• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Mozaiku me mbishkrimin Sokratit, flet shqip

Mozaiku i lashtë me mbishkrimin e një thënie parimore të dijetarit Sokrat, flet shqip

Vinny nga Vinny
27 Janar, 2022
Në Kryesore, Kultura
0
0
NDARJET
344
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

ALEKSANDER HASANAS

 

Gjuha greke (ajo e lashta), fondi i saj gjuhësor i takon një popullsie shumëhere edhe më të gjerë, fiseve, e dialekteve të shumta të popujve banorë të tej brigjeve mesdhetare dhe atyre lindore Azi e vogël, e kryesisht dialekteve të njohura si ato: Eoliane, Doriane, Joniane, Attikase, peleponeze, thrako – maqedonase-iliriane.Në mozaikun e lashtë në Delfi, kemi të shkruar edhe fjalën e dytë aty: *σεαυτόν = veten’, vetja; ‘vet/veten’ – fjalë kjo, në gjuhën greke gjendet me etimologji të panjohur, të pasigurt, i trajtuar ky përemër vetor edhe nga Hjalmar Frisk.

 

 

 

 

 

Kemi dëgjuar e lexuar shpeshherë për mbishkrimin e famshëm: “ΓΝΩΘΙ CΑΥΤΟΝ; GNOTHE SAWTON” të shkruar sipër hyrjes qendrore të Orakullit në Delphi. Kjo është një mënyrë e veçantë që Apolloni kishte zgjedhur të nxiste, nëse jo për të detyruar, njeriun që do të kalonte nëpër portën e tempullit të tij, e të merrej me veten e tij, ta kthente mendimin dhe të zbulonte fytyrën e tij të vërtetë. Kjo do të thotë, të ndërgjegjësohesh se kush je në të vërtetë dhe jo kush mendon ose dëshiron të besojnë për ty…

Parimet e mbishkruara mbi një shkëmb masiv, në orakullin e Delfit, janë një grup prej 147 aforizmash të mbishkruara. Fillimisht, besohej se ato ishin dhënë nga perëndia Greke Apolloni, Oracle në Delphi, Pythia dhe për këtë arsye i atribuohen Apollonit. Studiuesi i shekullit 5 -të, Stobaeus më vonë ia atribuoi ato Shtatë Dijetarëve të Greqisë.

Studiuesit bashkëkohorë pohojnë se autorësia e tyre origjinale është e pasigurt dhe se ‘ka shumë të ngjarë që ato ishin fjalë të urta popullore, të cilat më vonë priren t’i atribuohen shërbesave të veçanta’. Ndoshta më i famshmi nga këto maksime është ‘Njih vetveten’, i cili ishte gdhendur në tempullin e Apollonit në Delphi. Rendi dhe formulimi specifik i secilit ‘parim’ ndryshon në mes versioneve (dhe përkthimeve) të ndryshme të tekstit.

Ky ‘aforizëm’: “γνῶθι σεαυτόν = Njih vetveten” – është i njohur si i shkruar në gjuhën e quajtur ‘greke = greke’ (lat. nosce te ipsum) – Themi kështu sepse gjuha greke (ajo e lashta), fondi i saj gjuhësor i takon një popullsie shumëhere edhe më të gjerë, fiseve, e dialekteve të shumta të popujve banorë të tej brigjeve mesdhetare dhe atyre lindore Azi e vogël, e kryesisht dialekteve të njohura si ato: Eoliane, Doriane, Joniane, Attikase, peleponeze, thrako – maqedonase-iliriane, prej nga ku doli, u poll gjuha ‘latino – teknike greke’.

Fillimisht për të parë se ky mozaik i shkruar në ‘gjuhën teknike greke’, se fjalët aty i takojnë gjuhës së lashtë shqipe i drejtohemi etimologjisë së fjalës së saj: ‘Njoh’, (fitoj dije) njohje, njoha – njofa, njova ‘to know’ – e cila sipas V. Orel, G. Meyer, Camarda, Frisk, Pedersesn e të tjerë (shih në foto shkrim) – kjo fjalë shqipe buron nga PAlb *gnᾱska e lidhur ngushtë edhe më rrënjën e ndërtuar IE *gena- ~ *gno = njo-h’ – fjalë kjo e afërt edhe me atë greke *γιγνώσκω; gignósko = di.

Image

Në këtë mozaik të kualifikuar si i shkruar në ‘gjuhën teknike greke’, fjalët aty i takojnë gjuhës se lashtë shqipe

Pra vihet re qartë se edhe fjala greke ‘gignósko’ – larg asaj të shkruarës në mozaikun e Delfit gjendet gati identike si fjalë shqipe, ku më e dallueshme aty tek kjo fjalë gignósko është sufiksi ‘sko = ska’ e njëjtë si tek PAlb *gnᾱska = njoh ~ fitoj dije; gno = njo(h), dhe këtu duhet theksuar se ky sufiks “sk'<>ks’” vjen si derivat i shkronjës së lashtë ‘x = ks / sk’ e cila sjell njëkohësisht dhe barasvlerën ‘x = h’, – ndaj kemi si rezultat: *gnᾱska = Gnoh = Njoh në të sotmen shqipe, kjo veti e njohur edhe tek fjalët e lashta shqipe nga PAlb ku aty kemi:

*skija = hije’ njëjte ashtu si *ksanja = Huaj, i huaj, apo *skuna = hun -i, hu, (huri prej druri) e plotë shembuj të tjerë të gjuhës shqipe ku: ‘x = sk/ks = h’ të cilat i gjeni tek shkronja ‘H’ e gjuhës shqipe në fjalorin e saj etimologjik.

Studiuesi i madh R. Beks dhe po ashtu edhe Hjalmar Frisk sjellin etimologjinë e tyre mbi këtë fjalë të lashtë të gjendur edhe në Iliadë, duke theksuar se fjala greke ‘γιγνώσκω, gignṓskō’, është veçse një riprodhim i fjalës lat. ‘nōscō’ dhe pa harruar se në gjuhën shqipe kemi identike: (G)ńoh = njoh, njoha, njova, bëhem i qartë, fitoj dije.

Lexojmë tashmë nga origjinali:

“γιγνώσκω, {gignṓskō -s Format: dialekti jon, κ. γῑνώσκω (krh. γί̄νομαιτίας γίγνομαι), epidaur. di, aor njoh, perfekt. ἔ njohκα, fut. E di, në mënyrë analoge. -σ- γνώσσθη̃ναι, ἔγνωσμαι, më vonë σ- Aor. të njihet (Njeriu.)

Gramatika: v.

Kuptimi: ‘njoh, njohu’ (që nga Il.).

Etimologjia: ‘Γιγνώσκω i tanishëm është përveçse një riprodhimin (epidaur. Γνώσκω) nga lat. (G) nōscō’, apers. xšnāsa – në xšnāsāhiy’ ju duhet të vini re’ (konj.) etj., me siguri edhe me alb. ńoh identike; me formimin paralel i vonë á -jñāsam ); njohës, lat. Nōtus… Faqe 1,308-309

Pra, siç vihet re pranohet se kjo fjalë greke e ka origjinën e saj prej shqipes ‘ńoh; (njoh)’, e njohur edhe si latine e vonë – ‘Nōtu’, – por gjithësesi duhet theksuar se mbishkrimi aty nuk njihet si latin (romak) por grek në Delfi tempulli i njohur i rrezeve diellore Apollon, bir i dritës; Diellit/Zeus. (Ab-yl-on).

Por jo vetëm kaq, në mozaikun e lashtë në Delfi, kemi të shkruar edhe fjalën e dytë aty: *σεαυτόν = veten’, vetja; ‘vet/veten’ – fjalë kjo, në gjuhën greke gjendet me etimologji të panjohur, të pasigurt, i trajtuar ky përemër vetor edhe nga Hjalmar Frisk: Griechisches Etymologisches Wörterbuch. E shohim atë:

αὐτός {autós}

Format: (ὁ) αὐτός ‘i njëjti, i njëjti

Kuptimi: ‘vetë’ (që nga Il.), gjithashtu përdoret si përemër anaforik i personit të tretë në gjuhën greke (ky; kjo). Prejardhur: Derivatet: ‘αὐτίτης, αὐτότης’ f. ‘Identiteti’ (SE: ταὐτότης), me kuptim të paqartë kompozita ‘α’ tek ky përemër vetor ‘αὐτός’.

Etimologjia: Meqenëse nocioni gramatikor i “të njëjtës” i njëjti, është zhvilluar nga një përdorim specifik i hershëm, kjo etimologji mbetet e panjohur, tek të gjitha përpjekjet etimologjike ato kanë një vlerë shumë të kufizuar.

Shih: Schwyzer 613f. Froehde BB 20, 193ff. Mezger Word 2, 229. 1.191-192

Faqja 1,191-192

Pra siç edhe e lexuam, kjo fjalë e lashtë αὐτός {autós} ngelet e paqartë, për të gjitha gjuhët e provuara nga autorët e mësipërm, të cilët ashtu siç ndodh rëndomë “harojnë” krahasimin me gjuhën shqipe, një gjuhë kjo nga më të lashtat me vlerën e një gjuhe ‘nismëtare’, ‘amë’ e gjuhëve IE.

Në fjalorin krahasues midis gjuhëve indo-europiane (Comparative indo-european languages) nga Isidore Dyen, Joseph Kruskal dhe Paul Black, gjejmë në fjalorin Phrygian pikërisht fjalën: ‘ve, oe = vetja (self)’ – ‘unë vetë’, ‘i njëjti’, e sigurisht kjo fjalë e lashtë frigje njërokshe, ‘ve’ gjendet ende në fjalorin e gjuhës shqipe ‘Ve’ prej së cilës kemi, ‘i/e ve’ {e ve; vejushë; i/e vetme (single)} dhe sigurisht po aty kemi fjalët, ‘unë vet, vetja ime’, por edhe fjalën ‘vet’ e cila tregon një veprim të kryer pa dëshirën tonë, (ra u thye vet, u shkreh vet) vetpërdorim, vetedukim, si edhe në raste kur tregon mjete (motorike) të cilat ndërveprojnë vetë, ecin, lëvizin vet, rrotullohen, mbështillen vet, etj. Si p.sh. në gjuhën shqipe kemi mjetin: ‘vetecës = veturë’} ‘vet/udhë; veturë’.

 

Për këtë po sjellim etimologjinë e fjalës shqipe ‘vet, vetja ime’ kjo fjalë edhe në fjalorin e gjuhëve të vjetra ballkanike, me autorë: Ignacy Ryszard Danka dhe Krzysztof Tomasz Witczak. Albanian Vocabulary in the Palaeo-Balkanic and Indo-European View

(C) *autos’ the same’: AIb. uetë ‘id.’|| NPhr. ΑΥΤΟΣ, OPhr. Autaj (dat. sg. fem.) || Gk. αυτος, {Cret. Αϝτος || Mess. Atauetes ‘in the same year’, cf. Gk. aὐτοετές adv. ‘id’.

Dhe mjafton që kësaj fjale të pastër shqipe, shpjeguar saktësisht edhe nga autorët Ignacy Ryszard Danka dhe Krzysztof Tomasz Witczak: Ti vendosim para saj foljen shqipe natyrale të dialektit Geg ‘A = ȃshtë, ôshtë, është’ do shohim aty fjalën: A’vet, fjalë kjo e cila në gjuhët e krijuara religjionare teknike, si ajo greke edhe tek gjuha perandorake ‘latino-romake’ do të lexohej njëjtë si ende sot nga; ‘a’vet = *auto’ sepse (v = u) dhe kështu e njëjta ndodh edhe tek gjuha greke: ‘a’vet = afto’ (sepse në gjuhën greke është e njohur shkencërisht kalimi, derivati i shkronjës së lashtë pellazge: β = v;υ /ϝ/f (eaftó = a vet; vetja ime).

Pra, edhe fjala e dytë e këtij mozaiku të lashtë me mbishkrimin: ‘ΓΝΩΘΙ CΑΥΤΟΝ’ flet shqip, kjo edhe për një arsye tjetër, sepse në këtë shprehje të shkruar aty, shihet qartë edhe shkronja ‘C = S’ – bashkëtingëllore kjo e panjohur për gjuhën greke, sot e ndër mote, gjë e cila sërish e përjashton mundësinë e shkrimit grek, sepse dihet e njihet botërisht se në gjuhën “greke” shkronja ‘Σ = S’ (dhe jo ‘c = s’) pra kjo shkronjë greke ‘Σ’ e lashtë fenikase mungon tek ky mbishkrim tek kjo fjalë: “CΑΥΤΟΝ”.

Ndërkohë fjala *njoh’ është e shqipes, përveç sa pamë më sipër, kjo fjalë shqipe ‘ńoh; njoh’ – gjen zhvillim semantik të pandërprerë, në vijim, e pandryshuar nga rrënja, IE *Ineh3- apo tema e kësaj fjale ‘*gʸnō; njo-h’. Pra, tek gjuha shqipe kemi: NJOH, Njohje, Njohës, Njohur, Njohuri; di, dije, dijeni, Njohshëm, e bëj të Njohur; Njoftoj, Njoftim, Njoftohem, etj.

Si rezultat: Mozaiku i famshëm i Delfit i shkruar në gjuhën ‘koine greke’, flet shqip …

Referencat dhe shënimet:

Standardi Shqiptar: Mançe et al. 2005: 261; Koçi & Skendi 1950: 85; Mann 1948: 74; Mann 1957: 209. [Orel 1998: 64], shpjegoi nga proto-shqiptare *dīja – njohje’, Indo-evropiane ‘për të vëzhguar’, një etimologji pothuajse universale e pranuar. Sinonim i dytë: ɲɔh [Mançi et al., 2005: 261], [Koçi & Skendi 1950: 242]), zakonisht përdoret në kuptimin ‘të njohësh (smbd.), të njihet me’, fiton dije, etj. e rindërtuar në indo-evropiane *gʸenə- ~ *gʸnō- = njoh.

https://thevore.com/phrygian/

www. Palaeolexicon.com /langues/index

Shkrimi Mëparshëm

Erion Veliaj kallëzohet në SPAK

Shkrimi Vijues

Meta sulmon Ramën dhe Bashën: Koalicionit “bravo-brava” do t’i recitoj poezi

Shkrimi Vijues

Meta sulmon Ramën dhe Bashën: Koalicionit “bravo-brava” do t'i recitoj poezi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

24 Janar, 2026
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

24 Janar, 2026
Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.