E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Një dekadë nga ikja e Skënder Drinit, nga lamtumira e heshtur e trazimtare e një pene majëmprehtë

18 Dhjetor, 2024
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Albert Vataj

U bënë 10 vote që ai është larguar, për të lënë pas një emër që e skaliti hirshëm dhe një vepër që peshon në traditën e shqipshkrimit. Ikën për të mbetur një kujtesë që thotë shumë. La Shkodrën, pasi ajo e kishte lënë atë zemërlënduar.

E brakti përgjithmonë këtë qytet, i cili sipas tij “…të fut ne mendime të thella dhe të trishton. Të trishton sepse nuk jeton si nje qënie e gjallë, por si një arkiv që ngërthen në vetvete 2500 vjet histori. Dremit në këtë lëmsh të gjatë kohërash dhe mbrohet me këtë lëmsh të gjatë kohërash. Djepi i kulturës, djepi i kësaj dhe asaj… Mund të ketë qene po tani i ka mbetur fëmija në djep! E fikëm, e morëm në qafe kete qytet, duke e mbrojtur me histori.”

“Shkodra duhet të vështrojë përpara, pa e harruar kurrsesi të kaluarën e saj dhe pa e kthyer kurrsesi në mit atë.” këshëlloi ai në një shkrim të publikuar në “Koha Jonë”, 22 vite më parë, tamam sikur të shkruante sot. Megjithatë ai iku pa pritur përmbushjen e porpsis së tij.

Skënder Drini, është një nga largimet e atyre që marrin në udhën pa kthim, shumë më pak se ç’lënë. Është gjithnjë një ikje e pakohë, një lamtumirë që lë zemra të krisura e dhimbje të tendosura. E tillë ishte ikje e tij, e shkrimtarit dhe intelektualit, njeriut të përkorë e shpirtit të lënduar, qytetarit të mirë e ngadhënjimtarit të paepur.

Iku si gjithë të tjerët, por ajo që la pas ishte ajo që do ta mbajë përgjithnjë këtu mes nesh, vepra. Një vepër që u shkrua në dy kohë dhe mbeti vlerë e përgjithmonshme.

Në agun e 16 dhjetorit 2014, pas një kome disaditore ka ndalur zemra e shkrimtarit Skënder Drini. Shërbim i reanimator i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nuk ka mundur ta mbajë në jetë zemrën e 79-vjeçarit, që u shua duke u këputur bashkë me gjethet e mbrame të fundvjeshtës.

Prej mëse dy javësh, i sëmbuar nga lëndimet agresive të shëndetit, ai ishte ndarë nga Shkodra për t’u lënë dorzanë mjekëve të Kardiologjisë në QSUT, të cilët e diagnostikojnë me një sëmundje koronare. Për ironi të fatit, pas tre ditëve të ardhjes në Tiranë ai goditet nga një atak cerebral duke rënë në koma, prej nga nuk do të dilte më.

Voskopoja ku ai u lind më 1935-ën, Shkodra ku ai jetoi me bashkëshorten dhe solli në jetë pothuaj pjesën më të madhe të kolanës së tij krijuese, mishëruan në këtë gjenezë kumtesh të zëshme ngadhnjimtarin në një të tashme harrimi.

Ndërsa ai merr rrugën e përjetësisë, më ndërmendet kur e takova sfundiherë para do vitesh në një kafe mëngjesore në Shëngjin, bashkë me mikun tim, Tonin Çobani. Nuk më shqitet ai portret, ai zë që sipas kolegut Xhahid Bushati, ngjan si një serenatë e harruar korçare, por edhe si një jare shkodrane ende e pamësuar deri në fund…

Ai ishte tekstshkrues i veçantë dhe një prej zërave më origjinalë të letërsisë sonë. Skënder Drini aktin e tij krijues e ka të kurorëzuar në caqet e dy epokave, duke mbetur gjithherë i njëjti në mëtim e ngjizje. Në periudhën e socrealizmit, krijimtaria e tij ka kulminacionet e veta, siç janë romanet “Vraje tradhtinë”, “Shqipja e kreshtave tona”, “Shembja e idhujve”, “Midis dy kohëve”, “Bajram Curri”, “Rruga e njeriut”, “Kirurgët”, “Njerëzit dhe deti” etj., vëllimet me tregime: “Tregimet e së shtunës”, “Tregimet e veriut”, “Kompania e katërt” (tregime për fëmijë, disa prej të cilave janë përdorur si librete filmash) etj. Pas viteve ’90, viteve të transformimeve të hovshme, Skënder Drini ka sjellë në jetë romanet “Eklipsi i hënës”, “Ishulli i qetë”, “Nata është grua”, “Korbi”, “Parajsa e gjenive”, “Planeti i lodhur” etj., disa vëllime me tregime ndër të cilët spikat “Klas”, libri mjaft interesant me aforizma “Përballje” dhe dy vëllime me shkrime publicistike.

