është pjesë e punës së tyre”, thuhet ndër të tjera ne reagimin ne Twitter.
“Liria e medias dhe aftësia e gazetarëve për të raportuar lirshëm për çështje me interes publik është një nga treguesit thelbësorë të demokracisë.
OSBE është fuqimisht e përkushtuar ndaj rolit të gazetarëve në aspektin jetik të proceseve vendimmarrëse të mirëinformuara, transparente, të përgjegjshme dhe demokratike në Shqipëri”.