E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Noel Malcolmi i kryeveprës për Kosovën: Mbrojtja më e mirë është e vërteta

20 Tetor, 2023
Në Aktualitet, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 1998, Sir Noel Malcolm e kishte të qartë se çfarë synonte me një vepër për Kosovën. Të sillte fakte ishte e nënkuptueshme për një historian të kalibrit të tij, por historia prapa veprës “Kosova: një histori e shkurtër” ka tjetër peshë. Vinte në kohën kur bota duhej të njihej me të vërtetën për Kosovën, të mos gabonte. Çerekshekulli pas botimit të këtij libri, dokumentari i Mal Berishës, ish-ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, risjell në vëmendje jo vetëm peshën e këtij libri, por ndikimin dhe ardhjen e tij në kohën e duhur. Për vetë Malcolmin, synimi asokohe ishte i qartë. Njësoj edhe tash. “Jam historian dhe besoj se në shkallë shkencore mbrojtja më e mirë është e vërteta. Shpresoj se e kam shkruar të vërtetën për Kosovën”, ka thënë ai të enjten në Prishtinë

Është historiani që me fakte do t’ia hapte sytë botës perëndimore në një periudhë ku Kosova përballej me tmerrin. Në vitin 1998, kur ishte parë se shqiptarët e Kosovës nuk do të mund të qëndronin as në shtëpitë e tyre shkaku i regjimit të Slobodan Milosheviqit, Sir Noel Malcom do të botonte veprën “Kosova: Një histori e shkurtër”. Derisa shqiptarët e Kosovës po përballeshin me luftë nga Serbia, Malcolm nëpërmjet veprës së tij shpërndante fakte. Pos sensibilizimit të botës perëndimore, edhe ai po e zhvillonte një luftë: atë të shpërfaqjes së fakteve dhe të vërtetave. Ishte luftë e tij kundër propagandës së aparatit shtetëror serb prej politikës e deri te Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë.

Historia e shkrimit të kësaj vepre – ndër më të lexuarat për historinë e Kosovës – është shpalosur në filmin dokumentar “Kosova një histori e shkurtër”, kushtuar veprës së historianit britanik, Sir Noel Malcolm. Nën regji dhe me skenar të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha, dokumentari është i dyti me radhë i triptikut të përgatitur për historianin e gazetarin Malcolm. Në premierën e këtij dokumentari në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës të enjten mbrëma, edhe vetë Malcom ka parë vlerësimet e dhëna për të. Janë rreth 20 veta që në dokumentar përshkruajnë Malcolmin dhe veprën e tij për Kosovën. Edhe vetë jep disa detaje gjatë intervistave të realizuara për këtë prodhim filmik.

Malcolm krejt në fillim të dokumentarit kërkon ndjesë që nuk do të flasë në shqip, e më pas rrëfen për punën e tij. Paraprakisht më 1994 do të botonte librin “Bosnja: një histori e shkurtër”. Asokohe Bosnjë-Hercegovina ishte në flakë. E në korrikun e vitit pasues kishte ndodhur edhe gjenocidi i Srebrenicës ku forcat serbe vranë mbi 8 mijë veta.

“Pas këtij libri, mendova të shkruaja edhe për Kosovën, pasi komuniteti ndërkombëtar duhej ta dinte të vërtetën”, thotë ai në dokumentar. Tregon se në librin për Kosovën kishte punuar intensivisht tre vjet. Sqaron se është një vepër më e kompletuar se ajo për Bosnjë-Hercegovinën dhe se ishte shërbyer me burime të panumërta.

“Libri u botua para se të niste lufta në Kosovë dhe nuk doja që komuniteti ndërkombëtar të bënte gabime sikurse në Bosnjë. Shpresoj që ka shërbyer që të mos bëhen ato gabime”, thotë ai në dokumentar. Studiuesi 66-vjeçar që bart titullin honorifik mbretëror “Sir”, ka rrëfyer se Akademia e Shkencave e Serbisë kishte mbajtur një konferencë dhe kishte botuar një libër kinse për të hedhur poshtë studimin e tij.

“Kjo më ka bërë nder pasi ai botim nuk paraqet fakte”, shprehet ai në dokumentar. Është ithtar i madh i së vërtetës. Këtë e ka përmendur edhe në fjalën e tij pas shfaqjes së dokumentarit.

“Jam historian dhe besoj se në shkallë shkencore mbrojtja më e mirë është e vërteta. Shpresoj se e kam shkruar të vërtetën për Kosovën”, ka thënë ai.

Me çehren prej njeriu modest, Malcolm ka thënë se ishte një eksperiencë pak e çuditshme derisa ka shikuar dokumentarin dhe se turpërohet pak për komplimentet që i janë bërë.

“Kisha përshtypjen se kisha arritur gabimisht në funeralin tim, sepse komplimente të tilla janë të përshtatshme në një funeral. E kam shkruar librin dhe e kam botuar një vit para luftës. Shpresoj që libri kishte pak ndikim në politikën e Perëndimit në një periudhë të krizës”, ka thënë ai. Dokumentari prej 42 minutash shpërfaq mendimet e shumë njerëzve për Malcolmin. Aty, midis të tjerësh, flasin Arian Gjoncaj, Jason Tomes, Charles Moore, Rexhep Ismajli, John Hoghson, Rudina Jasini, Lea Ypi, Robert Wilton, Bejtullah Destani, Edita Tahiri e Daut Dauti. Që të gjithë vlerësojnë kontributin e Malcolmit.

Image
Pos në dokumentar, edhe në fjalime është përmendur një fotografi goxha ikonike. Në qershorin e vitit 1999 ushtari norvegjez i KFOR-it, Kenneth Andresen, do të realizonte një fotografi ku një koleg i tij si pjesëtar i KFOR-it shihet duke lexuar librin “Kosovo: A Short History” që në shqip është botuar më 2008 nga Botimet KOHA. Në premierën e dokumentarit, atë fotografi të kornizuar Malcolmit ia ka dorëzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (Foto: Zyra e Kryeministrit)

Pos në dokumentar, edhe në fjalime është përmendur një fotografi goxha ikonike. Në qershorin e vitit 1999 ushtari norvegjez i KFOR-it, Kenneth Andresen, do të realizonte një fotografi ku një koleg i tij si pjesëtar i KFOR-it shihet duke lexuar librin “Kosovo: A Short History” që në shqip është botuar më 2008 nga Botimet KOHA. Në premierën e dokumentarit, atë fotografi të kornizuar, Malcolmit ia ka dorëzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Unë i kërkova stafit tim që ta shtypin dhe ta vendosin në një kornizë këtë fotografi, për ta shikuar bashkërisht dhe për t’ia dhuruar zotit Malcolm, sepse në pikëpamjen time kjo fotografi e ka fiksuar në një pamje leximin e historisë dhe bërjen e historisë njëkohësisht”, ka thënë kryeministri Kurti.

Sipas Kurtit, ky libër ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën. Aq më tepër që “Kosova: një histori e shkurtër”, sipas Kurtit, u shkrua pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike.

“Dhe kur më rastis të takoj e të bisedoj më thellë me diplomatë e politikanë të ndryshëm të huaj, e di që ato biseda edhe më herët edhe më vonë bëhen nëpër kancelaritë ndërkombëtare, mua më duket që edhe kur kemi paqe zhvillohet një betejë. Por kjo betejë nuk është midis njerëzve, por është midis librave. Dhe aq shpesh më bien në mend, sepse më duket që është betejë midis librave të Sir Noel Malcolm, pra Kosova dhe Bosnja një histori e shkurtër, dhe në anën tjetër një libër tjetër, që unë besoj humb betejën, ‘Balkan Ghosts’ i Robert Kaplan”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, prej kur u botua libri “Kosova: një histori e shkurtër”, e fitoi epitetin e një vepre kyç referenciale, për këdo që dëshiron të njihet më gjerë dhe më thellë me historinë e Kosovës.

Paraprakisht studiuesi e akademiku britanik Noel Malcolm ishte në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në maj të vitit 2016 kur edhe u promovua në shqip vepra e tij “Agjentë perandorakë” për familjet shqiptare Bruti dhe Bruni nga Ulqini.

Në fjalën e tij, të enjten, këtë e ka përmendur edhe drejtori i BKK-së, Fazli Gajraku. E ka falënderuar Malcolmin për krejt kontributin e tij për shqiptarët.

“Ju jeni nga zërat që i keni dhënë dritë historisë së Kosovës dhe shqiptarëve. Në çdo rresht të shkruar me të vërteta e fakte të paçrrenjoshme, asnjëherë më të qarta, vepra juaj ‘Kosova: një histori e shkurtër’ lexohet e njihet aq shumë dhe adhurohet si asnjë vepër tjetër”, ka thënë Gajraku.

Regjisori e skenaristi i dokumentarit, Mal Berisha, ka thënë se si ambasador i Shqipërisë në Britani të Madhe prej vitit 2012 deri më 2015 kishte pasur rastin të takonte shumë njerëz të shquar të atij vendi.

“Por ai që ishte më i çmuari për mua dhe për Kosovën është Sir Noel Malcolm. I bindur për veprën e jashtëzakonshme të Sir Noel Malcolmit për ne shqiptarët, mendova dhe besova se një film dokumentar për jetën dhe veprën të rrëfyer nga figurat e shquara akademike britanike e shqiptare ishte një detyrim dhe shprehje e mirënjohjes së thellë ndaj veprës së tij”, ka thënë midis të tjerash ai.

Pavarësisht telasheve që mund të ketë dokumentari si realizim, përmbajtja e tij është pos kronologji edhe vlerësim për veprën e Malcolmit, një prej studiueseve më të mëdhenj në zbardhjen e historisë ndërkombëtare në botë.

Etiketa: kosovemalkolmmbrojtjanoelsulmi
Shkrimi Mëparshëm

24 vjet nga vdekja e Ejup Statovcit, ‘arkitekti historik’ i Universitetit të Prishtinës

Shkrimi Vijues

Pa media dhe vetëm me një kandidat, Gjinushi rizgjidhet me 98% të votave në krye të Akademisë së Shkencave

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Pa media dhe vetëm me një kandidat, Gjinushi rizgjidhet me 98% të votave në krye të Akademisë së Shkencave

Pa media dhe vetëm me një kandidat, Gjinushi rizgjidhet me 98% të votave në krye të Akademisë së Shkencave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist