E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Nëna Terezë u angazhua që njeriu të mos i ngjajë një skeleti të zhveshur nga ndjesia hyjnore

5 Shtator, 2024
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Prof. dr. Skender ASANI

Nga data 26 gusht deri më 5 shtator, bëmë një një bashkëudhëtim rajonal me figurën e Nënës Terezë, i quajtur figurativisht “Drita e Gonxhës”, duke dashur që me këtë veprim të dëshmojmë se i përkasim vizionit të kësaj gruaje me zemër të madhe dhe me shpirt të pasur. Nga Shkupi, aty ku kishte lindur Gonxhe Bojaxhiu- Nëna Terezë, deri në Tiranë, aty ku prehen eshtrat e nënës dhe motrës së saj, ky bashkëudhëtim nuk ishte thjeshtë një lëvizje rutinore vetëm sa për të shënuar disa nga stacionet e rëndësishme të jetës dhe veprës së saj, por mbi të gjitha ishte intenca që të integrojmë në praktikat tona të mendimit dhe veprimit frymën dhe kauzën e flijimit për tjetrin që ajo e përfaqësoi gjatë gjithë jetë së saj.

Hapi i parë dhe më i qëlluar që këto praktika të jenë pjesë e filozofisë sonë sociale e humane, ishte themelimi i Departamentit për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me çka vendosëm një standard vlerësimi për një figurë të veçantë, siç ishte Nën Terezë. Pa këtë standard nuk mund të poretendojmë se po bëjmë mjaft për këtë figurë të madhe, sepse vetëm duke e ngritur në rrafsh institucional nderimin dhe përkushtimin ndaj saj, mund të themi se e kemi shlyer një pjesë të borxhit moral që kemi ndaj saj. Për rrjedhojë, ky nderim dhe përkushtim, me kalimin e kohës, nga viti në vit, , ka ardhur duke marrë pamje dhe fizionomi, qoftë në formë të një manifestimi të cilin tash e katër vite e mbajmë, qoftë në formë të botimeve e publikimeve të ndryshme e të veçanta, përfshi edhe revistën e specializuar, me emër simbolik

“Drita e Gonxhës”, një platfomë kjo që do të shërbejë si data-bazë e ideve dhe të dhënave të vlefshme të autorëve të ndryshëm mbi jetën dhe veprën e Nënës Terezë.

Jehona e një ngjarjeje asnjëherë nuk mund të marrë dhenë, nëse fuqia e asaj ngjarjeje kufizohet vetëm në suaza të ngushta të fushëveprimit. Duke e ditur këtë ligj të fizikës, ne u kujdesëm që të gjitha veprimtarive tona lidhur me Nënën Terezë t’u japim impakt më të gjerë rajonal e gjithëpërfshirës, përfshi edhe qendrat tona shpirtërore-katolike të Kosovës e Shqipërisë si dhe një numër të madh pjesëmarrësish nga fusha e jetës publike, duke filluar nga personalitetet më të larta shtetërore, diplomatë të huaj, e deri te figura të rëndësishme të kulturës e dijes në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë.

Paqe, dashuri, flijim për tjetrin – ky ishte trekëndëshi brenda të cilit lëvizi e gjithë kauza etike e humane e Nënës Terezë. Ajo ishte e bindur se pa paqe, pa dashuri dhe pa flijim për tjetrin nuk mund të ketë harmoni tokësore dhe prehje hyjnore. Të jetosh me barrën që askush nuk ta ngarkon në shpinë, përpos ndërgjegjja jote që të jesh në shërbim të të tjerëve, është akti më sublim i flijimit dhe sakrificës njerëzore që Nëna Terezë me vetëdije të plotë i shndërroi në aksioma të të menduarit dhe vepruarit.

Paqa ka çmim shumë të lartë, por për paqen, sipas Nënës Terezë, duhet luftuar me dashuri, e jo me armë. Fushëbetejat paqësore janë shumë më domethënëse se sa fushëbetejat ushtarake, sepse vetëm paqja është burim i begative tokësore, kurse luftërat dhe konfliktet e rrezikojnë ndjeshëm zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit. Mbi këto postulate etike e humane u mbështet edhe filozofia dhe teologjia e Nënës Terezë e cila autoritetin e saj e shfrytëzoi në rritjen e ndërgjegjes njerëzore, por edhe në takime me burrështetas të ndryshëm, për parandalimin e konflikteve, si predispozitë e krijimit të kushteve për një botë të qetë e të lumtur.

Ndonëse ishte një figurë e madhe me ndikim planetar, Nëna Terezë nuk pati ndonjë protokoll strikt në aktivitet e saj, sepse gjithçka që ajo bënte për të sëmurët, të varfrit dhe të vetmuarit, nuk duronte protokoll, nuk duronte burokraci. Kjo mënyrë e të vepruarit, ishte e kundërta e praktikave zyrtare, sepse dora e ngrohtë dhe buzëqeshja e saj ishin mekanizmat magjikë që ndikonin shumë më shumë në këndelljen shpirtërore të njerëzve, se sa çdo lloj ndihme tjetër që bëhej me pompozitet nga autoritetet zyrtare. Me këtë ajo dëshmoi se natyra njerëzore ka nevojë më tepër për anën shpirtërore sa sa materiale dhe njeriu pa komponentin shpirtërorë është një skelet që lëviz me komandën e atyre që kontrollojnë vullnetet njerëzore. “Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”, thoshte ajo. Prandaj, Nëna Terezë u angazhua që njeriu të mos i ngjajë një skeleti të zhveshur nga ndjesia njerëzore, sepse kur njeriut i mungon njerëzorja ai shndërrohet në vegël që në mënyrë mekanike bën veprime jo të duhura. Vetëm njerëzorja, sipas Nënës Terezë, individin e bën të madh dhe jo pushteti. Prandaj ajo kur takohej me burrështetas, ata i trajtonte pa glamurozitetin dhe pompozitetin e nevojshëm për takime të tilla, ndërkaq edhe burrështetasit kur takoheshin me të, i nënshtroheshin disi famës që ajo kishte. Ish-kryeministrja e Indisë, Indira Gandi, pas takimit me të kishte thënë: “Të takosh Nënë Terezën do të thotë të përjetosh ndjenjën e inferioritetit dhe atë të pushtetit të madh të mirësisë dhe të fuqisë së dashurisë”. Kjo edhe për faktin se Nëne Tereza nuk e pranoi asnjëherë famën si nocion që do ta bënte atë të rëndësishme , sepse ajo shpesh thoshte se gjithçka e bënte e bënte për hir të dashurisë së Zotit. “Jam një laps i vogël në duart e Zotit. Ai më përdor për të shkruar atë që dëshiron…”, shprehej ajo.

Jemi me fat, por edhe me përgjegjësi që jetojmë në epokën e Nënës Terezë, sepse nuk mjafton vetëm ta përmendim emrin e saj në raste të ndryshme që ndërlidhen me data të rëndësishme të jetës dhe veprës së saj, por edhe ta ngremë nivelin e kujdesit dhe përkushtimit ndaj saj, duke e bërë këtë nivel sa më të dinjitetshëm dhe sa më të kompletuar në pikëpamje institucionale, një përpjekje kjo që tash më është bërë pjesë e filozofisë sonë menaxhuese si ITSHKSH dhe si Departament për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë.

Etiketa: humanisteneneshenjterimishqiptaretereza
Shkrimi Mëparshëm

Patrioti myzeqar, që qepi flamurin kuq e zi, të cilin e ngriti Ismail Qemali në Vlorë, më 28 nëntor 1912

Shkrimi Vijues

Dita e Bamirësisë! Bota shënon 8-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist