• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Nis puna për abetaren e përbashkët me Kosovën. Ja si do të organizohet konkursi për tekstin e vetëm

Vinny nga Vinny
12 Janar, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
30
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Fëmijët që prekin për herë të parë bankat e shkollës në vitin 2022-2023 do të mësojnë me një tekst të vetëm.

Por shtëpitë botuese që do të punojnë për ta hartuar atë do të jenë dy, në Shqipëri e Kosovë. Kjo përcaktohet në udhëzuesin e hartuar me procedurat e organizimit të konkursit për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, firmosur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

PROCEDURA

Hartimi dhe botimi i tekstit të abetares së re që do të vlejë për 7-vjeçarët në Shqipëri e Kosovë do të bëhet përjashtimisht nga procedura e ndjekur për tekstet e tjera. Një komision i posaçëm do të ngrihet për të vlerësuar ofertat më të mira, që duhet të vijnë jo nga një shtëpi botuese, por dy të tilla partnere, në Shqipëri e Kosovë. “Shtëpitë botuese fituese, partnere nga të dyja vendet, janë përgjegjëse për sigurimin e tekstit ‘Abetare’ për vitin shkollor 2022-2023 e në vijim”, citohet në udhëzimin e firmosur në 24 dhjetor të 2021-shit, ndërsa ankesat bëhen pranë komisionit përkatës të të dyja shteteve. Ky i fundit, veç të tjerash, do të hartojë një rregullore të posaçme ku përcaktohen detajet e përzgjedhjes së tekstit fitues, nga kriteret për të marrë pjesë në garë e deri te mënyra se si do të bëhet vlerësimi i dorëshkrimeve të “Abetares”.

Si rregull, teksti i unifikuar merr fillimisht “bekimin” e shumicës së votave të anëtarëve të komisionit të përbashkët dhe në fund atë të ministrave përkatës të Arsimit në Shqipëri e Kosovë. Procesi drejt tekstit unik do të marrë kohën e vet, duke qenë produkt i shumë takimeve e konsultimeve midis palëve. Barrën financiare për këtë do ta mbajë Ministria jonë e Arsimit, duke qenë edhe iniciatorja e këtij procesi. Një gjë e tillë bëhet e qartë edhe në udhëzim. “Shpenzimet për mbarëvajtjen e punës së anëtarëve përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në komisionin e përbashkët, përfshirë udhëtimin, akomodimin dhe dietat për realizimin e takimeve të përbashkëta, mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, sipas legjislacionit në fuqi”.

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 29 nëntor 2021, kreu i qeverisë, Edi Rama, dha lajmin e “ABC”-së së vetme që duhet dhe do ta mësojnë të vegjlit që jetojnë në trojet shqiptare, duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor 2022-2023. Për ekspertët e arsimit, ai libër nuk do të jetë thjesht një tekst, por një monument kulture. Madje, kjo nismë do të hapë rrugën drejt pasjes së një teksti dixhital që sot është prirje e kohës dhe që do t’i shërbejë të mësuarit të gjuhës shqipe në distancë.

Shkrimi Mëparshëm

Racizëm pa “doreza” nga gazetari grek: ‘Kush kapet me armë dihet që është shqiptar’

Shkrimi Vijues

“Fut policinë se mbaroi Basha” / Çlirim Gjata “i përvishet” Baton Haxhiut: 6 herë e ke marrë Ramën në telefon

Shkrimi Vijues

"Fut policinë se mbaroi Basha" / Çlirim Gjata “i përvishet” Baton Haxhiut: 6 herë e ke marrë Ramën në telefon

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

6 Mars, 2026
Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

6 Mars, 2026
Ish-Sarajet e Toptanëve do bëhen Muze i Islamit

Ish-Sarajet e Toptanëve do bëhen Muze i Islamit

6 Mars, 2026
Serbia është “krijuar” nga shqiptarët

Serbia është “krijuar” nga shqiptarët

6 Mars, 2026
Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

6 Mars, 2026
Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

6 Mars, 2026
Ish-Sarajet e Toptanëve do bëhen Muze i Islamit

Ish-Sarajet e Toptanëve do bëhen Muze i Islamit

6 Mars, 2026
Serbia është “krijuar” nga shqiptarët

Serbia është “krijuar” nga shqiptarët

6 Mars, 2026
Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

5 Mars, 2026
“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

5 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.