Para pak ditësh është ndarë nga jeta ikona e muzikës arbëreshe Pino Cacozza, por pak jehonë ka pasur në Tiranë, duke u kujtuar për ironi vetëm nga presidenti Ilir Meta. Sipas mediave italiane kantaurori arbëresh prej fillimit të këtij muaji ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Pino Cacozza..Presidenti Ilir Meta: Ia përkushtoi të gjitha energjitë përhapjes dhe zhvillimit të gjuhës dhe traditave tona kombëtare.
Para pak ditësh është ndarë nga jeta ikona e muzikës arbëreshe Pino Cacozza, por pak jehonë ka pasur në Tiranë, duke u kujtuar për ironi vetëm nga presidenti Ilir Meta. Sipas mediave italiane kantaurori arbëresh prej fillimit të këtij muaji ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Pino Cacozza (Giuseppe Cacozza – Zef Kakoca) lindi në San Demetrio Corone (Shën Mitre) më 27 shtator 1957. Ai ndoqi studimet në Kolegjin e Sant ‘Adrian (Shën Adrian) dhe u diplomua Gjuhët dhe Letërsinë e Huaj në Universitetin e Kalabrisë më 1980, me specializimin në Gjuhën dhe Qytetërimin Frëngjisht, Shqip dhe Anglisht.
Si autor, kompozitor dhe këngëtar ai fitoi gjashtë herë Festivalin e këngës Arbëreshe (për të cilën ishte drejtor artistik për katër edicione. Cacozza u njoh me publikun shqiptar që në fillim të viteve 1977.. Ka marre pjesë në disa aktivitete sikundër ka qene ai folklorik i Gjirokastrës, po ashtu i pari arbëresh që merr pjesë si konkurrues në festivalin kombëtare shqiptar në vitin 1992 ku u radhit ndër vendet e nderit të klasifikimit.
Edhe presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të artistit të shquar arbëresh, Pino Cacozza. Meta thotë se ai ia përkushtoi të gjitha energjitë e tij përhapjes dhe zhvillimit të gjuhës dhe traditave tona kombëtare, ndërkohë që ndau dhimbjen me familjen e tij dhe me të gjithë komunitetin arbëresh. “Mësova me keqardhje për ndarjen nga jeta të artistit, shkrimtarit, kompozitorit dhe këngëtarit të dashur arbëresh, Pino Cacozza, i cili gjithë energjitë e tij ja përkushtoi ruajtjes, përhapjes dhe zhvillimit të gjuhës, kulturës, traditave historike dhe kombëtare shqiptare.
Përfaqësues i denjë i vlerave më të mira të komunitetit arbëresh, kontributi dhe vepra e Pino Cacozza do të mbeten të paharruara, ashtu siç titullohet edhe një prej këngëve të tij më të bukura “Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes” (Jemi një kulturë, që nuk mund të vdesë), me të cilën fitoi edhe një nga festivalet e Këngës Arbëreshe. Duke ndarë dhembjen me familjen e tij dhe me të gjithë komunitetin e dashur arbëresh, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme“, shkruan Meta.
renda tij bashkëjetonin në mënyrë harmonioze njeriu i letrave, këngëtari e artisti i madh. Vendlindja e tij në zemër të Kalabrisë, Shën Mitër, mund të duket paksa e pazakontë për këngëtarin që fluturonte shpirtërisht e fizikisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e në të gjitha trevat e banuara me shqiptarë. Kantautori Pino Cacozza – i njohur me formën më të shqipëzuar edhe si Zef Kakoca – nuk i ka bërë ballë virusit COVID-19, me të cilin luftonte për jetë a vdekje prej fillimit të këtij muaji. Trevave arbëreshe në jug të Italisë nuk iu kanë munguar mendjet e ndritura që frymën e “Motit të Madh” e mbajtën gjallë ndër shekuj. Dhe as këngëtarët që e lartësuan edhe më shumë këtë traditë. Me recitale e grupe artistike që flasin domethënshëm edhe nga emërtimet si “Udhëtimet e Arbërisë” dhe “Rrënjat e Arbërisë”, bilbili arbëresh Pino Cacozza ishte nga ata që kulturën arbëreshe nuk e la vetëm relikt.
Për audiencat e tij ndër arbëreshë e shqiptarë, e shtuna ishte dita që solli mandatën e pikëllimtë. Kantautori Pino Cacozza – i njohur me formën më të shqipëzuar edhe si Zef Kakoca – nuk i ka bërë ballë virusit COVID-19, me të cilin luftonte për jetë a vdekje prej fillimit të këtij muaji.
Ndonëse ishte nën përkujdesjen e mjekëve, gjendja e tij shëndetësore kishte ardhur duke u përkeqësuar edhe më shumë. Në vitin 2015 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani do ta ndëronte me titullin “Naim Frashëri”, për vlerat dhe kontributin si shkrimtar dhe kompozitor për të mirën e bashkatdhetarëve të tij dhe përtej, duke mbajtur gjallë një traditë të madhe të letërsisë dhe kulturës arbëreshe në përgjithësi, kur stërvitja e kohës moderne përpiqet që këto lloj kultura të shkëputura nga fusha e tyre, siç është ajo arbëreshe”
“Emigranti i përjetshëm”
Njoftimin për ndarjen nga jeta të artistit arbëresh e ka bërë ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri. “Pusho në paqe Pino Cacozza! Sot ndiejmë në zemër peshën e rëndë të një humbjeje të madhe! Ndahet nga ne njeriu i dashur për çdonjërin që mbledh flamuri e zemra. Do të ruaj gjithmonë mesazhin e tij, 14 janar ‘21, dhe këngën që më përcillte! Ta kujtojmë përherë!”, ka shkruar diplomatja Bitri në llogarinë e saj në “Tëitter”.
Me një dedikim të veçantë, edhe këngëtari nga Kosova, Ilir Shaqiri, ka thënë se flamujt e komunitetit artistit arbëror janë ulur në gjysmështizë me ndarjen nga jeta të poetit dhe kantautorit të njohur arbëresh. “Zefi la pas vetes shumë këngë të bukura arbëreshe, la përmbledhje poezish të botuara e të pabotuara, la romanin e radhës përgjysmë, la këngë të nisura, ashtu siç la përgjysmë ‘Urën mbi det’, një projekt që e nisëm bashkë viteve të fundit dhe që na lumturonte fort”, ka shkruar Shaqiri në faqen e tij në “Facebook”. “Më fal për këto dy kokrra loti që mu rrokullisën në mjekër…se edhe shqiponjat sot ndalen fluturimin, duke parë shpirtin tënd të bardhë tek merr udhë nëpër qiell”.
Ndarjes nga jeta të artistit arbëresh ia ka kushtuar një tribut edhe qendra artistike e kulturore shqiptare në Piemont, “Margarita Xhepa”. “Sot ai, arbëreshi kosovar, emigranti i përjetshëm, ‘emigroi’ drejt parajsës! Të jemi përjetë mirënjohës për punën, veprën tënde”, shkruan njoftimi. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një postim ka shkruar se artisti, shkrimtari, kompozitori dhe këngëtari gjithë energjitë e tij ia përkushtoi ruajtjes, përhapjes dhe zhvillimit të gjuhës, kulturës, traditave historike dhe kombëtare shqiptare.
“Përfaqësues i denjë i vlerave më të mira të komunitetit arbëresh, kontributi dhe vepra e Pino Cacozzas do të mbeten të paharruara, ashtu siç titullohet edhe një prej këngëve të tij më të bukura ‘Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes’ (Jemi një kulturë, që nuk mund të vdesë), me të cilën fitoi edhe një nga festivalet e Këngës Arbëreshe”, ka shkruar Meta.
Më shumë sesa promovues i traditave të arbëreshëve, Cacozza ishte edhe njohës serioz i kulturës tradicionale të cilën e shihte si pjesë e një spektri më të gjerë të kulturës mesdhetare. Vjershat arbëreshe, sipas tij, “kanë atmosferën e Kalabrisë, meqë këngët u lindën këtu dhe vijat melodike u krijuan mes kalabrezëve”.
“Kalabrezët mund të kenë humbur disa nga traditat e tyre vokale, por ne kemi ruajtur tonat me më shumë fanatizëm, njësoj siç kemi bërë edhe me kulturën, muzikën dhe letërsinë tonë. Deri në fillim të shekullit të 20-të arbëreshët nuk kishin ndonjë kontakt me Shqipërinë dhe ndërveprimet bëheshin vetëm me kulturën dhe popullin kalabrez”, i kishte thënë Cacozza studiuesit të muzikës, Eno Koço, siç e citon ai në librin e tij “A Journey of the Vocal Iso(n)”.