• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Nderon martirët serbë në Betejën e Kosovës, Robelli i përvishet Grenellit: Injorant që manipulon historinë

Vinny nga Vinny
29 Qershor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika, Rajoni
0
0
NDARJET
570
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kujtuar sot martirët serbë të rënë në betejën kundër osmanëve në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Grenell shprehet se kjo është një ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë.

“Sot nderojmë heronjtë e Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë.

Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, shkruan Grenell.

Ky postim i Grenell ka sjellë reagimin e fortë të analisti Enver Robelli, i cili i kundërpërgjigjet në Facebook, duke e akuzuar se po luan rolin e propagandistit serbomadh, që nuk merr vesh asgjë nga historia, por luan rolin e shërbëtorit të Aleksandar Vuçiqit dhe manipuluesit të historisë.

“Paska folë Richard Grenelli në Twitter si me qenë mitingash në tubimin e Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan më 28 qershor 1989. I paska përkujtuar «heronjtë e Vidovdanit», «betejën kundër otomanëve», «martirët e shenjtë serbë» dhe «Shën Car Lazarin». Po të qëllonte Grenelli në Gazimestan më 1989, do t’i bashkohej nacionalistëve serbë në bartjen e eshtrave të Car Lazarit nëpër «vendet serbe». Më 28 qershor 2021 Grenell luan rolin e propagandistit serbomadh. Një injorant që nuk merr vesh asgjë nga historia, por luan rolin e shërbëtorit të Aleksandar Vuçiqit dhe manipuluesit të historisë. Mos të harrojmë: Richard Grenelli është dekoruar nga një president i Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Sa i përket historisë: Beteja e Kosovës e vitit 1389 nuk është vendimtare për fatin e Ballkanit. Vendimtare është Beteja e Dytë e vitit 1447 e Mbretërisë Hungareze kundër Perandorisë Osmane. Në atë betejë serbët nuk morën pjesë, ata ishin vasalë të Sulltanit. Por një propagandisti të së djathtës ekstreme amerikane kjo nuk i intereson. Para një viti ky dëshironte të zgjidhte konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Robelli.

Shkrimi Mëparshëm

Përballje drithëruese! Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes Francë – Zvicër

Shkrimi Vijues

Çitaku përplaset me Grenell në twitter

Shkrimi Vijues

Çitaku përplaset me Grenell në twitter

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

2 Mars, 2026
Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

2 Mars, 2026
Laskarina Bubulina: Gjurmët e identitetit arvanitas në dokumentet e Akademiesë së Vjenës

Laskarina Bubulina: Gjurmët e identitetit arvanitas në dokumentet e Akademiesë së Vjenës

2 Mars, 2026
Nën hijen e Olimpit: Eugene N. Borza sqaron identitetin e Maqedonisë së lashtë

Leon Sguri një despot shqiptar në fronin e Nafplios, trashëgimtar i një fare që dominonte Morenë dhe Greqinë qendrore.

Leon Sguri një despot shqiptar në fronin e Nafplios, trashëgimtar i një fare që dominonte Morenë dhe Greqinë qendrore.

2 Mars, 2026
Alfabetarja e Stambollit, vepra që qëndron në themel të arsimit kombëtar

Alfabetarja e Stambollit, vepra që qëndron në themel të arsimit kombëtar

28 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist