E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Një vepër monumentale për krimet serbo-sllave

19 Nëntor, 2024
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

(Recension mbi veprën “Krimet serbo-sllave mbi shqiptarët nga viti 1877 deri në fillim të shek. XXI” nga autorët Prof. Dr. Fahri Ramadani dhe Prof. Dr. Qerim Lita)

Nga Haxhi Ademi

Ditë më Shtëpia Botuese Logos-A në Shkup, botoi një vepër monumentale që pasqyron në mënyrë të detajuar krimet serbo-sllave, e shkruar nga autorët Prof. Dr. Fahri Ramadani dhe Dr. Qerim Lita. Kjo vepër monumentale ndjek një qasje kronologjike, duke ofruar një studim të hollësishëm mbi krimet dhe mizoritë e kryera ndaj shqiptarëve, nga fundi i shekullit të XIX-të deri në fillimin e shekullit të XXI-të.

E ndarë në tri pjesë, ajo sjell një përmbledhje të plotë të dhunës dhe terrorit sistematik të ushtruar ndaj shqiptarëve, duke përfshirë të dhëna historike, analiza dhe dëshmi të dokumentuara.

Pjesa e parë e veprës trajton“Krimet mbi Shqiptarët gjatë Krizës Lindore dhe Luftërave Ballkanike (1877-1913).”Kjo pjesë trajton periudhën e Krizës Lindore dhe ndikimin e saj mbi shqiptarët, të cilët përballeshin me dhunë sistematike, dëbime dhe shkatërrime të organizuara nga forcat serbo-malazeze, që synonin spastrimin etnik dhe ndryshimin demografik të trojeve shqiptare. Po ashtu, analizohet mënyra se si shtetet fqinjë përdorën propagandën për të përçarë shqiptarët dhe për të justifikuar pretendimet territoriale ndaj tyre. Luftërat Ballkanike (1912-1913) shënuan kulmin e masakrave dhe spastrimeve etnike ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe Mali i Zi, duke e bërë këtë një ndër periudhat më tragjike të historisë shqiptare.

Në pjesën e dytë vepra trajton “Krimet Serbo-Malazeze, Bullgare dhe Jugosllave (1913-1990)”, autorët trajtojnë dhunën e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në trojet e tyre. Gjatë sundimit serbo-malazez dhe bullgar (1913-1941), shqiptarët u përballën me terror, spastrim etnik dhe masakra, veçanërisht në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare.Në vitet e Luftës së Dytë Botërore (1941-1944), analizohen mizoritë e kryera nga çetnikët, bullgarët dhe partizanët jugosllavë, që përshkallëzuan dhunën dhe shtypjen ndaj shqiptarëve.Pas Luftës së Dytë Botërore (1945-1990), dhuna shtetërore jugosllave përfshiu arrestime masive, procese gjyqësore të montuara dhe shtypjen sistematike të çdo përpjekjeje për liri dhe autonomi, duke rënduar më tej pozitën e shqiptarëve në Kosovë.

Pjesa e tretë e veprës trajton “Shqiptarët përballë Terrorit Shtetëror Serb dhe Dhunës në Maqedoni (1990-2001)”.Kjo pjesë mbulon periudhën nga fillimi i viteve 1990 deri në fillimin e shekullit XXI, duke përfshirë krimet e fundit të kryera ndaj shqiptarëve. Në këtë periudhë, krimet serbe në Kosovë (1990-1999) përfshijnë masakra, spastrimin etnik dhe përdhunime sistematike, të cilat u realizuan nga regjimi serb gjatë luftës së Kosovës. Autorët gjithashtu analizojnë rolin e Kishës Ortodokse Serbe në mbështetje të ideologjisë së “Serbisë së Madhe”.Terrori serb ndaj shqiptarëve të Preshevës dhe Kosovës Lindore u intensifikua pas luftës së Kosovës, ku dhuna ndaj shqiptarëve në rajonin e Luginës së Preshevës vazhdoi me përmasa të tmerrshme. Në Maqedoni, dhuna e vitit 2001 dhe represioni ndaj popullatës shqiptare shihen si vazhdim i diskriminimit të shqiptarëve, me përfshirjen e vrasjeve dhe shtypjes sistematike të këtij grupi etnik gjatë periudhës 1990.

Vlerësime për veprën

Vepra “Krimet Serbo-Sllave mbi Shqiptarët” paraqet një analizë gjithëpërfshirëse dhe të thelluar të periudhave më të errëta të historisë shqiptare, duke trajtuar mizoritë që shqiptarët kanë përjetuar në kontekstin e ndryshimeve politike dhe shoqërore në Ballkan. Autorët ofrojnë një qasje të gjerë që ndihmon në kuptimin e mekanizmave të dhunës dhe të pasojave të saj në kontekstin historik, duke i lidhur ato me zhvillimet politike që kanë ndodhur në rajon gjatë periudhave të Krizës Lindore dhe Luftërave Ballkanike.

Vepra është e pasur me dokumentacion, pasi përdor një gamë të gjerë burimesh historike, dëshmish dhe dokumentesh arkivore, duke e bërë atë një kontribut të çmuar për historiografinë shqiptare. Kjo qasje e bazuar në burime të drejtpërdrejta dhe të besueshme, ofron një analizë të detajuar të krimeve që janë kryer ndaj shqiptarëve dhe dokumenton faktet që shpesh janë injoruar ose harruar nga historiografia tradicionale.

Në thelbin e saj, vepra nënvizon rëndësinë e kujtesës historike për shqiptarët, duke kërkuar ruajtjen e të vërtetës dhe përpjekjen për ndërgjegjësimin rreth krimeve të kryera ndaj tyre. Ky angazhim për të ruajtur kujtesën është thelbësor, jo vetëm për nderimin e viktimave, por edhe për ndihmën që jep në formimin e një shoqërie që është e vetëdijshme për tragjeditë e kaluara dhe për nevojën për drejtësi dhe pajtim.

Libri ofron një pasqyrë të detajuar dhe të argumentuar të tragjedive që kanë shoqëruar shqiptarët për më shumë se një shekull, duke ofruar një studim të thelluar të dhunës dhe krimeve të ushtruara ndaj tyre nga shtetet fqinjë gjatë periudhës së Krizës Lindore (shekulli XIX) dhe Luftërave Ballkanike (1912-1913). Autorët eksplorojnë strategjitë politike dhe ushtarake të Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë, duke analizuar përdorimin e dhunës, spastrimin etnik dhe pretendimet territoriale që këto shtete synonin përmes agresionit ndaj shqiptarëve. Burimet e shumta historike dhe faktet e paraqitura ndihmojnë në ndriçimin e këtyre periudhave të errëta dhe ofrojnë një kuptim të thelluar të pasojave të tyre.

Pjesa e Parë: Krimet mbi Shqiptarët në Krizën Lindore deri në Luftërat Ballkanike (1877-1912/13).Kjo pjesë trajton zhvillimet e Krizës Lindore të viteve ’70 të shekullit XIX, duke u përqendruar në krimet dhe shkatërrimin që shqiptarët përjetuan gjatë kësaj periudhe.

Kapitulli i parë analizon programet nacionaliste serbe, të cilat synonin shtrirjen territoriale dhe spastrimin etnik të shqiptarëve. Autori përshkruan gjenocidin shtetëror serb ndaj popullsisë shqiptare në rajonin e Nishit, ku mijëra shqiptarë u dëbuan me forcë ose u masakruan në mënyrë sistematike, duke pasqyruar politikën e dhunshme të Serbisë për të eliminuar shqiptarët nga këto territore.Një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj periudhe është trajtimi i përpjekjeve greke për të aneksuar territoret shqiptare dhe pushtimi i tokave shqiptare nga Mali i Zi. Këto ngjarje tregojnë koordinimin ndërmjet shteteve ballkanike për të dobësuar pozitat e shqiptarëve si një komb i bashkuar, duke ndërmarrë hapa për të penguar aspiratat e tyre për vetëvendosje dhe pavarësi.

Kapitulli i dytë përqendrohet në propagandën nacionaliste të vendeve fqinjë, e cila kishte për qëllim manipulimin dhe asimilimin kulturor të shqiptarëve. Kishat ortodokse dhe propagandat e organizuara serbe, greke dhe bullgare shihen si mekanizma për të çrrënjosur identitetin kombëtar shqiptar. Megjithatë, autori thekson qëndresën shqiptare, e cila, ndonëse përballë presionit të vazhdueshëm, mbeti një pengesë e fortë për realizimin e planeve asimiluese të këtyre shteteve.

Libri paraqet një narrativë të fuqishme mbi padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve, duke kombinuar analizën e thelluar historike me fakte të mbështetura në burime arkivore. Një nga karakteristikat më dalluese të librit është theksi i vendosur mbi gjenocidin si një praktikë shtetërore, e cila nuk u kufizua vetëm në periudhat e luftës, por vazhdoi edhe në kohë paqeje, duke shfaqur vazhdimësinë e një politike të organizuar që synonte shkatërrimin e shqiptarëve si entitet kombëtar. Kjo vepër kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit për krimet historike dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive.

Pjesa e dytëfokusohet në masakrat, spastrimin etnik dhe përpjekjet për asimilim të dhunshëm nga ana e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, duke ofruar një pamje të errët të historisë shqiptare të kësaj periudhe. Autoret detajojnë gjenocidin serb dhe malazez ndaj shqiptarëve gjatë Luftërave Ballkanike. Konvertimi i dhunshëm fetar, në territoret e pushtuara, serbët përdorën dhunën për të detyruar shqiptarët të braktisnin fenë e tyre dhe të pranonin krishterimin ortodoks. Spastrimi etnik dhe masakrat, ndaj shqiptarët në krahinën e Lumës dhe Dibrës u përballën me dhunë ekstreme, me mijëra viktima dhe dëbime masive nga serbët dhe malazezët, të cilat i nënshtruan këto popullata në një periudhë të dhimbshme të historisë së tyre.

Përveç këtyre, autoret përshkruajnë dhe mizoritë greke në jug të Shqipërisë, ku popullsia shqiptare përjetoi persekutime sistematike dhe abuzime, përfshirë vrasje dhe dëbime. Këto veprime kishin si qëllim ndryshimin e strukturës demografike të këtyre territoreve dhe eliminimin e pranisë shqiptare.Autoret theksojnë vazhdimësinë e dhunës ndaj shqiptarëve pas përfundimit të Luftërave Ballkanike.

Masakrat në Rugovë, Plavë dhe Guci: Këto rajone u përballën me një shtypje të ashpër, ku dhuna ndaj civilëve u përdor si mjet për të mbajtur kontrollin mbi këto territore shqiptare. Shkatërrimi i jetës dhe pasurisë ishte një mjet për të ushtruar presion mbi shqiptarët dhe për të kontrolluar hapësirat që ata konsideronin si të tyret. Autoret theksojnë krimet serbe në disa zona specifike, duke i dhënë vëmendje të veçantë masakrave të ndodhura:Zagori-Dumnicë në Vushtrri, shqiptarët e këtij rajoni përjetuan një masakër brutale, e cila la pasoja të thella në komunitet, duke ndikuar negativisht në identitetin dhe ndjenjat e sigurisë të banorëve të kësaj zone. Prapashticë dhe Keçekollë: Në këto zona, burimet shqiptare dokumentojnë masakra të tjera që theksojnë mizoritë e organizuara nga shteti serb, të cilat kishin për qëllim shkatërrimin e çdo kundërshtimi ndaj pushtetit dhe largimin e shqiptarëve nga këto territore.

Shpërngulja e Popullsisë Shqiptare (1912-1941)-Autoret analizojnë shpërnguljen masive të shqiptarëve(1912-1941)duke e konsideruar atë si një pjesë të pandashme të politikës serbe për ndryshimin e përbërjes etnike të Kosovës dhe rajoneve përreth. Marrëveshjet ndërkombëtare dhe presioni shtetëror mbi shqiptarët për të emigruar ishin mekanizma të një politike të mirëorganizuar, e cila synonte dobësimin e pozitat shqiptare në rajon dhe forcimin e kontrollit të shteteve fqinjë mbi territoret shqiptare. Shpërnguljet masive drejt Turqisë dhe shtetit shqiptar: Politikat shtetërore dhe marrëveshjet ndërkombëtare favorizonin shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve, duke çuar në humbjen e popullsisë shqiptare nga këto rajone dhe duke shkaktuar dëme të thella në strukturat sociale dhe ekonomike të atyre zonave. Në këtë kontekst, libri paraqet një analizë të thelluar të politikave shtetërore që synonin eliminimin e shqiptarëve nga këto rajone dhe përdorimin e forcës për të realizuar aspiratat ekspansioniste të shteteve ballkanike.

Kjo pjesë e librit është një dëshmi historike mbi krimet dhe dhunën e pandërprerë ndaj shqiptarëve në periudha të ndryshme. Analiza është e pasur me detaje dhe burime arkivore, duke e bërë atë një kontribut të rëndësishëm për kuptimin e politikave shtypëse të fqinjëve ballkanikë. Në të njëjtën kohë, autori ofron një portret të qartë të qëndresës shqiptare, e cila, përkundër dhunës dhe përpjekjeve për asimilim, mbeti një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Kapitulli VII i veprës së Dr.Fari Ramdanit dhe Dr. Qerim Lites, trajton periudhën pas Rezolutës së Informbyrosë (1948), kur shqiptarët në Jugosllavi përjetuan shtypje të ashpër politike dhe shoqërore. Autoret përshkruajnë një periudhë të karakterizuar nga dhuna shtetërore, shpërnguljet e dhunshme dhe masat e asimilimit, duke i dhënë kësaj pjese të historisë një qasje analitike dhe faktike.

Autoret shpjegojnë se pas prishjes së marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, shqiptarët në Kosovë dhe viset e tjera u përballën me një valë të re represioni. Arrestime masive dhe procese gjyqësore: Të ashtuquajturat “elemente armike” u dënuan për akuza të fabrikuara për bashkëpunim me regjimin sovjetik. Mijëra shqiptarë u detyruan të shpërngulen drejt Turqisë, duke u përpjekur të zëvendësoheshin me popullsi serbe dhe malazeze. Çdo shfaqje e identitetit kombëtar shqiptar u trajtua si kërcënim për integritetin e shtetit jugosllav dhe u shoqërua me masa represive.

Një kapitull i veçantë i kushtohet marrëveshjeve jugosllavo-turke që lehtësuan shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia drejt Turqisë(1953-1990). Kjo politikë kishte për synim dobësimin e pranisë shqiptare në rajon dhe forcimin e kontrollit serb. Shifrat dëshmojnë për një spastrim gradual demografik, ndërsa autorët nënvizojnë ndikimin e kësaj lëvizjeje në shoqërinë shqiptare, duke e theksuar pasojën e saj të drejtpërdrejtë në strukturat sociale dhe ekonomike të Kosovës dhe Maqedonisë.

Një temë e ndjeshme dhe pak e studiuar është asimilimi i shqiptarëve ortodoksë në Rekën e Epërme. Përmes politikave të kombëtarizimit sllav, autorët tregojnë se një pjesë e popullsisë shqiptare ortodokse humbi identitetin kombëtar dhe u sllavizua me forcë. Kjo periudhë e asimilimit ka lënë pasojë të thella në strukturat shoqërore të këtij grupi dhe ka ndryshuar dinamikat e identitetit kombëtar të shqiptarëve ortodoksë.

Kapitulli VIII fokusohet në protestat shqiptare të vitit 1968, një moment historik i rëndësishëm për ndërgjegjësimin kombëtar. Demonstratat nisën në Prishtinë dhe u përhapën në qytete të tjera të Kosovës dhe Tetovë, duke shfaqur kërkesat për barazi politike dhe kulturore. Protestat e vitit 1968, të udhëhequra kryesisht nga studentët, kërkuan:Njohjen e Kosovës si republikë brenda Jugosllavisë, Hapjen e universiteteve dhe shkollave shqipe, Barazi të plotë për shqiptarët në sistemin politik jugosllav. Tetovë, demonstratat u shoqëruan me një valë të shtypjes nga autoritetet maqedonase, të cilët përdorën mjete represive për të shuar lëvizjen. Një numër i madh demonstruesish, përfshirë figura të rëndësishme intelektuale dhe studentë, u burgosën dhe u persekutuan. Shtypi republikan dhe ndërkombëtar pasqyroi me shqetësim këto ngjarje, duke i dhënë një jehonë të gjerë çështjes shqiptare dhe duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare për shtypjen e shqiptarëve në Jugosllavi.

Autoret në këtë vepër sjellin një pasqyrë të qartë dhe gjithëpërfshirëse të politikave shtypëse jugosllave ndaj shqiptarëve. Duke analizuar dhunën, shpërnguljet dhe luftën për identitet, vepra kontribuon në pasurimin e studimeve mbi të drejtat kombëtare dhe politike të shqiptarëve në Jugosllavi. Përshkrimi i periudhës pas Rezolutës së Informbyrosë dhe roli i demonstratave të vitit 1968 janë trajtuar me një qasje të balancuar dhe të dokumentuar mirë.

Pjesa e tretë e veprës së autorëve Dr. Fari Ramdani dhe Dr. Qerim Lipa përqendrohet në një periudhë tragjike për shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni, duke trajtuar terrorin shtetëror serb gjatë viteve 1990-1999 dhe diskriminimin e shqiptarëve në Maqedoni deri në vitin 2001.

Kapitulli XI: Shqiptarët përballë Terrorit Shtetëror Serb në Vitet 1990, ky kapitull analizon ngritjen e nacionalizmit serb, të përkrahur nga elitat intelektuale dhe Kisha Ortodokse Serbe, dhe pasojat e tij mbi shqiptarët e Kosovës. Autorët argumentojnë se nacionalizmi serb,që shpërtheu në fund të viteve 1980, kishte për qëllim dominimin etnik dhe politik të serbëve në Jugosllavi, me fokus të veçantë në Kosovë. Ky nacionalizëm u mbështet nga elitat politike dhe intelektuale, dhe pati një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e shqiptarëve të Kosovës.

Suprimimi i Autonomisë së Kosovës (1989): Heqja e statusit autonom të Kosovës ishte një hap kritik që çoi në izolimin dhe diskriminimin e shqiptarëve. Ky veprim erdhi si pasojë e një politike që synonte minimin e të drejtave të shqiptarëve dhe përforcimin e ndikimit serb në rajon. Krijimi i një sistemi ku shqiptarët u përjashtuan nga institucionet publike dhe ekonomike, përforcoi shtypjen sistematike. Autorët përshkruajnë me detaje ndarjen etnike dhe ndëshkimin që shqiptarët përjetuan në këtë periudhë.Autorët vlerësojnë rolin e Klerit Ortodoks Serb dhe intelektualëve serbë si mbështetës aktivë të politikave represive dhe ideologjisë së “Serbisë së Madhe”.

Kapitulli XII: Terrori Serb mbi Shqiptarët e Kosovës (1998-1999), kapitulli analizon kulmin e dhunës gjatë Luftës së Kosovës, përfshirë masakrat, përdhunimet sistematike dhe dëbimet e dhunshme. Autorët dokumentojnë me hollësi krimet kundër njerëzimit, përfshirë masakrat në Reçak, Izbicë, Mejë dhe fshatra të tjera, të kryera nga forcat serbe. Këto ngjarje janë pasqyruar me detaje, duke theksuar shkallën e brutalitetit dhe planifikimin e masakrave. Ky kapitull ndalet te përdhunimet masive, të cilat autorët i shohin si një pjesë të planit të serbizimit dhe përçmimit të shqiptarëve. Përdhunimet u përdorën si një mjet për të demoralizuar dhe shkatërruar moralin e popullsisë shqiptare. Pasojat e strategjive serbe për të fshehur të dhënat e masakrave dhe vrasjeve masive tregojnë përpjekjet për të shmangur përgjegjësitë ndërkombëtare. Autoret analizojnë metodat që përdorën forcat serbe për të fshehur dëshmitë dhe për të shmangur ndjekjen penale. Autorët theksojnë se më shumë se 800,000 shqiptarë u detyruan të linin shtëpitë e tyre gjatë Luftës së Kosovës, një ndër veprat më të rënda të spastrimit etnik të shekullit XX. Dëbimi i dhunshëm ka lënë pasojë të thella në strukturat sociale dhe ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e shqiptarëve në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë, autorët përfshijnë dëshmi të serbëve që pranojnë krimet e kryera, duke i dhënë veprës një dimension të veçantë të të vërtetës historike. Dëshmitë nga personat që kanë qenë pjesë e këtyre krimeve ndihmojnë në vërtetimin e fakteve dhe ofrojnë një pasqyrë më të thellë të dhunës.

Kapitulli XIII: Diskriminimi i Shqiptarëve në Maqedoni (1990-2001), ky kapitull përqendrohet te sfidat me të cilat përballeshin shqiptarët në Maqedoni gjatë viteve 1990 dhe luftës së vitit 2001.Në vitet 1990, shqiptarët u burgosën për shkak të veprimtarisë së tyre politike dhe kërkesave për të drejta kombëtare. Autoret analizojnë veprimet represive të shtetit maqedonas ndaj shqiptarëve që kërkonin barazi dhe të drejta të plota për popullsinë shqiptare. Autorët ndalen në detaje te viktimat civile të shqiptarëve gjatë përplasjes mes forcave maqedonase dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), duke evidentuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ndikimin e luftës në popullsinë shqiptare. Vrasjet dhe krimet e tjera gjatë kësaj periudhe ishin një vazhdim i politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Vepra kulmon me një analizë gjithëpërfshirëse të politikave antishqiptare në Ballkan, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm për njohjen dhe dokumentimin e gjenocidit, represionit dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve. Në përfundim, autorët theksojnë rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, si dhe mbështetjen për drejtësi dhe të drejtat njerëzore.

Kjo vepër është një kontribut i vlefshëm për historiografinë shqiptare dhe për ndriçimin e padrejtësive të kryera ndaj shqiptarëve gjatë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Vepra jo vetëm që dokumenton faktet, por sfidon interpretimet tradicionale, duke e vendosur çështjen shqiptare në qendër të debatit historik. Për lexuesin shqiptar, ky libër është një thirrje për të ruajtur dhe rikthyer kujtesën historike si një detyrim ndaj brezave të ardhshëm.

Referencat dhe burimet e përfshira në vepër i japin asaj kredibilitet të lartë, duke e bërë një kontribuues të çmuar në historiografinë shqiptare dhe ballkanike.

(Autori është Doktor i Shkencave të Historisë – Bashkëpunëtor i Lartë Shkencor për Shek. XX në Institutin e Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë)

Etiketa: krimetmonumentaleserbosllaveveper
Shkrimi Mëparshëm

Shqipëria jonë e vogël bën edhe njëherë jehonë globale

Shkrimi Vijues

“Kënga e sprasme e Balës”, dorëshkrimet nga gjyshi dhe i ati te Gavril Dara i Riu

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri
Kryesore

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
“Kënga e sprasme e Balës”, dorëshkrimet nga gjyshi dhe i ati te Gavril Dara i Riu

“Kënga e sprasme e Balës”, dorëshkrimet nga gjyshi dhe i ati te Gavril Dara i Riu

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist