E premte, 12 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Klarinetisti Josif Shukallari në festiovalin Ballkan Trafik 2012 Bruksel

Fundi i vitit po afron dhe me këtë rast edhe artistët  krijues e interpretues të trashëgimisë  sonë kulturore bëjnë bilancin e punës së tyre duke evidentuar  e inkurajuar ato vlera që sollën në skenë apo në veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare. E ndërsa   po mendoja të sillja në mendje disa prej tyre veçanërisht në ato veprimtari  ku është pjesë edhe CIOFF Albania,më doli parasysh  klarinetisti  i Sazeve të Përmetit “ Mjeshtër i madh “, miku im Josif Shukallari, të cilin e kam parë të jetë shumë aktiv ne dhjetra veprimtari promovuese i cilësuar nga media e  specialistë të muzikës si një ndër klarinetistët me të talenruar të Jugut shqiptar .Duke qënë se që të dy  jemi disi larg nga Atdheu, telefoni në këto raste të sjell më afër e ta bën informacionin më konkret,andaj e ngrita  smartfonin tim  dhe  shënova emrin e tij  . Dëgjoja zilen që  binte dhe parafytyroja se ku mund të ndodhej ai në këto ditë fund dhjetori, kur koha ka filluar të ftohet   dhe erërat e forta që zbresin nga malet e Pindit gjer në fushë të Janinës apo luginën e Vjosës, mbase edhe ia vështirësojnë punën e tij të përditëshme. Sa  dëgjova zërin e tij që po ekuilibrohej disi nga largësitë ,ndjeva nga afër atë të qeshurën e tij  të shkujdesur dhe si gjithmonë nuk harron të përgjigjet i pari e të  më thotë  .

-Hë mo drejtor , ç’kemi ? ( këtë fjalën drejtor e ka  nga kohët e herëshme që kur jemi njohur dhe ai  erdhi dhe u bë pjesë e formacionit të sazeve të  Shtëpisë së Kulturës në Përmet,kur unë isha drejtor i saj, dhe e ka të vështirë tani ta evitojë .

   E pyes se ku eshte, nga bëhet e ku ndodhesh  në këto ditë  dhjetori.!? Dhe ai ca prej vërteti e ca si më të qeshur ma kthen .                                                     -Ku ndodhem  thua ? Po në sinoret e Epirit  jam, me punë e me halle, por dhe me klarinetën pranë .

-Po si ta kuptoj këtë  tog fjalësh sinoret e Epirit , ma  çkoqit  sadopak .

Dhe ai   më thotë me fjalët e tij që shkuan pak gjatë dhe unë po mundohem t’i hedh në këtë shkrim  ashtu sikundër  m’u përgjigj ai .                         – Dëgjo drejtor. Unë që këtu ku jam kur ngrihem në mëngjes dhe dal në oborrin e shtëpisë  sytë pa dashur më shkojnë pak larg dhe e ndalin shikimin  tek Melesini, mali i Leskovikut që ka edhe këngë për të ashtu sikundër ka për Leskovikun. Dhe sigurisht vetëtimthi më vinë në  mendje e më sjellin shumë afër sazet e Leskovikut , Asllanin, Selimin, Ajdinin  e bashkë me ta edhe Hafizeja e famëshme si këngëtare e madhe që kudo ku shkuan e kënduan  mbajtën me vete si një gur të çmuar atë që u mungonte , emrin e qytetit të tyre, Leskovikun. Kabate Selim Leskovikut dhe këngët e Hafizesë më  gjallërojnë shpirtin. Pastaj  shikimi kalon majtas, merr rrugën e Vjosës që përplaset nëpër gryka e shkon drejt Përmetit dhe veç ujit e gurëve që zbresin nga malet e burimet e Pindosit,merr me vete edhe lavdinë e atyre sazeve të Leskovikut e duket sikur i  thërret usta Laverit me shokë që të dalin e t’i  mbledhin  ato  avaze e  tua mësojë sazeve të Përmetit. Të duket si legjendë por kështu është e kështu ka ndodhur thonë edhe burra të tjerë  të ditur e të mënçur. Nga mbrapa meje që qëndroj si statujë aty në oborin tim  , janë grykat e majat e Nemërçkës të cilat tani i ka mbuluar bora, por prapa këtyre maleve është një sinor tjetër, është  Pogoni, lugina e bukur e Pogonit me njerëz punëtorë e të mënçur por edhe me artistë të  njohur e diku pranë tyre ndodhet edhe Delvinaqi, një qytezë e vogël por që ka nxjerë nga gjiri i tij një gërnetar të madh. Petro  Lluka quhet, dhe besoj se e ke dëgjuar.?!

-Po e kam dëgjuar-  i them -dhe para disa vjetësh isha me një grup të sazeve të Përmetit por jo me Laverin në Delvinaq, në një festival nga ato që organizon Aleksandër Llambridhis me titull “Karvani i Polifonisë” dhe veç të tjerash u takuam edhe me Petro  Llukën e na foli fjalët më të mira për ustanë tonë, për Laverin. Është e vërtetë  -vijon ai- ata janë e mbeten dy nga gërnetarët legjendarë të këtyre sinoreve , por sejcili në sinorin e tij që   ashtu sikundër e ke shkruar edhe ti në atë librin e fundit  “Virtuozi Laver Bariu “ muzika e tyre njihej e këndohej në të dy anët e kufirit, i dëgjonin dhe i pëlqenin ato këngë e ato kaba të dy mjeshtrave të mëdhenj.

–        More, po me duket sikur u pashë një ditë tani afër  ty me disa shokë të sazeve që kishit shkuar  në Delvinaq e u ratë sazeve në një vorrezë, se veç vareve dukej mirë kisha dhe disa qeparisa- selvi .

–        Po, ne ishim, isha edhe unë me ta,  Shkuam dhe bëmë një klaba tek varri i Petro LLukës.  Ai kishte pak ditë që kishte vdekur e la pas një pasuri të madhe në fushën e  këngëve e kabave te vendit të tij . Petroja ishte mik prej vërteti me Laverin tonë. Në vitin 1985 ustai shkoi i pari me një grup sazesh në festivalin e Delvinaqit dhe aty u njohën më mirë dhe u bënë miq. Ishin miq edhe pse sinoret  ishin zënë e kishte tela me gjëmba, por kënga , kabatë e tyre  i kalonin këto pengesa dhe  banorët e këtyre anëve  i pëlqenin , i dëgjonin dhe i njihnin mirë . Ate ditë që Petroja ndroi jetë  dhe po shkonte në banesën e fundit , Laveri nuk vajti dot. Nuk vajti se kishte  gati 10 vjet qe kishte ikur nga kjo botë e shikonte nga Lart. Se po të ishte  me siguri do kishte shkuar dhe ne plotësuam e  nderuam ustanë tonë Laverin, se ne jemi  Sazet e Përmetit post Laver Bariu!. Kush më mirë  se ne mund ta bënte atë punë. !?  Dhe ne atje tek dërrasa e varrit  i dërguam nëpërmjet dy kabave  usta Petro  LLukës, mesazhin e miqësisë , dashurisë dhe respektit që gëzonte ai si një artst i këtyre sinoreve për trashëgiminë tonë kulturore. Pati sigurisht që u çuditën, ca  hapën sytë e thoshin ç’janë këto saze, por pati edhe burra e artistë të mënçur që thanë Ju lumtë, artistët nderohen kudo që janë se arti i tyre  ka qënë  e mbetet për të çlodhur e kënaqur banorët e vendasit e tyre .  Dhe se u zgjata shumë, por dua të të them edhe për anën e djathtë, që kur kthehem andej më ngelet shikimi tek malet e Pindit, nga burron Vjosa e ngarkuar me plot ngjarje e legjenda mijëravjecare. Nuk e di në se edhe ti e di që çdo mëngjes herët, po shumë herët, në majat e atij mali, dalin dy zanat e legjendave dhe tek hedhin shikimin në Luginën e Vjosës, u dërgojnë urime e mirësi banorëve të saj dhe vallzojnë  atje majë malesh të mbushur me borë. Këto nuk i kam parë se janë larg, po legjendat e studjuesit kështu thonë . Pra ky ështe mjedisi që unë  shikoj cdo mëngjes në ato sinore dhe  pasi mbushem me  frymezim nga  aromat e luleve dhe këngët e zogjve të malit, marr klarinetën dhe  i shkrij në një të tërë .

–        Josif, po a mund të më thuash cila ka qënë  një ndër veprimtaritë më të bukura dhe ku ti je ndjere mirë i këtyre muajve të fundit.

–        Po më impresionon kjo pyetja juaj pasi vërtet   në fundshtatorin e këtij viti isha pjesë e Festivalit ballkanik të sazeve « Laver Bariu », që u zhvillua në qytetin e Beratit nga ana Juaj si president i shoqatës CIOFF Albania  në bashkëpunim  me Qendrën Kulturore “ M Tutulani “ Berat ,me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ku morrën pjesë  gati 10 grupe sazesh me reth 60-70 pjesëmarrës.Ishte një aktivitet shumë i bukur, me grupe sazesh që erdhën sa nga  Lushnja, Fieri, Berati, Elbasani, Belshi, Librazhdi  etj si dhe dy grupe nga jashtë  një   nga Prizreni i  Kosovës dhe një nga Konitsa e Greqisë. Ishin grupe qe kishin klarinetistë shumë të mirë, grupe që ishin shumë aktivë në jetën e tyre sociale por edhe kulturore, që kishin  një njohje të mirë në ato zonat ku punonin. Ketu dua të evcidentoj vecanërisht klarinetstin Marsel Gjino që vinte nga Fieri, Met Topin  dhe Ardian Korec in nga Berati qe ishin pritësit tanë, klarinetistin  Antonis  Kakouris nga Konica që ishte nga më të mirët si në interpretim, në tingullin unikal por edhe si organizator i mirë i grupit.I mirë dhe i veçantë ishte edhe  ai klarinetisti  i Belshit Vathi,Vath Fejzo e quajnë që mori edhe cmimin e Laver Bariut, një artist i vërtetë që  kishte goxha fansa në Shqipërinë e Mesme . Unë u bëra pjesë e këtij festivali si fituesi i parë i cmimit Laver  Bariu , dhënë në festivalin e parë që u zhvillua në Permet, 3 muaj pas vdekjes së ustait  në muajin Maj të vitit 2014. Mora pjesë edhe vjet në këtë festival të zhvilluar në Tiranë dhe nuk mund të mungoja këtë vit, ku isha edhe pjesë e Jurisë që do të jeptë Cmimin Laver Bariu, i cili ka dy edicione që ky çmim shoqërohet edhe me nje vlerë monetare, për te rritur edhe më angazhimin  e pjesëmarrësve. Kryetar i Jurisë  ishte   Drejtori e Producenti i Festivalit Ndërkombëtar Ballkan Trafik në Bruksel, mr Nicolas Wieèrs, një mik I mirë i vendit tonë , i muzikës e polifonisë shqiptare e cila është e pranishme gjithmonë në atë festival. Qysh ditën e parë  mr Nicolas u ngjit në skenë dhe dorëzoi dy vlerësime unikale për artistët shqiptarë në këtë festival, njera prej të cilave ishte për mua. Ishte një Urdhër i Miqve të Festivalit Ballkan Trafik për mua  i cilësuar si klarinetisti më i mirë i Jugut shqiptar . Eshtë e vëtrtet se që nga vitit 2010 që shkuam së pari në këtë festival me sazet e Përmetit, unë si individ jam ftuar e kam shkuar edhe 6 herë të tjera në këtë festival ku kam interrpetuar muzikë, kryesisht kaba  edhe me muzikantë të tjerë nga vendet e Ballkanit dhe kam qënë shumë i vlerësuar . Nicolla më dorëzoi këtë dhuratë , me të cilën ma  bëri edhe më të mundur pjesëmarrjen në këtë event ndërkombëtar dhe unë  që isha i përgatitur për këtë  ndodhi, u ngjita në skenë dhe  bëra një  nga ato kabatw e Laverit. Kabaja ime shkoi shumë mirë, pati plot impresione dhe  mora me vete shumë emocione e falenderime .

–        Ky vit që po mbyllim për mua dhe shokët e mij ka patur dhjetra veprimtari unikale  të luajtura sa nëpër skena festivalesh por edhe nëpër koncerte, në Teatrin e Operës e Baletit dhe në disa Televizione . E quajmë me fat e vlerë punën që bëmë si grup në rregjistrimin e këngëve të Hafize Leskovikut në një CD të interpretuara kryesisht nga diva e këngës popullore artistja  Adriana Thanasi e cila ka një CV shumë të pasur  në repertorin e këngëve te Hafizesë, të cilat  i ka shëtitur në shumë skena të botës që nga Portugalia e Spanja e deri ne vendet nordike si dhe radio BBC Word, Prishtinë, Varshavë,Bruksel, Paris, Zvicër etj me kompaninë SazIso. Ne rregjistruam 18 këngë të saj  dhe të Evgjeni Cullit e Luljeta Ilias në një studio dhe këtë vjeshtë  bëmë të mundur me një projekt të Ministrisë së Kulturës t,i rregjistrojme edhe ne Televizionin Shqiptar dhe janë pritur shumë shumë mirë e kemi marrë mijëra e mijëra falenderime e vlerësime . Dhe këto nga dëgjues të thjeshtë sa në Shqipëri por më shumë në emigracion, si dhe nga  muzikantë shumë të njohur si kompozitori i njohur Prof  Aleksandër Peçi, Prof&akademik Vasil S Tole, Dr Eno Koço, Prof Josif Minga, Kosta Loli, Vladimir Kotani, Qamil Gjyrezi nga Shkodra e shumë të tjerë .

–        Me një grup vallesh nga Tropoja ishim pjesë e një festivali të organizuar në  Greqinë lindore, ku na pritën shumë shumë mirë  dhe u befasuan si nga K’cimi i Tropojës por edhe nga këngët e kabatë tona .

–        Dicka më herët aty nga pranvera  isha pjesë e një koncerti në Teatrin e Operës e Baletit ku së bashku me disa kolegë të mij klarinetistët Aleks Xhelili e Telando Fete , prezantuam kabatë tona të cilat kanë zënë vend në botimin e Prof V S Tole  “ 100 vjet kaba me saze “, ditën që u bë ky promovim libri në një auditor  shumë serioz e kulturëdashës. Pas disa ditësh  po me këta shokë e miq u bëmë pjesëmarrës i  premierës “Nata e kabave,” bashkë me artistët e Asamblit Kombetar të Këngëve e Valleve  po në Teatrin e Operës.

–        Këto  dhe shumë të tjera  kanë qënë pjesë e këtij viti artistik,por në aspektin individual dua të evidentoj edhe një produkt unikal të cilin e kam punuar bashkë me grupin  tonë të Sazeve  ku bëjnë pjese muzikantet Ylli Muço, Qako Vangjeli, Andi Ponoçi, Genti Petro si dhe mjeshtri leskoviqar i violinës  Jani Jorgo. Kam rregjistruar në studio  digitale  gati 23 kaba dhe valle , kabatë më të mira të interpretuara nga mjeshtrat e mëdhenj të kësaj gjinije në kufijtë e një shekulli. I kemi mbrojtur këto kaba nga  vitet  dhe i kemi sjellë të freskëta e u kemi shtyrë jetën e tyre nëpër CD digitale edhe për 100 vjet të tjera. Dhe këtu janë kabatë e Selim Leskovikut, Gaqo Lenës, Bilbil Vlorës,  Medi Përmetit,Laver Bariut, Remzi Lelës,Vangjel Podës etj . Tani po presim që këtë material ta rregjistrojmë edhe në Televizion dhe  ato do të jenë edhe pjesë e një libri që pritet të dalë së shpejti nga botimi,  Edhe pse nuk kemi patur e gjetur mbështetjen e duhur instituciona-le , ne punojmë më shumë më kontributet tona  individuale duke besuar e shpresuar se një ditë  ata që merren me këto punë do  ndjehen jo mirë.  Gjej rastin të uroj gjithë dashamirësit e këngëve e kabave tona t’i kalojnë Gëzuar  festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2026 , shëndet e mbarësi !

Intervistoi  : Niko MIHALI

                     President i Seksionit Kombëtar shqiptar të CIOFF

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve

Juria e Festivalit Ballkanik të sazeve L Bariu Berat 25 & 26 shtator 2025 nga e majta në te djathtë : F Dervishi, J Shukallari, N Wieers,  F Mimani dhe Bobby ( B Arifi )

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve

Urdhri i Miqve të Mëdhenj të Festivalit I DHËNË ARTISTIT

Josif SHUKALLARI, –  mjeshtër i madh i kabasë me klarinetë

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve

Nata e dytë e festivalit ballkanik  të sazeve L Bariu Berat shtator 2025

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve

Bashkë me Ustanë në Përmet 2025

Etiketa: epirJosif Shukallariklarinetistipermetsinoret
Shkrimi Mëparshëm

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Shkrimi Vijues

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Të Ngjashme

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Kultura

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”
Kultura

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla
Aktualitet

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025
Behlul (Karaçica) lahuta, këngët për historinë shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist