Po ashtu kreu i shtetit, nënvizoi nevojën imediate për konsensus politik të brendshëm dhe një platforme gjithëpërfshirëse për vijimin e dialogut me Serbinë, në bashkëpunim shumë më të ngushtë me partnerët tanë strategjikë të angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit.
Presidenti Ilir Meta u mirëprit sot gjatë vizitës së tij në Kosovë nga kryeparlamentari Glauk Konjufca. Gjatë takimit, Meta theksoi rëndësinë e thellimit dhe forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve tona,duke evidentuar rëndësinë e konkretizimit të të gjitha angazhimeve ndërqeveritare mbi heqjen e barrierave ekonomike dhe tregtare ndërmjet nesh, nëpërmjet nismave konkrete ligjore.
Po ashtu kreu i shtetit, nënvizoi nevojën imediate për konsensus politik të brendshëm dhe një platforme gjithëpërfshirëse për vijimin e dialogut me Serbinë, në bashkëpunim shumë më të ngushtë me partnerët tanë strategjikë të angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit.
Në këtë kuadër, Presidenti Meta dhe Kryeparlamentari Konjufca ndanë të njëjtin vlerësim për domosdoshmërinë e vijimit të Procesit të Berlinit, si nismë gjithëpërfshirëse, efikase dhe që ka dhënë rezultate konkrete, përkundrejt “Ballkanit të Hapur”, që rezulton një projekt përçarës dhe përjashtues. Në fund të takimit, Meta theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që urojmë të ndodhë sa më parë.