Kjo krijesë e paepur e vullnetlirë diti dhe mundi të ishte vetvetja në kapërcyell të kohërave dhe të ndryshesave që e goditën thekshëm tabanin e vlerave të njimenta të letrave shqipe, duke e lënduar edhe ëndrrën dëshiruese të këtij shkrimtari sqimatar. Vepra e Skënder Drinit ngërthen në vetvete larmi tematikash e motivesh, në qendër të të cilave ai sendërton njeriun e bashkëkohjes dhe individin e dimensioneve historike, jetësimi i të cilave domosdo duhet të kalonte përmes një kalvari të gjatë përpjekjesh dhe sprovash.

Botimet e tij zanafillore, edhe pse për jetën dhe botën e fëmijëve, zgjuan interes dhe kumtuan se në skenën e letërsisë shqiptare po gufonte një zë i veçantë, një syth mëtimesh dhe andjesh të epërme krijuese. Më pas, kjo pemë harliset në ciklin e saj vegjetativ, vijnë botimet e tjera, vëllimet me tregimet e veçanërisht romanet. Krejtkëto kapërcyen pritshmërinë duke ardhur si befasi krijuese.

Lexuesit e vëmendshëm dhe kritika panë në këto vepra një stil e ngjyrim emocional të veçantë. Qëmtuan se si ndërthureshin harmonikisht tek ai shkrimtari, historiani, filozofi, analisti e politologu, një shkrimtar potent që sillte me art e kulturë realitete të ndryshme historike e bashkëkohëse, të mbështjella me një tis filozofik e frazë ekspresive që të bënte për vete.

Duke qëmtuar në tjetër dimension të korpusit të këtij personazhi, mëtojmë se Skënder Drini përgjatë viteve 1992-1997 ka shërbyer si diplomat në Turqi, sekretar i parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Në rrafshin kultural gjejmë tek ky ngulmëtar dijetues, poliglotin. Gjuhët që ai zotëronte ishin italishtja, frëngjishtja, turqishtja, anglishtja, serbo-kroatishtja dhe rusishtja. Shkrimtari Skender Drini është laurat i Çmimit të Republikës.

Në konkursin mbarëkombëtar të shpallur para disa vitesh nga gazeta “Drita”, Skënder Drini me tregimin “Korbi”, i cili më vonë jetësohet në roman me të njëjtin titull, fitoi çmimin e parë. Për vitin 2013, ai u votua në faqen e shoqatës së spektakleve “Buna1” në internet, si shkrimtari më i mirë i vitit. Për shumë kritikë, Skënder Drini ishte një gur themeli në prozën shqiptare bashkëkohëse. Moikom Zeqo e ka renditur veprën e Skëndër Drinit krahas Petro Markos, Jakov Xoxës, Dritëro Agollit apo edhe Ismail Kadaresë. Sipas tij, Skënder Drini u ka dhënë shumë interesave atdhetare të shqiptarëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës edhe më tej. Zeqo në një të përditshme ka cituar ndër të tjera se “Ajo që më ka habitur te ky njeri, është se ky kishte një status me ekonomi të mjeruar”.

Duke patur një pension të vogël vetë, dhe gruaja duke mos patur pension fare, ai nuk ishte ankuar asnjëherë. Por megjithatë shumë njerëz e kanë dashur dhe e kanë ndihmuar që të botojë librat. Librat nuk botoheshin pa para dhe miqtë e shokët, duke e njohur nga afër dhe duke ia njohur vlerat e tij artistike, e kanë ndihmuar që t’i botonte. Libri i fundit me tregime i Skënder Drinit është botuar nga “Zenit” dhe titullohet “Klas”, libër i cili mbyll kolanën e këtij dishepulli të letërsisë shqipe, këtij veprimtari të paepur dhe iluminist.

Dhe vjen një ditë që hapat e lehtë të këtij burri që duket se gufon prej legjendash, ndalen. Zënë të shtangen si në një shkrepje, e mbramja shëtije nëpër Shkodër. Nuk bën më përpara, barra e rëndë e halleve dhe heka e përditshme, e një burri me një grua të sëmurë prej shumë vitesh, puna dhe shërbesa e palodhur e të cilit, më shumë se asnjë zemër, thyejnë atë të Karolinës, dashurisë së tij të madhe, dhimbjes së tij të trishtë. Ka humbur edhe Shkodra, qyteti që u rrit dhe jetoi me të, qyteti i cili iu bë prehër, e varr.

E pakohë ishte kjo ikje, si krejt ata që largohen duke lënë pas, veç gërryerjes së trishtimit që sjell ndarja, një zgrof pengjesh e t’pamundunash që thyhen bashkë me shkulmin e mbramë të frymës.

Etiketa: albertdrinipervjetoriskendervataj
Shkrimi Mëparshëm

1 shekull nga lindja e At Zef Pllumit! Rrëfimet që nuk shuhen, si testament i fuqishëm i së vërtetës historike

Shkrimi Vijues

92 vjet nga lindja e ikonës së kinematografisë shqiptare, Tinka Kurti

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
92 vjet nga lindja e ikonës së kinematografisë shqiptare, Tinka Kurti

92 vjet nga lindja e ikonës së kinematografisë shqiptare, Tinka Kurti

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist