E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Monumenti ‘Muret e Portës’ në Durrës, përfshihet mes 11 më të rrezikuarve në Europë

31 Janar, 2024
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Monumenti arkeologjik “Muret e Portës” në Durrës, është përzgjedhur mes 11 monumenteve më të rrezikuara në Europë. Kjo është lista paraprake e programit “7 më të Rrezikuarit”, që u shpall nga organizata “Europa Nostra” dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve.

Monumenti “Muret e Portës” është përfshirë në listën paraprake të edicionit të këtij viti të programit “7 më të Rrezikuarit”, që u shpall nga “Zëri Europian i Shoqërisë Civile të Përkushtuar ndaj Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore”, e njohur si Europa Nostra, në bashkëpunim me Institutin e Bankës Europiane të Investimeve (EIB).

“Përzgjedhja u krye në bazë të rëndësisë së shquar për trashëgiminë dhe vlerës kulturore të secilit monument, si edhe rrezikut serioz me të cilin ata përballen sot”, shkruhej në komunikatën e shpëndarë për mediat.
Monumenti i Kulturës i Kategorisë së Parë “Muret e Portës” në Porto-Romano Durrës, u përfshi në listën e ngushtë me monumentet më të rrezikuara në Europë, e cila do të rishikohet dhe në muajin prill parashikohet të njoftohen 7 përzgjedhjet finale.

Propozimi u dorëzua nga Qendra Amfora, e përfaqësuar nga aktivisti i ri tek “Europa Nostra”, Heldi Kodra, që prej 30 shtatorit 2023. Programi përzgjedh 7 objekte të trashëgimisë kulturore në Europë që përballen me rreziqe nga dëmtimi si pasojë e neglizhencës apo faktorëve të tjerë.

“Propozimi synon nxitjen për të vepruar të strukturave shtetërore dhe të institucioneve europiane në fushën e kulturës, për monumentin antik që u shkatërrua pjesërisht dhe rrezikon të zhduket”, tregoi drejtori ekzekutiv i Qendrës Amfora, Geri Emiri.
“Pjesa simbolike ku dikur ngrihej porta është rrafshuar gjatë punimeve për ndërtimin e portit të ri të hidrokarbureve, por mund të shpëtohet një kullë e mbetur, një linjë muri fortifikimi dhe të vlerësohet rikuperimi i monumentit”
, përfundoi Emiri.

Sipas komunikatës për shtyp të “Europa Nostra”, në takimin e zhvilluar më 30 janar është prezantuar lista me 11 objektet në rrezik, ndër të cilat rezulton dhe monumenti “Muret e Portës”, i vetmi monument nga Shqipëria.
“Përzgjedhja përbën një lajm të mirëpritur dhe shënon një hap kyç dhe të rëndësishëm në fushatën për mbrojtjen e monumentit. Mund të konsiderohet si vlerësim i punës dhe angazhimit të aktivistëve dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, rrëfeu aktivisti i ri i “Europa Nostra”, Heldi Kodra.

“Nominimi do t’i japi monumentit një rëndësi jo vetëm në nivel lokal, por edhe në rrafshin europian. Shpresojmë që të rritet ndërgjegjësimi qytetar dhe njëkohësisht mekanizmat ligjore dhe shtetërore të vihen në lëvizje për zbatimin e ligjit dhe pse jo, restaurimit të pjesës së dëmtuar të monumentit”, përfundoi ai.
Monumenti arkeologjik “Muret e Portës” u shkatërrua pjesërisht dhe u rrethua nga kompania “Porti MBM”, e cila përmes një koncensioni të vitit 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, realizoi punimet për ndërtimin e portit të hidrokarbureve.

Presidenti ekzekutiv i Europa Nostra, Prof. Dr. Hermann Parzinger, deklaroi gjatë takimit se monumentet e përzgjedhura të trashëgimisë janë të kërcënuara nga shembja, zhvillimi i papërshtatshëm, ndikimi shkatërrues i fatkeqësive natyrore, neglizhenca dhe mungesa e financimit.

“Trashëgimia e Europës duhet të mbrohet jo vetëm si dëshmi e të shkuarës sonë të përbashkët, por dhe si një katalizator për një të ardhme të qëndrueshme, kohezive dhe të paqtë”, shtoi ai.

Niveli i angazhimit të komuniteteve lokale, përkushtimi i publikut dhe palëve private të interesuara për të mbrojtur këto monumente u konsideruan si vlera thelbësore të shtuara. Një tjetër kriter përzgjedhje ishte dhe potenciali i këtyre monumenteve për të shërbyer si katalizatorë të një zhvillimi të qëndrueshëm socio-ekonomik.

Për dekanen e Institutit të Bankës Europiane të Investimeve, Shiva Dustdar, trashëgimia kulturore është një burim kyç i identitetit europian, atraktivitetit dhe rritjes ekonomike.
“Ne shpresojmë t’i shohim monumentet të restauruara dhe të mbrojtura për brezat e ardhshëm”, u shpreh ajo.

Programi “7 Më të Rrezikuarit” është pjesë e fushatës së shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë së rrezikuar të Europës. Ai rrit ndërgjegjësimin, përgatit vlerësime të pavarura dhe rekomandime për veprim.
Aplikimi mori edhe mbështetjen e Qendrës Art Kontakt, Grupimit Informal “Skena e Pavarur Kulturore” dhe organizatës “GO2 Albania”, si një rast që cenon identitetin kombëtar, me shkatërrimin e fortifikimit të vetëm në veri të Durrësit.

Media Amfora zbuloi në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, se një zinxhir institucionesh të drejtësisë, kulturës dhe të territorit, dështuan të ndalonin punimet e paligjshme për ndërtimin e portit të hidrokarbureve në Porto-Romano. Teksa Prokuroria e Durrësit hetonte për dëmtimin e mundshëm të monumentit antik, ai u shkatërrua nga kompania koncesionare.

“Europa Nostra”, është zëri europian i shoqërisë civile i përkushtuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Së fundmi në programin “7 Më të Rrezikuarit” ishte përfshirë ura monument kulture në Milot, e njohur si “Ura e Zogut”./ Amfora

Etiketa: detidurresmonumentporta
Shkrimi Mëparshëm

“A jane Shqiptaret pasardhës të Pellaszgeve?” Përfundoi me sukses Simpoziumi i tretë i Diasporës Shqiptare në Amerikë

Shkrimi Vijues

Ruajtja e monumenteve/ Akademikët e Shqipërisë diskutojnë me kolegët nga Kosova

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist